E enjte, 28.03.2024, 10:04 PM (GMT)

Editorial

Baki Ymeri: Shipkovica katolike dhe dembelizmi ballkanik

E hene, 26.04.2010, 08:59 PM


SHIPKOVICA KATOLIKE DHE DEMBELIZMI BALLKANIK

 

Nga Baki Ymeri

 

E shtrirë në trekëndëshin e zonës kufitare ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, e banuar sot prej rreth pesë mijë shpirtërash, Shipkovica ka njihet si vatër e shquar e atdhetarizmit shqiptar, e konsideruar nga ishudbashët e Shkupit si “Mala Albanija / Shqipëri e Vogël”. Me rënjë të thella në histori, që nga periudha trako-ilire, Shipkovica figuron për herë të parë në dokumentet turke, në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë kristiane. Gjurmët e këtij krishterizmi, të ritit katolik, kanë mbetur prezente edhe sot e kësaj dite përmes mikrotoponomeve si "Te Kisha", "Prroj

Rinia demokratike e Shipkovicës
Rinia demokratike e Shipkovicës

Kishës", "Marko-Livadhet", "Rasa e Markit" etj.  Duke u kthyer te lashtësia e saj, vlen të theksohet se me termin më të lashtë të gjuhës shqipe (gur), janë ndërlidhur disa toponime të kësaj zone: Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radencës, etj.

Shipkovica është një fshat i ngarkuar me atdhetarizëm dhe histori. Gjeografia e saj ndërlidhet me malet shqiptare të Sharrit, që sipas mendimit tonë (provincial),  janë malet më të bukura në botë. Vlera historike e këtij katundi ndërlidhet me patriotët që i ka dhënë për çështjen kombëtare: Rexhep Voka, Sadudin Gjura, Lazim Rexhepi, Xhelal Gjura, Rexhep Ramizi etj. Kur vjen fjala për kishën, mikrotoponime të këtilla kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare, si në Lisec ("Te vorrzit e shkijeve"), Gajre ("Te Kodrra e Stojanit"), gjë që justifikon mendimin e Dr. Fadil Sulejmanit se në kodrat e Sharrit ekzistojnë edhe toponime sllave, por sipas mendimit tonë, fjala nuk është për sllavë por për vllehët e sllavizuar që janë shpërngulur nga Rodopet e Bullgarisë në këtë zonë të pasur me kullota. Për arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë katolike, ndërsa për emrat e disa arave në Shipkovicë, sypozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve ka qenë feja katolike.

         Disa nga pleqtë e Shipkovicës, ndër të cilët edhe Shaip Xhemaliu, shqiptarët katolikë i llogarisninin si “latinë”, duke shtuar se para njëqind e pesëdhjetë vitesh, nuset paloheshin te Rasha, pra pa përdorimin e perçes apo të "havales", dhe pa u fshehur nga burrat, siç filluain të veprojnë pasi e përqafuan fenë islame.  Në fshatin Vejcë përdoret poashtu toponimi "Mbas kishe", por atje, për fat të keq, thonë se hoxha i fshatit ua ka ndalur shqiptarëve festimin e Ditës se Shëngjergjit, festë kjo që dëshmon përkatësinë tonë të lashtë dhe rrënjët antike të kristianizmit shqiptar. Edhe në Lisec të Tetovës dhe fshatra tjera përmendet toponimi "Te Kisha", ndërsa te Kroi i fshatit në Shipkovicë, dikurë gratë dhe burrat kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe, rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë. Nuk martoheshin mes veti në fshat, dhe nuk e kishin shqiptarët e atëhershëm djallëzinë sllave, dembelizmin osman dhe xhelozinë aziatike që kanë sot. Jo për të gjithë e kemi fjalën.

Fjalën e kemi për Ilir Dardanin, i cili ka të drejtë kur thot: “Islami nuk është si Naim Frashëri i cili thoshte ‘’Punë, punë / nat’ e ditë/ që të shohim pakëz dritë’’, sepse islami ka në thelb dembelizmin. Naimi shkruante duke u bazuar në eksperiencën tij në një vend islamik. Emigrantet myslimanë në Evrope nuk punojnë, por jetojnë me ndihma sociale (duke i shdnërruar gratë në fabrika fëmijësh-B.Y.). Shqiptarët emigrantë në përgjithësi punojnë sepse duke mos qenë me origjinë

Dr. Fadil Sulejmani mes dashamirëve të tij nga Shipkovica
Dr. Fadil Sulejmani mes dashamirëve të tij nga Shipkovica
nga trualli i dembeleve të Stambollit, mundohen të ndertojnë një të ardhme sa më të mirë për veten dhe njerëzit e tyre, sepse kanë aq tru sa ta kuptojnë se këtë e siguron vetëm puna. Por burrat shqiptarë në Shqipëri e Kosovë janë dembela anadollakë dhe rrinë në krye të arës duke pirë kafe e cigare, ndërkohë që femra dërrmohet fizikisht, pastaj nga darka, apo edhe gjatë ditës, mund edhe të përdoret dhuna, sepse mashkulli islamik është zemërgur i epokës së gurit.” Iliri ka të drejtë, por ka të drejtë edhe Islam Nuhiu i Prizrenit i cili e respekton fenë islame dhe digjet për Kosovën duke e siguruar me punë ekzistencën e familjes së tij në Bukuresht dhe Kosovë. Por nuk kanë të drejtë disa ishluftëtarë të Ali Ahmetit që e pushtuan Tetovën me Allahu Ekber, për t’u shndërruar pastaj në matrapazë të xhindosur në emër të islamit, hajdutllëkut, korrupcionit, dembelizmit dhe bashkëpunimit me palën sllave që digjte fshatrat dhe lagjet shqiptare në Maqedoni.

 

Për kishën katolike në Shipkovicë flet edhe Lulzim Ramadani në një dorëshkrim shkollar. Iljaz Osmani nga Shipkovica dhe Adem Zaplluzha nga Kosova flasin me admirim për frekuentimin e kishave katolike në Kosovë, ku 75% të frekuentuesve mbajnë emra myslimanësh, por që në shpirt e mbajnë të pashuar zjarrin e pashuar ndaj gjuhë shqipe dhe lutjeve shqipe që e freskojnë atmosferën kishtare, ku shqiptarët nuk ia ngrejnë vithet njëri/tjetrit si në faltore islamike.  Kjo nuk ka të bëjë me përçarje fetare por me rikthim sistematik në fenë e shenjtë të të parëve tanë. Thoma Kacori, Rexhep Zllatku, Ibrahim Kadriu, Hamit Gurguri e shkrimtarë tjerë shqiptarë, shkuajnë me admirim mbi rrënjet e lashta të shqiptarisë, pleqtë e Shipkovicës duke shtuar se si Tahiri ka qenë i biri i i Sotirit, Demiri i biri i Dhimitrit, e kështu me radhë. Shita i Hamitit nga Liseci tregonte se baba plak i tij, Bardhi, i ka  ruajtur derrat në "ograde". Ai fliste për dy shkolla te kisha: Livadhi i Madh dhe Ara e Lilës. Sipas tij, ekzistojnë themele edhe te Stani i Krishtit

Kisha katolike e Shipkovicës
Kisha katolike e Shipkovicës
(Kërstes), por kjo nuk don të thotë se Kërstja ka qenë maqedon, por vllah i sllavizuar, siç ka qenë edhe Petrushi që kishte një livadh të madh buzë brigjeve të Shkumës, në afërsi të Hidrocentralit të Tetovës. Disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë qenë Kola, Gjoka, Bardhi, Dhimitri etj. Sipas disave, Shipkovica e lashtë ka qenë në Mure, mikrotoponim që përmendet sot e kësaj dite. Halim Fanda, sipas Refet Ziberit, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Xha Ziberi theksonte se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro-shqiptare përrreth Përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka guri. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pavetëdijshëm. Ku janë varret e krishtera të fshatit Sellcë? Kush i ka hedhur në lumë? Kush janë ata që kanë ngritur faltore islamike mbi varrezat katolike në Shipkovicë e gjetiu?      

Kisha shqiptare kanë qenë rreth përroit të fshatit, të cilit sot e kësaj dite i thonë Përroj kishës. Abdylazis Islami, poet i famshëm, theksonte se banorët e moçëm kanë qenë ortodoksë që flisnin edhe shqip edhe bullgarisht, njësoj siç flasin sot shqiptarët e vjetër, sidomos plakat e Rekës ortodokse shqiptare. Por, në Shipkovicë ka patur edhe shqiptarë autoktonë, siç ishin Vokallarët, Lekët, Gjurajt, Matjanët (Macet) etj. Për matjanët thonë se kanë ardhur nga Mati, Çadelet nga Opoja, ndërsa Mnjakët nga Kosova. Thonë se Oruçet kanë ardhur nga Kruja, ndërsa Hadret nga Kosova.  Një plak 96 vjeçar nga Veshalla tregonte për dy vëllezër shqipëtarë në Bozofcë, prej të cilëve njëri mbante emrin kristian,ë ndërsa tjetri mbante emrin mysliman. Thonë se Sellca që gjendet përballë Shipkovicës ka patur dy kisha:  njëra katolike, kurse tjetra ortodokse,  ndërsa për shkijet që ishlin në Llavcë thonë se kanë patur prejardhje vllahe. Thonë se vllehët, së bashku me shqiptarët, kanë ndërtuar kalanë e Tetovës. Vllehët kanë qenë muratorë të ardhur nga Krusheva, dhe pas ndërtimit të kalasë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra shqiptare ortodokse, duke krijuar kështu popullatën e sotme "sllavomaqedonase" të kësaj komune, ku sot e kësaj dite disa familje ”sllavomaqedonase”, si Joshko, Gërnçarovski, Stefanovski etj. Flasin sllavisht duke thënë se të parët e tyre kishin ardhur nga Krusheva dhe nuk dinin asnjë fjalë sllave, siç nuk dinë asnjë fjalë sllave as plakat e Rekës shqiptare në Maqedoni.

Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Mitri, Kërshëndjellat apo Pashkët, të gjitha këto ishin kremtime kristiane të kësaj zone, ku dikurë së bashku me shqiptarët jetonin edhe arumunët, gjë që justifikohet përmes do emrave të ngjashëm apo të përbashkët si Lika, Luka, Daka, Duka, Daja, Lahi, Peja, Kraja, Rushani, Banushi etj. Sot e kësaj dite, Todor Popovski (i familjes shqiptare Prifti), thekson se kisha Sfeta Bogorodica në Çarshi të Epër të Tetovës, para 100 vitesh ishte kishë shqiptare që mbante emrin Kisha e Shumbrisë (Shën Marisë). Sipas historisë, dihet se në shekullin XVII është bërë presion i madh që shqiptarët ta pranojnë fenë islame. Megjithatë gjurmët e lashta të shqiptarizmit dëshmojnë se Kisha Katolike e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, ajo e Shën Gjergjit në Rasadishte, madje edhe Kisha Katolike e Tetovës për të cilën Kërste Samarxhija deklaronte se ka qenë "Albanska Crkva"), kanë qenë kisha shqiptare. Krishterizmin shqiptarët e përqafojnë qysh në kohën e Jezu Krishtit përmes të dërguarit të tij, Shën Palit, qysh para dymijë vitesh, pra një mijë vjet para se të përqafojnë sllavet këtë fe.

 

Një dorëshkrim shkollar i Lulzim Ramadanit ku përmendet kisha katolike e Shipkovicës
Një dorëshkrim shkollar i Lulzim Ramadanit ku përmendet kisha katolike e Shipkovicës
Post Scriptum


         Mirëqofsh, i nderuar! Është e vërtetë që ne shqiptarët e Maqedonisë jemi te ngurët në mendime. Them të ngurët ngase realitetin e dimë, por ngurojmë që ta pranojmë. Zotrote e din se në Shipkovicën tonë dikend e thirnim me pseudonim Krishti, vetëm për ta fyer. Ky emër i shenjtë që nuk guxon të përqeshet na e bën të kuptojmë kush ishim, dhe na ben që të mos dyshojmë por që të kerkojmë te gjejmë realitetin që na e kanë fshehur hoxhallarët, duke na lënë në një rrugë pa dalje, duke mos e thënë të vërtetën se të parët tanë kane qenë të krishterët më të vjetër të Ballkanit. I nderuar edhe perse nuk te shkruaj shpesh , duke çmuar kohën tënde kushtuar krijimtarisë. Shën Gjergji me të vërtetë festohej dikurë, ndoshta tash më pak, por festohet. Këto festa që tentohen të harohen, duhet t’ringjallim dhe shpjegojmë, ngase shumë njerëz nuk arijnë të binden me veten e vet se kush ishim, prandaj duhet kërkuar realiteti. (Ismail Iljasi, Itali). Është në të vërtetë një artikull sa i thjeshtë, po aq domethënës. Sa bukur tingëllon an' e mbanë emri i bukur Gjergj, që na sjell ndërmend epokën e artë të Gjergjit tonë të madh. Ardhtë gjithmonë e bukur dhe mbjelltë dashuri, besim e shpresë Dita e shenjtë e Shën Gjergjit! Qofsh i gëzuar,  shqiptar i bekuar! (Eduard Dilo, New York)


        Është tepër interesant se si deri vonë i gjithë Dukagjini e besoj edhe pjesë të tëra të Kosovës e kremtonin Ditën e Shën Gjergjit! Tepër interesant dhe kremtimi i Ditës së Shën Gjergjit ishte një pritje e gëzuar për të gjithë, një shenjë gëzimi e zgjimi për familjen shqiptare. Nëna ime thuajse për çdo vit e dinte saktësisht se kur do të jetë dita e Shën Gjergjit dhe se ngjarjet lidheshin me po këtë ditë se kjo dhe ajo do të ndodhë për Shën Gjergj. Shën Gjergji në kujtesën e fëmijërisë sime nënkuptonte një fillim të bujshëm pranveror, fillim të këndshëm e të hareshëm, të mbushur me erë lulesh të shumëllojshme dhe djegje me hithra. Pothuajse çdo vit në orët e hershme të mëngjesit të pothuaj së njejtës kohë, si një rit i një tradite të vjetër, thujse të lashtë, mbi fytyrën time e të tjerëve në shtëpinë tonë pikonte uji i ftohtë mbi fytyrën e trupin tim me jorgan të mënjanuar, sikurse edhe të tjerëve në shtëpinë tonë dhe kur i hapje sytë e shihje Nanën të buzëqeshur mbi fytyrën tonë dhe posa tentoje ta pyesje se përse na zgjon kaq herët, fillonte ceremonija e "rrahjes" dhe spërkatjes mbi tërë trupin me me barojat e gjithllojshme dhe me gjithfarë erërash lulesh të ndryshme. Përderisa në njërën anë ndjeje gëzimi për këtë thirrje simbolike për t'u zgjuar medoemos, vinte si një thumbim i hidhur djegja nga rrahja me hithra, e cila të zgjonte, deshe a nuk deshe. E njëjta ceremoni e përvitshme që fshihej e strukur në traditën e kahmotshme të familjes shqiptare, është përjetuar pothuaj nga të gjithë banorët e Dukagjinit, përderisa në veçanti në dy dhjetëvjetshat e fundit e gjithë kjo thuajse është harruar.

Thellë në kujtesën e popullit, kujtimi për Gjergjin gjithmonë ka qenë kujtim për të Shejtin tonë, shpëtimtarin dhe njeriun që na ka dashur gjithmonë të freskët, të fortë e të zgjuar. Gëzuar Shën Gjergji, zt. Baki Ymeri! Falemnderit që na e ruikujton dhe na e rifreskon kujtesën me shqiptarizmin tënd që gjithnjë përtëritet e zgjohet nga kllapitë, përgjumjet e përhumbjet! Paragjykimet për ne ekzistojnë dhe gjithnjë do të ekzistojnë përderisa nuk do të kemi shkencëtar të mirëfilltë, institucione arsimore e shkencore që do të jenë në trend të ecjeve bashkëkohore, përderisa nuk do të kemi sa më shumë krijues të zgjuar e me nivele arsimi mi që përputhen me këto trende të cilat nëse nuk i përcjell duke e njohur të kalurën, të lënë të humbur në ardhmëri! Ne nuk po duam ta pranojmë se jemi të humbur, por tragjikja është se kjo përhumbje u thellua në rrethanat e lirisë, ku njeriu shqiptar e ka rastin e papërsëritshëm ta kërkojë e gjejë vetvetën e vet të mohuar e të fsehur në humbëtirat e pafundme të harresës së nxitur nga pushtimet.

Evropa e bashkuar nuk do ta ketë asnjë kuptim nëse secili popull i saj nuk do të paraqitet me specifikën dhe identitetin e vet që duhet ta shquaj e dallojë nga të tjerët, e jo që nga kombi shqiptar të kemi edhe "prezentime" arabe-muslimane, apo greke-ortodokse. Shetitja yte bohemike dhe bisedat spontane të bëra në gjendje boheme, në atë gjendje ku njeriu nuk aktron dhe flet me maska por kallxon të vërtetën, duke folur më mirë se ndonjë anketë sociologësh, për një bindje apo përfytyrim të gabueshëm, qoftë ai edhe i mbushur me paragjykime të tilla. Përse të e qesë serbi me propagandën e vet zanin e zi, gjoja se qenkemi myslimanë, kur ai vazhdon të ketë interesa e pretendime territoriale ndaj tokës sonë, andaj rrahagjoksja, mburrja tragjikomike dhe krenaria panislame e disa shqiptarëve të mjerë, jo vetëm që e kanë harruar Gjergjin e vet dhe ditën e Shën Gjergjit, por dalin e vjershërojnë edhe për njërin ndër vrasësit më të madh e më mizor të të parëve të tyre, Sulltan Muratin! Njerëzit e tillë bota e qytetëruar as nuk i do e as i nderon, pasi ata nuk e kërkojnë vetën e tyre por identifikohen me të huajën Ishte edhe një rrëfim i bukur i dalë nga shpirti yt fisnik, një rrëfim tjetër në vazhdën e shumë rrëfimeve që e ribëjnë historinë shqiptare, qoftë duke e nxjerrë edhe nga hiri. (Gjergj Kabashi, Norvegji)


Lulzim Ramadani me gjyshen e tij
Lulzim Ramadani me gjyshen e tij
Mendoj që për të ruajtur unitetin kombëtar më mirë duhet të shkojmë me parullën "Feja e shqiptarëve është Shqiptaria"! E dimë se jemi paseardhës të Ilirëve të krishterë, dhe se në damarët e shqiptarit qarkullon gjaku Ilir i i te parëve tanë. Kjo ka një rëndësi të veçantë, e sa i përket tri grupacioneve fetare që u përkasim, mendoj se vetëm e begatojnë kulturën dhe tolerancën religjioze në mes nesh. Pikërisht dje,  gjatë udhëtimit tim nga Tirana nëpër territorin e Shqipërisë deri në Qafe Thanë, vëreheshin objekte te ndryshme fetare, sikur garojnë se cili do të jetë më i madh dhe më i bukur. Kurse nga Radolishta e deri ne Han te Elezit gadi se në çdo lokalitet shifeshin xhami shumë të mëdhaja, me nga dy minaret, shumë të larta. Ketyre xhamive konkurencë u benin kryqat e sllavomaqedonve të vendosur vend e pa vend me qëllime të dukshme politike. Si në Maqedoni, edhe nëpër Kosovë, por në numer me te vogel garojnë xhamitë (turko/arabe) dhe kishat serbe. Këta të fundit shumica të ngritura nga serbët në kohën e Millosheviqit, poashtu me qëllime politike. Për mendimin tim, shumë më mirë kishte me qenë që në vend të ndërtimeve maramendëse, me investime milëionshe për xhami, më mirë kishte me qenë të ngriten përmendore të Ismail Qemalit, Naim Frashërit, Azem Bejtës, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Shote Galicës, por edhe të Fan Nolit, Gjergj Fishtës, Konstantin Kristoforidhit, Nënës Tereze etj. Kështu edhe përkujtohen njerëzit e njohur që përfaqësojn orientimet fetare, por edhe identitetin kombëtar. (Sh. Sherifi)

Fakte historike te kombit shqiptar,deshmi nga perona dhe personalitete per cilesite dhe virtytet e shqiptareve dhe prijesve te tyre.Te gjitha keto mbledhur,radhitur me kujdes e cilesi artistike dhe interpretuar nga nje intelrktual i cquar me ndjenja thellesisht kombetare qe mban emrin e nderuar Baki Ymeri. (Ylli Dilo, Greqi) Ne shqiptarët jemi shumë interesantë! Në mes të Eropës kristiane vazhdojmë të respektojmë vrasësit dhe xhelatët tanë turq që na kanë masakruar 500 vjet, duke mbajtur fenë e tyre islamike. Të respektosh ate që të ka vrarë është krim ndaj vetvetes. Nuk kanë faj rumunët që s’na njohin, por fajinn e kemi ne shqiptarët, sidomos tani në demokraci, kur me paratë e Iranit, Sirisë, Turqisë e Arabisë i kemi bërë nga tre xhami për shtëpi. (Ilir (Muhamet) Shkodrani (Arapi). Më pëlqeu shkrimi yt për Shën Gjergjin, miku im! Mos harro se për Kërshëndella, Kisha katolike e Prishtinës mbushet me djem myslimanë e jo të krisherë katolikë, ngase ka pak në Prishtinë, dhe mos harro se kur të na ndërtohet Katedralja në kërthizë të Prishtinës duhet t'i thërrasim si mysafirë ata qe lehin kundër Kosovës duke na bërë myslimanë, dhe le të shohin se si mbushet kisha me djemë e vasha që nuk janë të gjithë katolikë, ngase shqiptarët katolikë i ka masakruar edhe turku, edhe serbi dhe një psjesë janë shpërngulur në Kroaci, duke mbetur në Kosovë pak e për merak. A nuk është kjo dukuri fisnike kthimi ynë vullnetar te rrënjët, në fenë e shenjtë të Shën Palit dhe Gjergj Kastriotit? Me shumë dashuri miku im dhe krenohem që të kam mik e të paça përherë! (Adem Zaplluzha, Kosovë) 



(Vota: 23 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora