E premte, 19.04.2024, 07:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Roli ideal dhe real i shtetit

E hene, 26.04.2010, 09:59 PM


Roli ideal dhe real i shtetit

 

Nga Gjon KEKA

 

Një gjë është e ditur botërisht dhe që nuk ka asnjë hamendje ,dilem apo edhe frikë është se Kosova ka deklaruar vullnetin e saj për të jetuar e lirë dhe e pavarur edhe përkundër paqartësive që ekzistojnë në procesin e konsolidimit dhe marrjes së fuqisë së plotë të Kosovës si shtet nga ana e tërë organizmave ndërkombëtar .Këtë ajo e ka bërë realitet pas shumë sakrificash dhe përpjekjesh të parreshtura në histori.Kosova tani është shtet i mbykqyrur që ecën në procesin e saj të konsolidmit dhe të futjes së kësaj pjese në trupin e organizmave ndërkombëtare siç janë; OKB dhe BE etj.Siç mësohet në studimet politike shteti mbetet një ndër njësit themelore të politikës në arënën ndërkombëtare dhe në mbarë botën,prandaj jo rastësisht shteti është konsideruar një ndër konceptet më qendrore në studimet e politologjisë si dhe një objekt i debatit të vazhdueshëm në traditën shkencore,politike dhe atë socilogjike.

 

Në kuadër të kësaj meritë të veçantë në lëminë e politologjisë ka shkrimtari politikë Nikola Makiaveli i cili i pari e koncepton shtetin duke iu referuar një „qeverie sovrane dhe territorialisht të definuar“ këtë ai e elaboron në mënyrë të detajuar në veprën e tij „Princi“ e vitit 1532.

 

Duke mos shkuar me tutje në lidhje me procesin ardhjes deri të koncepti i shtetit modern,ne do fokusohemi në çështjen e pas pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e saj të përfaqësimit në forumet ndërkombëtare .Bashkësinë ndërkombëtare aktualisht e përbëjn më tepër se 200 shtete ku shumica dërmuese e tyre janë të përfaqësuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizmat tjerë ndërkombëtar.

 

Të gjitha këto shtet kanë rolin e tyre në proceset ndërkombëtare dhe ndikim të jashtëzakonshëm në të gjitha sferat dhe proceset që ndodhin në rrugën e këtyre organizmave ndërkombëtar.Po ashtu ata shfrytëzojnë në mënyrë të arsyeshme potencialin e tyre për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shtet tjera dhe ato shtet të sapo lindura ,të gjitha këto bëhën në kuadër të interesave dypalëshe apo edhe shumë palësh pastaj të interesave kombetare e ndërkombëtare dhe ato të sferave të ekonomisë,kulturës sociale etj etj.Ndërkaq Kosova tani gjendet në një proces të vështirë në lidhje me çështjen e hyrjes në po këto procese dhe organizma si dhe në përfaqësime të konferencave ndërkombëtare apo forumeve të ndryshme që kanë si qëllim shoshitjen e mjaftë problemve dhe që prodhojnë një debat të qartë të afiniteteve të shteteve në rrugën e tyre të bashkëpunimit ,integrimit dhe të zhvillimeve tjera pozitive.Edhe pse Kosova është njohur nga disa vende të fuqishme dhe me ndikim ajo ende e ka rrugën e gjatë deri te hyrja e saj në këtë oborrë të madhë të kombeve si dhe në proceset ndërkombëtare.

 

Gjithashtu edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret ligjore për shtetësi në bazë të konventës së Montevideos e vitit1933 dhe të drejtës ndërkombëtare siç janë të ketë a) popullsi të përhershme b) territor të definuar c) Qeveri dhe d) aftësi për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera ajo ende ballafaqohet në rrugën e përfaqësimit dhe të procesit të njohes si dhe të anëtarësimit në organizmat ndërkombëtar.Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera përbën çelësin e njohjes së sovranitetit të saj dhe vendosjes së këtij vendi në mesin e kombeve demokratike si dhe e bënë të mundur që ajo të hyjë në angazhimet,forumet dhe konferencat ndërkombëtare.Ndërkaq sipas teorisë alteranative dhe konstituive të shtetit, një shtet ekziston vetëm për aq kohë sa ajo është njohur nga shtetet e tjera,prandaj në këtë drejtim Kosova duhet të punoj shumë në procesin e njohjes ashtu që ta përmbush të drejtën e saj për të u radhitur në mesin e kombeve te lira dhe demokratike si dhe të forcimit të ekzitencës së themeleve të shtetit të sapo krijuar.

 

Megjithëkëtë sfida e Kosovës në përfaqësime të forumeve ndërkombëtare ka edhe si pasoj mospunën e mirë të qeverisjes në Kosovë, e cila ende nuk ka arritur të bind bashkësinë ndërkombëtare se Kosova po ndërtohet dhe po ecën si një shtet jurdik ,modern dhe me synim të qartë integrimin në strukturat eurotalantike ,pastaj mosuniteti i bashkësisë ndërkombëtare karshi statusit të ri të Kosovës,politika dhe diplomacia e strucit e shtetit serb e cila ka ndikuar negativisht në shumë procese që Kosova të mos identifikohet si shtet ,gjë që kjo duke disi ad absurdum ,si dhe të dilemave dhe të mos marrjes së pëlqimit të statausit të Kosovës edhe nga ana e KS të OKB e cila konsiderohet si një ndër pengesat kryesore që Kosova ka në rrafshin e njohjeve dhe të përfaqësimit në forumet ndërkombëtare.

 

Dhe krejt në fund përpjekjet e disa nga vendeve të bashkësisë ndërkombëtare dhe shtetit serb që Kosova të përfaqësohet në Konferencën e Sarajevës si e padefinuar apo si një vend pa emër dhe pa subjekt shtetëror ndërkombëtare është një poshtërim dhe fyerje e rëndë si për Kosovën por edhe për proceset e rajonit në rrugën e fqinjësisë së mirë si dhe të proceseve të integrimeve euroatlantike.Qëllimi i këtyre përpjekjeve vjen si rezultat i ndikimit të politikës dhe diplomacisë serbe në disa nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare,prishja e unitetit apo më mirë e ekuilibrit të disa nga vendeve të bashkëisë ndërkombëtare,si dhe politika dhe diplomacia pasive e shtetit të mbykqyrur të Kosovës e cila nuk lëviz këmbën drejtë çështjes së njohjes dhe të ndikimit në organizmat ndërkombëtar në lidhje me proceset që lëvizin në skenën e politikës dhe diplomacisë rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Kosova nuk duhet të pranoj asnjë poshtërim apo fyerje duke marrë pjesë si një vend i padefinuar apo pa asnjë subjekt shtetëror ndërkombëtar në asnjë forum ndërkombëtar ,sepse në këtë mënyrë do t'i hapej rrugë proceseve dhe kërkesave që politika dhe diplomacia serbe ka hedhur në tavolinën e bashkësië ndërkombëtare për bisedime të reja rrethë çështjes së Kosovës.Nga kjo pikëpamje, Kosova duhet që të bllokoj çdo iniciativ të politikës dhe diplomacisë serbe të strucit si dhe të aktivizohet në mënyrë të fuqishme në diplomacinë e njohjes së shtetit të mbyqyrur të Kosovës ,të ndërtimit të një shteti jurdik,demokratik dhe modern ,pastaj të punojë në mishërimin e saj drejtë hyrjes apo shfaqjes në fytyrën e sistemit ndërkombëtar dhe anëtarësimit në organizmat ndërkombëtar gjë që do ta shuante një herë e përgjithmonë ëndrrën serbe për rikthim në tryez të statusit të Kosovës për shqyrtime historike.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora