E premte, 19.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Naim Frashëri (1846-1900)

E diele, 25.04.2010, 09:59 PM


NAIM FRASHËRI/1846-1900/

 

Me rastin e 110 vjetorit të vdekjes

 

Nga Halit Bogaj

 

Kur ishim në klasët e shkollës fillore për herë të parë dëgjuam emrin e poetit tonë më të madh me të cilin është e lidhur një epokë e tërë e letërsisë sonë kombëtare . Atëherë nuk dinim as ta shqiptonim si duhej mbiemrin e tij të nderuar. I thoshim Naim Frasheri ngase na vinte më lehtë, por duke kaluar vitet mësuam ta shqiptonim më mirë  dhe më drejtë atë mbiemër kolosal i cili u bë shtylla kryesore e Rilindjes sonë kombtare. Naim Frashëri u bë fanari  ynë më i  ndritur që rrezatonte në çdo vis shqiptar, veprat e të cilit u mësuan përmendësh. Filloi të hynte në zemrat tona për të mbetur përherë në thellësitë e tyre të paskajshme. I mësonim vargjet e tij dhe frymonim me idealet e larta patriotike  me të cilat u edukuan breza të tërë  deri në ditët e sotme..Prej tij për herë të parë lexuam për Skënderbeun dhe trimëritë e shumta në luftën çlirimtare të popullit tonë kundër hordhive otomane.Qoftë vetëm me vargjet’’Krujë o qytet i bekuar/Prite prite Skënderbenë/Po vjen si pëllumb i shkruar/Për ta shpëtuar mëmedhenë/ kuptojmë një histori të famshme të kryetrimit tonë legjendar.Ai na bëri të gjithëve ta donim dhe ta çmonim veprën e tij madhështore patriotike.Pra’’Historia e Skënderbeut’’ishte kulmi i krijimtarisë së tij letrare historike, edhepse vepra nuk ka ndonjë bazë të madhe historike.

 

Ndër veprat tjera madhështore është edhe ‘’Bagëti e bujqësi’’, e cila edhepse ishte shkruar në Stamboll, dukej se poeti kishte hypur mbi majën e Malit Tarabosh dhe e kishte vëzhguar Bagëtinë dhe Bujqësinë e vendit të tij për të cilin ishte përmalluar nga mërgimi.

 

Poema që nga dita e krijimit të saj është bërë e dashur dhe e afërt për të gjitha gjeneratat dhe moshat shkollore, duke u mësuar dhe recituar nga qindra mijra shqiptarë kudo që ata janë.Në këtë mënyrë ai na bënte që atdheun ta donim edhe më shumë dhe t’i përkushtoheshim edhe më tepër me tërë qenjen tonë individuale dhe kolektive si popull i tërë.

 

Në poezitë dhe poemat e tij të paharrura   Naim Frashëri trajtonte tema dhe motive të ndryshme , duke i kushtuar kujdes shumë të madh edhe gjuhës sonë letrare dhe  krijimit të fjalëve të saj të reja..

 

Përveç librave shkollore’’Mësonjëtoret e para’’dhe’’Këndimet e çuanve’’, Naimi na i la të shkruara edhe disa vepra të tjera, si’’Histori e përgjithshme’’dhe’’Dituritë’’

 

Më 1890 doli përmbledhja e lirikave ‘’Lulet e verës’’, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha).Në fund , siç theksuam edhe më lart, doli në dritë ‘’Historia e Skënderbeut’’/1898/dhe epi fetar’’Qerbelaja’’/1898/. Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887, etj.), . Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), i kushtohet miqësisë dhe  jetës intime (me brengën për të afërmit nga të cilët ishte larg/.

 

Naim Frashëri ishte poeti ynë më i madh që hyri në zemrat dhe kujtimet e çdo shqiptari.Se sa e çmonte heroin tonë kombëtar/Skënderbeun/ tregojnë edhe vargjet e tij romantike në të cilat e përshkruan kryetrimin tonë si një’’pëllumb të shkruar’’. Domethënë, përveç forcës fizike dhe aftësive të tij luftarake ai posedonte edhe bukuri të madhe trupore.

 

Naim Frashëri me të drejtë quhej edhe’’Bilbili i gjuhës sonë’’i cili i këndoi mëmëdheut të vetë të dashur dhe heroit tonë më të madh për jetën e të cilit u nis i inspiruar nga vepra monumentale e Homerit ‘’Iliada’’.

 

Naimi  edhepse jetonte në Turqi mendjen e kishte përherë të kthyer kah Evropa, sidomos kah iluministët e njohur francezë , tek të cilët gjente mbështetje të madhe edhe për të ardhmen e atdheut të tij të shtrenjtë.Si njohës i disa gjuhëve orientale Naimi qysh në fëmijërinë e tij të hershme kishte filluar ë vjershëronte. Ndikim të madh kishin bërë sidomos poetët persianë nga të cilët i mori mësimet e para të vjershërimit.Siç e dimë të gjitha ai mësoi  edhe greqisht në gjimnazin grek të Zosimesë, ku kishte rënë në kontakt me klasikët e mëdhjenj grekë nga tëc cilët kishte thithur nektarin e diturisë fillestare.Ai ishte paisur në shumë drejtime dhe ishte pjekur para kohe.Tek ai ndikuan së tepërmi të gjitha traditat poetike për të cilat kishte mësuar me hov të madh.

 

Përveç me krijimtarinë letrare Naimi u mor edhe me veprimtari politike atdhetare ngase ishte i pandarë me dy vëllezërit e vetë/Abdylin dhe Samiun/, dy veprimtarë të shquar të çështjes sonë kolosale kombëtare.Gjuha e Naimit ishte e mbushur me neologjizma të cilat ia shtonin bukurinë vargut të tij të rrallë.

 

Vdekja e poetit qe një zi e madhe kombëtare, me ç’rast edhe Çajupi e shkroi elegjinë e tij të njohur kushtuar bardit tonë të madh, me të cilën shprehte dhembje të pafund , me vargjet:’’Vdiq Naimi, vdiq Naimi/Moj e mjera Shqipëri/Mendjelarrti zemërtrimi/Vjershëtori si ai/.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mexhid Yvejsi: Hafiz Ismet Dibra (1886-1955) Musa Ahmetaj: Në vend të përkujtimit Luan Cipi: Dionis Qirizidhi Xhevat Rexhaj: Nazmi Bytyqi - Veprimtar i palodhshëm për pavarësinë e Kosovës Halit Bogaj: Mulla Rizahu në Shqipëri Mehmet Zymeri: Kosharja legjitimoi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999 Agron Gashi: Sali Çekaj, figurë shumëdimensionale e historisë së Kosovës Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora