E premte, 29.03.2024, 02:31 AM (GMT)

Editorial

Arben Llalla: Teatri politik për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

E diele, 25.04.2010, 08:59 PM


TEATRI POLITIK PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË EMRIT DHE ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË MAQEDONI

 

Nga Arben LLALLA

 

Ditëve të fundit janë shtuar deklaratat optimiste nga politikanët grek, sllavomaqedonas, evropian se çështja e emrit do të zgjidhet shumë shpejtë. Këtyre deklaratave optimiste u janë shtuar përherë të parë edhe deklaratat të vogëlushëve politikan shqiptar në pushte se çështja në fjalë do të zgjidhet brenda muajt qershor. Këta politikanë duke shijuar kafen e mëngjesit mendojnë se si mund të gënjejnë popullin grek dhe multietnikët fyromas të cilët kanë probleme ekonomike të thella.

Për të tërhequr vëmendjen këta politikanë flasin pa pushim për zgjidhjen e çështjes së emrit blla, blla, blla dhe asnjë gjë nuk thonë. Nuk po i kuptojmë se çfarë duan të thonë me deklarata optimiste!!! Por populli nëse do të mësojë të vërtetën ai duhet të shikoj pas perdes së politikës se kur do të zgjidhet në të vërtetë çështja e emrit që fyromasi të anëtarësohet në NATO dhe BE. (Në një shkrim që kam botuar në dhjetor të 2009 pata thënë se presidenca spanjolle nuk e ka prioritet zgjidhjen e mosmarrëveshjeve greke me sllavomaqedonasit, ajo më shumë do të merret me organizimin e Samiteve Ndërkombëtare. Kështu që deri në qershor nuk ka zgjidhje për çështjen e emrit).

Siç duket problemet e shumta të brendshme që po kalon Greqia ka gjaza që edhe në gjashtëmujorin e dytë të 2010 nuk do të japin nënshkrimin për zgjidhen çështjes së emrit që Republika e FYROM-it do të mund të hapi bisedime për anëtarësim në BE dhe NATO. Kjo nuk do të ndodhi edhe për shumë arsye dhe detyra shtëpie që kjo republikë nuk i ka plotësuar. Një ndër detyrat e shtëpisë është realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit. Kështu për të mbajtur shpresën gjallë tek qytetarët fyromas shpeshherë ndërkombëtarët dhe politikanë e këtushëm japin ndonjë deklaratë optimiste që është e barabartë me inçeksionin që mjekët i japin të sëmurit për tu qetësuar pak nga dhimbjet e forta. Por kur inçeksioni mbaron efektin i sëmuri përsëri ndien dhembje të forta.

            Kur do të mund të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë? Pas zgjidhjes së emrit do të anëtarësohet në NATO dhe BE Republika Fyrom?

Këto janë pyetjet që kërkojnë një përgjigje të sinqertë nga politikanët, analistët që populli multietnik fyromas të jetë i përgatitur për të papriturat e zeza që mund të vijnë.

Sipas të gjitha gjazave çështja e emrit do të zgjidhet në 3 mujorin e parë të vitit 2011, dhe kjo ka arsyet e veta politike të brendshme që kanë dy vendeve. Në nëntor të 2010, në Greqi do të mbahen zgjedhjet e rregullta për pushtetin vendor dhe partia në pushtet PASOK kërkon që ti fitojë ato me çdo kusht edhe pse qeveria e tyre gjendet përpara katastrofës ekonomike që po kalon vendi. Të vetme kartë të propagandës që mund të përdoret në fushatën e zgjedhjeve janë: Nuk e japim emrin Maqedoni, Maqedonia greke, Aleksandri grek, etj. Qytetarët grek të Prefekturës së Selanikut do të bërtasin e do të çirren fort për Maqedoninë greke. Dhe pasi të përfundojnë zgjedhjet vendore çdo gjë bie në qetësi dhe harresë. Papandreu dhe Drucaku do të firmosin ashtu siç janë marr vesh muaj më parë me ndërkombëtarët dhe fyromasit zgjidhjen e çështjes së emrit të pranueshëm për grekët, Republika Veriore e Maqedonisë. Kështu politikanët e PASOK-ut do të flenë rehat për katër vite duke kontrolluar pushtetin qendror dhe vendor.

            Ndërsa këtu, në Republikën e brishtë FYROM, pritet që shumë shpejtë me plane akrobatike dhe skena teatrale të shpallen zgjedhjet e parakohshme për në Kuvendin Republikan. Këto zgjedhje sipas reve të politikës që po duken në horizont do mund të mbahen në tetor. Këto zgjedhje do të iniciohen nga vetë partitë politike qeveritare maqedonase dhe shqiptare të cilat do luajnë teatër të fëlliqur në kurriz të popullit. Disa ish-komandant të UÇK që sot gëzojnë privilegjet e kolltukut të butë të deputetit dhe pushtetarit do hyjnë për disa kohë në burg në emër të rasteve të kthyera nga Haga. Ka shumë mundësi që edhe dy deputet të BDI që akuzohen për vjedhje të votave të përfundojnë në burg si horra. Kuptohet kjo do të bëhet sa për sy e faqe të popullit dhe të ndërkombëtarëve. Në lojë do të hyjë edhe partia Demokracia e Re. Ndërsa PDSH do ruaj pozicionet e tanishme duke qenë vetëm spektator. Në skenë do të dali Rufi Osmani i cili do të mundë të prishi vetëm pak llogaritë e integristëve.

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme do provokohen në dëm të gjuhës, flamurit dhe kulturës shqiptare. Atëherë “Çlirimtari” do të dali nga qeveria pasi të kthehen n; vendlindje për dasma edhe emigrantët e përkohshëm që tu tregoj atyre se ai ka mbetur ende, ai emigranti që gëzonte pensionin për arsye të dëmtimit të shëndetit mendor. Kjo dalje do të justifikojë edhe ato mijëra dhe miliona franga e euro që u janë zhvatur për vite këtyre mërgimtarëve në emër të patriotizmit.

Propaganda që do mund të përdori partia në pushtet VMRO-DPMNE mund të jetë: Maqedonia jonë, Aleksandri maqedonas, nuk e japim emrin, gjuha maqedonase e vetmja gjuhë zyrtare, kriminelët e luftës së 2001 në burg etj. Ndërsa partitë shqiptare do të çirren si ai çiraku që bërtet pas punëdhënësit: Ne i mbështesim bashkëqytetarët tanë maqedonas për emrin, Maqedonia në NATO, Maqedonia në BE, bashkimi i shqiptarëve do bëhet në BE, ne e sfiduam Gruefskin, UÇK ju solli lirinë dhe flamurin, rroftë gjaku i dëshmorëve, etj. Parrulla tashmë të njohura dhe të vjetruara për votuesit e ndërgjegjshëm shqiptar. Pasi të mbarojnë zgjedhjet do të nisen drejtë OKB fituesi sllavomaqedonas bashkë me ndonjë valixhmbajtës shqiptar për të firmosur ndryshimin e emrit Kushtetues. Pas arritjes së kësaj marrëveshje do të duket se çdo gjë ecën për së mbari, por këtë herë do të jetë Bullgaria ajo që do të kërkojë respektimin e të drejtave të minoritetit bullgar që jeton në Maqedoni dhe mos privatizimin e figurave kombëtare bullgare nga ana e Republikës Veriore të Maqedonisë. Ky kalvar presionesh dhe çështjes të pazgjidhura do të zgjasë për disa vite të tjera derisa qytetarët artificial maqedonas të pajtohen me të vërtetën dhe fatin se maqedonas antik të Filipit të II nuk ka, nuk jeton ndonjë fis apo komb që i përket dinastisë së tij të vdekur që para Krishtit. Kështu uji i Vardarit do të rikthehet pas shumë vitesh në shtratin e tij të vjetër. Aty ku ishte para se Tito në tetor të 1945, të deklaronte në Shkup: “Sot ekziston Maqedonia jashtë Republikës Popullore të Maqedonisë. Janë vëllezërit tanë në Maqedoninë e Egjeut dhe ne besojmë se një ditë do të bashkohen me ne në Republikën Popullore Maqedonase të Federatës”. 

Por me qytetarët fyromas me patriotizmin maqedonas antik të Kuzmanit çfarë do të ndodhi?!

Ata do mbesin në një qoshe të rrugëve të Shkupit duke vështruar shqiptarët, serbët, bullgarët, turqit, vllehët, grekët që shëtisin të lumtur në shëtitoren e përbashkët të BE-s dhe NATO-s.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora