E premte, 19.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Kamuflimet me Profilizimin Partiak

E hene, 12.11.2007, 09:45 PM


Opinion

Nga Idriz Zeqiraj (Dërgoi për Zemra Shqiptare z. Xhafer Leci)

Në një emision televiziv para fushator dëgjuam prononcimet përkartëse të zëdhënësve partiak për profilizimet partiake. Një mungesë totale sinqeriteti, një përcapje irrituese për të fshehur kahjet partiake. Vëtëm zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Dardanisë u shpreh qartazi se jemi parti e djathtë. Zëdhësja e “Orës“ pranoi se partia e tyre ka orientim të majtë, por shtoj se strukturat e partisë vazhdojnë të diskutojnë lidhur me profilizimin e partisë.Ndonjë parti ekstreme e majtë, si “Aleanca“, kuadrot e së cilës përkujtojnë e festojnë ditëlindjet e Stalinit, Enverit dhe të llumhanës tjetër komuniste, bëlbëzoi se gjoja partia e tyre është liberale! Harroi zotëria se komunizmi është antipod i liberalizmit.Më konfuzi ishte zëdhënësi i PDK-së, i cili matej e ruhej si “djalli nga temjani” për të mos thënë të vërtetën dhe se për rrjedhojë bëri një tymnajë pa thënë asgjë. Në përgjithësi, në gojën e zëdhënësve të partive politike të Kosovës, dominoi shprehja shabllone se “strukturat e partisë po diskutojnë cështjen e profilizimit dhe do të marrin vendimet përkatëse.“ Në fakt, në Kosovë dihen mirëfilli orientimet e partive politike.Edhe rrjeshtimi i anëtarësisë është bërë mbi këtë bazë. Në Kosovë ekziston një e djathtë e mirëfilltë, me orientim tërësisht perëndimor dhe një e majtë ekstreme, me bazë tipike komuniste. E majta e Kosovës përfaqësohet nga rryma titiste që është një komunizëm i revizionuar, i zbutur dhe e majta staliniste, një komunizëm fanatik e anakronik për kohën. Dallimi cilësor në mes ketyrë dy rrymave të majta është se kjo e fundit pretendon se ka bërë luftën. Por, në fakt, në gjirin e saj militojnë kriminelë që kanë gjakosur Kosovën gjatë dhe pas luftës. Ndërsa, ceshtja nëse e bën luftën apo e sabotuan atë është një temë e trajtuar nga ne më parë dhe konkluzioni është dhënë qartazi – lufta është sabotuar marrëzishëm. Shtrohet pyetja – pse partitë e majta e fshehin përkatësinë orientuese të tyre, më sakt, ideologjinë që përshkon tej e mbanë partitë e tyre? Dhe, pergjigja është e thjeshtë, pa ekuivoke: Në pjesën dërmuese njerëzit në Kosovë janë të orientuar nga Perëndimi, nga progresi evropian e botëror në ballë me Amerikën, kupolën e lirisë dhe të demokracisë. Dhe, kjo nënkuptohet e djathtë botërore.Ndërsa e majta përfaqësohet me Lindjen, me Rusinë sllave si dhe Kina me aziatikët e saj.Kësaj panorame errëtake i shtohet edhe bota islamike regresive, me mungesë të theksuar të lirive elementare demokratike, me diktaturë të urryer e fodulle, me cinizëm e brutalitet karshi botës femërore – si krijëse vitale e njerëzimit.Mjerisht, janë këto shtete islamike, si bishtëra të Rusisë, që për ditë e më shumë po eksportojnë në Kosovë ideologjinë tyre famëkeqe e shpellore nëpërmjet eksponentëve fetarë, të paguar fort. Predikimet e tyre herë të hapëta e herë skutore kanë neveritur shqiptarët dhe me të drejtë i konsiderojnë si shkitë e ardhsëm të Kosovës, sepse konfrontimi me ata do të jetë i pashmangshëm. Këta të shhitur dhe të përshitur nuk njohin asnjë vlerë tjetër që  nuk mban vulën e islamit, nuk njohin as Skënderbeun, as Nënë Terezen, nuk njohin gardën intelektuale shqiptare katolike, që i shkruan fjalët e para të gjuhës shqipe!!! Rrjedhimisht, nuk njohin asgjë kombëtare! Partive të majta të Kosovës nuk ju intereson ta thonë hapur orientimin e tyre majtist. Andaj edhe u duhet ky kamuflim tërmash dhe emërtimesh për ta shtuar kuotën e votave, për të tërhequr njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të mashtrohen se tashmë nuk ka ndonjë kufi të prerë në mes te djathtës dhe të majtës, qoftë ajo edhe ekstreme, sic është kjo e Kosovës. Teneqes për “mungesën“ e profilizimit partiak në Kosovë i bie fort edhe e konvertuara Edita Tahiri. Zaten është kjo arsyeja që PDK-ja e anëtarësoi vullnetshëm ketë zonjë të rëndë, që dikur luajti një rol jo të paktë në përcarjen sa të madhe, aq edhe të dëmshme brenda partisë dhe të LDK-së me institucionet e Kosovës. Themi anëtarësim vetjak të zonjës në fjalë, sepse ajo nuk pas parti faktike dhe aq më pak elektorat për t’u thirrur si koalicion.Disa muaj më parë një gazetar i të majtës, natyrshëm, në një gazetë të majtë, duke dhënë një formacion të supozuar ministrash hije, me nismën “sikur të ishte x-y –ni ministër“, qeverisja do tëishte ndryshë, d.m.th. ideale, nga blloku i djathtë “emëronte“ të vetmen Edita Tahirin. Dhe, kjo nuk ishte rastësi. Pazaret intriguese me këtë zonjë janë të hershme. Përndryshe gazetarët e të majtës nuk pyesin për cilësinë, ata njohin vetëm ideologjinë. Dhe, zonja Editë, në fushatën zgjedhore, po i shërben zellshëm ideologjisë të kuqe, duke reklamuar zëshëm “vizionaritetin” e padronit të ri! Lëvizjet brenda llojit edhe mund të përligjen, sidomos kur grupet vicioze në drejtim të partisë anashkalojnë parimet vitale të partisë. Në këto raste nuk duhet heshtur. Përkundrazi, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, që falë demokracisë janë të shumëta, duhet denoncuar me kurajo për ta shpëtuar partinë nga batakqinjtë. Por, kalimi në kampin tjetër, përkatësisht – në partinë e majtë, është një politikë amorale dhe pa të ardhme. Në vecanti kur një parti bart barrën e krimit të dëshmuar, aderimi në atë vetëvetiu të ngarkon me fajin e aprovimit të krimit. Kalimi nga e djathta në të majtë i njerëzve publikë mund të shpjegohet vetëm me ngarkesa të theksuara ideologjike që ata bartin. Programet e begata paraelektorale sociale e ekonomike të së majtës ballkanikë në përgjithësi dhe të asaj shqiptare në vecanti kanë rezultuar fiktive dhe kurrë të realizueshme. Korrupsioni dhe abuzimet ekonomike e politike kanë qenë të skajshme, madje në të dy anët e Atdheut, aq sa kanë shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare. Dhe, kjo shpjegohet me uzurpimin total të pushtetit nga rrethet vicioze e nepotizmi tribal. Mendoj se njerëzit e disa kategorive profesionale që janë të thirrur për të edukuar shoqërinë me virtyte morale të shëndosha si arsimi, drejtësia, arti e kultura, shëndetësia jo vetëm që nuk duet t’i afrohen një partie problematike, por duhet të jenë kritikë të rreptë gjer në dobësimin e saj, për të penguar ardhjen në pushtet, sepse do të rrezikonte inkriminimin e të gjithë shoqërisë. Qeverisja ilegale, e dhunëshme disa mujore e të ashtuquajturës Qeveri  e Përkohëshme e majtistëve përshfaqi flamosjen e të gjitha institucioneve të Kosovës. Injektimi infeksional në TMK-në dhe Policinë e Kosovës, ishte i asaj përmase sa përgjjat të gjithë kësaj dekade nuk ka asnjë krim politik, ekonomik e ordinier ku të mos jenë përfshirë militantë të këtyre dy institucioneve të cituara. Një raport i Policisë të UNMIK-ut, i bërë për një plagosje në errësirë në Dukagjin, është dëshmi rrënqethëse për të gjitha kohërat. Mjekët kishin udhëzim partiak (lexo: kriminal) të prerë: “Pacienti duhet të vdes patjetër!” Dhe, bluzat e bardha frikshëm dhe turpshëm zbatuan urdhërin, duke u bërë edhe anëtarë të devotshëm të partisë krminale. Dhe, ky rast, sa unikal aq edhe kriminal, është një arkivim faktik. Dhe, sic thonin latinët e vjetër: “Verba volant, skripta manent“ që do të thotë “Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet.“ Edhe prononcimi i zëdhënësit të LDK-së për orientimin partiak ishte disi i vagulltë. Tashmë është jo serioze të lozet me terma jo adekuate, që ngjallin  dyshime e konfuzion edhe brenda elektoratit të djathtë. Përcaktimi djathtist duhet thënë troç e zëshëm, madje pa midise e qoshe! E djathta, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, është dëshmuar si e moderuar e tërësisht evropiane. Përkundrazi, e majta shqiptare ka ngecur shumë prapa dhe me të drejtë analistët e huaj e krahasojnë me të majtën ballkanike të viteve të ’50-ta të shekullit të shkuar, vecse pa fuqinë e ndeshkimeve fashizoide të asaj kohë. Profilizimi partiak në Kosovë është bërë përgjatë luftës dhe pas mbarimit të saj. Mohimi i kësaj të vërtete është hipokrizi e lexueshme.

Nentor, 2007    



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora