E enjte, 18.04.2024, 05:32 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Liberalizimi i vizave dhe angazhimet e BE-së për Kosovën

E shtune, 24.04.2010, 07:59 PM


Liberalizimi i vizave dhe angazhimet e BE-së për Kosovën

 

Nga prof. Hilmi Saraçi

 

Për liberalizimin e vizave tani një kohë  po bisedohet dhe po shqyrëtohen mundësit për realizimin e tyre edhe për shtetin e Kosovës . Mirëpo në këtë fushë  për t’u realizuar kjo iniciativë  për qytetarët e Kosovës duhet pritur, padrejtësisht derisa të plotësohen disa kushte. Kjo do t’i kishte disa efekte të rëndësishme për qytetarët, në veçanti për të rinjet në rend të parë , për një qarkullim të lirë në shtetet përëndimore , evropiane, por me këtë rast Kosova për shkak të kushteve të vështira ekonomike shumë të rinjë që tani bredhin rrugëve për shkak se nuk kanë ku të punësohen , do të mësyejnë në këto shtete për t’i hap rrugën e perspektivës dhe jetës më të mirë . Kosova me këtë rast do të ketë një flusk të paparë të largimit nga vendi…

 Por Kosova si vend më i izoluar në Evropë ende  nuk ka filluar as dialog për heqjen e vizave , nga  i cili BE-ja  do të vendoste kushtet që duhet plotësuar për liberalizimin e tyre . Pa një analizë më të thellë  tri shtetet fqinje  të Kosovës  Maqedonia , Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar heqjen e vizave , nderkohë  që një gjë  të tillë  gjatë këtij viti pritet të fitojë  edhe Shqipëria , Bosnjë e Hercegovina , duke berë kështu që Kosova  të jetë  vendi i vetëm i izoluar nga rejoni. Kjo ka të bëjë me  rrethanat e mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës  nga pesë vende  antare të BE-së,  megjithatë nuk duhet të bëhemi pesimist dhe të ndalim aktivitetin tonë në këtë drejtim. Bajram Rexhepi, minister për Punë të Brendshme, me këtë rast  ka deklaruar: ‘ këtë vit do të përmbushim shumicen e kushteve  teknike për libëralizim e vizave’. Në këtë fushë Hungaria , por edhe disa shtete të tjera kanë mbeshtetur liberalizimine vizav edhe për Kosovën, sepse kjo është më tepër problem teknik se sa politik, ka deklaruar një diplomat hungarez. Megjithatë  mendoj se është  herët të parashihet koha se kur  do të mund të fillojë  dialogu për libëralizimin e vizave  në Kosovë  , duke u bazuar se ka fusha  të tjera që ndikojnë në këtë drejtim:  si i rendit , i ligjit , gjyqësorit, lufta kundër krimit të organizuar , korrupsioni dhe  siguria kombëtare,  ku në këtë fushë  ende nuk pritet që Kosova  të bëjë ndonjë përparim të madh, prandaj Qeveria dhe institucionet tona duhet të punojnë më shumë në eleminimin dhe përmbushjen e kushteve pwr liberalizim tw vizave . Maqedonia  dhe Serbia nuk  i kanë plotësuar dy kriterët bazë si duhet , atë të menagjimit dhe të kufijve, me gjithatë janë pranuar . Mendoj se në Bruksel janë të njohur dhe të vetëdijshëm  për këto kritere, sidomos për disa  afera  në Serbi si në shitjen e pasaportave  biometrike  etj., prandaj vendimi për liberalizimin e vizave  në Serbi ka qenë më tepër politik. Mirëpo  për liberalizimin e vizave si dhe për antarësimin në BE, mendoj se duhet berë përpjekje , në rend të parë për një bashkëpunim të mirë rajonl, veçanisht në kuadër të takimeve dhe konferencave rajonale, kjo do të reflektohet pozitivisht dhe do të ndihmonte, sidomos në kuadër të konferencës  në Sarajevë  që do të mbahet këto ditë, në të cilën mendoj se  do të jetë pikë këthesë në fushën e angazhimit evropian në hapsirën e Ballkanit Përendimor, prandaj me pjesëmarrjen e  Kosovës në këtë konferencë  do të arrihet një përspektivë  evropiane . Me këtë rast diplomati Davidi ka thënë  se Kosova  dhe Serbia  duhet t’i  zgjidhin mosmarrëveshtjet dypalëshe  para se të bëhen antarë  të Bashkimit Evropian

 Që nga fundi i këtij muaji Policisë së Kosovës do t’i shtohen kompetencat edhe  në sigurinë  e pikave kufitare . Pritet që KFOR-i në afatin sa më të shkurtër do t’ia transferojë  kompetencat. Ndersa  transeferimi i  kompetencave  në pikat tjera  kufitare  do të bëhet hap pas hapi. Në këtë fushë  Admirali Fitzgerald ka thënë ‘ gjerat këtu janë duke shkuar mjaft mirë  dhe transefirimi i kompetencave  është indikator  për përmirësimin e situatës  së sigurisë në Kosovë dhe mendoj se ato kanë qenë në gjendje  t’i pranojnë këto detyra  dhe kjo është një gjë shumë positive, nga kjo nismë dhe disa të tjera  mendoj së Kosova është duke shkuar në binar të mirë drejt realizimit jo vetëm të liberlizimit të vizave , por edhe në antarësimin në BE”…

Mirëpo niveli i lartë  i kurrupsionit mbetet njera nga brengat thelbësore  që frenojnë  integrimin e Kosovës  në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Prandaj mendoj  se Kosova  duhet gjithsesi të avancojë  luftën kundër korrupsionit , nese do hapa më të shpejt për BE. Kosova duhet t’i avancojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, krimin e organizuar dhe spastrimin e parave , si dhe të forcojë  administratën puplike  dhe qeverisjen e mirë . Kosova gjithashtu duhet të vazhdojë  punën në ndërtimin e marrëdhënjëve  me komunitetet e saja të ndryshme  dhe të sigurojë se decentralizimi  sjellë  të mira  për të gjithë  qytetarët”…Riformatimi i Qeverisë nga kryeministri Thaçi, në Bruksel e shohin si impuls pozitiv për të ndërmarrë  hapa pozitiv në rrugën intergruese  dhe drejt libiralizimit të vizave , ndersa mbështetjen për Kosovën në BE e konsiderojnë ende  të dobët”…

Disa nga pengesat në këtë fushë mendoj  gjithashtu se  janë të karakterit global që vijnë si rezultat nga vendet të cilat akoma nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Kjo ka të bëjë  me historinë  dhe rrethanat e brendshme  në të cilat gjenden këto vende . Këto ndoshta  në kalimin e kohës  do të ndryshojnë  qendrimin ndaj Kosovës. Korpusi i dytë  i problemit ka të bëjë  me rolin e Serbisë, respektivisht shtetit nga i cili është pavarësuar Kosova . Serbia pas vdekjes së Millosheviqit po vazhdon politikën dhe stratëgjinë  armiqësore ndaj Kosovës . Në këtë fushë  mendoj se BE-ja është dashur  të angazhohet më tepër në vetdijsimin e Serbisë se me armiqësi nuk ndertohet shteti dhe nuk zgjidhen problemet egzistuese . Prandaj në kohët e fundit janë  bërë përpjekje nga BE-ja që të mbahen disa takime  respektivisht samite për të shqyrtuar disa brobleme rajonale. Spanja si kryesuese e BE-së planifikon që samiti i Sarajevës të mbahet në fillim të qershorit 210 , por nuk dihet se a do t’i binden të gjitha palet të marrin pjesë  në këtë samit, sidomos për shkak të pozicioneve  të Prishtinës dhe Beogradit rreth statusit dhe problemeve të tjera  egzistuese  në këtë fushë… Sidoqoft Serbia kundërshton përfaqësimin e Kosovës si shtet në këtë samit. Mirëpo samiti nuk do të mbahet vetëm për hir të mbajtjes –formale, por për të siguruar se i terë Ballkani do t’i afrohet BE-së dhe që të bëhet më stabil politikisht, në mënyrë  që të mund të ecet  me zhvillimin ekonomik, politik etj. përpara . Nënkryetari i Grupit të Socialistëve  në Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda  ka thënë  se Serbia duhet ta pranojë faktin se shumica e antarëve  të BE-së e kanë njohur pavarësinë  e Kosovës, për të shtuar se duhet gjetur mënyra  që edhe shumë probleme  të tjera  të zgjidhen, respektivisht se duhet dërguar mesazhe  Serbisë që serbët të përfshihen në jetën shoqërore  në Kosovë , për t’i  zgjedhur problemet që i rëndojnë qytetarët…

Periudha pas GJND-së është shumë e rëndësishme. Ne në Kosovë  e shohim këtë periudhë  më shumë optimizëm dhe me pritje që shkojnë në favor të Kosovës, që do të këtë  një avansim të njohjeve  të pavarësisë së Kosovës nga shumë shtete që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu edhe Serbia shpreson se pas GJND-së do të ndryshojnë raportet në dobi të saj. Por Serbia si zakonisht është mësuar të lansojë deklarata që flasin në favor te bisedimeve për statusin e Kosovës, prandaj kjo është bërë bajate edhe para bashkësisë ndërkombëtare , sepse bisedimet rreth statusit për Kosovën kanë marrë fund përgjithmonë. Me këtë rast është për t’u theksuar se si disa zyrtarë serb   dhe liderë të partive serbe   kanë  diskutuar për Kosovën në ambasadën ruse në Beograd, me rastin e një takimi ceremonial ku është ndarë  një mirënjohje  nga ambasada ruse  për Nenad Popoviq, nënkryetari i DSS-së. Në këtë rast Vuk Drashkoviq lider i SPO-së dhe Tomosllav Nikoliq lider i SNS-së kanë folur për Kosovën. Ata e kanë pyetur   ambasadori rus Konuzin : A  do të  kishe  përkrahur idenë  që katër komunat në veri të Kosovës  të fitojnë pavarësinë , që edhe  Republika Serpska  të fitojë pavarësinë , por që edhe Kosova  të jetë e pavarur…. Kjo është ideja ime  e vjetër-  kishte thënë Vuk Drashkoviqi…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora