E enjte, 25.04.2024, 12:01 PM (GMT+1)

Editorial

Baki Ymeri: Shën Gjergji dhe patriotizmi shqiptar

E shtune, 24.04.2010, 08:01 PM


SHËN GJERGJI DHE PATRIOTIZMI SHQIPTAR

 

Nga Baki Ymeri

 

       Bukuresht, 22 prill 2010. Në kafenenë “Bomea 33” të shkrimtarëve rumunë zhvillojmë një duel politik me poetin Alexandru Ciocoi, sipas të cilit “Kosova i përket Serbisë ngase shqiptarët janë myslimanë, ndërsa myslimanët janë maskarenj dhe terroristë”. I them se një numër i konsideruar shqiptarësh mbajnë emra myslimanësh si pasojë e sundimit osman, por gjaku dhe e shkuara e tyre është e krishterë.  Ia them edhe atë që ia kam thënë në shtyp edhe presidentit rumun, se derisa Basarabia rumune ka qenë koloni e Rusisë, Kosova shqiptare ka qenë koloni e Serbisë, por më kot. Aleksandri mbetet me bindjet e tij absurde si pasojë e propagandave serbe në massmedian rumune lidhur me Kosovën, ndërsa ne kalojmë nga njëra në tjetrën kafene. Në zonën Favorit, pranë tavernës Drumetul, bisedojmë me një mekanik çelësash, Gheorghe Lovin. Edhe ai e përsërit të njëjtën gjë që e ka lexuar në shtyp, duke shtuar se “derisa shqiptarët e Kosovës nuk do të rikthehen në fenë e Gjergj Kastriotit, Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.” Të njëjtën gjë e përsërit edhe fqinja ime, zonja Paula Kovalçiuk: “Deri në kohën e luftës (1999) ne e dinim se shqiptarët janë të krishterë, ngase Skënderbeu e mbrojti Evropën nga blasfemia islamike e pushtuesit osman, kurse Ju i varrosni martirët e kombit me klerin islamik në ballë!”

         

Shën Gjergji
Shën Gjergji
Në një kafene tjetër të të njëjtës zonë, në prani të një avokati rumun, bisedojmë për Kosovën me një kolonel ushtarak, zt. Aliman. Cili është mendimi Juaj për shqiptarët dhe Shqipërinë, e pyesim. “Mbaje mend vetëm një gjë, na thot dhe vazhdon: “Në kohën e Mbretërisë, para vitit 1945, në gazetën Universul të Bukureshtit, rumunët botonin shpallje përmes të cilave kërkonin rrojtar, ekskluzivisht shqiptar. Pse? Ngase shqiptarët njiheshin si njerezë të besës, që e mbanin fjalën e dhënë, dhe ishin trima dhe besnikë. Dhe mos harroni se arnautët ishin pandurët e Tudor Vladimireskut që e mbanin rendin dhe sigurinë në këtë vend, para se të krijohet ushtria dhe xhandarmeria rumune si institucion shtetëror.” Nga ana e poetit Florin Hucanu kuptojmë se në Rumani askush nuk i urren shqiptarët, por përkundrazi i admiron, ndërsa një boem që endet rrugëve të Bukureshtit duke pritur dikush t’ia japë ndonjë lek për ta blerë një birrë, thot se “Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës”. Po këtë e thot edhe poeti Ilie Olaru Delavulpesht: “Skënderbeu është ai që ia ndërpreu rrugën sulltanit për ta ngritur flamurin në Vatikan.”

        23 prill 2010. Sot është Dita e Shën Gjergjit dhe ende nuk kemi hasur ndonjë shkrim kushtuar kësaj dite nga ana e ndonjë publicist shqiptar, edhepse në Shipkovicën time vashat e kremtojnë këtë ditë që na ndërlidh me hershmërinë tonë të krishterë. Një batakçi komunist i prekur nga paranoja e ksenofobisë konfesionale (Kopi Kyçyku), çirret rrugëve të Bukureshtit gjoja se Xhelku Maksuti qenka mysliman, ndërsa Xhelku Maksuti i një mamaje të krishterë, boton shkrime ku e përshkruan fëmijërinë e tij kur babai i tij, Sefedin Maksuti, mbante në mur dy portrete, një të Shën Gjergjit dhe një të Skënderbeut. “I kundroja me admirim këto dy ikona dhe e shihja se i ngjajnë njëri tjetrit. Sa i përket Kopit nuk dua ta prish gjakun duke replikuar kundër tij, ngase përkthyesi i kadaresë, Marius Dobrescu, ka bërë mirë kur të ka thënë se nuk duhet humbur kohë për ta hedhur në gjyq një qen të tërbuar!” Qenj të tërbuar na duken edhe kriminelët e Kosovës që kanë ngritur thikën kundër një artisti shqiptar, pse i paska satirizuar myslimanët perms humort të tij.

          Qenj të tërbuar na duken edhe kriminelët serbë që kanë likuiduar familjen e një  shqiptari të prekur nga flatrat e engjëllit në Kosovë: Gjergj Dedaj. Për këtë realitet tragjik na flet një mik i madh i shqiptarëve, zt. Gheorghe Bucura (Gjorgje Bukura), ish/shef i Zyrës rumune në Prishtinë. Ç’është duke bërë Qeveria, respektivisht Policia e Kosovës për identifikimin dhe ndëshkimin e kriminelëve serbë që kanë likuiduar shqiptarët në Kosovë, për identidikimin dhe ndëshkimin e shqiptarëlve që kanë likuiduar shqiptarë për motive politike, për identifikimin e korbace të xhihadit islamik që ia kanë kallur shtëpinë Enver Gjon Mehajt pse ka kaluar në fenë e shenjtë të të parëve tanë, për identifikimin e kriminelëve që kanë ngritur thikën kundër Cimës në Kosovë. Ilir Dardani dhe Kadri Mani kanë të drejtë kur ngrenë zërin e protestës kundër qeveritarëve tanë që i kanë zëvendësuar interest nacionale me interesa personale. Kosova mund të konsolidojë pavarërsinë permes veprimeve energjike, e jo duke e stimuluar javashllëkun, varfërinë, nepotizmin ballkanik dhe bajraktarizmin islamik. Gëzuar Shën Gjergjin, Kosovë!

 

Beteja e Albulenës (Bãtãlia din Albulena)
Beteja e Albulenës (Bãtãlia din Albulena)
Motive shqiptare në revista bukureshtare

Ta bëj nje Skënderbe!

 

       Almanaku veror i revistës Flacara (Flaka, 2007), revistë e themeluar në vitin 1911 nga Constantin Banu, boton në 130 faqet e tij subjekte të ndryshme nga fusha e biznesit, artit, shkencës, teatër, stil jete, divertisment, media, receta kulinare etj., duke sjellë në faqet e saj edhe dy artikuj me subjekte shqiptare. I pari ka të bëjë me reportazhin e gazetares Alina Mândru (Et in Albania ego, fq. 25-26). Alina e përshkruan rrugën që ka bërë nga Korfuzi, për një vizitë njëditëshe në Shqipëri: “Ishim vetëm dy rumunë të dominuar nga një grup angloamerikanësh në vendin e statistikave të fundit evropiane. Arritëm në Sarandë, 24 km. tejmatanë parkut arkeologjik të Butrintit. Në kohën e komunizmit, historianë dhe arkitektë të huaj  kalonin tre-katër rradhë të kontrollimeve të armatosura, jo pse ishte e madhe armata shqiptare, por ngase ishte e fuqishme dhe fort mirë e organizuar”. Për mët tej, duke përmbyllur, autori e hedh në bisht të lahutës doganierin grek, një injorant që ua kishte konfiskuar pasaportat rumune, përkundër faktit se duke kaluar nëpër Shqipërinë mikpritëse,  rumunëve askush nuk ua kishte kërkuar pasaportat.”

        Nuk e dimë si i thonë shqiptarët, por e dimë se rumunët sportit të mundjes me krahë i thonë “Ta bëjmë një Skeëlnderbe”. Që në fillim të përmbajtjes së kësaj reviste prestigjioze,  bie në sy artikulli i Prof.dr. Xhelku Maksutit, Te fac un Skandebeg (Ta bëj një Skënderbe, fq. 57-59). Artikullin e shoqëron një medallion  i shkëputur për prezantim nga redaksia: “Personalitetin më i fuqishëm nga gjithë historia e shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u lind para 600 vitesh në kështjellën e Krujës, në pronat e babait të tij, Gjon Kastrioti, në veri të Shqipërisë. Burimet na vijnë nga biografi më i shkëlqyer të tij, Marin Barleti, në vitin 1468. Përgjatë shekujve, duke nisur nga botimet e para të librit Historia e Skënderbeut, e botuar në Romë në vitet 1508 dhe 1510, në gjuhën latine, nën nënshkrimin e Marin Barletit, sipas të cilit u bënë përkthime të panumërta në të gjitha gjuhët e qarkullimit evropian, ndërsa në shekullin XIX-të edhe në gjuhën rumune.

       Figura e Skënderbeut, sipas zt. Maksuti, njihet si si strateg i madh ushtarak, diplomat, politikan i rilindjes mesjetare, dhe sidomos luftëtar i përbetuar kundër otomanizmit për mbrojtjen e Shqipërisë dhe Evropës, duke i mundur sulltanët më të fuqishëm të Perandorisë Osmane, Muratin e II-të dhe birin e tij, Muhamed Fatihun, përvetësuesin e Konstantinopojës. Gjergj kastrioti është një nga figurat më të njohura dhe më të admiruara të kohës, duke qenë i transponuar në vepra të frymëzuara letrare dhe muzikore, teatër dhe film, vepra të transmetuara edhe përmes një folklori të pasur ballkanik.”



(Vota: 35 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora