E hene, 10.08.2020, 01:10 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Drejtesi edhe per Viktimat e Komunizmit ne Kosove

E shtune, 24.04.2010, 07:58 PM


Drejtesi edhe per Viktimat e Komunizmit ne Kosove

 

Nga Frank Shkreli

 

Ditet e fundit Deputeti i Republikes se Kosoves, Zoti Nait Hasani paraqiti per publikun kerkesen e tij qe edhe Kosova, si shtet i pavarur dhe me aspirata per t'ju bashkuar Komunitetit Evropian dhe NATO-s, te denoje krimet e bera gjate periudhes komuniste ne Kosove. Pa vleresuar deputetin Hasani si individ dhe pa vleresuar listen e propozuar prej tij te botuar me emerat e atyre qe sipas tij mund te jene te inkriminuar ne krime, iniciativa e tij ka merite dhe duhet perkrahur jo vetem nga individe dhe shoqeria civile, por eshte e doemosdoshme qe te ndermerren masa nga institucionet e shtetit te Kosoves pe aprovimin e nje ligj lustracioni sic ka ndodhe ne vendet ish-komuniste te Evropes Lindore.  Kejo perpjekje, ne mendimin tim, nuk duhet te behet per qellime hakmarrese por per te zbardhur te verteten, per hir te historise, por edhe per nje te ardhme me te ndritur, ku cdo shqiptar si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove do te gezoje te drejta te barabarta pa pase frike nga terrori i shtetit. Mosperballimi me te kaluaren komuniste sjelle nje infleunce negative per te ardhmen. Vendet qe seriozisht nuk jane perballur ne menyre serioze me te kaluaren e tyre komuniste, jane tamam ato vende ku te drejtat themelore te njeriut shkelen, ekonomia e tyre eshte primitive, standardi i jeteses eshte i ulte, dhe sistemi politik nuk eshte stabil.

 

Megjithese disa shtete te Evropes Lindore dhe Qendrore, si Republika Ceke, Polonia e Hungaria  kane qene me te sukseseshme se te tjerat ne zbardhjen e krimeve te komunizmit ne vendet e tyre, fakti mbetet se edhe pas 20 vjet te renjes se Murit te Berlinit, eshte bere shume pak per t'u perballuar drejte per drejte me krimet e kryera nga regjimet komuniste ne Evropen Qendrore dhe Lindore. Evropa e soteme e bashkuar mburret se themelet e saje jane te vendosura mbi nje angazhim te forte per te mbrojtur te drejtat e qytetareve te vete. Mirepo, ane e mbane Evropes -- duke perfshire edhe Shqiperine e Kosoven si edhe trojet tjera shqiptare ne Balkan-- krahas viktimave te komunizmit jetojne e punojne edhe ish-torturuesit e tyre, shpeshhere keta ne detyrat e tyre te vjetera si politikane, gjyqtare e police; ironia eshte se edhe ne demokraci ata kontrollojne fatin e ketyre te shkreteve. Nuk eshte per tu habitur atehere qe kejo situate ka cuar ne nje zhgenjim nga ana e qytetareve si edhe ne nje mungese besimi ne institucionet demokratike.

 

 Ne nje konference nderkombtare qe u mbajte ne Prage te Republikes Ceke me heret kete vit, u be thirrje qe ndaj komunizmit dhe trashegimise se tij te mbahet i njejti qendrim qe u mbajt karshi nacizmit. Foles te ndryshem ne ate konference bene thirrje per publikimin e fakteve te periudhes komuniste, qe kejo periudhe te gjykohet ne baze te ligjeve perkatese dhe qe pasojat e kesaje periudhe te vleresohen ne menyre te drejte e te ndershme. Konferenca theksoi se qellimi duhet te jete pajtimi ne radhet e shoqerive post-komuniste dhe integrimi me i forte ane e mbane Evropes. Ndersa nga fundi i vitit te kaluar, shefat e grupeve parlamentare te 11 vendeve pas komuniste kane bere gjithashtu thirrje qe krimet e komunizmit te shihen si krimet e nacizmit, kurse mohimi i krimeve, per te cilat pergjegjesine e mbajne komunistet, te jete i barbarte para ligjit me mohimin e Holokaustit. Ne koferencen qe u mbajt ne 20-vjetorin e Revolucionit te Kadifenjte, kryetari i Senatit te Cekise, Zoti Pshemislav Sobotka propozoi t'u behet thirrje te gjitheve ne Evrope qe t'u kundervihen me vendosmeri te gjitha trajtave te ekstremizmit politik dhe fetar, si edhe perpjekjeve per te  ringjallur reliktet negative nga e kaluara. Sipas nje raporti te Radios Evropa e Lire, me ate rast, Praga beri apel se "eshte e nje rendesie jetike qe te gjithe politikanet evropiane bashke me qytetaret te shohin se mohimi i krimeve te komunizmit, perkrahja e sistemeve totalitare dhe mos-toleranca fetare, jane te neveritshme dhe duhet te denohen ashtu sic denohet mohimi i krimeve te nacizmit".

 

Prandaj u habita kur lexova ne shtypin e Kosoves se reagimet ishin negative ose indiferente ndaj kerkeses se deputetit Hasani. Zhegnjyese, posacerisht ishin komentet e disa personave me influence, ne pozite dhe opozite, e te cilet thane se nuk duhet te perqendrohemi ne te kaluaren. Nen-kryetari i Senatit cek, ne konferencen e Prages ne Shkurt te ketij viti tha se "eshte detyra, pergjegjesia dhe angazhimi yne, jo vetem ndaj miliona viktimave te komunzimit totalitar, por ndoshta edhe me shume per hir te se ardhmes sone te lire e demokratike, qe te analizojme te shkuaren tone."  Gjitashtu, raportuesi i posacem i OKB-se, Philip Alston, gjate vizites se tij ne Shqiperi dy muaj me pare i kerkoi me ngulm qeverise shqiptare se "Shqiperia duhet te zbardhe te gjitha krimet e kryera gjate periudhes se diktatures komuniste dhe te beje transparencen e plote  per ngjarjet dhe aktoret", tha ai.

 

Me rastin e perurimit te permendores ne Washington ne Qershor te vitit 2007 per viktimat e komunizmit - i vetmi i tille ne bote - presidenti George W. Bush pat thene se: "Krimet e regjimeve komuniste nuk moren thjeshte jete njerzish, ato synuan t'u rrembenin atyre shpirtin human dhe t'u shuanin kujtesen. Me kete permendore ne sot po rikthejme humanizmin dhe kujtesen e tyre. Me kete monument ne u themi viktimave anonime te komunizmit se ata NUK DO TE HARROHEN."

 

Kosova dhe populli i saje i shume vuajtur nga komunizmi dhe nga fashizmi sllavo komunist --ky popull i cili  me dekada dijti t'i tregoje botes qendresen dinjitoze dhe luften vet-mbrojtese per mbijetese; Kosova qe me zgjedhjet elektorale te njepasnjeshme u dha shembull shteteve te tjera per rreth dhe me gjere me kulturen e saj demokratike, do te dije te perballet edhe me historine e saje te 50 vjeteve te shkuar dhe do te dije te beje ligje me standarde evropiane dhe t'i zbatoje ato ligje ne menyre te drejte e dinjitoze dhe pa hakmarrje, per zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe  shpresojme se shteti me i ri i botes nuk do t'i harroje viktimat e komunzimit ne Dardani... .



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora