E marte, 16.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Konferencë e re ndërkombëtare për Maqedoninë

E enjte, 22.04.2010, 09:48 PM


KONFERENCË E RE NDËRKOMBËTARE PËR MAQEDONINË

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh revoltën e vet për indiferencën e institucioneve ndërkombëtare përballë arrogancës së politikës antishqiptare të institucionalizuar në të gjitha institucionet shtetërore të Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit, që i dha fund luftës, nuk arriti të ndërtojë paqen. Në vend të implementimit të plotë dhe në afat të paraparë të kësaj Marrëveshje, pushteti politik dhe gjyqësor i Shkupit vazhdoi edhe më me arrogancë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve.

Për 9 vite rresht pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shqiptarët në Maqedoni maltretohen, vriten, burgosen, dënohen në procese të montuara, diskriminohen në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike dhe sociale.

Ky diskriminim dhe kjo dhunë bëhet në sytë edhe të misioneve ndërkombëtare në Maqedoni.

Në një numër raportesh zyrtare të SHBA-ve dhe të BE-së shprehet brengosje për acarimin e raporteve ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni.

Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet brengosjen e tyre. Megjithatë, brengosja nuk është e mjaftueshme për të parandaluar shpërthimin e revoltës së akumuluar.

Autoriteteve të Shkupit duhet t’u bëhet e qartë se kanë kaluar të gjithë kufijtë dhe për 9 vite rresht kanë dëshmuar mungesën e vullnetit për të hequr dorë nga logjika e politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Mungesa e vullnetit politik të palës maqedonase dhe agresiviteti i shtuar i tyre kundër shqiptarëve imponon organizimin me urgjencë të një Konference të Re Ndërkombëtare për Maqedoninë.

Në këtë konferencë të re:

 

-           të bëhet bilanci 9 vjeçar i mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit;

-           të imponohet amnisti e përgjithshme për të dënuarit në proceset e montuara nga motive të urrejtjes etnike dhe fetare;

-           të riparohen dëmet ekonomike që u janë shkaktuar shqiptarëve;

-           të gjendet forma e organizimit shtetëror që do të garantonte zhvillimin e harmonishëm të diversitetit etnik;

-           të krijohet një mision ndërkombëtarë për implementimin dhe monitorimin e konkluzioneve të kësaj konference;

 

Situata është tejet dramatike dhe e tensionuar. Kjo situatë kërkon që forcat politike kombëtare dhe ndërkombëtare të veprojnë me mençuri për të dëshmuar kapacitetet preventive. Çdo neglizhencë e kësaj situate na bën përgjegjës të gjithëve dhe secilin në përputhje me peshën e vet politike në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Kryetar

19 prill, 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora