E marte, 23.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Faleminderit

Luan Cipi: Dionis Qirizidhi

E enjte, 22.04.2010, 09:59 PM


DIONIS QIRIZIDHI

 

Nga Luan Cipi

 

Dionis Qirizidhi, mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe poeti i spikatur vlonjat, është një figurë e dashur gjurmëlënëse, që prej kohësh

 më ka ngelur në mëndje, me premtimin e heshtur vetiak se duhet të shkruaj, sadopak për të, duke nderuar kujtimin e tij. Po e them, që në fillim, se ai ishte i biri i Koco Zengjinit,  një shofer kamioni, ardhur  prej kohësh nga Janina në Vlorë, ku morri një emër të mirë dhe u dallua sidomos për profesionalizmin dhe  burrërinë dhe karakterin e tij. Duket “zengjini” ishtë nofka, e vendosur nga mikpritësit, për  të shprehur pasurinë e shpirtit të tij bujar e paqësor, po dhe  ndofta, për ti rënë shkurt e për të kapërcyer vështirësin e shqiptimit të mbiemrit të tij, të një greku safi.

Nisi, siç i thërrisnim ne, qysh në të ri, ishte rreth 25 vjeç kur unë e njoha më mirë dhe më nga afër. Ai, “më beri për vehte”  brënda  një kohe të shkurtër,  kur të dy punonim në Fermën e Llakatundit dhe udhëtonim çdo ditë për atje nga Vlora, në të njëjtin autobuz.

Mund ta dashuroje  e ta adhuroje edhe nga larg Nisin, me atë veshjën e bukur e të pastër gjithnjë, me trupin të gjatë e “kaba”, me kokën e madhe të mbuluar nga flokët e gjatë të zes e kacurel, që ecte duke u lëkundur sa djathtas-majtas,  si të ishte marinar, me atë fytyrën gjithnjë buza gaz e që shpërndante kurdoherë, ngrohtësi e mirësi, dhunti këto, të trashëguara familjarisht, ndër breza prej kohësh.

Në një nga ditët e zakonshmë të udhëtimit tonë për të nisur punën në Fermën e Llakatundit, 15 kilometro larg qytetit të Vlorës, Nisin, me një tufë gazetash, shuk nën sqetull dhe me një çantë, varur krahëve, do ta shihje të vinte më herrët dhë të zintë vëndin e parë, pranë shoferit të autobuzit. Edhe në se në ndonjë rast të vecantë vonohej, ai vend nuk zihej nga të tjerët, po rezervohej për të. Nisi nuk linte asnjë boshllëk në kohë, po sa nisej autobuzi ngrihej më këmbë dhe, me zërine tij bas prej aktori të vërtetë, fillonte e lexontë  gazetat në lajmet më të rëndësishme të ditës, apo recitonte poeezinë e tij te fundit.

Nisi ishte mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore të Fermës, që kishte mbi dymijë hektar tokë nën ujë dhe mbarështronte mbi dymijë njisi gjedhi, duke qenë furnizuesja kryesore e qytëtit të Vlorës, sidomos me qumësht dhëe zarzvate. Duhet thënëse, fal talentit dhe spektrit te gjerë të njohurive dhe aftësive të tij, Dionisi, shpejt u bë figurë kryesore, për gjallërimin e jetës kulturor, artistike e sportive të kësaj qendre të madhe pune e prodhimi.

Atë, mëgjithëse mësues dhe intelektual i mirfilltë, shpesh mund ta gjeje në mes të komunitetit të punëtorëve, të pleksur pa ndrojë me shtresat më të varfëra e më të pazhvilluara, duke kontribuar për emancipimin dhe zhvillimin shoqëror, kulturor e sportiv të tyre. Më i gëzueshëm dhe si me krahë, ai, ndjehej midis romëve të shumtë të Llakatundit, me hobinë dhe dashurinë  e përherëshme për kuajt e vrapimit, duke marrë pjesë  edhe vetë në garat me kuajt e tyre të shpejt.

Si përgjegjës të veprimtarisë kulturore për krahinën e Llakatundit, ku e zgjodhën njëzëri, ai u bë programuesi dhe drejtuësi i një sërë shfaqiesh teatrale, korale, gjimnastikore e futbollistike, që jo vetëm ngritën dhe përmirësuan mjediset përkatëse të Shtëpisë së Kulturës, këndeve e fushave sportive të futbollit, baskët bollit dhe volibollit,  po që e vendosën Fermën e Llakatundit në ballë të disa konkurseve të kohës, në shkallë rrethi, për disa breza.

 Po thëm një të vërtetë të jetuar, kur Dionis Qirizidhin e kam parë në  Sallën e Madhë të Shtëpisë së Kulturës “Labëria” të Vlorës, si organizator dhe referuesi kryesor i një Sesioni Shkencor për Kulturën në shkallë rrethi dhë më pas, si një ndër organizatorët e grupevë folklorike vlonjate, që zunë vendë të para në Festivalin Mbarkombëtar Folklorik të Gjirokastrës.  Ishtë koha kur edhe poezitë dhe krijimet e para letrare të Dionisit, pëlqeheshin dhe zgjidheshin si tekste këngësh.

 

Ndërkohë vitet kalonin dhe Dionisi rritej pa ndërprerje, me krijimtaritë e tij letrare, që botohej në periodikët lokal e kombëtar.

 

Ërdhën dhë  vitet e përmbysjes së madhe, e mundësisë së plot të veprimit, e lirisë dhe demokracisë dhe Dionisi, u përfshi në radhët e intelektualëve demokrat vlonjat.

Në kërkim të një jete më të mirë, duke e pasur edhe gruan minoratare greke, Dionisi familjarisht emigron ndër të parët në Greqi, ku banon dhe tani.

 

Gjatë një vizite pune në Greqi, në maj të vitit 1993, i përfshirë si këshilltar ekonomik, në një delegacion bashkiak të qytetit të Vlorës, e gjej Dionisin befasisht atje. Ishte nje takim që  organizohej prej Bashkisë së Qytetit Grek Trikalla,  së bashku  me Dhomën e Tregtisë së Thesalisë, për nder të dëlegacionit bashkiak të  qytetit të Vlorës.

 Unë isha në podiumin e konferencës, në anën e miqve, kur e shoh Dionisin në sallë, si të ishte këtë radhë në një autobuz të stërmadh, sërish  me dorën lart  dhe që kërkon me insistim të marri fjalën. Dhe foli gjatë, në një greqishte të pastër e të rjedhshmë e plot pathos: Kishte  ardhur i malluar nga Kallabaka posaçërisht, sa kish marrë vesh për vlonjatët e tij. Deklamoj një poezi të bukur malli, që kishtë përgatitur me këtë rast, ku, siç pritej, fliste për bukuritë dhë  shpaloste dashurinë për  Vlorën e mrekullueshme bregdetare, qytetin e tij të lindjes dhe për Shqipërinë, atdheun e tij të shtrenjtë, ashtu si shprehej ai, tashmë të munguar prej disa vjetësh.

 

Në Tiranë, vite më vonë, afër ish Pallatit të Mbrëtit Zog, te vëndi i punës i inxhinjërit vlonjat, të mirit Petraq Karaj, ku gjen për ditë dhjetra vlonjat të moshuar, që kalojnë orë të tëra bashkbisedimi me kujtimet e bëmave të tyre rinorë (Midis tyre Skëndër Kamberi, Nestor Jonuzi, Lame Fandi, Qerim Vrioni, Spiro Gjidede, Axhem Gjoni, Sadedin Gjoka etj.),  ndesha të flitej shumë herë për kujtimet, ngjarjet e hershme si  dhe  për të rejat, që kanë lidhje me vlonjatin simpatik e të njohur nga të gjithë bashkqytetarët, Dionis Qirizidhin.

Dionisi, tani rreth 60 vjeçar e burrë i pjekur, ishte berë edhe më i njohur, jo vetëm për vlonjatët po edhe për shqiptarët e tjerë emigrantë në Greqi, pse jo edhe për studjues e njerëz të shquar në shkallë vendi. Duke përballar vështirësitë e shumta të emigracionit për mbijetësë dhe për edukimin e fëmijvë të tij, ai kohën e lirë e kalonte në sallat e bibliotekave dhë të arshivave, sa në Janinë, në Athinë e  në Selanik, e më së gjati te e famshmja “Gennadius  Lybrary”, në gjurmim të lashtësisë së Shqiptarëve, të lidhjeve të hërshme më Grekët, të kontributit  të tyre për çlirimin e Greqisë dhe të Shqipërisë nga zgjedha pesqind vjeçare otomane. Zbulon kështu të dhëna historike  të panjohura deri tani nga Histriografia Shqiptare,  fakte të reja për veprimtaritë  e arvanitasve të shquar në luftën për pavarsinë e Greqisë, për Ali Pashë Tepelenën, për shtegtarin e lirise, Lord Bajronin, për  plakun e mençur vlonjat Ismail Qemali dhe për shkrimtarin e patriotin  Fan Noli . Dionisi,  hulumton e shkruan për ta, si një shqiptar i vërtetë,  më dashuri zemrë dhe me besim e shpresë se kontribuon për shtimin dhe forcimin e mardhënieve dhë të miqsisë  së mirë midis dy popujve  më të vjetër të Ballkanit.

 

Nuk janë rastësi vlerësimet e bëra për punën e frytshme të Dionisit nga akademikë, shkrimtarë dhe artistë në zë. Kështu akademiku shqiptar profesor doktor Kristo Frashëri duke vlerësar  librin voluminoz të Dionisit “Shtegtari i Lirisë” thotë: “Me këtë punim thellësisht të dokumentuar kushtuar Lord Bajronit studiusi Dionis Qirizidhi e ka ndricuar me objektivitet jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë letrare të këtij “shtegtari” romantik të pavdekshëm.” Nga ana e tij, profesori i merituar Marios Byron Raizis, që është Presidenti i Shoqërisë Helenike të Bajronistëve dhe Bashkëpresident në Këshillin Ndërkombëtar, ka thënë për veprën e Dionis Qirizidhit: Pavarësisht madhësisë së tij  (350 faqe) “Lord Bajron-Shtegtari i Lirisë” do ti dhurojë kënaqësi lexuesit të tij shqiptar dhe nëse përkthehet në anglisht, vendi i tij në bibliografinë gjigande të Bajronit do të jetë i pakrahasueshëm. Doktor Moikom Zeqo, një studjues i ditur e i dashur për të gjithë shqiptarët për dy nga librat voluminoze të Dionis Qirizidhit  thotë: Pata shkruar për librin “Pasqyrat e Afërditës”, se ai libër ishte sui generis i cuditshëm...dhe me rastin e botimit te librit...për Bajronin dua të shpreh vlerësimet e mia për këtë punë substanciale, të rëndësishme.

Me kete portret të thjeshtë dashamirës aq sa i pata mundësitë dhe aftësitë, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, dua ti uroj, mikut tim të dashur Dionis Qirizidhi, shëndet dhe lumturi si dhe vullnet e mundësi për punë të tjera letrare e studimore.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhevat Rexhaj: Nazmi Bytyqi - Veprimtar i palodhshëm për pavarësinë e Kosovës Halit Bogaj: Mulla Rizahu në Shqipëri Mehmet Zymeri: Kosharja legjitimoi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999 Agron Gashi: Sali Çekaj, figurë shumëdimensionale e historisë së Kosovës Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës Neki Lulaj: Trimave të Kosharës Milazim Kadriu: Bekim Mani e Ferat Aliu, ranë në kufi në roje të atdheut Jahë Sadrija: Gjashtë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës nga fshatrat, Gegaj dhe Kamenicë, të Tropojës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora