E enjte, 25.04.2024, 01:45 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Kristofer Dell-Princ Vidi i Kosovës

E enjte, 22.04.2010, 09:57 PM


Kristofer Dell-Princ Vidi i Kosovës

 

Nga Fazli Maloku - mësues, Prishtinë

 

Ambasadori amerikan z.Kristofer Dell, kohët e fundit po sillet sikur të ishte vërtetë mbret i Kosovës duke mos i përfillur fare institucionet e Kosovës (Parlamentin-Qeverinë etj),e mos të flasim për ministra e qeveri komunale(pushtet lokal).Ai më injorancë të pashpjegueshme,kthen mbrapsht ligje të aprovuara nga deputetët e Parlamentit të Kosovës,parlament ky kukullë me në krye kryekukullën Jakup Krasniqi,imponon gjykatat të marrin vendime politike (rasti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,në lidhje me ëmblemëm e Kuvendit Komunal të Prizrenit),fut në listën e zezë të gjithë ata që nuk e dëgjojnë,bile edhe Qeveri Komunale (rasti i Vitisë)për të vetmin "faj" pse Kuvendi Komunal i Vitisë nuk e pranoi decentralizimin në baza etnike (rasti i Komunës së Kllokoti e shumë komuna tjera serbe në gjithë Kosovën)e kështu me radhë.A thua ky zotëri harron se shqiptarët nuk janë të 1912-tës e as të 1945-tës!Shqiptarët,sot në Ballkan dy shtete të pranuara ndërkombtarisht.Do të ishim tepër injorantë dhe bukëpërmbysës po të mos i vlerësonim ndihmat e Amerikës në veçanti në dekadat e fundit,por kjo nuk do të thot se ne duhet ti nënshtrohemi sundimit apsolut të një ambasadori qoftë ai edhe përfaqësues i një shteti mik siq janë SHBA.Populli ynë i mrekullueshëm e ka një fjalë të urtë:"Mikut ofroi gjithçka që ke mundësi,por kurrë mos e lejo që të bëhet zot shtëpie"!Por,kush duhet t'ia përkujtojë këte këtij zotërie kur Kosova mjerisht sot është pa zot shtëpi?! Ata që sot qeverisin Kosovën janë ndër më servilët që i njeh historia e popullit shqiptar!Shpresoj se ma në fund këtij "princi"dikush do t'ia "ngreh"veshin dhe ti tregoi se cila është detyra e ambasadorit në një shtet të huaj.Ekranet televizive të të gjitha kanaleve e kanë prezent po thuaj çdo mbrëmje më shumë se cilindo përsonalitet të Kosovës!Por kështu ngjet kur nuk zot shtëpie!Një proverb kinez thot:"kur mungon maçoku në shtëpi,minjt hedhin valle".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora