E premte, 29.03.2024, 10:35 AM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Përkujtohet babë e djalë dëshmorë, Salih e Kadri Qerimi dhe Bedri Bislimi

E merkure, 21.04.2010, 08:59 PM


Në 11  vjetorin e rënies

 

PËRKUJTOHEN BABË E DJALË DËSHMOR, SALIH E KADRI QERIMI DHE BEDRI BISLIMI

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në 11 vjetorin e rënies në Katunishtë të Besianës  , u përkujtuan dëshmorët babë e djalë, Salih e Kadri Qerimi, , ndërsa në fshatin  Ballsh ( ish Ballovc) dëshmori, Bedri Bislimi. Në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve përpos familjarëve merrnin  pjesë përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë të dëshmorëve si dhe qytetarë tjerë liridashës të Llapit e më gjerë. Ndonëse një kohë të gjatë Salihu dhe Kadriu qëndruan bashkë në frontet e luftës në Katunishtë dhe Kastrat(ish Obrançë) ku në ofensivën e njohur të Kastratit vetëm këta dy dhe një shok tjetër ndalën makinerinë serbe dhe nuk e lejuan të depërtoi në këto anë. Mu aty ku Kadriu patë shkatërruar me mortajën e tij automjetet e makinerisë serbe është paraparë të ngritët lapidari projekti i të cilit është i gatshëm tash e disa vite,po që ende nuk u bë realitet thanë bashkëluftëtarët e Kadriut. Pas një kohe Kadriu qe emëruar komandant i pikës së UÇK-së në fshatin  Albonë (ish Pakashticë) ku edhe bie heroikisht. Ndërsa babai i tij Salihu bie në fshatin e lindjes trupi i të cilit u gjet menjëherë pas largimit të forcave serbe nga Kosova. Tani ata prehen në dheun e Kosovës në varrezat e fshatit Katunishtë pranë njëri tjetrit ashtu si qëndruan edhe në frontet e luftës. U bënë  homazhe dhe u vendosen kurora lulesh edhe në vendin e rënies së Kadriut tek lapidari në Jahovcë të Albonës. Po ashtu në fshatin Ballsh në 11 vjetorin e rënies u   përkujtua dëshmori i kombit Bedri Bislimi i cili ndonëse mori pjesë në shumë beteja anekënd Llapit,ra dëshmor në fshatin e tij të lindjes.

 

 

PËR LIRI BASHKË ME DJALË KANË RËNË

 

(Sali Qerimit)

 

Katunishta dhe Besiana

Se harron Salihun me të gjithë djalë

Që për lirinë e Kosovës

Jetën e kanë  dhënë.

 

Demonstrata dhe protesta

Organizoheshin çdo ditë

Sali Qerimi në ballë

Gjithnjë rinisë duke i prirë.

 

Kur Kadriu rroku pushkën për liri

Pas tij shkoi në çdo hap babai i tij

Salihu s’u nda nga djemtë e lirisë

Para tyre shkaut çdo herë i dilte karshi.

 

Në Kastrat krisi predha e parë

Shkaut automjetet ia shkatërroi

E ndezi Kadri Qerimi

Babë Salihu në krah i qëndroi.

 

Në përvjetor kur i kujtojnë

Blinera dhe Valdrini

Gjysh Salihut dhe babë Kadriut

Këngë trimërie u këndojnë.

 

 

LIRINË E KISHTE IDEAL

 

(Bedri Bislimit)

 

Në rrugën e lirisë

Kaherë ishte përcaktuar

Në protestat studentore

Nga policia ishte keqtrajtuar.

 

Ishte ushtarë i guximshëm

Dhe asnjëherë s’u ndal

Mori pjesë në shumë beteja

Dhe vetëm lirinë e kishte ideal.

 

Nga pika e Revuçit

Kaloi në anën lindore

Dhe në fshatin e tij

Ra në pritën barbare.

 

Deshi të dinte për nënën

Barbarët që ia kishin zënë

E sot nënë Rabija është krenare

Për djalin dëshmor që ka rënë.

 

 

PËRMENDORJA RREZE LËSHON

 

(Kadri Qerimit)

 

Në fshatin Albonë

Tutje në një kodrinë

Përmendorja ruan kujtim

Për dëshmor Kadriun.

 

Përmendorja e trimit

Rreze lëshon pa nda

Dëshmori nga Katunishta

Heroikisht këtu ra.

 

Në njëvjetorin e rënies pllaka

Valdrinë e Blinerë, mos lotoni

Lirinë që babai me shokë ua solli

Gjithë së bashku do ta gëzoni.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999 Agron Gashi: Sali Çekaj, figurë shumëdimensionale e historisë së Kosovës Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës Neki Lulaj: Trimave të Kosharës Milazim Kadriu: Bekim Mani e Ferat Aliu, ranë në kufi në roje të atdheut Jahë Sadrija: Gjashtë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës nga fshatrat, Gegaj dhe Kamenicë, të Tropojës Ramiz Dërmaku: Shëmbëlltyra dhe vepra e Smajl Hajdarit, e shndërroi atë në pishtarë të lirisë Nait Hasani: Dëshmori i Kombit Vezir Jashari Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II, mbylli vetëm sytë..! Pesë vjet më parë, Pashkët e Gjon Palit II, Papës që i dha Shqipërisë hierarkinë kishtare pas komunizmit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora