E premte, 19.04.2024, 10:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ilmi Veliu: Kërçova në arhivat e Stambollit

E merkure, 21.04.2010, 09:32 PM


Faksimil i dokumentit te larteperkthyer;  Ist.Ah.6725, pgh-12, nr.dc.1297
Faksimil i dokumentit te larteperkthyer; Ist.Ah.6725, pgh-12, nr.dc.1297
KËRÇOVA NË ARHIVAT E STAMBOLLIT

 

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

 

Raport nga Vilajeti i  Kosovës derguar Kryeministrisë në Stamboll

mbi luftërat e shqiptarëve gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit

 

    Ju informojmë se si rezultat i përfundimit të Kongresit të Berlinit, ndodhi  vrasja e Mehmet Ali Pashë Magjarit në Gjakovë, dhe kundër fajtorëve, nuk u morën masa ndëshkimi, gjë që situata filloi të përkeqësohet edhe më tepër, ku popullata shqiptare  u ngrit që me luftë të mbrojë coptimin e tokave të tyre. Për këtë shkak,  organizata shqiptare e quajtur “Lidhja e Prizrenit”, ka bërë organizim dhe  bënë përpjekje maksimale për moslejimin e coptimit të tokave të tyre. Ne mendojme se do të ishte e arsyeshme që përsëri të bashkpunohet me shqiptarët dhe ti afrojmë ata, për të arritur qëllimet tona, dhe është mirë të bëhen reformat e kërkuara nga ata, që shqiptarët të marrin pjesë në polici dhe gjygje. Sot erdhën në Gjykatën Civile të Kërçovës, nga Dega e Lidhjes së këtij qyteti (Ittihadi Subesi), duke na e komunikuar Vendimin që ka marrë “Këshilli Qëndrorë i Lidhjes së Prizrenit”, që patjetër, të gjitha punët e popullit shqiptarë ti kryejnë nëpunës shqiptarë.

Gjithashtu kërkuan që  menjiherë të largohen nga puna dhe detyra të gjithë zyrtarët turqë, gjykatësit, sekretarët dhe antarë tjerë të gjygjit. Prandaj, të punësuarit në Gjygjin e Kërçovës, domosdo u detyruan ti lëshonin detyrat e tyre, në të vërtetë u larguan nga puna. E  informojmë, Lartmadhërinë e tij Sulltanin Famlartë, dhe njëkohësisht presim urdhërin e tij te mençur për veprimin e mëtutjeshëm.

15 shkurt 1880

 

Gjygji i Shkallës së Parë I Kërçovë

( Mehkemei Bidajeti Kerçova)                         

Nënshkrimi , Ahmed Arsllan

 

Ata që jënë të Historisë dhe e kanë pasur në dorë Historinë e Popullit Shqiptarë, kanë vrejtur se aty  Kërçova aspak nuk përmendet edhepse ka qenë në qendër të ngjarjeve në të gjitha kohët, duke filluar nga qyteti antik Uscana dhe pushtimi I sajë nga romakët, koha e Kral Millutinit, 1282 i cili nga Shkupi e Tetova, par të shkuar drejt Prilepit është dashur të kalonte nëpër Kërçovë, dhe aty ka zhvilluar një betejë shumë të ashpër me popullatën vëndase (Arbërit), pastai koha e Skënderbeut, i cili për të shkuar në Fushën e Pollogut ku bëni disa beteja, u deshtë që nga Kruja të dilte në Rahovnik, pastai në Jama-Ura e Boshkut-Izvor e Kërçovë dhe të dilte në Pollog.

Në Lidhjen e Prizrenit, Kërçovën e prezentoi jusuf Ali Bej Kërçova ose  Jusuf Albani, i cili, pas rënies së Turqëve të Rinjë, iku dhe u vendos në Sofje ku botoi edhe gazetën e tij “Albania” në bullgarisht e shqip.

Gazeta “Java” e botuar në Tiranë, 1930, në artikullin e sajë të shkruar nga Sefedin Kërçova, përmenden me emër e mbiemër antarët e kryesisë së organizatës  “Shoqata Shqiptare Kërçovare” në Bukuresht, të cilët  në vitin 1912 i kanë organizuar darkë Ismail Qemalit, qe para se të shkonte në Vienë e Vlorë për të ngritur Flamurin, nga Stambolli shkoi në Bukuresht që të takohej me krerët e Rumunisë dhe të kërkontë përkrahje prej tyre për shtetin që ai do ta shpallte të pavarur.

Le të jetë ky një kontribut i vogël i imi kushtuar të kaluarës shumë të bujshme të Kërçovës dhe burrave që derdhën shumë gjak e mund për interesat e shqiptarëve dhe te Shqiperise.



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora