E enjte, 28.03.2024, 07:25 PM (GMT)

Mendime

Zijadin Thaqi: Kryetari i Komunës së Dardanës (Kamenicës) z. Shaip Surdulli, shpall Qeverin e re Komunale

E marte, 20.04.2010, 08:23 PM


Kryetari më modesti, më i afti, më popullori dhe më skofiari në Kosovë

 

Kryetari i Komunës së Dardanës (Kamenicës) z. Shaip Surdulli, shpall Qeverin e re Komunale

 

Nga Zijadin Thaqi

zijadin9@hotmail.com

 

E hënë, 18 Janar 2010 18:05

nga Zyra për Informim

Konform rezultatit të dalë nga zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të vitit të kaluar, konform mandatit të fituar dhe konform dispozitave të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të hënën me datën 18. janar

2010, Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Shaip Surdulli, shpallë Qeverin e re Komunale duke deklaruar përbërjen e Qeverisë Komunale për mandatin e ri katër vjeçar.

“Kam vendosur që pas konsultimeve me Degën e LDK-së, si fituese e zgjedhjeve lokale në Kamenicë dhe në konsultim me Degën e AAK-së dhe LDD-së si partnerë e koalicionit, kam vendosur në stafin tim ekzekutiv të emëroj Lulzim Lecin, nënkryetar i Komunës si dhe Drejtorë komunal”,  theksoi Shaip Surdulli

-Lulzim LECI, nënkryetar i Komunës së Kamenicës
-Enver AJVAZI, drejtor i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit
-Rabit Halili, drejtor i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim
-Ilir KASTRATI, drejtor i  Drejtorisë së Urbanizëm dhe Planifikim
-Fehmi KASTRATI, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Qeshtjes Sociale
-Muhamet THAÇI, drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit
-Hysen JERLIU, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambient
-Hazir BERISHA, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve
-Fahrije KRYEZIU, drejtor i Drejtorisë së Arsimit
-Gani SADIKU, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë
-Ruzhdi QEHAJA, drejtor i Drejtorisë per Gatishmeri Emergjente
-Irfan DËRMAKU, drejtor i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodozi dhe Pronësi

“Gjatë emërimit, kam pasur parasysh anën profesionale të kandidatëve dhe  sukseset evidente që kanë bërë në Komunën tonë.Besoj se përbërja e Qeverisë së re Komunale të Kamenicës, do ti përmbush objektivin e të qenit një qeveri e sukseshme.Prandaj, kam parë të efektshme emërimin e drejtorëve,i bindur se është një përbërje e cila garanton suksesin e qeverisjes në mandatin katër vjeçar”, theksoi Kryetari Surdulli.

Freskimi fundit (E martë, 19 Janar 2010 20:40)

 

 

Shaip Surdulli, kandidat

i

LDK-së për kryetar të Dardanës

 

Shkruar nga Kosovanews

 

E martë , 13 tetor 2009

 

Shaip Surdulli: Jam i lindur më 08. 09. 1958 në fshatin Karaçevë e Poshtëme, ku edhe tani jetoj me familje. Jam i martuar dhe kam 5 fëmijë (3 bij dhe 2 bija).

Shkollën fillore 8 vjeçare e kam kryer në Karaçevë dhe Rogoçicë. Shkollën e mesme në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Në vitin 1977 kam regjistruar fakultetin e shkencave matematiko natyrore-drejtimi i matematikës në Prishtinë, të cilin e kam kryer në vitin 1983. Gjatë kohës së studimeve kam punuar pjesërisht në shkolla fillore dhe të mesme në Kamenicë, Gjilan dhe Obiliq. Pas studimeve kam punuar në gjimnazin e Kamenicës dhe të Gjilanit.

Në vitin 1986 jam punësuar në fakultetin e Makinerisë në Prishtinë si asistent i matematikës.

Jam ne përfundim te temës se magjistraturës.

Jam anëtarë dhe aktivist i LDK-së prej themelimit të kësaj partie, më 23 dhjetor 1990, duke filluar nga nëndega e LDK-së në Karaçevë. Para luftës kam qenë 8 vite zv. kryetar i Degës së LDK-së në Kamenicë, kurse nga 10 tetori 1999 jam Kryetar i Degës së LDK-së në Kamenicë. Po ashtu kam qenë dhe jam anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Prishtinë. Nga zgjedhjet e fundit të LDK-së të nëntorit 2006 jam anëtar i Kryesisë së LDK-së. 
Në zgjedhjet e para lokale të 28 tetorit 2000 jam zgjedhur Kryetar i Kuvendit Komunal në Kamenicë gjatë mandatit dy vjeçar. 
Në zgjedhjet e dyta lokale të 26 tetorit 2002 jam rizgjedhur Kryetar i Kuvendit Komunal në Kamenicë me mandat 4 vjeçar.

Gjatë kësaj kohe të udhëheqjes së Kuvendit Komunal 2000-2007 ka pasur mjaftë rezultate për ndërtimin e institucioneve komunale, rregullimin e infrastrukturës, marrjen e vendimeve të ndryshme, bashkëpunimin me subjektet politike, bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar, me organizatat joqeveritare, bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, bashkëpunimin me institucionet komunale, etj.

Intervistë me Shaip Surdullin, kandidat i LDK-së për kryetar të Dardanës

KosovaNews: Cilat janë motivet e ri kandidimit tuaj për kreun e Komunës së Dardanës si përfaqësues i LDK-së?

Shaip Surdulli: Unë jam motivuar për tu ri kandiduar për kryetar i komunës së Dardanës sepse:

Jam i përgatitur në aspektin professional Kam pervojë të mire në udhëheqëje komunale

Jam person i sinqert dhe i përgjegjshem para qytetarëve

E respektoj ligjin dhe aktet tjera në fuqi

Kam qenë pjesë e sukseseve, por edhe të metave per 7 vite të udhëheqjes së Kuvendit Komunal dhe i njoh problemet e qytetarëve

Kam një qasje të re të udhëheqjes së komunës në kohën që jemi të Kosovës së Pavarur

Kam kapacitet dhe mundësi për shfrytëzimin e kompetencave të shtuara të kryetarit në krahasim me të kaluaren e para dy viteve

Kam përvojë për të menagjuar buxhetin komunal nga të hyrat komunale, nga pjesëmarrja e qytetarëve, nga granti qeveritar dhe donatorët ndërkombëtar

Kam njohuri për të komunikuar me qytetarë me qëllim që të caktohen prioritetet e tyre

Jam përgjegjës për shfrytëzimin e buxhetit komunal në mënyrë racionale konform prioriteteve të caktuara më pare

Me politikën progresive do të arrij një zhvillim më të madh të komunës në arsim, shëndetësi, qështje sociale, ekonomi, punësim, kulture, rini, sport, infrastrukturë, furnizim me ujë, ruajtje dhe permirësim të ambientit, etj.

KosovaNews: Si e pritët vendimin e Kryesisë së LDK-së për (ri)kandidimin tuaj për kryetar të Dardanës?

Shaip Surdulli: Kuptohet shumë mire, duke u bazuar në faktin që për mua është nder, besim, privilegj dhe përgjegjësi, dhe mbi të gjitha nevojë e kohës, për tja rikthyer namin që e meritojnë qytetarët e komunës sonë.

KosovaNews: Ju, duke qenë ish-kryetar i komunës, vetëm se jeni të informuar për problemet më të theksuara që e vështirësojnë jetën e qytetarëve. A keni ide të caktuar se si mund të zgjidhen më lehtë ato probleme të cilat nuk ka arritur kryetari aktual t’i zgjidh?

Shaip Surdulli: Programi im dhe i LDK-së për qeverisjen e ardhshme lokale bazohet në nevojat e qytetarëve. Programi të cilin ju prezantoj siguron një qeverisje transparente dhe efikase në katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.

Ky program është rezultat i debateve dhe analizave të shumta që janë zhvilluar në të gjitha lokalitetet e komunës. Ajo që e bënë të veçantë këtë program dhe të realizueshëm njëkohësisht është fakti se vetë qytetarët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në përpilimin e tij.

Programi është begatuar dukshëm nga diskutimet me grupe të qytetarëve, si me njerëz të arsimit, kulturës e sportit, bujqë, mjekë, pensionistë, femra etj.

Programi arrin të identifikojë përparësitë kyçe zhvillimore të komunës dhe t’i nxjerrë ato në pah për të siguruar zhvillim afatgjatë të komunës së Dardanës.

Programi është i tillë ashtu që siguron një zhvillim të balancuar të zonave urbane dhe rurale të komunës për tu mundësuar të gjithë qytetarëve të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik i komunës.

Tani është koha që të vendosim për të ardhmen e komunës tonë. Ta bëjmë atë një vend tërheqës për të jetuar dhe për të rritur fëmijët tanë.

KosovaNews: Çka nuk ka shkuar mirë në mandatin e PDK-së?

Shaip Surdulli: Me plotë përgjegjësi e them se shumë qka nuk ka shkuar mire, të cilat të meta i kamë shprehur edhe ne mbledhjet e Kuvendit komunal. Qeverisja aktuale mund të përmendet për thyerje të ligjeve, konflikteve të shumta të interesit, mos respektim të hierarkis institucionale, marrje të vendimeve dhe kthim mbrapa të tyre për interesa personale, punësim i bazuar totalisht me prapavijë politike, cenzurime, keqpërdorime të detyrave zyrtare, shkarkime pa baza ligjore, presione të shumta dhe x-shkelje e keqëpërdorime tjera.

KosovaNews: Si i vlerësoni kundër-kandidatët nga partitë tjera. A do të shkoni në balotazh apo do (ri)konfirmoheni kryetar qysh në raundin e parë?

Shaip Surdulli: Kam respekt ndaj të gjithë kandidatëve, shpresojmë se jemi në avantazh në krahasim me kandidatet tjere. Vlen të theksohet se do ketë shumë rëndësi pjesmarrja e qytetarëve në zgjedhje dhe sistemi i ri zgjedhor. Me teper mendoj qe do te shkoj ne balotazh me ndonje kandidat tjeter, por mund te ndodh qe konfirmohem për kryetar qysh ne raundin e pare.

KosovaNews: Megjithatë disa parti kanë lidhur koalicion dhe do mbështesin kandidaturat e njëra tjetrës. A i frikësoheni kësaj?

Shaip Surdulli: Edhe une mendoj qe do te kem perkrahje nga ndonje subject tjeter politik ne balotazh.

KosovaNews: Ju si ish-kryetar i Dardanës, mendoni se z. Sinani ka qenë i hapur me qytetarët sa duhet dhe çfarë relacione do të keni krijuar me qytetarët në mënyrë që të shprehin kërkesat e tyre më lirshëm dhe më lehtë?

Shaip Surdulli: Me keqardhje më duhet ta them, por z. Sinani lëre që nuk ka qenë i hapur me qytetarë, por ka krijuar sistem të pushtetit absolut edhe me shërbyesit civil dhe gjithë puntorët e Kuvendit Komunal.

Gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë sa ka qeverisur LDK-ja. Në momentin kur unë zgjidhem kryetar, qytetari do të jetë ai që do ta ketë fjalën kryesore, ne do të jemi në shërbim të tyre, implementimit dhe ekzekutimit të kërkesave dhe nevojave të tyre.

KosovaNews: Ndërtimet e egra. Çfarë do të bëni me to. Do të vazhdoni me procedurat e mëparshme apo do t’i shtrëngoni ato?

Shaip Surdulli: Gjatë kësaj kohe ka pasur ndërtime të egra pikërisht duke kontribuar vet kryetari actual për këto. Unë nuk do të lejoj asesi ndërtimet e egra, do të bëjmë planin rregullativ dhe urbanistik të qytetit dhe do të lejohen ndërtimet vetëm konform planit urbanistik ekzistues dhe të zgjeruar.

KosovaNews: A jeni në dijeni se kanë mbetur projekte përgjysmë të cilat nëse ri merrni postin e numrit një të komunës, do t’i vazhdoni ato, apo mbase dhe do t’i rishikoni?

Shaip Surdulli: Së pari ka projekte qe kane pas mbetur gjate ish mandatit tone dhe Kryetari actual nuk i ka kryer si qe eshte Palestra sportive, varrezat e deshmoreve, kanalizimi ne Hodonoc dhe Karaqeve te poshteme , ujesjellesi ne Shipashnice te Eperme, Kopernice dhe Kolloleq, prandaj une se pari do ti perfundoj keto projekte. Por do ti rishikoj edhe njehere projektet qe kane filluar dhe nuk jane kryer gjate ketyre dy viteve te fundit dhe sipas arsyejeve reale do ti perfundoj ato, ose ndonje mund te deshtoj nese jane te deshtuara ne kete kohe. Mandej do te vazhdoj me projekte tjera te reja.

KosovaNews: Cila do të jetë agjenda e prioriteteve tuaja si kryetar i mundshëm i ri zgjedhur i komunës?

Shaip Surdulli: Objektivat programore të qeverisjes së ardhshme katër vjeçare bazohen në vizionin për Komunën e Dardanës që është: Dardana, një komunë me ekonomi të përparuar, me mjedise urbane dhe rurale të zhvilluara që janë burim zhvillimor i Komunës dhe i Kosovës në përgjithësi, me jetë të lirë dhe cilësore për të gjithë qytetarët, me arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore, me rini prosperuese, për një qeverisje transparente, efikase, moderne dhe të mbështetur në ligj e drejtësi dhe ambient të pastër dhe tërheqës për investime.

Objektivi 1: Komuna e Dardanës do të jetë e njohur në vend dhe jashtë për ekonomi të zhvilluar, posaçërisht ekonominë bujqësore dhe produktet bujqësore, të cilat produkte do të plotësojnë nevojat e familjeve tona, por edhe do të plasohen në vend dhe jashtë.

Objektivi 2: Komuna e Dardanës me qytetin dhe lokalitetet rurale të zhvilluara me infrastrukturë moderne shkollore dhe shëndetësore, strukturë të mire rrugore, kanalizim, me sistem të grumbullimit të mbeturinave, furnizim me ujë, për të siguruar jetë cilësore dhe zhvillim ekonomik dhe vende pune për shumë të rinj.

Objektivi 3: Zhvillim i balancuar dhe funksional hapësinor duke siguruar mbrojtjen e ambientit dhe gjithashtu duke përkrahur zhvillimin ekonomik .

Objektivi 4: Ofrimi i mbështetjes për biznese dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme që gjenerojnë punësim dhe të ardhura për familjet.

Objektivi 5: Zhvillim i kulturës, sportit dhe rinisë dhe popullatën e re dhe prosperuese

KosovaNews: LDK-ja, ndër të tjera, ka në programin e saj edhe politikat sociale. Sa janë të realizueshme synimet e LDK-së përball krizës ekonomike, papunësisë së lartë etj?

Shaip Surdulli: Ndihmo ata që kanë nevojë që të gjithë të jemi të kënaqur

LDK hap shtigje për të gjithë qytetarët. Ne nuk përjashtojmë askënd dhe nuk pranojmë që qoftë edhe një njeri i vetëm të ndjehet i perjashtuar, i paaftë, i braktisur. Ne do të zgjerojmë rrjetin e solidaritetit social ndaj të pastrehëve dhe atyre që kanë probleme me sigurimin e nevojave elementare të jetës.  Kontributi ynë për më të dobëtit do të shkojë duke u bërë gjithnjë e më i vlefshëm për daljen e tyre nga varfëria e asistuar. Si rrjedhojë, gradualisht do të kalojmë nga mbështetja pasive në një sistem aktiv përkujdesjeje do të thotë njëkohësisht edhe aftësime trajnim i më të dobtëve për tregun e punës.

Në mandatin qeverisës garantojmë:

Ngritje të buxhetit komunal për mbrojtjn sociale,

Hapje të vendeve të reja të punës,

Riaftesim profesional,

Përkrahje familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, pensionistëve, të hendikepuarve, personave me aftësi të kufizuar,

Përfundimin e banesës kolektive dhe ri vendosjen për të pastrehët dhe familjeve të dëshmorëve e invalidëve të luftës,

Mbështetje për çështjet bujqësore etj. , për familjet me gjendje të dobët ekonomike,

Politika të veçanta për banorët që rezultojnë të pastrehë për shkak të fatkeqësive natyrore, si dhe për mbrojtjen e të moshuarve të vetmuar, të pastrehëve, etj.

KosovaNews: Politika juaj konkrete për të stimuluar biznesin më tej?

Shaip Surdulli: Mbro të ardhmen me ulje taksash

Një ekonomi e fortë dhe një shoqëri e drejtë, me shanse dhe siguri për të gjithë, janë qëllim madhor i politikës sonë. Administrimi rigoroz i ekonomisë dhe financave publike janë protagonistët kryesor të rritjes së investimeve. Sektori privat është dhe mbetet partneri që duke garantuar qëndrueshmëri dhe cilësi

shërbimesh krijon vende pune për familjet dhe veçanërisht për të rinjtë. Prandaj, ne u propozojmë një program të ri qeverisës me ulje taksash komunale. Turizmi malor do të jetë në fokus të interesimit tonë që do ti kontribuojë rritjes së ekonomisë.

Në mandatin qeverisës garantojmë:

Përkrahje të bizneseve private,

Zhvillim të kapaciteteve njerëzore,

Mbrojtje të prodhimeve bujqësore,

Përpilimi i Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik të Komunës Rritje ekonomike vjetore prej 5% deri në 9%,

Ulje të papunësisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj punës së qeverisë komunale,

Dyfishim të buxhetit komunal,

Zhdukje të ekonomisë informale,

Zvoglim të varfërisë,

Shfrytëzim racional të pasurive natyrore dhe zhvillim të hulumtimeve minerale të reja,

Përmirësim rrënjësor të infrastrukturës dhe reforma strukturore për përmirësimin cilësor të klimës në biznes,

Promovim të sektorit privat dhe rritje të kapaciteteve administrative për mbështetjen e NVM (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme),

Regjistrim të shpejt të bizneseve,

Sigurim të pronës dhe investimeve,

Konkurrencë lojale të bizneseve,

Politika tërheqëse të tatimeve dhe taskave për investitorët e jashtëm,

Politika të afrimit të lehtësirave urbanistike dhe fiskale për biznese.

KosovaNews: Disa sfera ku ju do të përqendroheni pas zgjedhjeve. Cilat janë ato?

Shaip Surdulli: Arsimi, shëndetësia, ekonomia, bujqësia, rinia, etj.

KosovaNews: A mendoni se të hyrat nga taksat në komunën e Dardanës janë të mjaftueshme për t’i realizuar projektet tuaja. Si ishte përvoja nga mandati i parë?

Shaip Surdulli: Vetem të hyrat nga taksat komunale nuk janë të mjaftueshme pët realizimin e projekteve të parapara, por duhet shfrytëzuar edhe burime tjera të financimit si:granti qeveritar, pjesëmarrja e qytetarëve, ndihmat nga donatorët ndërkombëtar.

KosovaNews: Pse duhet t`ju votojnë qytetarët e Dardanës?

Shaip Surdulli: Sepse mendoj që më së miri mund ta udhëheqi komunën.

KosovaNews: Dhe në fund, cili është mesazhi juaj për qytetarët Dardanas?

Shaip Surdulli: Meazhi im është që 15 nëntori 2009 është date shumë e rendësishme për qytetarët e komunës, sepse vendoset e ardhnja e tyre për 4 vjetët e ardhshme, prandaj të gjithë votuesit i lus që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për më të mirët, të cilët janë kandidatët e LDK-së për delegate të Kuvendit Komunal dhe unë besoj që jam kandidati më i mirë për Kryetar të Komunës.

Shaip SURDULLI, Asistent i Ri

Shaip Surdulli u lind në Karaçevë të Dardanës (ish-Kamenica). Pesë klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje, ndërsa tri të tjerat në Roganë (Rogoçicë). Vitin e parë të gjimnazit e kreu në Kamenicë, ndërsa tre të tjerët në Gjimnazin Matematikor të Prishtinës. Në vitin akademik 1977-78 u regjistrua në Degën e Matematikës, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Prishtinës, ku edhe u diplomua më 1983, me notë mesatare 7,33. Derisa ishte student punoi si arsimtar i matematikës në shkollën fillore (Karaçevë, Slivovë) dhe në atë të mesme (Kamenicë, Obiliq).

Prej 1.X.1986 u punësua si asistent praktikant për lëndën e matematikës në Fakultetin e Makinerisë, ku gjendet edhe tani. Prej vitit 1996, përveç ushtrimeve në Matematika I dhe II, i janë besuar ligjëratat edhe në Metodat numerike . Gjatë kësaj kohe punoi si bashkëpunëtor i jashtëm në Gjimnazin e Kamenicës dhe në atë të Gjilanit, ndërsa prej vitit 1996 edhe si bashkëpunëtor për lëndën e matematikës në Këshillin Komunal të Arsimit të Kamenicës.

Studimet pasuniversitare i ka ndjekur në Degën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Prishtinës, në drejtimin e Tipologjisë me ekuacione integrale. Është duke punuar temën e magjistraturës me titull: “Disa lloje të hapësirave absolute dhe lidhjet ndërmjet tyre”.

Në zgjedhjet e para lokale (të pasluftës, të vitit 2000) është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të Dardanës, funksion në të cilin është zgjedhur edhe në zgjedhjet e dyta lokale-komunale të vitit 2002.

Dhe sërish në zgjedhjet e fundit 2009!

Urime zotni Kryetar, urime VOTUES!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora