E shtune, 20.04.2024, 04:10 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Ymer Elshani - Një vrasje mizore më 17 prill 1999

E marte, 20.04.2010, 09:59 PM


YMER ELSHANI

 

NJË VRASJE MIZORE MË 17 PRILL 1999

 

Nga Halit Bogaj

 

Në ditët më të vështira të qenjes sonë kombëtare, kur Drenica ndizej flakë dhe masakrohej nga bandat e egra çetnike, u vra edhe poeti Ymer Elshani bashkë me katër bijtë, nënën, gruanë dhe kunatën.. Vrasja e tij aq tragjike jehoi me dhembje të madhe në të gjitha viset shqiptare dhe në diasporë, ngase Ymer Elshani ishte një poet i madh për fëmijë dhe të rritur i cili kishte bërë emër të pavdekshëm  në letërsinë bashkëkohore shqiptare.Kur ishte drejtor i Gjimnazit’’Skënderbeu’’të Drenasit/, për t’u takuar me të kishte shprehur interesim edhe i  madhi Ismail Kadare/.Kjo donte të thoshte se poeti Ymer Elshani kishte zënë rrënjë të thella në letëtrsinë tonë dhe ishte bërë njëra ndër figurat më të  shquara të saj, duke na dhuruar vargje të fuqishme në poezi dhe prozë.

 

Ymer Elshani ishte një burrë i qetë, të cilin më duket se po  e shoh duke ecur në këmbë nga fshati i lindjes deri në shkollën fillore’’Jeta e re’’të Komoranit për t’i vijuar mësimet, ku isha edhe unë nxënës një vit  pas tij.

 

Se poezia dhe arti letrar është një dhunti të cilën nuk mund ta posedojë gjithkush, tregonte edhe fakti se Ymer Elshani vërtet ishte një poet i lindur që nga vitet e para të shkollës fillore kur i botoheshin vjershat në revistat tona të atëhershme për fëmijë.Emri i tij filloi të shkëlqente qysh si fillorist për të vazhduar edhe  në bankat e Shkollës normale në  Prishtinë dhe për të shkëlqyer si një meteor i ndritur i nënqiellit letrar shqiptar sa ishte në Degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe ku kisha fatin të studioja së bashku me të dhe me disa emra të tjerë të shquar të poezisë dhe prozës sonë si Sabri Hamiti, Agim Deva, Eqrem Basha, Hasan Hasani, Mexhid Mehmeti ,Jusuf Gërvalla, Zeqir Gërvalla dhe disa të tjerë.

 

Ymer Elshani, siç u tha edhe më lart, përherë ishte i qetë dhe i ëmbël me të gjithë, duke u dalluar në çdo aspekt me praninë e vetë në mesin tonë. E mbaj mend edhe faktin se ai ishte studenti i parë i cili e kreu provimin e Letërsisë botërore te profesori i ndjerë Hasan Mekuli. Ymeri kishte përgatitje solide ngase mësonte, lexonte dhe përgatitej deri në maksimum që t’i kryente të gjitha provimet/ashtu si edhe të gjithë ne/ për t’u punësuar sa më shpejt që ishte e mundur ngase ato ishin vitet më të vështira kur mbarë familjet tona prisnin me padurim që bijt dhe bijat e tyre shkollarë t’ua ngjisnin dorën sa më parë për t’i ndihmuar në luftën e tyre të përhershme kundër skamjes dhe mjerimit që i pllakoste të gjitha viset e Kosovës së asaj kohe. Dhe më në fund erdhi dita kur edhe Ymer Elshani e kreu Fakultetin dhe siç thoshim atëherë,’’Hyri në punë’’në Gjimanzin’’Skënderbeu’’të Drenasit të sotëm për ta derdhur tërë talentin e tij të fituar nga puna e tij titanike në shkollim të lartë, përkatësisht për t’ua ofruar atë dituri nxënësve të tij të dashur për të cilët bëri shumë në disa drejtime, përveç tjerash ,duke shkruar me mijra vargje në prozë dhe poezi.

 

Pasiqë edhe unë punoja në atë Gjimnaz, po më duket se po  e shoh Ymerin me modestinë e tij të njohur tek i përgatiste mësimet për t’i spieguar, të cilat ishin studime të vërteta me të cilat mahniteshin nxënësit e tij.Por nuk kaloi shumë kohë si profesor dhe me dëshirën e arsimtarëve të tjerë nga Bashkësia punuese, Ymer Elshani u zgjodh drejtor i shkollës për ta treguar edhe aftësinë organizative si udhëheqës i një kolektivi aq të madh.Nuk zgjati shumë dhe pas demostratave të vitit 1981 u burgos me pretekst se nuk i kishte ndalur nxënësat që të mos merrnin pjesë  në demostratat e atij viti të cilat e vërshuan mbarë Kosovën.Ai u dënua me burg disavjeçar duke mbetur i pathyer në idealet e veta arsimdashëse dhe kreative. Pra edhe në ato raste shumë të vështira për çdo njeri, Ymer Elshani qëndroi stoik dhe i papërkulur ndaj sfidave dhe furtunave që e kapluan, tamam si një shkëmb graniti dhe duke thënë me buzëqeshjen e tij karakteristike’’Se burgu është për burra’’.Më kujtohet një natë e tërë kur ndenjëm zgjuar në shtëpinë time dhe folëm gjërë e gjatë për përjetimet e tj të vështira si intelektual në burgjet serbe.Më tregonte me hollësi për gjithçka nëpër të cilën kishte kaluar, por frikësohej së tepërmi për fatin e mëtejmë të krijimeve të veta të cilat vërtet do të bunkerizoheshin pasiqë pas dmostratave filloi ai diferencimi i njohur famëkeq dhe thuajse me llupë përcillej çdo botim që bëhej në Kosovë.Filluan edhe dënimet drakonike të autorëve patriotë,siç ishte edhe Rrahim Sadiku që i mbajti më se tri vite burg për botimin e prozës’’Musafirët nën maska’’kushtuar ardhjes së policisë jugosllave në vendin tonë pas ngjarjeve që e tronditën deri në themel shtetin artificial serbosllav.Përveç autorit të shkrimit u dënua edhe redaktori/Sabedin Haliti/por edhe shkrimtari  Arif Demolli.

 

Ato ishin vitet e Golgotës intelektuale shqiptare kur përveç tabuve të mëtejme, përpiqej të revidohej edhe kultura mbarëshqiptare e cila, kinse i paska ‘’indoktrinuar’’gjeneratat tona të reja dhe paskan harruar ato’’ta shijojnë lezetin’’ që ua afronte sistemi serbo-titoist!Kjo edhe ishte ironia më e madhe me të cilën manipulohej për të na’’disiplinuar’’përherë me burgime të reja.Komitetlinjtë dilnin e hynin nëpër institucionet tona kulturo-arsimore duke shpresuar se nuk do të prekej vetja e tyre por erdhi një ditë kur edhe ata u hoqën nga kolltuqet e buta për ta përjetuar fatin e njejtë me popullin e tyre të vuajtur.

 

Në këto kushte dhe rrethana u burgos Ymer Elshani me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë e caktuar e zhvillimit kulturo-arsimor të Trevës së tij të dashur nga e cila nuk u largua asnjëherë, ngase ai ishte i lidhur me vendlindjen dhe rrethin që e rriti dhe e burrëroi, edhepse kishte mundësi dhe oferta që  të vendosej në Prishtinë si edhe shumë intelektualë të tjerë të njohur që vinin në kryeqendër nga të gjitha viset e Kosovës.

 

Dhe në fund, për të qenë ironia më e madhe  dhe për t’u shprehur deri në kulminacion ndjenjat e veçanta shtazarake të një regjimi të egër, vrasësit jo vetëm që nuk ishin kënaqur me ekzekutimin, sigurisht të porositur, por trupin e tij e kishin hedhur në një pus/bunar/!!!Po e përsësris një shprehje të shpeshtë: Ja deri ku kishte mundur të shkonte çmenduria njerëzore!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Neki Lulaj: Përkujtimore kushtuar Sali Çekajt, Agim Ramadanit dhe 114 dëshmorëve të Kosharës Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq Milazim Kadriu: U përkujtuan dëshmorët Adem Gashi, Jusuf Pollomi, Mirsad Gashi, Fazli Fetahu dhe Nexhat Fetahu Fehmi Ramadani: Përkujtim me rastin e 11 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ismet Mustafa Shefik Sadiku: 11 vjet nga rënia e Dëshmorit të Kombit, Ramadan Kastrati Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare Nuri Abdiu: Akademiku Bedri Dedja - mësues i mësuesve dhe profesor i profesorëve të fushës së tij Mustafë Rugova: 11 vjet nga rënia heroike e Dëshmorit të Kombit, Harun Beka Ramiz Dërmaku: Ali Hadri me seriozitetin më të madh u mor me çështjen kombëtare Xhevat Muqaku: Portret i mësueses në Kosovë - Shyhrete Zogaj Bedri Tahiri: Plumbat e ‘’demokracisë’’ përgjakën rrugët e Prishtinës Neki Lulaj: Trimave të Kosharës Milazim Kadriu: Bekim Mani e Ferat Aliu, ranë në kufi në roje të atdheut Jahë Sadrija: Gjashtë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës nga fshatrat, Gegaj dhe Kamenicë, të Tropojës Ramiz Dërmaku: Shëmbëlltyra dhe vepra e Smajl Hajdarit, e shndërroi atë në pishtarë të lirisë Nait Hasani: Dëshmori i Kombit Vezir Jashari Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II, mbylli vetëm sytë..! Pesë vjet më parë, Pashkët e Gjon Palit II, Papës që i dha Shqipërisë hierarkinë kishtare pas komunizmit Sadik Jashari: Metush Krasniqi- Dajkoci Milazim Kadriu: Pushkët e Babatincëve dhe Tahir Stubllës fuqishëm jehuan

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora