E enjte, 25.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Lavdi Dëshmorëve të Kombit

E marte, 20.04.2010, 09:59 PM


LAVDI DËSHMORVE TË KOMBIT!

 

Nga Gani Qarri

 

Popullit shqiptar e di se edhe pse kanë kaluar kaq  vite që nga Lufta për liri, me krenari përherë e kujton se mu me luftën e zhvilluar njëmbëdhjetë vjet më parë, filloi edhe rikthimi i dinjitetit të tij, të nëpërkëmbur kombëtar.

 

Me lavdinë e asaj lufte,sikur  përfundoi përgjithmonë koha tragjike e një okupimi afro njëshekullor e që vendi i dëshmisë  në kujtimet  e përjetshme për heronjët e rën gjithëandej Kosovës dhe  dëshmorët e Kombit,mbetet si gjithmonë historia e lavdishme e luftës për liri edhe si kjo  që u përkujtua  në Koshare.

 

Vepra e të rënve të asaj lufte për  të gjithë shqiptarët  dëshmonë vlerën  gjithkombëtare e cila mbetet  ngjarja më  madhështore e dinjitetit kombëtar dhe historia  e një lufte më të arritur dhe më të suksesëshme gjat gjithë kohës sa zgjati lufta  për lirinë e vendit,të cilën shqiptarët e kujtojnë  me krenarin më të lart kombëtare.

 

Edhe pse dëshmorët dhanë q`do gjë nga vetja duke mos kursyer as jetën, përkundër të gjitha këtyre,nuk janë vetëm varret e pa rregulluara të të rënve në luftë por edhe disa familje të dëshmorëve dhe disa  ushtarë të UÇK-së mjerisht edhe sot e kësaj dite janë në një gjendje të rënd dhe me shumë vështirsi, ekonomike,sociale dhe shëndetsore,të pa ndihmuar sa duhet, pak dhe në mënyr jo të mjaftueshme duke u trajtuar vetëm si raste sociale dhe jo të trajtohen sipas kontributit të tyre meritor ,si vlerë kombëtare e vendit të tyre edhe nga institucionet e Shtetit tonë.

 

Nuk ishte vetëm dhembje por ishte ,knaqsi dhe krenari e vërtet kombëtare të shifje në dokumentarin e sontëm aksionet trimërore dhe me një mjeshtri të rrallë të artit luftarak ,të cilat gjithëher përfundonin me shumë sukses ,nën udhëheqjen e luftëtarit dhe strategut Agim Ramadani,i cili për lirinë e Atdheut la Zvicrën dhe jetën me familje,la gruan dhe fëmijët,në Cyrih dhe u nisë në luftën e shenjtë,ku pas shumë suksesesh edhe ra siq dijnë  të bijnë me heroizëm vetëm burrat e lindur për luftëra të mëdha,duke dëshmuar edhe artin e fitoreve pa të cilat nuk zhbëheshin dot kufijtë e ngjizur dhunshëm me dekada,mes për mes kombit tonë.

 

Vetëm nën udhëheqjen e tij  dhe planin luftarak të hartuar nga Agimi,plan që nga Anton Quni dhe bashkluftëtar të  tjer, të Agimit u karakterizua i ngjashëm me Planin e oficiereve të luftës së dytë Botrore  me udhëzimet e të cilit për herë të parë,pas afro 80 vitesh vuajtje dhe pushtimi i cili kishte arrit kulminacionin me përpjekjet e fundit të pushtuesit serb për shpërnguljen dhe zhbërjen e tërsishme të Popullit Shqiptar nga Dardania antike,shqiptarët nën udhëheqjen e arkitektëve të luftërave fitimtare ,Agim Ramadani dhe Sali Qeku të cilit po sot iu zbulua Busti i derdhur në bronz ,në vendlindjen e Heroit,arritën ate që pak kush në atë kohë mundë ta besonte, ta zhbëjnë  kufirin shqiptaro-shqiptar.

 

Me këto lufta ,siq u pa dhe dëshmua edhe në Dokumentarin nga lufta,ata përdhosën edhe mitin e forcës së ushtrisë pushtuese, të cilën e thyen dhe e mundën turpshëm,duke ia kthyer Popullit Shqiptar,për herë të parë pas kaq kohë robërie,besimin në fitoren e lirisë së shumë pritur dhe kaq gjatë të ëndrruar.

 

Udhëheqësit e kësaj lufte  edhe njëherë e dëshmuan se  edhe pse shqiptarët për afro një shekull,përjetuan gjithë të kqijat e mundshme të  robërisë sllave,ata nuk u pajtuan kurrë me robërinë duke e luftuar gjithmonë ate me të gjitha mundësitë dhe në q`do rrethanë me të gjitha forcat që kishin, pa marrë parasysh qmimin, deri në fitoren e lirisë së ëndrruar.

 

Shqiptarët  nuk u pajtuan as një herë me ndarjen e as me pushtimin e padrejt që nga vendimi i bashkësisë ndërkombëtare në Konferencën e  Londrës në vitin 1912.ku edhe « zyrtarisht »me vendimet e kësaj bashkësie ,pa dashjen tonë, na u imponua ndarja e Kombit për lirinë dhe bashkimin e të cilit iu dasht shkulja e gurëve ndarës nga trimat si Agim Ramadani për të zhbër kufirin shqiptaro-shqiptar.

 

Fitorja e kësaj lufte ,strategët e sajë i ngriti në heronjë  të vërtetë ,dhe siq u pa edhe sonte nga dëshmitë e shumë aksioneve luftarake  që nga Shtatori 1998 e deri me 11 Prill 1999 me plotë meritë,ishin dhe mbetën heronjë të vërtet dhe të përjetshëm.

 

Për heroizmin e tyre, ata dhe  shumë bashkluftëtar të cilët ranë  për lirinë  dhe bashkimin e Kombit, me  veprën madhore deri në vetflijimin e tyre personal,  Populli Shqiptar  do ti mbaj përgjithmonë gjallë në Piedestalin e kujtimeve heroike nëpër të gjitha  kohët sa të egzistojë brez pas brezi.

 

Në Koshare, në vendluftimin ku ata bashk me njëqind e katërmbëdhjetë bashkluftëtar ranë heroikisht për lirinë e Kosovës, ajo fushbetej sot numëron 114 varre,të pa rregulluara kurr,që nga pas lufta,përkundër  meritave sublime të tyre me të cilat ata  dëshmuan veten duke rën për kët vend dhe Popull.

 

Të njejtin fat kanë edhe shumë varreza tjera dëshmorësh gjithandej Kosovës,ku sonte pamë edhe  Oficierin e karrierës, Ushtarakun e nderuar Shqiptari ,zotri Adem Shehun i cili nga dhembshuria njerzore për bashkluftëtarët dhe ushtarët e rën, derdhte lot të dhembjes para varrezave të tyre,po ashtu të pa rregulluara edhe pas kaq vitesh.

 

Fitorja mbi armikun në Koshare ishte fitore e gjithë Ushtrisë Çlirimtare, që nga kufiri shqiptaro-shqiptar deri te Ushtari në Drenicë ,Llap e Gollak dhe gjithë Kosovën,ishte fitore e Kombit dhe Popullit të pushtuar Shqiptar i cili luftonte për lirinë e vendit.

 

Me fitoren në Koshare u hapën rrugët e furnizimit dhe ndihmës edhe për pasardhësit e Heroit Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti si edhe të të  gjithë luftëtarve tjerë që bënin luftën në brendi të Kosovës.

 

Lavdinë për meritat e tyre në luftë  do ta kujtojmë për gjithmonë ,duke mos harruar  si gjendjen jo të mirë  të shumë familjeve të dëshmorve dhe ushtarve të UÇK-së ashtu edhe gjendjen e mjerueshme të varrezave të heronjëve  dhe dëshmorve  anë e kënd vendit të rën për lirinë e Kosovës, lirinë e të të gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimin e Kombit.

 

Qoftë i përjetshëm Kujtimi për ta,dhe dëshmorve të kombit,përgjithmonë  LAVDI!

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora