E enjte, 25.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Mendime

Laureta Mema: Prosti nën hijen e prostitutës…

E enjte, 08.11.2007, 10:21 PM


Nga Laureta Mema

Është abuzuar shpeshherë me numrin e prostitutave shqiptare në Evrope dhe në Shqipëri. Disa të huaj dashakeq e mbifryjnë numrin për të ulur dinjitetin e popullit shqiptar në sytë e ndonjë vendasi i cili s’ka zgjidhje tjetër veç ta kapërdijë këtë fakt si të vërtetë, apo të huaj të tjerë që justifikojnë ‘punën’ e tyre në Shqipëri me ndonjë projekt dritëshkurtër për rehabilitimin e prostitutave shqiptare të kthyera në atdhe, apo dhe thjesht për xhelozi boshe: “femrat këtu janë veshur të gjitha si prostituta!”. Por dhe shqiptarët rrudhosin buzët me ngërdheshje: “Ja ekonomia e mbyti ne lumë ‘nderin e shqiptarit’…

Tema e prostitucionit është aq e folur e mbifolur por duket sikur bie si barrë mbi femrat që e ushtrojnë a pësojnë atë. Kjo është e padrejtë pasi abuzohet duke injoruar një pjesë të mirë të  ‘popullatës’ së prostitucionit, duke e lënë këtë në hije. Ajo që bën seks për para quhet prostitutë. Po ai që bën seks e jep para, çfarë quhet? Si ka mundësi që s’ka një fjalë?  Unë po propozoj një herë se mjaft ofshani fjalori uuff-uuff: Prostitutër, prostitutor, prosti, prostitutsh…


Si…      
Si çdo natë
Pati përdhunime
Makinat e baltosura
Mbi to ja futën marrshit
Përdhunimin ajo s’e pa
Se flokët ia bënë tullë
I hapi sytë aq fort
Sa nuk e pa
Pastaj…
Prosti nën hijen e prostitutës
Si grerëzat te hunda e pinokut
               Thithnin infeksionet



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora