E premte, 29.03.2024, 03:30 PM (GMT)

Mendime

Kallëzim penal kundër ish politikanëve, prokurorëve dhe UDBASH'ëve

E hene, 19.04.2010, 08:57 PM


KALLËZIM PENAL

KUNDËR ISH’POLITIKANËVE,

PROKURORËVE DHE UDBASH’ëve

 

AVOKAT -  LAWER

BAJRAM KRASNIQI

Tel & fax: + 381(0) 38246695

Mob: + 377(0) 44116506

 

PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT NË PRISHTINË,

PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT TË EULEX’it , PRISHTINË

 

Në bazë të nenit 198 par.1 të të KPPK-së, paraqës këtë:

 

K A LL Ë Z I M   P E N A L

 

Kundër të pandehurëve:

 

  1. SINAN HASANIT (Anëtar i Komitetit dhe i Kryesisë të ish Jugosllavisë)

  2. ALI SHUKRIUT (Anëtar i Komitetit dhe Prokuror Krahinor)

  3. YMER PULËS (Anëtar i Komitetit)

  4. XHAVIT NIMANIT (Anëtar dhe Kryetar i Komitetit)

  5. XHEVDET HAMZËS (Anëtar i Komitetit dhe SKS MPB)

  6. MEHMET MALIQIT-CIKULI (Sekretar i SPB’së i KSK’së)

  7. MEHMET SHOSHIT (Sekretar i Punëve të Mbrendshme i KSK’së)

  8. JUSUF KARAKUSHIT (Sekretar i Punëve të Mbrendshme të KSK’së)

  9. MAHMUT BAKALLIT ( Kryetar i Kryesis së KSK-së)

10. AZEM VLLASIT (Anëtar dhe Kryetar i Komitetit të KSK’së)

11. REMZI KOLGECIT (Kryetar i Komitetit dhe Kryesisë së KSK’së)

12. RRAHMAN MORINËS (Sekretar i SPM’së dhe Kryetar i Komitetit)

13. JUSUF ZEJNULLAHUT (KKZ të Kosovës dhe Drejtor i Feronikelit)

14. HASHIM REXHEPIT (Anëtar i Komitetit dhe Kryetar i Rinisë së Jugo.)

15. METË KUQIT (Shef i Sigurimit Shtetror për regjionin e Prishtinës)

16. MEHMET LUMIT (Shef i S. Shtetëror për regjionin e Prishtinës)

17. HASAN MEHMETIT (Shef i S.Shtetëror për regjionin e Prishtinës)

18. IBUSH KLLOKOQIT (Shef i UDB’së për regjionin e Prishtinës)

19. NAZMI MUSTAFËS (KKE të KSK’së dhe SST të ish RFSJ’së)

20. XHEMSHIT DURIQIT (Drejtor i KSH të ish RFSJS - spiun)

21. HAZER SUSURIT (AK të KSAK dhe KK për ndryshime kushtetuese ’89)

22. NIKË LUMEZIT (SSK për Jurisprodencë)

23. MIFTAR JASIQIT  (Prokuror i Prokuroris së Qarkut të Prishtinës)

24. HILMI ZHITIS ( Konzull, Gjykatës tani Kryeprokuror i Kosovës)

25. REXHEP HAXHIMUSËS (Gjykatës i Gjykatës Supreme, tani KGJSK)

26. VESEL LATIFIT ( ish udbash dhe SSK për Jurisprodencë)

 

*   *   *

    SINAN HASANIT

    Për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 i KPK’së paragarafi 1 (pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11) paragarfi 2 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10). Vepra penale të gjenocidit e përcaktur me nenin 116 të KPK’së pika. (1, 2, 3, 4, 5).

    ALI SHUKRIUT

    Për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 i KPK’së paragarafi 1 (pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11) paragarfi 2 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10). Vepra penale të gjenocidit e përcaktur me nenin 116 i KPK’së pikat (1, 2, 3, 4, 5).

    YMER PULA

    Për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 të KPK’së paragarafi 1 (pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11) paragarfi 2 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10). Vepra penale të gjenocidit e përcaktur me nenin 116 të KPK’së parag. (1, 2, 3, 4, 5).

    XHAVIT NIMANIT

    Për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 të KPK’së paragarafi 1 (pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11) paragarfi 2 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10). Vepra penale të gjenocidit e përcaktur me nenin 116 të KPK’së parag. (1, 2, 3, 4, 5).

    XHEVDET HAMZES

    Për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 të KPK-së paragarafi 1 (pikat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11) paragarfi 2 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10). Vepra penale të gjenocidit e përcaktur me nenin 116 të KPK-së pika. (1, 2, 3, 4, 5).

    MEHMET MALIQI - CIKULI

    Për veprat penale krime kundër njerëzimit të përcaktuara me nenin 117 1 KPK-së paragarafi 1 (pikat. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11) paragarfi 2 (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10). Vepra penale të gjenocidit e përcaktur me nenin 116 të KPK’së pika. (1, 2, 3, 4, 5).

    Për shkak se kanë tradhëtuar dhe mashtruar shqiptarët e Kosovës me rastin e Konferencës së BUJANIT e cila është mbajtur disa ditë pas Konferncës të AVNOJ’it në të cilën konferencë është vëndosur që Kosova të mbetët pjesë e territorit Jugosllavë, përkatësisht në kuadër të Serbisë. Të njëjtit përsona kanë qenë bashkëpjesëmarrës në Kuvendin e Prizrenit (8 -10 korrik 1945) dhe kanë votuar që Kosova të jetë pjesë integrale e Republikës Federale të Serbisë. Në të njëjtën mbledhje të Asamblesë të ashtuquajtur Kuvendi i Prizrenit të gjithë të pandehurit e sipërshënuar, prej nr 1 deri në nr 6, kanë votuar por, Ymer Pula bashkë me nënën e tij kanë qenë pjesëmarrës të mbledhjes së sipërshënuar dhe kanë votuar, që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë Federale. Kjo do të thotë se me dhunë apo me vetëdëshirë e kanë tradhëtur Konferencan e BUJANIT, përkatësisht popullin e Kosovës.

    "Të pandehurit të sipërshënuar i kanë mobilizuar dhunshëm shqiptarët, që rreth 4300 – 5000 shqiptarë më 31. 03. 1945 i kanë dërguar në Mal të Zi kinse të ndihmohet çlirimi i Malit të Zi.

     Gjithashtu me bashkëpjesmarrjen e këtyre personave të pandehurit të sipërshënuar kanë dërguar brigada të tëra. Nga tri brigadat e përmendura kosovare, janë formuar 6 brigada plotësuese:

    Nga brigada e VI, në Knin, formohet një brigadë;

    Nga brigada e VII, në Vershac, formohen dy brigada;

    Nga brigada e VIII, në Zrenjanin, formohet tri brigada.

    Për plotësimin e Armatës së VI të Jugosllavisë, për në Frontin Veriperëndimor të Bregdetit të Adriatikut, në mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22. 017 luftëtarë shqiptarë dhe atë:

    Në mars:

    Eshaloni i Parë, me 3700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24. 3. 1945 dhe arrin në Tivar më 29. 03. 1945.

    Eshaloni i dytë, me 4700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26. 3. 1945 dhe arrin në Tivar më 31. 03. 1945 dhe

    Eshaloni i tretë, me 2700 luftëtarë shqiptarë, nisen nga Prizreni më 27. 03. 1945 dhe arrin në Tivar në prill të vitit 1945.

    Në prill:

    Eshaloni i Parë, me 1506 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni më 19 prill 1945;

    Eshaloni i tretë, me 1216 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24 prill 1945;

    Eshaloni i posaçëm me 5594 luftëtarë shqiptarë, nga Maqedonia, deportohen në Frontin Veriperëndimor të Adriatikut, ditët e para të prillit të vitit ’45.

 

    PROVË:

    Libri i autorit Azem Hajdini - Xanit, pjesëmarrës i masakrës të Tivarit (MEMOARE) Viti 1998. Dhe shkrime të tjera nga autori Muhamet Pirraku historian etj.

*   *   *

     Me këto veprime të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit këta përsona janë bashkëpjesëmarrës me aktorët, përkatësisht pushtetarët e ish Serbo-Jugosllavisë duke filluar prej Titos, Rankoviqit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të panderhurit të sipërshënuarë shqiptarë.

     A ishte bindëse letra e KQ të PKJ’së, për aktivistët, për strukturat ushtarake dhe politike të Kosovës, që të mos veprohej në bazë të vendimeve të Konferencës së Bujanit, apo u dashtë që gati pas një viti të shpallej Administrimi Ushtarakë (08. 02. 1945), ku u vendos në bazë të Urdhërit të Komandantit Suprem të UNÇ’së të Jugosllavisë Titoiste, nënkuptohet që tërë pushteti ai politikë, ushtarak dhe ekzekutivë (ai popullore që kishte dalur nga Bujani), të kalonte në institucionet ushtarake, siç thuhej për normalizimin e gjndjes. Pse gjendja nuk ishte e normalizuar kur forcat partizane tani e kishin marrur pushtetin?! Ky regjim ushtarak  Kosovës i kushtojë me këto dëme: "Në shkurt 1945 Ushtria Jugosllave okupoi Kosovën duke vrarë e terrorizuar njerëz në radhë të etiketuar si "mbeturina të reaksionit". Vetëm në Drenicë u masakruan mbi 30 mijë burra, gra dhe fëmijë. Mijëra shqiptarë të mobilizuar në brigadat partizane shumënacionale u vranë me urdhër të Shtabit të Jugosllavë. Vetëm në Tivar u ekzekutuan në fshehtësi 1600 të rinj shqiptarë të Kosovës të thirrur nën armë. Me këto metoda titistët kishin qëllim shfarosjen e etnitetit të popullit shqiptarë".

 

AKSIONI I ARMËVE NË KOSOVË MË 1956!

 

    Politikën gjenocidale të Jugosllavis së Versajës, për shfarosjën dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta etnike e vazhdoj Jugosllavia "socialiste" Tito. Qendra e kësaj politike antishqiptare ishte Akademia serbe e shkencave e udhëhequr nga pseudoakademiket: Vasa Qubrolloviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi e shumë "Viqa" tjerë që projektuan projekte dhe platëforma për shkombëtarizimin e shqiptarëve nën ish’Jugosllavi. Pas luftës së dytë botërore Jugosllavia "socialiste" e Titos përmes aparatit shtetërorë e udhëhequr nga krimineli serb i asaj kohe, Aleksandër Rankoviqi, zbatojë një politikë barbare dhe kriminele e të paparë në historiografin botërore, ndaj shqiptarëve të quajtur si "shërbëtorë" të nazi-fashizmit.

     Pas masakrës së Tivarit ku u pushkatuan dhe u masakruan me mijëra shqiptarë të pafajshëm, regjimi kriminel i Titos organizoj aksionin famëkeq të mledhëjes së armëve nga shqiptarët.Këtij aksioni nuk i shpëtuan gra e pleq, të ri e të reja, fshatar e qytetarë, bujk e intelektual. Pra këtij aksioni iu nënështrua e tërë popullata shqiptare.

     Armiqësia kundër shqiptarëve, në Jugosllavi, është treguar sidomos me ndjekjet policore të cilat ishin më barbare në historinë e njerëzimit. Kështu, më 1956, duke gjetur si shkak kërkimin për armë të fshehura, policia Jugosllave u lëshua si bishat e egra kundër shqiptarëve duke bërë tortura dhe masakrime të tmerrshme. Pati me qindra të vdekur prej torturave, përveç atyre që mbetën gjallë, por të gjymtë dhe disa që u burgosën.

    Gjatë kësaj periudhe të aksionit të armëve të vitit 1956 u dëbuan me dhunë, u shprëngulën rreth 300 mijë shqipëtarë të Kosovës për në Turqi. Një pjesë e vogël e këtyre krimeve u publikua - shpallë botërisht prej vetë shtypit serb (gazetat Borba dhe Veqernji novosti) në shtypin e vitit 1966 me rastin e rënies së Rankoviqit nga pushteti. Duke e bazuar në shtypinë Jugosllavë, disa gazeta të mëdha të përendimit si: The Neë York Time, Dayli Telegraf, Le Monde etj), botuan një pjesë shumë të vogël të këtyre krimeve: si psh, disa dhjetëra të vrarë ose të vdekur mizorisht, disa dhjetra të gjymtuar prej torturave, disa dhjetëra arsimtarë shqiptarë të prishur mendërisht nga torturat dhe 120 mijë dosje për shqiptarët "të dyshimt" në arkivat e policisë sekrete. Në të vërtetë, këto krime që minimizohen nga shtypi ndërkombëtar, nuk paraqesin as të dhjetën pjesë të atij realiteti të trishtuar.

     Mirëpo edhe pas këtij aksioni famëkeq vazhduan ndjekjet dhe "proceset politike "kundër shqiptarëve. Pothuajse çdo muaj, në gjyqet e Shkupit, të Tetovës dhe të Prishtinës, si dhe në burgjet e Jugosllavisë ishin mbushur me plotë shqiptarë. Këto pushkatime, burgosje, maltretime të egra e më çnjerëzore që u bënë në mes të viteveve 1954 dhe 1967 kanë detyruar të emigrojnë për në Turqi mbi 340 mijë shqiptarë të asaj Jugosllavie. Mirëpo politikat shfarosëse dhe shkombëtarizuese të Jugosllavis "socialiste" vazhdojnë edhe në vitet 1968 - 1981 dhe në vitet e 90’ta. Gjatë përiudhës së aksionit të armëve të viteve 1965 - 1966, janë vrarë dhe janë torturuar në mënyrë mizore rreth 120 mijë shqiptarë. Dhe rreth 20 - 30 mijë janë dëbuar në mënyrë të dhunshme për në Turqi.

 

    PROVË:

    VEPRAT E MUHAMET PIRRAKUT, AGIM CURRIT E TË TJERË.

    Këto veprime dhe bashkëveprime të të pandehurve të sipërshënuar janë vepra penale krim i organizuar kundër njerëzimit dhe gjenocid, të përcaktuar në Kodin Penal të Kosovës dhe Konventën e Gjenevës të 12 gushtit 1949. Në këto akcione janë bashkëpjesmarrës të pandehurit e sipërshënuar.

 

DEMOSTRATAT E VITIT 1968

 

     Demostratat e vitit 1968, që kishin përfshirë tërë Kosovën si dhe Tetovën, kishin karakter politik dhe dallonin nga ato të vendeve Evropiane, por organizatorët kishin gjetur momentin e duhur për këto revolta, pra ndryshimet në kreun Jugusllavë, ku shihej se po lëviznin gjërat. Alternativa e Republikës së Kosovës u shtrua edhe në një takim të delegacionit shqiptarë që pati me Titon dhe Kardelin në tetor 1968, mirëpo Titoja (pavarësisht që kjo kërkes kishte dalur nga tubimet e gjëra të popullit shqiptarë) në mënyrë diplomatike e kundërshtoj alternativën e Republikës, duke deklaruar se "Republika nuk është shkop magjik e as i vetmi faktorë që mund t’i zgjidh të gjitha problemet". Pas demostratave të vititi 1968 në nivel të Jugosllavisë u bënë disa ndryshime lidhur me organizimin e rinisë së atëhershme socialiste dhe u vendos që në Universitetet e Jugosllavisë të zgjidhen kryetarët e Lidhjes Socialiste Të Rinisë Studentore.

 

    AZEM VLLASI

    Në Fakultetet e Prishtinës që ende nuk ishte krijuar Universiteti, u zgjodh si kryetar i Lidhjes Socialiste të Rinisë Studentore Azem Vllasi edhe pse nuk e kishte stastusin e studentit të Fakultetit Juridik të Prishtinës por, ishte student i Fakultetit Juridik të Beogradit. Edhe pse në mbledhjen e studentëve të Fakultetve të Prishtinës duhej të zgjidhej kryetari i Lidhjes Socialiste të Rinisë të Studenteve u kundërshtua Azem Vllasi që nuk e ka statusin juridik si student i Fakultetit Juridik të Prishtinës, megjithatë ai u zgjodh si kryetar i Lidhjes Socialiste të Rinisë Studentore. Dhe si i tillë u bë politikan me renome Jugosllave. Gjatë kryerjes së fuksioneve të tij në nivelin Jugosllavë, pastaj në nivelin e Serbisë e sidomos si fuksionar i shumë funksioneve të tij në ish’Krahinen Autonome Socialiste të Kososvës, duke filluar prej lidhjes Socialiste Komitetit, Lidhjes Socialiste të Prishtinës e deri në nivelin e kryetarit të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ka vepruar në mënyrë kundër kushtetutave të atëhershme në fuqi, kundër Ligjeve Penale të atëhershme në fuqi të KSAK’së, RSS’së dhe të RFSJ’së, kundër Konvetës ndërkombëtare të Gjenevës të vitit 1949, për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid: Azem Vllasi me deklaratat dhe me veprimet e tija ka bërë krime kundër njerëzimt, kundër popullit shqiptarë të Kosovës:

-         Ka rehabilituar kriminelet e Rankoviqit të dënuar në Plenumin e Brioneve, Velko Vllaoviqin e të tjerë;

-         Ka dënoncuar demostratat e vitit 1981 me emërtime fashiste dhe kundërrevulucionre. Gjithëashtu ka bërë diferencimin e kundrave të Universitetit të Prishtinës, si: Mark Krasniqin, Gazmed Zajmin, Idriz Ajetin, Rexhep Qosjen e të tjerë... !?;

-         Ka propozuar dhe nryshuar pamjen e flamurit kombëtar me yllin pesë rremësh në anën e majtë.

    JUSUF ZEJNULLAHU

    Funksinar i lartë i Komitetit Komunal të Prishtinës, Drejtorë IOP Feronikelit në ish Gllogovc – Drenas, i cili ka ardhë me urdhëra të Petar Graqaninit ish’Sekretar i Sekretariat të RFSJ’së, Ushtrisë Jugosllave me të cilin ka pasur miqësi dhe bashkëpunim të ngushtë, me të cilin ka fol në telefon sa herë ka dashur dhe duke i thën: "Xhjesi Stari...!?". Pra ky është Jusuf Zejnullahu, i cili ka qenë bashkëpuntor i ngushtë i kriminelëve serb kundër Kosovës dhe kombit shqiptarë në Kosovë.

    HASHIM REXHEPI

    Ish kryetar i lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës, të Serbisë dhe të Jugosllavisë, i cili ka veprur dhe bashkëpunuar me okupatorin serb kundër shqiptarëve të Kosovës dhe ka kryer krime kundër njerzimit.

    METË KUQI

    Sekretar i Komitetit të Lidhjes Komuniste të Klinës, Shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror për regjionin e Prishtinës në kohërat kur janë bërë demostrat dhe difencimet. Për veprimet e tija në postin e tij do të flasin dëshmitarët që do t’i propozojmë, për krime kundër njerzimit.

    MEHMET LUMI

    Shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetënor për regjionin e Prishtinës dhe ish njeri që ka punur në shërbim shtetëror në Prizren përgjigjet për krime kundër njerzimt ndaj kombit shqiptarë.

    HASAN MEHMETI

    Shef i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror për regjionin e Prishtinës dhe ky përgjigjet për veprat penale krim kundër njerëzimit - për kombin shqiptarë lidhur me demostrat e vitit 1968 - 1981.

    IBUSH KLLOKOQI

    Zëvendës i Hasan Mehmetit ishte keqpërdorues, torturues dhe ka kryer krime kundër njerëzimit përkatësisht e ka torturuar nëpërmes bashkëpunëtorit të tij si dëshmitar i rrejshëm Rexhep Maqedoncit tani Prokuror i Prokurorisë Publike të Prishtinës, ish bashkëpuntor i Shërbimit Sekret të Ushtrisë Jugosllave (KOS’it), Tahir Gecin të cilin në baz të turturave mizore të inskenuar nga Ibush Kllokoqi dhe dëshmitari i rrejshëm i tij Rexhep Maqedonci e kanë denur me 13 vjet burg.

    NAZMI MUSTAFA

    Ish Kryetar i Kshillit Ekzekutiv të KSK’së i cili me udhërin e Rrahman Morinës ish Sekretar i Sekretariatit për Punë të Brendshme të ish KSAK’së me aktvendimin e nënëshkruar nga Jusuf Krakushi i kanë arrestuar dhe turturuar rreth 100 intelektualë shqiptarë në vitin 1989, të cilët shumica prej tyre janë të vdekur prej turturave të shtetit serbo Jugosllavë apo të pa aftë në aspektin shpirtëror dhe fizik. Këtë vendim e kanë miratuar Mustafa Sefedini, sekretar krahinor i SPB’së, e pak më vonë edhe vendimin për paraburgim, të nënëshkruar nga shefi i Sigurimit Shtetëror, Hasan Mehmeti. Këtë vendim e ka miratuar Kryetari i Kshillit Ezekutiv të ish KSAK’së më vonë ish Sekretar i Sekretariat për Tregti të Jashtme të ish Jugosllavisë në të cilin Sekretariat 9 vjet ka qenë Ymer Pula. Nuk ka qenë e rastësishme pse këta njerëz kanë qenë në këto Sekretariate të ish RFSJ’së "Eksim Kosit nga Kosova, Jugohromit nga Serbia" ku përfaqësues i Jugohromit ka qenë djali i Ymer Pulës, Bardh Pulaj. Ky i fundit ka qenë përfaqësues në SHBA, dhe tani jeton atje.

     Të gjitha këto lidhen që nëpërmes tregtisë së jashtme, përfaqësuesve të tyre t’i përcjellin shqiptarët në Evrop dhe Amerik, të cilet kanë vepruar për të drejtat e tyre legjitime për të krijuar shtetin e tyre të Kosovës.

    VESEL LATIFI

    Ish shef i Sigurimit Shtetëror të ish KSAK’së dhe Sekretar i Sekretariatit të Drejtësisë. Me veprimet e tija në bashkëveprim ka bërë krime kundër njerzimit.

    NË FUND I PROPOZOJMË

    PROKURORISË PUBLIKE TË QARKUT

    PROKURORISË PUBLIKE TË EULEX’it NË PRISHTINË

    Që në harmoni me dispozitat ligjore të KPPK’së, dhe Konventës ndërkombëtare të Gjenevës për krime dhe gjenocid të vitit 1949, kundër këtyre personave të fillojn hetimet dhe t’i akuzojë në Gjykatën kompetente të EULEX-it.

    I propozojmë Prokuroris Publike të Qarkut në Prishinë dhe Prokuroris të Qarkut të EULX’it që t’i marrë si prova:

  1. Librin e Dobriqa Qosiqit "KOSOVO" e botuar në Beograd në tetor të vitit 2004;

  2. Memorandumin e Vaso Qubrolloviqit, Akedemik dhe ish Kryetar i Akademisë të Shkencave të Serbisë.

  3. Librin e Millo Gligorojeviqit

  4. Librin e Sinan Hasanit “Të vërtetat e mashtrimet…”, të cilin e kanë shkruar Zenun Qelaj ish’Kryeredaktorë i Gazetës “Rilindja”, i cili sipas shënimeve e ka numrin specifik të ish UDB’së - KOS’it, Behlul Beqaj ish’ Sekretar për Çështje Politike të ish Kmitetit Krahinor.

  5. Librat e Vldimir Dedijerit I dhe II, Autobiografia e Titos.

  6.  Librin e Ivan Stamboliqit "Rasprave o SR Srbiji, e botur në vitin 1988.

  7. Librin: Serbia i Albanci, Pregled Politike Srbije Prema Albancima OD 1944. Do 1989 Godine, KNJIGA TREQA.

  8. Librin e Miodrag Maroviqit, Balkanski Dzhoker Albanija i Albanci.

  9. Librin e Azem Hajdinit, Masakra e Tivarit (MEMOARE) Prishtinë 1998.

10. Librin e Ibrahim Osmanit, Tunelet e Tmerrit.

11. Naim Krasniqi, Demostratat e vitit 1981 (Sipas Shtypit gjermanë).

 

 

Nait Hasani - Paraqitësi i kallëzimit penal

Prishtinë, më 23. 12. 2009

I autorizuari - Av.Bajram Krasniqi

Bashkëpuntori - Islam Morina

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Bujupi: Fjalimi i lexuar në demostrat Ilir Dardani: Shqiptaret, Rugova dhe Vatikani Hilmi Saraçi: Sistemi zgjedhor dhe zbatimi ligjor në shtetin e pavarur të Kosovës Gani Qarri: Miti i durimit dhe padrejtësitë e ndërkombëtarve ndaj shqiptarëve në Kosovë Adnan Abrashi: Sundimi i ligjit, apo sundim përmes ligjit?! Bardhyl Mahmuti: Feja dhe religjioni! Sprova kombëtare si mision hyjnor! Haxhi Osmanaj: Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok Agim Vuniqi: Grigja e qengjave të tulatur dhe bariu Ejup Ceraja: Kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës për hir të Kishës Ortodokse Serbe Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit Faik Krasniqi: Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale Albin Kurti: Zallqi Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora