E premte, 19.04.2024, 01:32 AM (GMT+1)

Mendime

Ferit Ramadani: Republika e Iliridës - Zgjedhje racionale dhe afatgjate

E hene, 19.04.2010, 09:58 PM


REPUBLIKA E ILIRIDËS – ZGJIDHJE RACIONALE DHE AFATGJATË

 

Nga Ferit RAMADANI

Zëdhënës i Presidencës së Republikës ILIRIDA

 

Maqedonia unitare nuk ka kontribuar për zbatimin e kontratës shoqërore për të krijuar klimën për pranim në Bashkësinë evropiane dhe në strukturat e Natos. Në kohën e socializmit jufederalist ajo mori rolin e eksperimentimit për t'u shndërruar në poligon përndjekjeje kundër shqiptarëve, por , të njëjtën strategji dhune dhe inkuizicioni e zhvilloi edhe në kohën e pluralizmit! Karshi të drejtës natyrore të qenësisë shqiptare, sllavomaqedonasit kanë bërë krim duke eliminuar zgjidhjet, dhe duke tentuar të bëjnë degradimin e zhvillimit shqiptarë. Për ketë flasin shumë procese të zhvilluara që sollën në humbjen e besimit që bashkëjetesa në ketë shtet mos jetë e sigurtë . Njëanshmëria seleksionuese e qytetarëve të rendit të parë , ku bëjnë pjesë sllavët që mbajnë përparësinë e tutorit , dhe shpallja e përhershme e fajtorit kujdestarë , ku janë shqiptarët, flet se , është dhënie mundësie për të pasur kontinuitetin një pushtet inkuizitor që mohon të drejtat e një populli të shtypur padrejtësisht, që aspak nuk është racionale, dhe as e arsyeshme.

 

Nga këto pasoja divergjencash dhe pakuptimesh , ishte edhe shprehja e Referendumit për Autonomi politike – kulturore, i mbajtur me 11 dhjetor 1992, kur shqiptarët nuk e kishin mundësinë e shprehjes për të pasur institucione arsimore në të gjitha nivelet. Qysh atëherë, ngulfatja në sistemin ekonomik dhe atë financiar është shumë e paarsyeshme dhe tendencioze ndaj shqiptarëve. Prodhimtaria , me çdo kusht ka kaluar në anën e Maqedonisë Lindore. Edhe sistemet e nënsistemet tjera, janë po në atë gjendje, ku pjesa shqiptare, përjeton një enklavë të anashkaluar nga gjithë parametrat e zhvillimit. Përveç instrumenteve të tatimit dhe tarifave doganore, tjetër gjë nuk ka standarde! Vetëm një gjë është standardizuar sipas kuteve dhe mendësisë unitariste, dhe ai është efikasiteti i dhunës policore, dhe i gjyqësisë që me nene e ligje ideologjike bën gjykimin!

 

Organizimi unitarë i Maqedonisë ka eskaluar deri në kulm dhe bën anashkalimin e kërkesave shqiptare. Deri sot, asnjë grup funksional i partive shqiptare, nuk ka arritur të gjejë përkrahje që t’i pranohen amendamentet. E si mund të flasim për zbatimin e programeve partiake ! As parimi i Badinterit kurrë nuk është zbatuar dhe nuk zbatohet , ashtu si Marrëveshja e Ohrit që nuk arrin të zbatohet, sepse nuk lejojnë partia në pushtet por, edhe opozita maqedonase, që ndikojnë në Gjyqësinë e politizuar e cila nuk vepron sipas ligjësisë. Ajo pa parime Badenteri, përkrah zbatimin e ligjeve që kanë ndjenjën defanzive për shqiptaret.

 

E përkrahur institucionalisht, stratofia makosllave veproi gjithmonë me tendencë të përhershme të dalë fituese duke zhbërë shqiptarët ! Ajo përpunoi skenarë si të dalin fitues në zgjedhje, proveniencat sllave .Edhe në zgjedhjet me parimin mazhoritar, ku Maqedonia kishte 120 njësi, ajo e përdori këtë strategji, dhe arriti të nxjerr përfaqësues me 500 vota, karshi deputetëve shqiptarë që duhej të marrin mbi 16000 vota për të qenë përfaqësues të popullit në Parlament . Edhe nga kjo gjendje, ata krijuan veprime monstruoze, sepse, arritën gjithmonë të degjenerojnë kërkesat e shqiptarëve, duke krijuar komoditetin e përfaqësusesve që u shndërruan lojalë të pushtimit, e jo ta luftojnë atë. Për kundërvlerë të këtyre ngulfatjeve, grupet e tilla u shndërruan në marioneta që u shpërblyen me poste diplomatike .

 

Ky rrezik u shfaq edhe ma vonë kur votohej në gjashtë njësi. Për ato të meta që sollën pasoja, flet realiteti me të cilin çdo ditë ndeshemi. Ky trend i pasojave, akoma është në zhvillim. Sot mund të flasim për humbjen e besimit të strukturave politike partiake. Mund të flasim për lidershipin pa autoritet ! Gjithë kjo shkëputje e grupeve funksionale edhe si tërësi, edhe si individë të zgjedhur, nga baza elektorale, edhe komunikimi me dukje përkulëse ndaj liderëve të partive fituese nga blloku maqedonas, ka krijuar konstatimin se, ata bashkë me lidershipin partiak, janë pa dinjitet dhe pjekuri politike për të bërë çështje për zgjidhje, programin partiak për të cilin i ka votuar elektorati shqiptarë.

 

Kjo gjendje ku ndodhen shqiptarët, pas luftës së 2001, flet për një degjenerim të skajshëm te kërkesës politike shqiptare.Për anashkalime te Ligjeve, si eshte ai i amnistisë, dhe i marrëveshjes Kornizë. Në vend që liderët politik të kërkojnë koordinim, ata janë në transhe grindjesh dhe të padefinuar për kërkesën reale. Ata, janë të vetmit trumbetues se arnojnë gjendjen e robërisë dhe, lëshojnë mesazhet thirravajase si të ruhet padroni, i cili, botërisht e ka pranuar se për emrin e tij pushtues, nuk ka formulë zgjidhjeje. Atë e kërkon nga të robëruarit, ndaj të cilëve, sapo të marrë mandatin e padronit, do të fillojë fushatën e asgjësimit dhe asimilimit të shqiptarëve.

 

Kjo gjendje anakronike dhe anarkike, ka krijuar mundësinë e manipulimeve ! Të pushtetshmit makosllavë kanë tendencën të lejojnë përdorimin e të drejtave shqiptare sipas të drejtave të koncesionit, duke harruar se shqiptarët janë autoktonë në këtë territor të okupuar. Prandaj, nga këto arsye të këtij vërshimi gjenocidal makosllav, struktura e Republikës Ilirida, ka qëndrimin që të përmbahet nga ajo praktikë e emblemave okupuese…

 

Republika e Iliridës, e cila, dita ditës zbardh qëllimet reale të zhvillimit të proceseve inkuizitore, pa hezitim, orienton drejtë një ardhmërie, ku mirëqenia njerëzore dukshëm do të jetë e realizuar sipas standardeve që kërkon demokracia. Ajo nuk pajtohet me tendencat e padronëve që kanë ngulfatë gjithë mundësinë reale për zhgjidhjen shqiptare. Edhe pse, e kanë të qartë se, nga një kryeneqësi autoqefale orthodoksiste sllave, ata , dhe bashkemendimtarët e tyre, nuk dalin të arsyeshëm me veprimet kapilare që ofrojnë për zhvillimin shqiptarë. Me ato metoda anakronike dhe orientale, përpiqen të mbesin në pozicionin dominues , duke drejtuar gishtin kërcenues gjithmonë ndaj shqiptarëve! Ata me hipokrizi sistemore përpiqen të sajojnë se s’kanë dëgjuar për nevojën e zgjidhjes së çështjeve që do të mundësonin bashkëveprim dhe bashkëjetesë. Si padronët sllavë, e lëshojnë zërin e krrokamës edhe tri përfaqësuese deputete shqiptare, për të vulosur me krrokamat e tyre politike , një tendencë stërkeqëse të rikolonizimit sllav, mbi tokën e shqiptarëve. Sepse, ato me ato dukje të amazonave nëpër mediume, kanë shtri krahët e përqafimit kolonist, dhe janë bërë të preferuara me hire, pikërisht në kohën e nëpërkëmbjes së të drejtave të pjesëmarrësve në luftën e 2001, apo në kohën e datave përkujtimore të të rënëve, që shteti kolonist, ua ka marrë jetën, dhe ua ka fshi idealin! Ato lëshojnë thirravaje për makosllavi, në kohën kur një përfaqesues, në emër të liderëve politik, me shqetësim kërkon mundësinë e fshirjes së nënshkrimit nga marrëveshja moçalike e parfumosur me erë evroamerikane, por që kundërmon erë filloksere, në zbatim! Tri deputetet, dalin e prononcohen me papërgjegjshmëri shtojzovallesh , se pjesët e marrëveshjeve moçalike, qenkan përfshirë dhe shkrirë në amandamentet kushtetuese të shtetit kolonist makosllav, i cili, asgjë nga parimet multietnike nuk zbaton, pos unitarisë.

 

Republika e Iliridës, i përkrah të gjithë të zgjuarit që rreshtohen në të mbarën e shqiptarëve, por, s’do t’ua falë kurrë dinakëve që përfitimin personal e kanë vënë mbi çështjen shqiptare, duke nëpërkembur idealin e Rilindasve!

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora