Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York

| E diele, 18.04.2010, 07:26 PM |


Majtas Kandidati per ne Kongresin Amerikan Emin Egriu dhe Q Zylo
Majtas Kandidati per ne Kongresin Amerikan Emin Egriu dhe Q Zylo

 

Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në Staten Island, New York

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

            Dita e shtunë në ishullin e bukur të New Yorkut, në Staten Island, është një ditë e bekuar për Komunitetin shqiptaro-amerikan, ngase në këtë ditë nxënësit të ngarkuar me librat shqip mbi shpinë, ulen pranë bangave të shkollës për të mësuar të ëmblën gjuhë shqipe.

C’botë të magjishme kanë fëmijët, c’mrekulli të punosh me ta!

Sa fatlum janë ata që iu përkushtohen fëmijëve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!        Shpesh nxënësit e shkollës shqipe vizitohen nga miq, mysafirë të ndryshëm, të cilët vinë me dëshirën e mirë për t’u takuar me fëmijët, për të parë si ecën puna dhe pse jo dhe për të dhënë kontributin e tyre modest për shkollën shqipe e cila u hap me rastin e

2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kështu këto ditë, nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island New York, patën një ditë të veçantë dhe të gëzueshme, sepse midis tyre ishin Z.Emin Egriu, i cili ka hedhur  kandidaturën për në Kongresin Amerikan. 

Z.Egriu ishte i shoqëruar nga.Xheladin Pjeça ish kryetar i shoqatës “Dibra”.

Z.Pjeça i cili shoqëronte z.Egriu, është një intelektual dhe një aktivist i dalluar i Diasporës.  Ai shprehu mbështetjen e plotë të kandidaturës së z.Egriu dhe tha, se ardhja e tij këtu në shkollën shqipe e cila është një dëshmi e gjallë e ruajtjes së gjuhës amtare, tregon dhe njëherë dashurinë e pakufishme që ka për Kombin e tij.

Z.Egriu është i suksesshem në bizneset e tij në Amerikë.

            Z.Egriu ka disa muaj që ka shpallur kandidaturën dhe po mbështetet fuqimisht nga Diaspora shqiptare.  Z.Egriu një biznesmen i suksesshëm në Amerikë, me origjinë nga Dibra e Madhe, foli me mjaft emocion përballë fëmijëve shqiptaro-amerikanë, i cili i këshilloi ata që të mos e harrojnë kurrë gjuhën shqipe, një gjuhë nga më të vjetrat në Europë.

Ai tha se: “ Duke u ndodhur pranë klasave tuaja ju ma çuat kujtesën në vitet e shkollës fillore, ku gjyshërit, prindërit tanë mbijetuan dhe luftuan për të mos u asimiluar dhe për të mos e humbur identitetin tonë si shqiptarë”.

Z.Egriu tha me krenari se është nipi i Prof.Ibrahim Egriut, patriotit të shquar dibran dhe se vjen nga një familje me tradita te njohura mëmëdhetare.

Vajza e tij me emrin Dashuri, e cila shoqëronte babain e saj, ishte krenare që kishte gjak shqiptari, ajo me buzëqeshjen e saj si gonxhe pranverore iu dhuronte fëmijëve vetëm dashuri dhe miresi, si vetë emri i bukur shqiptar, DASHURI.

Motra e saj është shpallur Miss i shkollave të mesme në Buffalo të Amerikës.

            Po kështu në këtë ditë kaq të bukur ku dëgjoheshin cicërimat pranverore të fëmijëve, ishte dhe z.Ilir Hysa, Ph.D. candidate, përfaqësuesi i shtetit amerikan i cili kishte ardhur për t’ju dhuruar nxënësve të shkollës shqipe çanta dhe bluza, me stemën e shkollës shqipe dhe të Censusit 2010.

Z.Hysa është një specialist i mirëfillte në fushën e edukimit, ai ka dhene mësim si në Shqipëri po ashtu dhe në universitetet e njohura të New Yorkut dhe ka kohë që e ndjek ecurinë e shkollës shqipe dhe vazhdimisht është takuar me nxënësit dhe prindërit ku ka dhënë kontributin e tij të vyer për mbarëvajtjen e kësaj shkolle.

            Me lot në sy dhe me emocion e pritën mysafirët këndimin e Himnit Kombëtar nga nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life”, një rregull i përhershëm vendosur në rregulloren e shkollës, në të cilën thuhet se mësimi do të filloje gjithmonë me këndimin e Himnit Kombëtar.

Pas mësimit u mblodh Bordi i Alba Life Inc.nën drejtimin e z.Qemal Zylo, Ph.D. candidate,  ku diskutuan rreth problemeve të ndryshme dhe punës që është bërë qysh nga fillimi i hapjes së shkollës dhe deri tani.

Mësuseset e shkollës zonjat Bejleri, Sh. Zylaj, Bollati me drejtore znj.Lacaj dhe zv/presidente Prof. Zylo Watkins, si dhe aktivisti i dalluar anëtari i Bordit z.Greva, u ndjenë krenarë për ecurinë e shkolles shqipe si dhe për vizitën e vëllezërve shqiptarë. 

Ata thanë gjithashtu se do të mbështesin kandidaturën për në Kongresin Amerikan, të z.Egriu dhe do të punojnë me pasion e përkushtim për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë.

 

Prill, 2010

Staten Island, New York

Duke kenduar Himnin Kombetar
Duke kenduar Himnin Kombetar

Nxenesit bisedojne te lumtur
Nxenesit bisedojne te lumtur
Shkolla Shqipe e veshur me bluzat e dhuruara dhuruar nga perfaqesuesi i shtetit amerikan z Ilir Hysa
Shkolla Shqipe e veshur me bluzat e dhuruara dhuruar nga perfaqesuesi i shtetit amerikan z Ilir Hysa
Z Emin Egriu duke folur ne festen e Mesuesit ne Staten Island NY
Z Emin Egriu duke folur ne festen e Mesuesit ne Staten Island NY
Z Ilir Hysa duke shperndare dhuratat nxenesve
Z Ilir Hysa duke shperndare dhuratat nxenesve
Z Emin Egriu midis aktivisteve te mirenjohur te Diaspores ne takime te ndryshme
Z Emin Egriu midis aktivisteve te mirenjohur te Diaspores ne takime te ndryshme