E premte, 29.03.2024, 09:57 AM (GMT)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha

E diele, 18.04.2010, 07:00 PM


TA  RUAJMË  ATË  THESAR  QË ËSHTË BEGATI  E  KËTIJ  TROLLI

 

INTERVISË EKSKLUZIVE ME POETIN, KRITIKUN LETRARË, ANALISTIN, AUTORIN E CA LIBËRAVE, DHE  PROF. NEXHAT REXHA

 

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU - Zemra Shqiptare

 

Na tregoni kush është Nexhat Rexha ?

 

Nexhat Rexha, lindi 1.02.1956 në fshatin TOPANICË, komuna e Dardanës (ish.Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, Fakultetin Filologjik në Shkupë. Që nga viti 1980 ushtron detyrën e profesorit pranë Gjimnazit „ISMAJL QEMAJLI“ në Dardanë. Është njëri ndër themeluesit e parë të LDK-ës dega në Dardanë. Që nga viti 1992-98- dhe 2004-07, ishte deputetë i Parlamentit të Kosovës.Me poezi ka filluar të merret që nga vitit e 80ta, por arriti ti botojë në vitin 90-të. Si profesorë në gjimnazë s’bashku me nxënës arriti të botoi revistën“DITURIA“, ku ishte edhe kryeredaktorë i saj.Merret me shkrime, kritikë letrare, komente, analiza , është autorë i shumë librave:Deri tani ka botuar 5 libra.Në zgjedhjet e fundit të LD-ke dega në Dardanë, si duket u harrua nga kolegët e tij.Në kuadër të Klubit Letrar të Dardanës botojnë revistën Kulturore Letrare“NOSITI“, ku Nexhati është kryeredaktor. Ka të publikuara shumë punime me vështrime kritike dhe poezi në shtypin e përditshëm që botohet, si në KOsovë,Maqedoni, Shqipëri, Zvicër dhe në revistën“PERSPEKTIVA“ që botohet në Bujanoc dhe“DITURIA“ në Suedi. Gjatë luftës së fundit prof, Nexhati me shokë mbanin lidhje të drejpërdrejta me UÇK- në Zonën Operative të Karadakut dhe i furnizonim deri me 15 qershor të vitit 1999 . Tani në LDK-ës dega në Dardanë, kanë ardhë njerëz me ambicie tjera dhe ata nuk e njohin të kaluarën e qytetitë tonë. Besa edhe kolegët po friksohen nga konkurenca dhe kanë gjetur bashkëmendimtarë për të më mënjanuar mua nga funksionet që mund të vinin pasë zgjedhjeve të kaluara. Prandaj edhe pas 17 shkurtit 2008 edhe më tej kemi korrupcion, papunësi, familjarizëm e shumë dukuri tjera negative.

Jeta prodhon shumë ngjarje e ne në  këto ngjarje ne jemi udhëtarë.Konsideroj se jam njëri nga këta udhëtar të kesëj bote.Jam i vetëdijshëm se atdheut i kemi shumë borxhe,sikur prindërve që kurrë nuk mundemi  t`ia lajmë borxhet,sepse ata ikin e  ne mbetemi me veprat dhe kujtimet e tyre.Të thuash në këtë botë se jam  i vaçantë do të thotë nuk je si shumica e njerëzve të kësaj bote.Unë konsoderoj se të lakmosh mesin e kësaj bote, je dikund ku i qëndron  besnikërsiht erërave që vazhdimisht të rrahin .Besoj ne vete dhe në virtytet e brumosura deri në këtë moshë që kam.Nuk dua të ngutem kurrë,sepse ngutja nuk jep rezultate konkrete.Dëshiroj t`i peshoj gjërat me peshoren time dhe jo të të tjerëve,sepse çdo njeri e ka peshoren e tij të mendjes e ndërgjegjes.Kurrë nuk dua të bësoj në valët e aferave dhe të intrigave e sidomos  të atyre ngjarjeve që kriojonjë senzacione të kota. I besoj  zotit dhe diturise.Bëjë përpjekje për ta lexuar të vërtetën me kohë.Dhe më ka dalë mirë rezultati im në leximin  e fatit të atdheut tim.Bëjë përpjrekje të vazhdueshme të kuptojë të thënën dhe të pa thënën.Shënoj për vete dhe ia lë kohës për të më dëshmuar ku e kisha mirë e ku keq,për vete jo për të tjerët.E dua jetën, e urrej urejtjen.E di që koha fletë pët të gjitha kohët dhe dua që mundin tim të mos e mbulojë koha edhe pse njerëzit të keqpërdorin për hesape të tyre.Por i besoj të vërtetës.I besoj të ardhmes. I dua  veprat e mira të njërëzve.Respektoj ,vullnetin ,sakrificën,por më shumë çmoj vlerën dhe përparësi i jap gjithnjë asaj që duket, e dua  atë kontribut që reflekton  dhe i cili  arrinë atje ku dedikohet.Çmoj veprat e jo fjalet boshe. 

 

Vini nga një familje fshatare, por e përkushtuar ndaj çështjes kombëtare ?

 

Po në Kosovë  shumica e intelektualëve vijnë nga kjo shtresë.Edhe familja ime gjithnjë ka qenë e rreshtuar në këtë pozicion.Babai im ishte i pashkolluar ,ama shumë i dovotshëm dhe i përkushtuar në çështjen e atdheut.Ai ishte luftëtarë aktiv në Luftën e Dytë Botërore ,sepse ishte i asajkohe.Tregimet e tij për Luftën e Dytë Botëre më kanë shërbyer shumë në jetë,atë që nuk e gjeja në libra dhe duhet ta gjeja e kisha në odën e babait tim.Ata dikur bisedonin se si kishin luftuar e vuajtur në fushen e Sremit dhe se si u kishte ndihmuar Qamil Brovina.Tregonin se si  kishin luftuar ne luftën e Prapashticës dhe për komnadant kishte Ramiz Cërnicën,si ksihin arritur t`i  shpëtonin masakrave serbe tj.Tregonin se si kishin luftuar dhe me çfarë vullneti kishin mbrojtur Bujanocin, Ushin,Kikën e shumë pjesë tjera të atdheut tonë.Ai tregonte se si ne Luftën e Bujanocit bashkë me Limon Stanecin kishin mbrojtur këtë tokë shqiptare.Tregonte se si shokët e tij kishin dhënë jetën heroikisht  në mbrojtje të Bujanocit. Vellai tij Xha Maksuti  kishte rënë heroikisht në Ush të Breznicës (dhe se si brezi i këtyre dëshmorëve për pesë dekada ishin të padëshiruar) . E për shumë luftëtarë që ditën të mbrojnë Kikën. Ai  tregontë për masakrën e Tivarit. E çka nuk rrëfente ai dhe bashkëluftëratët e tij.

Ata ishin histori e gjalle  e jetës sonë.Kontributi i i tyre ishte shumë i madh.Ata blenë tokën e tyre dy herë në vendlindje.Ata që kishin mbrojtur atdheun nga ndarja e komunizmi, pësuan shumë në kohë e Tepricave(otkuptit). 1947-1952.Pësuan shumë në mbledhjen e aksionit të  armëve në vitin 1956,që ishte i tmerrshëm edhe për babin tim dhe për shumë fshatarë të tjerë,dikush pësoi edhe me keq,sepse iu mbyllën të gjitha rruget dhe u detyruan të bejnë varrje?.Prindërit tanë bënë shumë për ne  na ruajtën identitein kombëtar dhe i shpëtuan edhe shpërnguljes për Turqi.Vuajtën ama edhe qëndruan.

 

Gjatë kohës së studimeve jeni ndeshur me shumë sfida, na trego njërën nga ato ?

 

Po jeta  e studimeve është kaptinë në vete, jo vetëm për mua ,por besoj për çdo kend,sepse njeriu del nga rrethi familjar. E  sikur jeta  pastaj merr një dimension tjetër.Dhe vërtet merr dimension e kuptim tjetër.Unë kam shkuar për të studiuar në Shkup.Dhe është intersant dokumentet i kisha përgatitur për regjistrin ne Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe u regjistrova në Fakultetin Filologjik në Shkup.Kjo ndodhi krejt rastësisht me një shokë .Gjatë studimeve në aspektin material kam kaluar mirë,sepse vëllai im Isaku punonte në Gjermani dhe ai nuk kishte pas fat të shkollohej dhe e donte shumë shkollimin.Më shumë ai i gëzohej sukseit tim se ndoshta unë.

Po në studime nuk ishte ashtu siç i kisha menduar une ,sepse në fakultet kishim  vështirësi nga më të ndryshmet.Lëndët profesionale i kishim në gjuhën shqipe,mirëpo ato të përgjithshme  që ishin lëndë të kohës duhej t`i mësonim në gjuhën maqedone , e ne që ishim nga Kosova kishim vështirësi.Por këto vështirësi i kalonim  me halle e brenga.Unë për vete i tejkaloja këto trysni ndaj nesh si studentë shqiptarë në këtë mënyrë; kur më bënin të pa drejtën në këto provime të kohës dhe jo profesionale,lexoja shumë dhe i harroja këto halle.Po e shpaloj vetëm një kujtim, që kishim probleme ne studentët shqiptarë në provinin Paraushtarakut apo të Marksizmit tek  profesorët maqedon.Dhe  unë e kisha fatin që në bilbiotekën e Fakultetit të merrja libra  të pëlqyer  (dhe përmes kanaleve tjera).Ishte viti 1978 dhe rash nga  provimi,po për inat të kësaj rënie për një javë i lexova tri vepra: S.Spasse ”Ja vdekje, ja liri”,S.Krasniqi”Mic Sokoli” dhe dramën e Mirosh Markajt”Besa e madhe”. Ky ishte ilaçi im. Për të larguar te keqen nga vetja. Me disa shokë u munduam të bejmë dhe kërkesa tjera politike por ,nuk arritëm shumë, bëmë diçka por nuk mjaftonin ato.

Dhe kështu arrita të diplomoj me kohë pikërsht më 27 qershor të vitit 1980. 

Dhe po në shtator të atij viti fillova punën në Gjimnazin e Kamenicës-Dardanës.

 

z.Nexhat Rexha, ju keni qenë deputetë i Parrlamentit të Kosovës, sa keni mund ti përcillni kërkesat e zgjedhësve në Parlament dhe sa janë realizuar ato nga Parlamenti ?

 

Une kam qenë deputet i Parlamentit të Kosovës në dy mandate,atë të vitit 1992-1998, dhe në mandatine vitit 2004-2007 Këto dy mandate kanë dallim njëri me tjetrin.Në atë të vitit 1992 ,e kishim vështirë të gjenim njerëz për të marrë këtë obligim.Në këto mandatet pas vitit 2000  ishte vështirë të vije në radhë,sepse njerëzit vraponin pas këtyre funksioneve.Unë jam munduar të jem në krye të detyrës dhe obligimeve, që kisha marrë mbi supet e mia.Në vitin  1992 kam qenë anëtar i Komisionit për Informim ,sepse atëherë punonim nëpër komisione  dhe në atë Komision kemi qenë një ekip shumë i mirë dhe mund të them se kemi punuar me shume zell  e kujdes. Kemi bërë një punë të rëndësishme dhe ajo punë nuk ishte shumë publike.Por megjithatë kemi bërë punë të rëndësishme për kohën sa kemi punuar dhe ndoshta kemi qenë dy tri grupe që vërtetë kemi punuar me përkushtim,sepse e tërë puna dhe aktiviteti behej vullnetarisht(pa pagesë).Ateherë kërkesat e bazës  mbërrinin deri aty sa punonim ne.Ndërsa,mandati  i deputetit 2004-2007, kishte tjetër kuptim, sepse kjo fliste ndryshe, ishte punë më e lirë dhe nuk kishim ndonjë ngarkesë ndjekëse.Në këtë mandat kam qenë mjaft aktivë dhe puna e deputetit ishte publike,sepse RTK-ja   e jepte drejtpërdejt nje pjesë të punës së Kuvendit të Kosovës.

Unë kam patur edhe një zyre të deputetit në Komunën time dhe kam komunikuar me qytetarët përmes kësaj zyreje.Jam munduar t`i paraqes kërkesat e qytetarëve, por të them të drejtën ato nuk kanë arritur të shkojne atje ku unë i kisha adresuar.Mirëpo ,unë i kam thënë aty ku duhet dhe në shumë raste diskutimet e mia kanë dalë të koordinuara me qytetarin tonë dhe pushtetin  komunal të Dardanës.Mirëpo, puna e deputetit bëhet më shumë nëpër komisionet funksionale dhe aty kemi punur  sa kemi mundur e ditur.Pra, puna në komisione është shumë profesionale dhe ne Komisionin për Shërbime Publike,Administratë Lokale dhe Media,ku unë kam qenë pjesë e  punës për tri vite e konsideroj se kam dhënë kontribut të rëndësishëm me të gjithë kolegët që kemi punuar.Kemi bërë punë ligjesh dhe kemi bërë edhe punë terreni,për të shikuar se si po zbatohen dhe me çfarë vështirësi paraqesin në terren ligjet e miratura në Kuvendin e Kosovës.Është një e mirë se në Kuvendin e Kosovës  e tërë puna që bëhet mbetet dokumentare,sepse trasnkripti bëhet për çdo punë në Kuvend dhe ajo është dëshmi  dhe përgjegjësi për fjalën dhe  kontributin  e dhënë. Unë për vete i kam ruajtur të gjitha transkripet e mandatit tim.Kurse diskutimet e mia  ,ndonjë ditë do botoj ashtu siç  ruhen në transkripet.Për të  dëshmuar  koha se si unë e kam trajtur problemin e komunës sime dhe të ardhmen  e Kosovës . Konsideroj se zëri i qytetarit të komunës sime me mua është dëgjuar në Kuvendin e Kosovës,për ata që kanë patur vesh të dëgjojnë.Jam munduar atë që e kam thënë në Kuvendin e Kosovës,në cilësinë e deputetit  t`i qëndrojë kohëve.

Dhe përjetësisht mbetem pas atyre që kam thënë. 

 

Kur keni filluar të merreni me poezi dhe çka ju shtyri ?

 

Çështja e shkrimeve letrare është  komplekse.Unë kam filluar të merrem qysh herët,por për të botuar kam botuar shumë vonë.Por nuk pendohem  pse kaq vonë i kam botuar veprat e mia. Në vitet e  80-ta përmbajta e pozive të mia nuk kishte vend për botim dhe kështu ato pak krijime i shkruaja i leja në sirtarët e bibliotekës sime.Kështu fillova t`i publikoja punimte e mia në vitet e 90-ta. Por, me libër nuk dola edhe në këto vite, unë isha punëtor arsimor dhe kisha shumë angazhime  një jetën politike në kuadër të strukturave   institucinale që  ne të gjithë e bënim në komunë e Kosovë.Dhe vërtet kemi punuar me përkushtim.

Aktivetetet  kulturore , i bënim nën  presionin e tytave serbe,ishte kënaqësi dhe krenari për ato vite dhe unë kam qenë shumë i angazhuar edhe në këtë fushë,në gjimnaz kemi botuar edhe revistën shkollore “Dituria”, kryeredaktor i të cilës isha.

Të merresh me krijimtari poetike do të thotë të jetosh në brendësi me preokupimet e popullit dhe fatin e atdheut. E këto vështirësi të popullit tim  u mundova t`i barti në krijimtarin time letrare.Edhe për një arsye, përjetimet e botës së brendshme dëshiroja që mos t`i lë të shlyhen. Te merresh me politikë dhe me krijimtari artistike është një kombinim i mirë ,por duhet kujdes dhe ndërgjegje. Unë jam munduar të ruajë të dyjat sa ia kam arritur tregon e ardhmja.Artin letrar e kisha në shpirtin tim kudo që shkoja, jetoja me të edhe kur lexoja edhe kur shkruaja.Ai më ndoqi mua, e unë bashkëjetoj me  atë. Kur shkruaj sikur lirohem nga një ankth,sikur lirohem nga një barrë e rëndë që më rëndon mendjen e supet e mia.

 

Sa libra keni botuar deri tani, dhe cilat janë ato ?

 

Deri tani kam botuar këto vepra:

 

1.Ndrydhja e pikës K (poezi, 2003),

2.Unazë qiellore (poezi, 2005) ,

3.Ligjërime përjetimesh (kritika

letrare,  2006),

4.Dhembja kujtesë (poezi, 2008).

5. Bekimii shekujve, -BINECUVANTAREA SECOLELOR.në rumanisht Bukuresht,2009

 

Në mars të vitit 2009 paraqitet me poezitë e tija si bashkautorë në Antalogjinë poetike në gjuhën rumune”Templul cuvantului”.”Tempulli i Fjalës” Punti de cuvite/ Urat e Fjalëve, ,një antologji e poezisë kontemporane rumuno-shqiptare. Jash, 2009.

 

Jeni njëri ndër punëtorët më aktiv në LDK-së, dega në Dardanë, mirëpo në zgjedhjet e fundit siç po shihet jeni harruar …, pse ?

 

N.Rexha:Unë si të gjithë shqiptarët me fillimin e kësaj lëvizjeje hymë në LDK,sepse ishte partia e parë legale shqiptare dhe atëherë nuk ishte me rendësi kush i printe asaj ishte me rendësi të jetë një nga intelektualët e shquar shqiptarë .Më kujtohret ,si sot kur më  10 janar 1990 me dy kolegë të gjimnazit shkuam  në lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës , aty ku Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte selinë e saj  në zyren e vogël,hymë ne tre dhe po aty ishin tre veta Dr.Ibrahim Rugova, Mehmet Kraja dhe Jusuf Buxhovi,kuptohet ne ishim të interesuar të bënim Degën e LDK-së për Kamenicë.Atë ditë Dr.Rugova na tha”Po

thirrni njerëz , të cilët ju mendoni se kanë vullnet të mire dhe bejeni degën siç po veprojnë disa qytete tjera të Kosovës”.dhe vërtetë ashtu bëmë,pikërisht më 20 janar 1990 u bë takimi i parë i Këshillit Inicue dhe kështu filloi punën Dega e LDK-së për komunën e Kamenicës.Pastaj e hapëm zyren e Degës në qytet  dhe  për një kohë shumë të shkurtër u regjistrua pjesa më e madhe e qytetarëve të komunës sonë.Pastaj,na mbyllën këtë zyre organet e Sigurimit dhe ato të Komunës.Pastaj në komunën tone më 2.2 1990 policia serbe e vrau kurbetçarin  në rrugë për Zvicër ,Islam Morinën(krejt i pafajshëm) nga fshati Topanicë. Ndodhi helmimi i nxënësve shqiptarë Vrasja e ushtarëve shqiptarë ,Florim Kosumi,Muhamet Biçku dhe Muharrem Robellit të Komunës sonë.Kështu ,LDK –ja ishte në funksion të kërkesave të qytetarëve.Ishim një numër inltektualësh ,kryesisht të gjimnazit që i prinim këtyre proceseve,kuptohet me shumë të tjerë.Filloi aksioni i Pajtimit të Gjaqeve e shume ngjarje në vijimësi.Organizuam dhe mbajtëm  Kuvendin të Parë Zgjedhor të Degës së LDK-së i cili u mbajt më 4 nëntor 1990  në Koretin.Jam i vetmi anëtarë i kryesisë së Degës pa ndërprerje në Kryesinë e Degës.

Kryesia e Parë e Degës e dalë nga këto zgjedhje bëri organizimin e punës dhe mund t`ju them se  ishim në funksion të kohës,pastaj i kemi bërë të gjitha organizimet në nivelin komunal;kemi  qenë hallkë e rendësishme në ngjarjet e vitit 1990, si me  nxënësit  e helmuar shqiptarë , të cilët i kemi dërguar për shërim në Zvëcër ,falë ndihmës së kurbetçarve tanë.Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990,  Shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës së 7 shatorit 1990,në këtë kuvend kishim njeriun që e kishim deleguar  ne  prof.z.Nazif Matoshin.Pastaj ,kemi organizua Referendumin e vitit 1991, Zgjedhjet e vitit 1992, e kështu me radhë.Unë për 10 vite e kam udhëhequr Komisionin për Informim të Degës ,apo më mirë të them së bashku me veprimtarët tjerë në terren kemi informuar qendrën për çdo  ngjarje që ka ndodhur brenda ditës. Dhe pa informimin e LDK-së  nuk mund të mendohej  informimi për komunën e Kamenicës dhe ky organizim  i rendësishëm  krijoi bashkëpunim më të të gjithë ata që merreshin me këtë punë,si me gazetarin e Rindjes(Bujkut) z.Daut Maliqin,KMDLNJ- etj.

 

Po çka nuk kemi punuar në ato  vite të robërisë,në të mirën e lirisë së Kosovës.Ishim në ballë të detyrave që kërkonte koha,Ishim në organizim  të ruajtjes së popullatës gjatë luftës dhe i bashkëjetuam  78 ditët e tmerrit këtu në tokën  tonë ,mbanim lidhje të drejtpërdrejta me UÇK-në Zonën Operative të Karadkut dhe i furnizonim deri më 15 qershor 1999. Dhe tash  jemi këtu ku jemi.Pavarësia erdhi ashtu si e merituam .Unë i kuptojë njerëzit,se më shumë vlenë karriera për funksione se dinjiteti i të kaluarës dhe të ardhmes.Prandaj,në këto zgjedhje arritëm të fitojmë si Dega e vetme e LDK-së në Kosovës ,pasi kishim humbur pushtetin komunal dy  vite më parë .Dhe tani kanë ardhur njerëz me ambicie të tjera dhe ata nuk e njohin të kaluarën  e qytetarit tonë.Besa edhe kolgët frikësohen nga konkurrenca dhe kanë gjetur bashkëmendimtarë për të më menjajuar nga funksionet që mund të vinin pas këtyre zgjedhjeve.Por ,unë përkundrazi ,vazhdoj të punoj për të mirën e qytetarëve të komunës dhe të vendit timë.Jam i lumtur që korrupsionit i kam thënë jo me kohë dhe më ka ruajtur zoti që mos të fëlliqem në këtë sëmundje të pa shërueshme ,për këtë pikë shumë fatkeqe , e cila është bërë dukuri e shëmtuar në Kosovë.Konsideroj se njeriu kudo që punon mund të kontribuoj për vendin e tij. Unë bëjë përpjekje të vazhdueshme në lexim dhe leximin e kam ilaç,për momnete të pa dëshiruara.Kur e kam lexuar vëllimin poetik{Kohë e krisur- 1991) të poetit Xhevahir Spahiu  dhe këtij vëllimi i paraprinë poezia (Borxhet  e mia) disi jam mishëruar me vargjet e kësaj poezie  të cilat më mbajnë gjallë edhe sot.Dhe i them që është mirë ta lexojnë të gjithë shqiptarët se ia vlenë për ta ditur mesazhin e saj. Por fatkeqësisht shumica e njerëzve të politikës së Kosovë  nuk  lexojnë, për të mos thënë (se ata i lexojne vetëm ato shkrime ne gazeta ku shkruhet për ta)që disa edhe tallen me  artin  e të gjitha kohëve. Mosleximi  është mjerimi ynë  kombëtar.Prandaj edhe pas 17 shkurtit 2008 ,edhe me tej kemi ,korrupsionin,papunësinë dhe shumë të këqija të tjera në vendin tonë.Sot ,Kosova ka nevojë për dije e ndërgjegje.Mjerisht kjo është në mungesë. Shumë pushtetarë ,sot në vendin tonë bejnë pazarllëqe  të ndyta edhe me ndërkombëtar vetëm për interesa të korruupsionit  dhe për karrier të mjerimit politk.Megjithatë unë i besoj vetes dhe të ardhmes ,për të cilin kemi punuar dhe nuk shkëputem nga idealizmi që kam për vendin tim.Dua të qëndroj deri në fund me këtë frymëmarrje që kam.Me qëllim që një ditë eshtrat e mi të pushojnë të qetë në vendlindjen time. Klanet poltike të lënë anash, nëse nuk je pjesë e pafytyrsisë të tyre dhe nëse nuk i ke vetitë e servilit dhe duhet  jesh  mediokër patjetër.

 

Ju kryeni detyrën e profesorit të gjuhës shqipe, merreni me poezi, letërsi, kritikë letrare, cilën nga këto detyra do ta kishit kryer me dëshirë e vullnet?

 

Detyra e profesorit ishte ëndrra ime e jetës.Këtë e kam realizuar dhe mburrem me punën që kam bërë apo më mirë flasin ata nxënës me të cilët kam punuar në ditët më të vështira të kombit tonë.Nxënësit e mi sot janë doktorë shkencash të ndryshme ,dhe takimet që na rastisin apo kemi ruajtur miqësinë me ata janë pjesë e punës që begaton të kaluarën dhe ndihmon të ardhmen  e vendit tonë.Unë kam bërë  edhe punën e profesorit  si dhe jam marrë edhe me aktivitete të lira.Në vitet e 80-ta jam marrë me dramaturgji ,në vitet e 90-ta me organizimin e jetës kulturore në tërë komunën dhe pas luftës iu riktheva shkrimeve  të mia që i kisha të botuara dhe të pa botuara.Iu përkushtova poezisë dhe ktitikës letarare. Çështja e artit letrar është punë personale dhe këtë e bëjë me vullnetin tim.Me të vetmin qëllim që në një mënyrë apo tjetrë t`i shërbejmë brezave që vijnë.Sepse të jesh profesor dhe krijues arti në vitet e 80-ta dhe të 90-ta nuk ishte punë e  vogël, sidomos në provicë. Dikur e bëja punën e profesorit me vullnetin më të madh,kurse sot iu kam përkushtuar artit letrar dhe konsideroj se nuk dotë ndalem deri në frymëmarrjen e fundit.Duke shkruar po lirohem nga një barë e rëndë që bartë vazhdimisht mbi supet e mia,sepse të merresh me punë arti do të thotë të komunikosh me ndërgjegjjet e kohës.Unë mundohem të jem në këtë funksion të ndërgjegjes.Sa do t`ia arrijë kjo do të dihet vetëm pas vdekjes sime.

 

Jeni shumë aktivë ne shtypin tonë ditor, javor.., si arrini ti kryeni të gjitha këto detyra?

 

Po preokupimi me zhvillimet e shpejta në kulturën tonë kërkon dinamikë dhe njohje të rrethanave të kohës në shumë fusha të jetës ,kurse letërsia është ajo që i paraprinë proceseve më objektivisht se sa vetë politika. Pastaj, rrjedhat e reja demokratike bashkë me zhvillimet e rëndësishme teknologjike po e mundësojnë komunikimin më mirë në tërë hapësirën tonë etnike.Kjo është e mira e kësaj kohe.Dhe kështu jam i pranishëm në shtypin tonë në mënyrë modeste. Kam të publikuara disa punime me vështrime kritike dhe poezi në shtypin e përditshëm,si në: Kosovë,Maqedoni,Shqiperi,Zvicër dhe në revistën“Perpsektiva” –Bujanoc dhe “Dituria” në Suedi. Në kuadër të Klubit Letrar të Dardanës botojmë revisten Kulturore-letrare”Nositi”,kryeradktor i së cilës jam.

 

Momentalishtë çka jeni duke përgatitur për lexuesit tuaj ?

 

Bëjëpërpjekje të vazhdueshme ta shfrytësojë  bibliotekën time që kam sa më shumë dhe kështu të harmonizoj leximin dhe shkrimin ,sepse ata ushqejnë njëri tjetrin.

Pastaj përditshmëria jonë vlon nga ngjarje  shumë interesante dhe ato në të shumtën e rasteve i përpunoj në labortorin tim në orët e vonshme të natës.Kështu krijohen vargjet, poezitë dhe në fund fokusoj veprën.Por deri sot nuk i kam botuar shkrimet e mia menjehrë ato i kam lënë të pushojnë dhe dëshiroj të vërtetoj vetë se sa i qëndrojnë kohës.Ka edhe e shkrime poetike që i botoj menjëherë ,por shumicën e tyre i lë të pushojnë.Kurse kritikën

letrare  e lexoj  nëpër aktivitete letrare dhe i botoj brenda kohës sa më të shkurtër.

Brenda këtij viti do të botohen dy vepra ,njëra me poezi dhe tjetra me vështrime kritike.Që të dyjat janë të finalizuara,vetëm presin të hyjnë në shtypshkronjë.Kam edhe shkrime të tjera në dorëshkrim,por i lë për të ardhmen.

 

Sa po mund ti realizoni planprogramet e reja shkollore në procesin edukativo arsimor ?

 

Planprogramet  e reja shkollore për mua nuk paraqesin ndonje vështirësi, sepse ato janë bërë pjesë e punës në jetën time.Unë për vete modelet e reja mësimore i kombinoj dhe  bëjë hulumtime të vazhdueshme për arritjen e rezultaeve sa më të mira.Një gjë duhet të dihet,suksesin duhet kërkuar në suaza të asaj që disponon,nuk mund të kërkosh suksese  të avansuara,nëse te mungojnë mjetet elementare.Gjuha shqipe, kërkon literatur  biblioteke për nxënës, kjo i mungon sot shkollave në komunën e Dardanës. Biblioteka ekzistuese në qytet është shumë e varfër me libra të rinj.Në Kosovë bibliotekat janë në gjendjen më të keqe ,ato nuk furnizohen me literatur të re.E shihe tash ne dëshirojmë të bëjmë shoqërinë tonë më të avansuar e me dije të re ,kurse shkollarit tonë,kur ai formohet më shumë i mungon literature e  re. Dikush thotë po të gjitha sot i kemi në internet. Mirëpo, interneti nuk mund ta zëvendësojë librin.Libri është i pazëvendësueshem. Institucinet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për dijen,sepse ajo në në mënyrë a tjetër është në devalvim  e sipër .E kam fjalën,si kolektivitet ,se si individ askush nuk mund të ndalë nëse ke vullnet të marrësh dije.

 

 Në fundë çka dëshironi të ju pyesja e që unë, nuk ju kam pyetur ?

 

Ti shërbejmë të sotmes me dinjitet për të arritur aty ku e meriton kultura dhe e kaluara e vuajtjeve të këtij populli.Kjo mund të arrihet nëse e ruajmë  në kujtesë të djeshmen,nuk e keqpërdorim të sotmen,që mjerisht jemi duke e keqpërdorur me shumicë,sepse kanë depërtuar antivlera në çdo sferë të shoqërisë sonë.E për t`i shërbyer të

ardhmes  duhet,dije vullnet e drejtësi.Secili punën e vetë ,por ama sa më profesionale dhe jo me mediokër askund. Sepse, mediokërit janë shfaqur kudo në hapësirat shqiptare,sidomos në politk;.Kjo duhet të ndalet.Unë jamë optimistë,përkundër këtyre dobësive që po na ndjekin.E ardhmja është në brezat që vijnë. Duke kultivuar vlerën do të korrim vlerën. E ne jemi popull që kemi pësuar shumë e do të ishte mirë nga pësimet të marrim mësime.

 

 z. Nexhat Rexha, ju dëshiroj shëndet të mirë dhe jetë të gjatë sa malet ty dhe familjes suaj.                                    

 

Punuar me 15.04.2010                               

Wengarten-Gjermani



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora