E marte, 23.04.2024, 05:38 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Firma turke “shfaros” 520 kg flori dhe 4 tone argjend te pasurise kombetare

E premte, 09.11.2007, 08:03 PM


Te dhenat e siguruara faktojne se deri sot jane shfrytezuar nga firma “BER-ONER” rreth 200 mije tone lende polimetalore ne Munelle, ndersa 75 per qind e saj nuk riperpunohet, ne kundershtim me kontraten

Nga Habjon Hasani

Eshte studimi qe vete firma “BER-ONER” ka financuar te laboratori bullgar “GEOMAC” ai qe u mundeson eksperteve te kontaktuar nga “Albania” per te siguruar jo vetem sasine e floririt dhe argjendit te shperdoruar nga firma turke, por edhe per te perllogaritur nje vlere te perafert per kostone valutore te kesaj humbjeje qe kryhet ne kurriz te shtetit shqiptar. “Albania”, pasi u ka ofruar inxhiniereve dhe eksperteve te dhenat gjenerale (sasine e germuar deri tani ne masivin polimetalor dhe perqindjet pasurore te lendes marre nga studimi bullgar) ka marre prej tyre nje rezultat shume te perafert lidhur me sasine dhe vlerat e humbura te metaleve si pasoje e mosshfrytezimit ligjor nga ana e firmes “BER-ONER”. Nga 700 mije tone trup polimetalor qe ndodhet ne Munelle, firma deri tani ka arritur te shfrytezoje deri ne afro 200 mije tone. Kjo do te jete dhe njesia baze e matjes se demit te shkaktuar. Por shfrytezimi i kesaj pjese eshte ne kundershtim me kontraten pasi 75 per qind e mbetjeve nuk rafinohen nga firma per te siguruar metalet e shtrenjta. Duke qene se firma ka marre persiper te rafinoje mbetjet ne Uzinen e Rubikut (tek e cila duhet te investonete medoemos teknologji te re), atehere nga ky riperpunim do te siguroheshin sasi te tjera floriri, argjendi dhe bakri. Masen dhe perqindjen e gjendjes se ketyre elementeve ne mbetje e ofron shkencerisht raporti bullgar.

Perllogaritja

Duke qene se ekzistojne te gjitha te dhenat e nevojshme per te bere perllogaritjen e mases se metaleve te çmuara qe jane shperdoruar dhe jane “flakur” nga ana e firmes turke, eksperteve nuk u eshte dashur shume per te bere llogarite pasi te dhenat disponoheshin te plota dhe perllogaritja do te ishte vetem nje proces aspak i komplikuar matematikor. Kesisoj eshte llogaritur se ne kushtet kur nga 200 mije tone trup polimetalor 75 perqind ka kaluar si mbetje (e cila me pas nuk eshte rafinuar ne Rubik) ka nje humbje prej rreth 520 kilogramesh flori, 3850 kilogramesh argjend, 3 mije tone metal bakri ekuivalent me 15 mije tone koncentrat bakri si edhe 3800 tone zink, i cili eshte ekuivalent me 8500 tone koncentrat zinku. Pa hyre ne perllogaritjet e vleres se floririt apo argjendit, mjaftone vetem fakti se ne bursat nderkombetare çmimi i bakrit eshte trefishuar ne dy vitet e fundit per te kuptuar se firma turke po kryen nje krim te paster ekonomik mbi pasurine nentokesore te shtetit tonee.

Humbja

Duke qene se firma “BER-ONER” shfrytezon vetem 25 per qind (sepse vetem kete sasi mund ta eksportoje si lende bruto pa patur nevoje ta rafinoje) te masivit, atehere nisur nga kushtet e saj te percaktuara ne kontrate rezultone se kjo firme korr nje fitim maksimal per kete sasi. Kjo pasi firma eshte e zhveshur nga te gjitha detyrimet me natyre tatimore dhe ligjet fiskale, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se kjo firme ne menyre te kundraligjshme i eshte shmangur dhe detyrimeve (qe i ka kerkuar ajo vete) per te investuar ne 9 objekte te tjera sikurse parashikohet ne marreveshjen koncesionare. Gjithsesi, specialistet kane perllogaritur me perafersi se duke zbritur nga fitimi mbi lenden qe eksportone firma kostone e 120 te punesuarve dhe investimin e deklaruar prej 8 milione dollaresh nga firma i bie qe fitimi i saj neto te jete te 17 milione euro. Por ky eshte fitimi i korrur neto nga firma, pasi si pasoje e vjeljes se fitimit me kete skeme, paralelisht firma ka shperdoruar rreth 75 per qind te mbetjeve, vlera e te cilave shkon deri tani te 40 milione euro. Te gjitha te flakura ne rruge, te gjitha te llogaritura si pasuri kombetare.

Zbatimi i marreveshjes, garanti i sigurise se rezervave

Ne thelb, marreveshja koncesionare me firmen “BER-ONER” parashikonte dhenien e dhjete objekteve me koncesion kesaj firme per nje periudhe 30-vjeçare. Mes objekteve llogaritet dhe rezerva polimetalore e Munelles ku studimi (qe disponohet i plote) i firmes kanadeze “NEBEX” ka faktuar se behet fjale per nje trup shume te pasur me baker, flori, argjend dhe zink. Firmes turke “BER-ONER” i eshte lene dore e lire (nepermjet koncesionit te firmes BOT) qe te shfrytezoje pa asnje detyrim kete miniere, por me kushtin themelor qe te kryente investime dhe ne 9 objektet e tjera. Si rregull, pas 30 vjetesh, ne baze te koncesionit te firmes “BOT”, shteti shqiptar do te trashegonte te gjitha investimet e kryera dhe te gjithe linjen e ringritur prodhuese ne objektet e menaxhuara nga kjo firme. Por ja qe realiteti flet ndryshe, pasi kjo firme eshte perqendruar vetem ne Minieren e Munelles dhe ka lene thuajse te paprekura 9 objektet e tjera, duke i krijuar vetes nje mundesi fitimi maksimale dhe duke rritur ne menyre galopante riskun e shtetit shqiptar. Ajo çka eshte me interesante lidhet dhe me vete shfrytezimin e Minieres se Munelles, pasi rezultone se edhe aty firma turke po vepron jashte parametrave te projektit qe ajo ka paraqitur kur pretendoi te siguronte marreveshjen koncesionare.

Ministria e Ekonomise nuk pipetin perballe skandalit

Ndonese eshte pergjegjese per lidhjen e kontrates koncesionare me firmen turke “BEL-ONER”, Ministria e Ekonomise nuk ka patur kurrfare reagimi lidhur me denoncimin e bere nga gazeta “Albania”. Zyra e shtypit nuk ka patur dje asnje lloj interesimi apo kontakti prane gazetes per te sqaruar pozicionion e institucionit sikurse do te ndodhte ne rastet me normale te funksionimit te nje institucioni publik. Ndersa gazeta “Albania” eshte duke denoncuar publikisht nje krim te rende ekonomik qe po i behet rezervave natyrore te floririt, argjendit dhe bakrit, ne menyre te çuditshme ministria nuk reagon! Ne fakt, si rregull, kjo ministri edhe ne rast se nuk ka gje per te shtuar ne ato qe jane shkruar ne “Albania”, minimalisht duhet te beje te sajen duke u treguar e gatshme te sinjalizoje per “mobilizimin” dhe transparencen nga ana e saj. Gjithsesi, gazeta “Albania” ne vazhdimesi do te botoje dhe disa shkresa zyrtare te korrespondences brenda kesaj ministrie me ane te te cilave do te faktohet se instancat me te larta ministrore jane vene ne dijeni te skandalit dhe te gjitha shkresat jane lene te pluhurosen ne arkivat e nendheshme te saj.

Objektet e marra me koncesion nga ”BER-ONER”

1. Miniera e Bakrit, Munelle
2. Miniera e Bakrit, Lak-Rosh
3. Miniera e Bakrit, Karme
4. Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Fushe-Arrez
5. Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Mjede
6. Uzina e Bakrit, Rubik (Metalurgjia dhe Fabrika e rafinimit)
7. Impianti i Fraksionimit te Skorjeve te Bakrit, Shengjin
8. Miniera e Kromit, Vlahen
9. Miniera e Kromit, Perollaj
10. Fabrika e Pasurimit te Bakrit, Golaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora