E premte, 19.04.2024, 08:20 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Studimet shkencore tërësisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare

E premte, 16.04.2010, 09:59 PM


STUDIMET SHKENCORE TËRSISHT I JANË DEDIKUAR RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Prof.Dr. Ismet DËRMAKU pos hulumtimeve shkencore që bëri në Kosovë, ai bëri hulumtime edhe në botën e jashtme,ne të gjithë arkivat e qendrave të , mëdha    si: Vjenë, bonn, Paris, Stamboll, Londër,Romë,(Vatikan e Ministrinë e Jashtme Italiane) Venedik, Moskë, Leningradë, Odesë, Kijevë, Lavov: në arkivat e Rumanisë të Bullgarisë, të Shqipërisë, e të Hungarisë. Ai tërë jetën ia kushtoi studimeve shkencore dhe çështjes kombëtare shqiptare.

 

Prof.Dr. Ismet Dërmaku 82-vjet jetë dhe mbi 60 vjet aktivitet i frytshëm në sferën e arsimit, të kulturës dhe të shkencave historike.Kontributi i veçantë për Rilindjen Shqiptare i Prof.Dr. Ismet Dërmakut, është shumë i madhë. Ky bënë pjesë në veteranët e rrallë të Kosovës që një jetë po e kalon me suksesë të njejtë në arsim, në kulturë e shkencat historike, duke e pasuruar Rilindjen KOmbëtare, kushtimisht, të vonuar për arsye specifike, në Kosovë. Pra, siq është shprehur Leka i Madhë “ME VULLNET PUSHTOHET E SUNDOHET BOTA“. Prandaj prof. dr. Ismet Dërmaku, falë vullnetit, entuziazmit, dëshirës, guximit, talentit, atdhedashurisë, e shumë të tjera që nuk i munguan i mundësuan që tç arrij në piedestalin më të lartë . Prof.Dr. Ismet Dërmaku lindi në gusht të vitit 1932 në fshatin Shipashnicë të Epërme, komuna e Dardanës(ish.Kamenicës). Shkollimin e parë (apo siq quhej në ato vite) ciklin e ultë e kreu në mejtepin  dmth,( shkollë për edukim fetarë) në Shiapshnicë të epërme prej 6-9 vjeç (  1933-1936 ), ku mori mësimet e para fetare dhe mbaroi dy hatmet, sipas parimeve të mejtepeve. Gjatë viteve 1936-40 mbaroi e sukses të shkëlqyer shkollën fillore në fshatin serb Kolloleq (të Dardanës) në gjuhën serbe. Edhe pse familja e tij jetonte ne kushte të vështira ai falë dashurisë së madhe që kishte ndaj shkollës kurrë nuk u nda nga ajo. Në vitin 1948 falë punës sistematike dhe talentit që posedonte diplomoi me afatë të rregullt në shkollën Normale të Gjakovës. Studimet e para i mbaroi pranë Shkollen e Lartë Pedagogjike (1952) në Beograd, ndersa fakultetin filozofik, grupi i lëndëve historike në Shkup, me 1959. Prof.dr. Ismet Dërmaku, ishte i pa ndashëm nga libri prandaj falë punës dhe përkushtimit të madhë që kishte ndaj shkollës arriti të jetë njëri ndër intelektualët e denjë të këtij shekulli.Në vitin 1979,doktoroi në Fakultetin Filozofik të Univerzitetit të Prishtinës, me temën“Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe kolonit shqiptare të mërgimit në Rumani dhe Bullgari“. Si mësues i parë punoi në shkollën fillore shqipe në fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit (janar-mars 1945) pastaj në fshatin Hogosht, Koretin (Dardanë)1947-49, inspektor i shkollave në gjuhën shqipe ne këtë rrethë.Me 1949-50- arsimtarë i historisë dhe gjeografisë dhe si drejtor i pro gjimnazit në Muçiverc i vetmi në rrethin e Dardanës 1952-53, ku edhe organizoi provimet e brezit të parë të semimaturantëve.Pastaj punoi si profesor në gjimnazin e Mitrovicës nga shtatori i vitit 1953 deri  në maj të vitit 1960. Ne këtë gjimnaz Ismeti, për herë të parë i mbajti provimet e brezit të parë të maturantëve, dhe ishte anëtar i komisionit dhe pyetës i lëndës së Historisë.

 

Që nga 1 maji i vitit 1960-63 ushtroi detyrën e këshilltarit të pavarur pranë Sekretariatit Krahinor për Arsim e shkencë të KOsovës. Prej 1-korrikut të vitit 1963 deri me 1 gusht 1977, Ismet Dërmaku isshte drejtor i Arkivit të Kosovës në Prishtinë.Që nga kjo kohëe deri në pensionimin e tij punoi si profesor ordinar në Katedrën e Historisë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, për lëndën Metodika e Historisë dhe HIstoria e përgjithshme.Kontributi i prof. dr. Ismet Dërmakut, ishte shumë i madhë, me iniciativën e tij hapi shkollën e parë shqipe në fshatin MUHOC në vitin 1945. Pastaj si mësues në shkollën fillore të fshatit Koretin (viti 1948-49) për organizimin e punës në shkollë . Kontribut të jashëzakonshëm dha edhe në zhdukjen e analfabetizmit duke organizuar provime private dhe kurse të mbrëmjes për të cilën punë ka marrë shumë shpërbime, mirënjohje, lavdata,. GJatë vitit 1949 -50, në kohën kur ishte inspektor i shkollës shqipe në rrethin e Dardanës, me iniciativën e tij u hapën edhe 7 shkolla shqipe në Dardanë. Prof. Dr. Ismet Dërmaku ishte iniciator dhe bartës kryesor për hapjen e progjimnazit   të parë në Hogosht, i vetmi në gjuhën shqipe në komunën e Dardanës. Pastaj organizimin dhe strehimin e nxënësve në konviktë ne këtë fshatë gjatë vitit shkollor 1949-50, për nxënësit që vinin nga komunat tjera (Medvegjë e Bujanoc) . Një kontribut të madh e ka dhënë edhe në zhvilimin dhe përparimin e procesit edukativo arsimor  dhe aftësimin e kuadrove të reja . Në gjimnazin e Muçivercit u transferua nga Hogoshti, për arsye të kushteve më të mira të vendosjes. Ai gjatë këtyre viteve arriti ti përfshij një numër të madh të nxënësve në shkollë, të cuilët vite më parë e kishin ndërprerë shkolimin për shkak të kushteve të vështira. Çdo vitë nga kuvendi komunal sektori i arsimit është vlersuar me nota shembullore, për aktivitete të lira, në mësime, dhe format tjera jashtë orarit mësimor.Ai gjatë punës me nxënës përdori metodat më bashkohore dhe më produktive në mësim, pasurimin e shkollës me mjete mësimore konkrete, aktivitete të lira etj. Ka marrë iniciativa për përgatitjen e planprogrameve të reja, të përmirësuara dukshëm nga programet e mbushura me histori sllave. Për herë të parë, nga viti 1961 historia e popullit shqiptar është lejuar zyrtarisht dhe është ka hyrë si e obligueshme si lëndet tjera në shkollat e Kosovës. Për herë të parë është institucionalizuar me rregullore forma dhe mënyra e konkursit për tekstet shkollore, duke mënjanuar monopolin e një grupi të vogël autorësh. Prof.Dr. ismet Dërmaku me shokë do ta nxjerrin nga errësira dhe pluhuri   i depove dhe të vendosur do ta botojnë  më 1961, që kjo ishte edhe një ndihmë e madhe për arsimtarët e historisë, e me theksë të veqantë për  historinë kombëtare. Në vitin 1961 Prof.Dr. Ismet Dërmaku duke e kuptar rolin dhe rëndësin që ka Enti i Teksteve, themeloi Entin Krahinor për tekste shkollore në Kosovë dhe sipas detyrës përpilues i Elaboratit për dobinë shoqërore ekonomike paraqitur Kuvendit Krahinor për aprovim. Prof.Dr. Ismet Dërmakut vullneti, entuziazmi, dëshira, guximi  kurrë nuk i munguan, dhe kjo ishte kusht për suksese. Krah i djathtë i prof.dr. Ismet Dërmakut ishin Pajazit Nushi dhe Akademik Jashar Rexhepagiqi të cilët themeluan Muzeun Pedagogjik në Prishtinë. Inisiator ishte Maestro Simon B. Shirokën për themelimin e Muzeut“Filigranët  e Kosovës“  dhe shumë e shumë inisiativa tjera në sferën arsimore,kulturore të Kosovës. Që nga marrja e detyrës së drejtorit të Arkiv, prof.dr. Ismet Dërmaku i vizitoi të gjitha qendrat anembanë Kosovës dhe u njoh me gjendjen katastrofike të shërbimit arkivor.  Kjo nuk e linte të qetë prof.dr. Ismet Dërmakun. Prandaj me 1- prill të vitit  1974 filloi ndertimi i ri i Arhivit të KOsovës dhe do të përurohet me 1977, e paisur me të gjithë laboratorët më bashkëkohor të kohës dhe me të gjithë regallët e depove etj.Mbrenda vitit 1963, prof.dr. Ismet Dërmaku arriti sukses të shkëlqyer në krijimin e rrjetit arkivor në Kosovë,duke themeluar 5 arkiva historikë rajonalë dhe tret ë tjerët specislë. Kusht tjetër poashtu me rëndësi të veçantë kuadri profesional arkivor.Në fillim një numër i specialistëve të shërbimit arkivor u specializua në Sofje, Budapest,Moskë, Tiranë, etj. Numri i të punësuarëve nga 6- të në vitin 1963 arriti në 120 dhe prej tyre vetëm në Arkivin e Kosovës  , në vitin 1977 ishin 36-punonjës. Përbërja nacionale ishte mbi 80 % shqiptar dhe 20 % të tjerë. Arkivi Shtetëror i Kosovës që nga viti 1963 , me iniciativën e prof.dr. Ismet Dërmakut-drejtor filloi ti zbatonte shumë forma e aktivitete të tjera  kulturore, prej të cilave duhet dalluar organizimi i vizitave arkivore,reprezentative, nëpërmjet dokumenteve arkivore, si ajo e “Alfabeti i Gjuhës Shqipe në dokumentet arkivore“ me 1968. Veprimtaria hulumtuese shkencore e botuese e Arkivit (1963-1977). Kjo formë e shërbimit kishte për qëllim kompletimin e fondeve e të koleksioneve arkivore  për të kaluarën historike të popullit shqiptar dhe për t’ua vënë ato në dispozicion instituteve  shkencore të Kosovës në punën e tyre.

 

             Prof.Dr. Ismet Dërmaku pos hulumtimeve shkencore që bëri në Kosovë, ai bëri hulumtime shkencore edhe në botën e jashtme, në të gjithë arkivat e qendrave të mëdha, si: Vjenë, Bonn, Paris, Stamboll, Londër, Romë, (Vatikanë e Ministria e Jashtme Italiane ),Venedik,Moskë, Leningradë, Odesë, Kijevë, Lavov-në arkivat e Rumanisë e Bullgarisë  të Shqipërisë, e Hungarisë. Në gusht të vitit 1963, në pleqësin e arkivit prof.dr. Ismet Dërmaku, propozoi botimin e një reviste si organ i shërbimit arkivor në formë buletini.Këtë propozim s’pari e përlrahu Prof. Ali Hadri , anëtar i pleqësisë. Në vitin 1966 doli numri i parë“Buletini i Arkivit Shtetëror të Kosovës“. Nga viti  1971, nr 2-3, kjo revistë u emërtua “ Vjetari i Arkivit“. Nën drejtimin e Prof.Dr. Ismet Dërmakut, si kryeredaktor, deri me 1968 u botuan 20 numra të „Vjetarit“. Që nga viti 1977, pra që nga pensionimi në vitin 1991, ky pos botimit të mbi 50 punimeve shkencore e profesionale të botuara në revista të ndryshme të vendit dhe jashtë ; botoi edhe 4 – libra “ Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe kolonit shqiptare të mërgimit në Rumani e Bullgari“, tezë e doktoratës, në vitin 1983 dhe ribotuar me 1986;që vlerësohet nji ndër veprat më të suksesshme të Kosovës. Pas pensionimit botoi edhe tri libra .“ Gjon Serreçi dhe NDSH-ja (Dokumente Arkivore),“Kuvendi i Lidhjes së Pejës Besa-Besë me 1899“,Prishtinë 1997, dhe Nikolla Naço-Korça81843-1913). Apostull i SHqiptarizmit“: Siq shihet studimet e tij shkencore tërsisht i janë dedikuar Rilindjes Kombëtare Shqiptare, periudhë kjo më e rëndësishme e Historisë Kombëtare. Duhet cekur se 4-librat e tij janë vlerësuar pozitivisht nga lexuesit dhe nga studjuesit e shkencave historike, e veqmas kjo e fundit (Nikolla Naqo- Korça), për të cilën janë organizuar shumë promovime në Prishtinë, Bukuresht dhe Tiranë( në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë), me ç‘rast janë dhanë vlerësime nga akademikët e historianët që kanë referuarpër këtë vepër. Prof.Dr. Ismet Dërmaku deri më tani ka marrë pjesë në disa kongrese ndërkombëtare e konferenca shkencore. Në dhjetëvjetëshin e fundit , karirën e tij e ka mbaruar në Katedrën e Historisë të Univerzitetit të Prishtinës si profesor ordinarpër lëndët Metodikëe HIstorisë dhe Historia e përgjithshme e re (1492-1789): Me përvojen e tij hulumtuese e shkencore që ka Prof.Dr. Ismet Dërmakushumë shpeshë e vizitojnë dhe ju jep ndihma shkenctarëve të rinj, veqmas për zgjedhjen e temave dhe burimeve shkencore .

 

P.S.Pjesa më e madhe e materialit është marrë nga gazeta „SHKËNDIJA“, nëntor 2002, përgatitur nga Mr. Sokol CENA. Nji pjesë të materialit autori e ka marrë nga bashkëfshatarët e Prof.DR. Ismet Dërmakut, dhe nga nxënësit e tij: Fehmi Morina-mësues, Ramadan F. Dërmaku-mësues.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora