Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keze (Kozeta) Zylo: Diktatoret njohin vetem nje rruge: Rrugen e dhunes

| E enjte, 08.11.2007, 03:00 PM |


Keze (Kozeta) Zylo
Nga Keze (Kozeta) Zylo

Ne Pakistan ka disa dite qe eshte vendosur gjendja e jashtezakonshme e deklaruar prej Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Pakistanit dhe njekohesisht President I ketij shteti, me nje popullsi me nje perqindje te larte te besimit mysliman.
Te gjitha lajmet, si CNN…etj, gazetat New York Times…etj, pothuajse e japin si lajm kryesor per kete gjendje tejet te rende qe ndodhet ne Pakistan.
Trupat ushtarake dhe policia rrethuan gjykaten e larte per te ndaluar funksionimin e plote te Kushtetutes, me pretekstin se eshte rritur shume ekstremizmi mysliman, pra fondamentalistet.
Presidenti Musharaf deklaroi para kamerave se duke studjuar kete gjendje lufte mora nje vendim te dhimbshem dhe te veshtire per popullin, por qe desha ta mbroja ate nga terrorizmi.
Nderkohe nje prej udheheqesve te opozites, kryetari i gjykates se Larte Aitzaz Ahsan, ku e kishte kundershtuar me force mosfunksionimin e kushtetutes, pohoi se ka ardhur koha qe Z.Musharaf te shkoje jashte politikes.
Telefonat, Interneti, te gjitha mjetet e komunikimit nuk funksionojne me ne ate shtet tashme diktatorial.
Vendi eshte perfshire nga dhuna dhe gjaku i protestuesve lane rruget e Pakistanit.
Askush nuk po mundet te ndaloje kete makine dhune ushtarake, te udhehequr nga Komandanti dhe Presidenti i ketij vendi, Z.Musharaf.
Gjenerali diktator ka humbur dukshem reputacionin e tij ne vendin qe udheheq, po ashtu dhe ne bote.
Biznese te ndryshme, stok market, banka eshte e pamundur te funksionojne ne kete shtetrrethim te plote.
Mr. Musharaph lejoi ekstremistet te vinin nga Afganistani, kufiri dhe vende te ndryshme dhe po ju jepte nje vend kryesor ne administraten e tij.
Ai nuk i hapi rruge demokracise qe zgjedhjet elektorale ne Janar te beheshin ne rruge demokratike, por e pati me te lehte per te rimarr pushtetin vetem me gjuhen e dhunes dhe tyten e pushkes.

Opozita dhe Zonja Bhuto si nje nga udheheqeset e Partise me te madhe opozitare ne Pakistan

Gjenerali Musharaf dhe Presidenti i Pakistanit nuk mundi te perballej dot me lideren kryesore te Opozites, Znj.Benazir Bhuto, ish kryeministren grua te zgjedhur 2 here nga populli i vet, pra ai duke parandjere humbjen ne zgjedhjet e Janarit, pranoi duke shpallur gjendjen e jashtezakonshme, vetem me tyten e pushkes dhe gjuhen e dhunes.
Ajo erdhi muajin e kaluar legalisht nga azili politik pas tete vjetesh, nga Dubhai, per te marr pjese ne zgjedhjet elektorale qe do te zhvilloheshin ne Janar.
Ardhjen e saj Partia e Presidentit Musharaf e priti dhunshem dhe me derdhje gjaku ne rruge, duke u frikesuar se tepermi per t’u perballuar me partine e kesaj gruaje udheheqese, nje intelektuale me edukim ne shkollat me prestigjioze ne bote.
Ajo ka vendosur t’i rikthehet perseri politikes dhe pse ishte e akuzuar nga opozita per korrupsion gjate kohes qe ishte kryeministre.
Figura e saj si lidere kryesore e opozites, u perball me dhunen dhe maskat e zeza te policise ekstreme, qe rrihnin, vrisnin, hidhnin ne ere makina dhe se fundi arrestonin popullin e pafajshem.

A mundet zonja Bhutto te sjelli ndryshime per vendin e saj, dhe te ndaloje doren e diktatorit Z.Musharaf kunder demokracise?

Eshte fakt se nqs do t’i hedhim nje sy pjesemarrjes se grave ne periudha dhe kohe te ndryshme te sistemeve ne politiken e botes, do te veme re se pjesemarrja e saj ka qene teper e kufizuar, ne mos pa pjesemarrje fare, vecanerisht ne disa vende fondamentaliste.
Por une ne kete shkrim nuk kam per qellim te ndalem per figuren e gruas udheheqese ne bote, dua te ndalem ne figuren e zonjes Bhutto, nje grua intelektuale myslimane, me ide teper perparimtare, por qe po ndeshet me dhunen e fondamentalisteve dhe te diktatoreve qe shfaqen here pas here ne historine e njerezimit.
Sigurisht qe Zoti Musharaph e ndjeu qe eshte ne grahmat e fundit te qeverisjes se tij, ndaj dhe ne menyre arbitrare, duke vene ne funksionim makinen ushtarake dhe policore, do te mbaj pushtetin e tij, i frikesuar se tepermi nga liderja kryesore e opozites.
Zonja Bhutto ne kete situate qe eshte krijuar do te kete shume veshtiresi perpara per te udhehequr opoziten dhe per ta cuar drejt zgjedhjeve te lira.
Faktikisht ajo vjen nga nje karriere jo e paket politike, njihet si nje grua teper kurajoze, nje udheheqese e vendosur, e cila shpesh ka deklaruar se do te luftoje ne menyre demokratike per ta nxjerre vendin e vet ne kete kaos qe eshte zhytur.
Ajo ka avantazhe shume me te medha se lideret e tjere, pasi si nje udheheqese liberale me pikepamje moderne, ka mbeshtetjen e Shtepise se Bardhe dhe te administrates se Bushit.
Po keshtu dhe vendet e tjera Perendimore i kane dhene nje perkrahje te vendosur politikes se saj, dhe kane denuar forcen dhe diktaturen qe eshte vendosur tashme ne Pakistan.
Ajo shpesh ka kerkuar qe te bisedoje dhe te gjeje gjuhen e demokracise me Presidentin Musharaf, por megjithe perpjekjet e saj bisedimet midis tyre deri tani kane qene te pamundura.
Neqoftese ajo do te shfrytezoje me inteligjence situaten e krijuar, pra te bashkohet me te gjithe opoziten e Musharafit, dhe te ndalojne doren e tij ushtarake per ta cuar vendin drejt zgjedhjeve te lira ne Janar, ashtu sic u vendos ne Kushtetute, shansi i takon asaj, pasi ajo eshte udheheqesja kryesore e opozites qe po lufton me gjuhen e demokracise kunder Diktatures.
Autoriteti i saj eshte rritur se tepermi ne popullin e Pakistanit, pasi ata po e shohin me syte e tyre, luften dhe betejen qe ajo po udheheq kunder rruges se dhunes.

Edhe pse eshte keshilluar nga Perendimoret dhe Shtepia e Bardhe, Z.Musharaf vazhdon me rrugen e dhunes.

Presidenti Musharaf nuk i ka perfillur absolutisht keshillat e Shtepise se Bardhe edhe pse shume prej senatoreve e kane keshilluar qe menjehere vendi te shkoje ne gjendjen normale dhe te heqe dore nga makina ushtarake kunder popullit te vet.
Une personalisht do te ndalem ne nje nga senatoret qe e ka marr ne telefon Z.Musharaf, shefin e marredhenieve me jashte ne Shtepine e Bardhe, Z.Joseph R.Biden Jr.
Senatori demokrat qe eshte ne garen elektorale per President dhe njekohesisht miku i ngushte i shqiptareve, dhe qe ka ngritur kurdohere zerin me force ne Shtepine e Bardhe per Pavaresine e Kosoves, ka biseduar gjate me Z.Musharaf, i cili pohon se ai fliste me nje ze te qarte dhe me shume detaje per situaten.
Edhe pse Senatori Biden, e ka keshilluar se gjendja do te jete shume kritike midis marredhenieve tona, pra midis Amerikes dhe Pakistanit, ai menjehere i eshte shprehur se eshte gati te heqe uniformen dhe te qeverise Pakistanin.
Po keshtu biseda ne linje telefonike ka pasur dhe nga Presidenti Bush, ku eshte keshilluar qe Kushtetuta te jete ne funksionim, populli duhet te udhehiqet vetem me Kushtetuten e tij, por perseri Diktatori Musharaf vazhdon ta mbaj vendin nen kontrollin ushtarak.
Konkretisht sot u plagosen me qindra avokate, gjykates, ligjvenes, qe protestonin dhe kundershtonin ne menyre demokratike dhunen e gjeneralit Musharaf.
Nje nga gjykatesit kryesore qe nga arrest shtepie u tha kolegeve te tij se shkoni ne cdo cep te Pakistanit dhe i thoni popullit se eshte koha te sakrifikojme.
Po keshtu Presidenti Musharaf eshte keshilluar dhe nga sekretarja e shtetit Z.Condolesa Rajs, per te hequr forcen ushtarake dhe policore kunder popullit, por perseri vendi i tij eshte ne shtetrrethim te plote, pa i perfillur fare keshillat e Perendimit.
Duke ndjekur dhe pare nga afer lajmet, shpresoj qe Zonja Bhutto nqs do t’i hedh me kujdes hapat e saja politike dhe te kete vullnetin e mire per te bashkepunuar me te gjithe opoziten, mundesia per t’u vendosur ne krye te shtetit eshte shume e madhe.
Ajo ka kerkuar qe te udheheqe mijra protestues diten e Premte, por Mr.Musharaf e ka mohuar per t’ju dhene leje per te shkuar ne demonstrate.
Ajo eshte rreshtuar perkrah forcave perparimtare ne bote per te luftuar terrorizmin qe sot per sot eshte nje murtaje per njerezimin.
Ne fakt duke pare keto lajme, mendja me shkonte tek shtetrrethimi yne ne Memedheun tone, tek gjendja e jashtezakonshme qe i pame dhe i perjetuam vete me syte tane.
Prandaj duke pare keto lajme, mendja me kthehej ne retrospektive, ne kohen kur studentet dhe populli u ngriten per te permbysur diktaturen 50-vjecare ne fuqi.
Pas demonstratave dhe permbysjeve te busteve, tek ne u vendos shtetrrethimi, prandaj personalisht nuk me dukej ndonje cudi ose te befasohesha me makinen ushtarake atje, sepse te gjithe diktatoret kane nje gjuhe, vecanerisht kur jane ne grahmat e fundit te vdekjes se pushtetit te tyre, ata perdorin gjuhen e dhunes dhe makinat e blinduara.

Nentor, 2007