E enjte, 16.07.2020, 07:24 PM (GMT+1)

Kulturë » Muzikë

Halit Bogaj: Elvis Presley (1933-1977)

E marte, 13.04.2010, 09:58 PM


ELVIS PRISLI/1933-1977

 

Nga Halit Bogaj

 

Pas vdekjes së hershme, bota dhe adhuruesit e shumtë as që mund të besonin se idhulli i tyre ishte ndarë nga kjo jetë dhe se vdekja e  tij edhe sot është enigmatike.Meqenëse Elvis Prisli ishte mbret i Roken Rolit, për anën e tij muzikore duhet shkruar ndonjë shkrim tjetër, por ne po ndalemi në filmat e shumtë që i realizoi gjatë karierës së tij të frytshme.Elvisi nuk ishte vetëm një këngëtar kolosal, por edhe aktor simpatik që na dhuroi role të ndryshme,sidomos në filmat muzikorë, përkatësisht mjuziklet e tij të njohur.E quanin “djaloshi i bardhë me energji zezaku që këndoi me vite të tëra në mënyrë të palodhur dhe ëndrra e tij e përhershme ishte që të bëhej aktor i përmasave të gjëra. Mes viteve 1956-1969 realizoi 33 filma, kryesisht me tematikë të ngjashme dhe sipas skenarëve të përshtatur për imazhin e tij.Në tre filma luajti me divën, En Margret, nga të cilët duhet dalluar projektin e shquar “Viva Las Vegas”, ku Prisli këndonte këngët e tij më të bukura.Kariera e ndritshme filmore, Elvis Prislin e pengoi për një kohë që të paraqitej në skenat muzikore dhe të arrinte suksese të mëdha në atë drejtim, por thuajse çdo film i tij ishte i lidhur ngushtë me muzikë.Mbreti i Roken Rolit, kah fundi i jetës kishte humbur sharmin dhe bukurinë e dikurshme ,për çka i ishte krijuar një mani e papërmbajtur dhe e padurueshme. Vazhdonte të mjekohej dhe të pinte shumë barëra për t’u kthyer në idhullin e dikurshëm njerëzor, por gjithëçka ishte e kotë. Elvis Prisli kishte bërë një pasuri përrallore rreth 100 milion dollarë dhe emri i tij ishte shëndrruar në një mit të vërtetë, kur për çdo vit, vendlindjen e tij e vizitonin mbi 700.000 mijë vizitorë.Pas 20 vjetorit të vdekjes filloi të punonte edhe verigu i restoraneve speciale i quajtur, “Memfisi i Elvis Prislit”.Pritet që së shpejti të hapen edhe 330 restorane të tjera të ngjashme si në : Londër, Honolulu, Las Vegas, Nju Jork, Berlin, Hon Kong, Tokio etj.Deri në ditët e sotme u botuan shumë libra për Elvis Prislin fenomenal dhe për atë ikonë të pavdekshme të shekullit të shkuar që jeton i paprekur dhe madhështor.Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes, shumë programe të ndryshme televizive shfaqnin edhe filmat e tij më të njohur dokumentarë dhe artistikë, për ta definuar karizmën e tij grandioze.Emisionet quheshin: “Elvisi përgjithmonë”, “Ngritja dhe rënia e Mbretit të Rokenrolit” dhe shumë të tjera të ngjashme të realizuara profesionalisht dhe në mënyrë dinjitoze.Karierën filmore e filloi me uesternin “Vëllezërit Reno”, me të cilin arriti sukses të madh, për t’iu hapur dyert edhe për shumë filma të njohur.Filmat e tij të tjerë si: “Xhejlhaus Rok”, “Vëllezërit Bluz”,” Kid Galahad”dhe “Ylli flakërues”, kanë mbetur ndër realizimet më të fuqishme kinematografike, në të cilat Prisli tregonte se ishte edhe aktor i madh filmor. Sidomos me filmin uestern”Ylli flakërues” na ka mbetur në kujtesë të përhershme, si një djalosh mes dy zjarreve, nga nëna indiane dhe babai amerikan, ku duhej të  zgjedhte se në ç’drejtim do të shkonte, të luftonte në anën e babait apo të shkonte tek dajt e tij indianë?. Filmi “Ylli flakërues” ishte bërë një hit i madh dhe me një shikushmëri të jashtëzakonshme, duke qenë i realizuar nga veterani filmor, Don Zigel, i njohur edhe me disa filma të tjerë të shquar.Filmat muzikorë “Viva Las Vegas” dhe Dashuria në Las Vegas”, Prislin e ngrisin në shkallë më të larta të botës filmore. Në filmin “Rio Bravo” ishte i rezervuar për ta luajtur rolin e djaloshit, Kolorado, por pasi që ishte i zënë, atë rol e realizoi imituesi i tij  flaktë, Riki Nelson.Për jetën e Elvis Prislit u realizuan disa filma, por ndër më të njohurit kanë mbetur ai i : Kurt Raselit dhe i Harvi Kajtelit.Është e ditur se edhe regjisorë dhe producentë të ndryshëm filmorë fituan shuma të mëdha  parash me filmat e Elvis Prislit legjendar të cilin kemi akoma dëshirë ta shohim në filma ose ta dëgjojmë duke kënduar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora