E marte, 27.10.2020, 06:03 PM (GMT)

Editorial

Jeton Kelmendi: Edhe një herë Serbia... Evropën

E enjte, 08.11.2007, 11:51 PM


Qasje

 

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Jeton Kelmendi
Duket e çuditshme por ndodh edhe kjo. Shteti që vrau qindra mija njerëz, kryesisht civil dhe po ky shtet që dogji e shkatërroj qytete e fshatra të tëra, në vendet fqinje të tij, Serbia akoma nuk ka kërkuar falje.   Gjeografikisht në Evropë edhe pse politikisht në lindje, shteti i Millosheviqit, akoma pa plotësuar kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për dorëzimin e kriminelëve të luftës, ja doli qe ta nënshkruaj marrëveshjen për ascijm-stabilizim që është hapi i parë drejt Bashkimit Evropian.

 Kjo që ndodh ditën e merkurë në Bruksel, të gjason me një teatër amator, ku aktori gjatë lojës thenë komplet kriteret dhe sjelljet e shfaqjes dhe shpërfill çdo normë të sjelljes.

Tri ditë më parë sipas dëshmive konkrete nga brenda, parashihej që Pierre Mirrel që është drejtor për çështje të Ballkanit Perëndimor të shkonte në Beograd dhe atje tu prezantonte të arriturat dhe dështimet që kanë, si dhe kushtet që duhet për të nënshkruar marrëveshjen për Asocijim-Stabilizim. Ndonëse çdo gjë ishte përgatitur sipas këtij plani, Komisioneri Oli Ren ndryshoj krejtësisht dhe vendosi që ta ftoj Delegacionin Serb në Bruksel për nënshkrim.

Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian shumë here e kanë thënë se për nënshkrimin e kësaj marrëveshje duhet që Qeveria e Serbisë të bashkëpunoj me Tribunalin Ndërkombëtar për krime lufte dhe ti dorzoj katër kriminelët më të kërkua të luftës.

Nga ana tjetër Serbia nuk është e gatshme ta njoh pavarësinë Kosovës, nëntëdhjetë e katër përçin e qytetarëve të cilëve janë për  pavarësi. Vazhdimisht politika zyrtare në Beograd kërcënon vendet që do ta njohin Kosovën si Shtet të Pavarur, me prishje të marrëdhënieve edhepse e dihet se shumica a vendeve demokratike do ta njohin, sidomos të vendeve Evropiane.  

Bashkimi Evropian i hëngër fjalët dhe u tregua edhe një herë zemërgjerë më Serbinë, ose Serbia edhe një herë... Bashkimin Evropian.

   Kështu mund të kuptohet nga një shikim pak më i thellë, gjithnjë duke pasur informata të sigurta nga brenda, për lëvizjet politike brenda nate.

 Marrëveshjen e nënshkruan zëvendës Kryeministri serb dhe Oli Ren, Komisioner, ku me delegacionin e Beogradit ishe edhe presidenti Tadiç.

Edhe vet disa nga zyrtaret e Komisionit Evropian, të çuditur me ketë që ndodhi, thonë se kjo është një lëshim që nuk është dashur të ndodh, kjo ka qenë dashur të ndodh më vonë, pasi Qeveria në Beograd të plotësoj kërkesat e BE-së. Edhe disa nga organizatat ndërkombëtare kritikuan nënshkrimin që konsiderohet një hap më afër Evropës, për vendin që nuk po mund të ndryshoj, por gjithnjë ka sytë kah e kaluara.

 Ky është vendim politik thonë në Komisionin Evropian. Mbase kjo edhe dihet por ata  nuk mund të flasin ndryshe, pasi qe ekzistojnë rregullat e jorregullave.   

 

Disa jave para se të përfundoj koha shtesë e negociatave,  për Statusin e Kosovës, e tëra kjo duket se bëhet për ta zbutur Beogradin, që  të pranoj realitetin atje. Mirëpo shtrohet pyetja nga lëshimet e shumta që ka bërë bashkësia ndërkombëtare, sa përparime janë parë në Serbi?

Përgjigja dihet – asgjë.

Kur është puna për benificione, Serbia është me Evropën, ndërsa frymë merr nga Rusia.   

Dhjet dhjetori është afër dhe do të jemi dëshmitar, se prapë çështja nuk do të zgjidhet, kjo veç dihet më, por edhe u rideshmua nga Ministria e Jashtme Ruse, se nuk do ti zbut qëndrimet sa i përket Kosovës.

 Nga ana tjetër, të len pa tekst Tribunali Ndërkombëtar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, pse nuk e nget zërin Karla Del Ponte, kundër privilegjeve serbëve, pa dorëzuar kriminelet, ngase  ka deklaruar për disa herë me radhë se pa dorzuar Mlladiçi, Karagjiçin dhe disa të tjerë, nuk ka hap përpara,  për vendin drejt Evropës.

Oli Ren shpesh e merr në telefon zonjën Del Ponte, potencojnë në Komisjonin Evropian dhe për këtë Komisioneri, një ditë më parë ka pasur një bisedë të gjatë telefonike.

Edhe kësaj duhet shtuar Serbia... edhe Tribunalin e Hagës.           



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora