E premte, 29.03.2024, 08:55 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Kryeura dhe kostoja e emigracionit ilegal

E merkure, 07.11.2007, 10:26 PM


Nga Albert Zholi

Albert zholi
Vitet e fundit skalionimi i skafeve për transportimin e klandestinëve Shqipëri-Itali është sfumuar në maksimum, për të mos thënë është drejt zeros. Por nga ana tjetër shihet një tentativë kryesisht e vendeve afrikanoveriore dhe atyre arabe (kurdët dhe irakenët) për lëvizje në mënyrë klandestine drejt europës. Interenari i lëvizjes kryesisht ështrë Turqi-Greqi-Shqipëri-Itali dhe dëshira për më tej në vende të ndryshme të Evopës Perëndimore.  Pas vitit 2000 kur qeveria italiane ka marrë masa të jashtzakonshme për ndërprerjen e emigracionit klandestin si dhe ka lidhur ndjeshëm bashkpunimin me Shqipërinë për luftë kundër klandestinitetit, është vënë re se, klandenstiniteti shqiptar thuajse ëshhtë i paprëfillshëm, gjë që ka bërë që Shqipëria tashmë të kthehet në një trampoline i klandestinëve të vendeve të sipërpërmendura drejt gadishullit Apenin. Por ky klandestinitet, ka një kosto të lartë për dy arsye; Së pari se vijnë nga vende të largëta që kanë koston e tyre reale dhe së dyti, këtë klandestinitet e drejtojnë persona të dyshimtë të tipit mafioz që për para nj nuk ndalen para asgjëje bile duke sakrifikuar pa të keq dhe jetë njerëzizh.

Duke patur parasysh bandat e shumta kriminale që merren me trafikun e rrefugjatëve, dhe vështirësitë për të emigruar në mënyrë të rregullt në vëndet e zhvilluaratë botës, bashkëshortët dhe baballarët,para se të marin një vendim, duhet të shqyrtojnë me kujdes pyetjet e më poshtëme:
A është vërtet gjëndja jonë ekonomike kaq e keqe, saqë një familjar ose e gjithë familja duhet të transferohet në një vënd ku pagat janë më të larta?Sa borxh do të marim për të paguar udhëtimin dhe si do të paguhet ai? A ia vlen të ndash familjen për përfitime ekonomike, të cilat mund të dalin se nuk janë realiste? Shumë klandestinë e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë një punë të rregullt në vëndet e zhvilluara.A duhet t’u besoj tregimtarëve që flasin për paga të larta dhe për përfitime sociale? Një i mënçur thotë: “budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur, tregon kujdes të veçantë për hapat e tij”.Çfarë më siguron se familja nuk do të bjerë në duart e ndonjë organizate kriminale? Nëse udhëtimin e organizoi një grup i tillë kriminal, a e kuptoj se gruan ose vajzën time mund t’i detyrojnë të punojnë si prostitute? A e kuptoni se nëse hyj në një vënd si klandestin,
mund të mosarrij të gjej një punë të qëndrushme dhe mund të më riatdhesojnë, duke humbur të gjitha paratë që kasha shpenzuar për udhëtimin? A e marr parasysh faktin se mund të bëhem një klandestin ose mund të përdor mjete të paligjëshme për të hyrë në një vënd më të pasur?
Këto pyetje janë një ekperiencë mijëravjëcare e këtij lloj emigracioni i cili ka pasur pasoja dhe përvoja nga më befasueset, nga më të pabesueshmet, nga më të cuditshmet. Në kohët moderrnen ky lloj klandestiniteti paraqitet në format dhe mënyrat nga më rënqethëset. Sot , në mabrë botën vërehet një gjëndje e vështirë e refugjatëve klandestinë.
Përveç emigrantëve dhe njerëzve të shpërngulur, në gjithë botën ka afërsisht nga 23 deri 35 miljon “klandestinë” Shumica e tyre nw Amerikw dhe Evropw, janë njerëz që shpresojnë të shpëtojnë nga varfëria, nga paragjykimet dhe përnndjekja, duke shkuar në vënde më të pasura
Pasi mundësitë për emigrimin ligjor kohët e fundit janë zvogëluar, është përhapur si murtaja një tregeti e paligjëshme emigrantësh. Në të vërtetë, trafiku i refugjatëve tani është bërë një biznes fitimprurës për organizatat ndërkombëtare të krimit.
Disa hetues llogaritin se trafiku i refugjatëve jep fitimerreth 12 miliardë dollarë në vit, me shumë pak rrezik për trafikantët. Pino Artaki, nënsekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, e quajti këtë tregëti si “trgëtia kriminale me rritjen më të shpejtë në botë”.
Klandestinët nuk kanë pothuajse asnjë mbrojtje ligjore dhe pasaportat e tyre konfiskohen gjithnjë nga trafikantët. Refugjatë të tillë mund t’i gjesh nëpër uzina, duke punuar ‘ nëpër shtëpi, në industrinë e peshkimit ose në punë bujqësie. Disa gra përfundojnë prostitute. Nëse kapen nga autoritetet,ka të ngjarë që të riatdhesohen pa asnjë para në xhep. Nëse kundershtojnë për kushtet e rënda të punës, mund të rrihen ose abuzohen seksualisht, kurse kriminelët mund t’u kërcënojnë me dhunë familjet që kanë në vëndlindje.
Shpesh bandat kriminale i mashtrojnë ata që duan të emigrojnë, duke u premtuar punë me një pagë të lartë. Si përfundim, një familje e varfër mund të lërë pëng të gjitha zotërimet materiale vetëm për të dërguar një pjestar të familjes në Europë ose në SH.B.A. Nëse refugjati nuk mund të paguajë shpenzimet, nga ai pritet të punojë për të larë borxhet, të cilat mund të arrijnë deri në 40.000 dollarë. “Jeta e Re” që i është premtuar del se është më shumë një punë skllevërish.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora