Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2010 (I)

| E diele, 11.04.2010, 08:57 PM |


Revista "Shqipëria etnike" Nr. 1/2010

 

SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti X nr. 1/2010 Nistor-Shkurtor-Larcor-2010

Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

 

Drejtor: Agim Gashi

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj

Zv.Kryeredaktor: Xhafer Leci

Redaktorpërgjegjës: Ali Jusufi

Lektore: Jeta Bytyçi

Redaktorteknik: Besnik Mehmeti

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha

Simboli: Qamil Nivokazi

 

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hasan Jashari” p. n.

10000 Prishtinë

etnike@gmail.com

 

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

KRYEARTIKULLI

 

POPUJT E MBARË QË JU NGJAJNË KOJRILAVE DHE POPUJT E MBRAPSHTË QË JU NGJAJNË SORRAVE!!

 

Nga Shukrije Bunjaku- Mani

 

 Lexoj gazetat e shoh televizionet, bisedoj e debatoj me njerëz të ndryshëm mysafirë, dhe, natyrisht, nxjerr përfundimet e mia që mund t’i vyejnë rrethit, opinionit.

Përse, vallë, kjo tollovitje sorrash shqiptare!?

As unë nuk e zotëroj  drejtshkrimin, por mendimet e mia m’i  radhit burri im; e po të mos  ishte (dinte) ky, detyrimisht do ta gjeja  e paguaja lektorin, por kurrën e kurrës nuk do të veproja sikur disa  “komentatorë” të turpit: duke cenuar alfabetin!

-Si ka mundësi që Serbia terroriste të jetë para nesh me propa-

ndën e saj gënjeshtare, e ne me fakte të gjalla të vendnumrojmë!?- pse nuk na ha mordja!? Po kush na qenka përgojuesja intrigante, gazetarja Svetlana Kapetalovi?, që edhe joshqiptarët na i shpall “shqiptarë”, për ta përgojuar tërësisht popullin tonë shqiptar, kurse ne me plagë e me varre qindvjeçare nga Serbia fashiste, tentojmë të gjemë ndonjë figurë të ndritur serbe, siç janë: Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Millan Nikoliq... ky i fundit i njohur me veprën e vet:”100 letra shovenistëve serbë”, të cilën nuk e njihka gazetarucja Svetlana Kapetalovi?, që emri i saj në shqip ka kuptimin-“Ndriçimja”, që po errëson çdo gjë, kurse mbimeri i saj- Kapetalovi?, mund të vie nga- Vojvoda?-që po na qitnin rabush e haraç në mall e në gjak!!

Përse kjo gazetare-gjakatare nuk arriti të bëhet 5 gram njeri e ta padisë shtetin e vet Serbinë fashiste, për gjenocid e masakra mbi popullin shqiptar, boshnjak, kroat... a mendon kjo letërnxirëse se ne pikërisht po e përkjtojmë 20-vjtorin e helmimit të nxënësve tanë nga çetnikët serbomalazias?- dhe ajo me shkarravinat e veta po bëhet pjesë e krimit.

-Si ka mundësi që të llomotitet me dekada për bunkerët, për Enver Hoxhën e për Fadil Hoxhën!?- për viktimat e Tivarit, pa asnjë denoncim!?

-Si  ka mundësi që as në  40-vjetorin e demostratave të vitit ’68, të mos sqarohen ideatorët nga ekzetorët!?- vetëm pse dikuj do t’i binte “vlera” e përvetësuar!!!

-Si  e marrin mbi vete  shqiptarët me aq mendjelehtësi atentatin mbi Miladin Popoviqin!?- kur dihet  se malaziasit e kanë dënuar me vdekje dhe vetë ata e kanë ekzekutuar, duke jua lënë shqiptarve këmbët e arushës në duar!?

-Si ka mundësi që shiptarët (familja!) ta shpall Aziz Kelmendin kriminel, vrasës të shokëve të vet të fjetës, dhe  t’i lirojë nga përgjegjësia oficerët kriminelë serbë të kazermës së Paraqinit!?- për ta bërë Azizin “hero” më të madh!!!

Kush po viojon lomotitjet prej sarhoshësh për njëfarë bashkimi kombëtar me varreza të veçanta!?                         

Në këso e raste e të ngjashme, çfarë bëjnë  “autoritet” shencore-poplitike!?-  apo  ju pëlqen, për shkaqe shtrojere, të jenë pjesë përbërsëse e injorancës dhe e krimit!?!

 

Zotni Idriz Zeqiraj, Kryeredaktor i ri i revistës”Shqipëria etnike”

 

EMRA QË NUK HARROHEN

 

ZEQIRAJ, Idriz (1947).  U lind në Studenicë, komuna e Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Vrellë, kurse të mesmen -  normalen, në Istog, Pejë, Prishtinë, Prizren dke diplomuar në Gjilan. Ishin këto vitet ’60. Kjo bredhje nëpër normalet e Kosovës, atëherë kushtëzohej me shënimin “Largohet nga kjo shkollë, si i dëmshëm për rrethin shoqëror”. Pas diplomimit, punoi mësues   tre vjet në kmunën e Prishtinës, të Prizrenit dhe të Istogut. Për shkak të  veprimtarisë politike, u largua nga arsimi dhe u ngrit procedurë penale ndaj tij. Më pastaj u regjistrua në Universitetin e Prishtinës, kurse në vitin 1968 emigroi në Shqipëri, ku në shkollën “ Frang Bardhi” në Kallmet të Lezhës punoi si mësues. Vazhdoi pastaj studimet në Universitetin e Tiranës, në grupin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe dhe gazetarinë e shkencave juridike politike. Pas studimeve është arretuar dhe është dënuar për politikë subversive kundër Jugosllavisë, për prishjene e marrëdhënieve Jugollavo-shqiptare. Ka vajatur burgje dhe internime për më  se 17 vjet radhazi. Në Gjermani migroi në vitin 1990. Që në ditët e para, u angazhua me përkushtim në aktivitetet e shoqërore dhe politike.  Veçanërisht kontribuoi në organizimin e mësimit plotësues. Ishte kryetar i nëndegës së LDK-së në Rheinland Pflaz dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së për Gjermani. Si anëtar i komisionit për organizimin e shkollës shqipe në Gjermani, u angazhua për përfshijen sa më masive të fëmijëve shqiptarë në shkollën shqipe. Me vendimin e organeve mësimore të Kosovës në vitin 1992 u emrua mësues i shkollës shqipe në Ludwingshafen, ku punoi për një kohë. Kontribuoi në organizimin e fondeve për Kosovën dhe organizimin e ndihmave për shkollën shqipe në Kosovë. Bashkëpunon me gazeta e  revista dhe me shkrimet gazetare afrmon veprimtarinë e mërgimtarëve në mërgatë. 

 

(Tahir Z. Berisha & Hamza Halabaku & Çerkin Bytyçi: EMRA QË NUK HARROHEN- ARSIMTARË SHQIPTARË NË MËRGATË-IV” f. 222-223)

 

Thotë bindshëm z. Banush Hoxha, piktor akademik, njëri ndër intelektualët tanë që përkohësisht jeton në Shtutgart të Gjermanisë.
Sa më shpejt t'i kthehemi atdheut

 

Nga Rexhep Elezaj

 

Zotni Banush Hoxha, piktor akademik u lind më 1954 në Kroikovë, komuna e Gllogocit (Drenas), ku kreu edhe shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa në vitin 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë, drejtimi i pikturës te profesor Rexhep Ferri. Deri në vitin 1981 punoi si profesor i rregullt në Gjimnazin "Skwnderbeu" të Gllogocit (Drenasit), ku për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata të vitit 1981, përjashtohet nga puna dhe anatemohët si nacionalist dhe irredentist, për t'u punësuar serish në punë (pas nëntë vitësh), në vitin 1990 si mësimdhënës në SHF "Bashkimi" të Gllogocit (Drenas), ku ngel deri në vitin  1993, kur kësaj radhe, për shkak të ndjekjeve nga policia serbe, detyrohet që ta lëshojë vendlindjen dhe të strehohet në Gjermani.

 

KONTRIBUTI KOMBËTAR  

 

Që kur erdhi në mërgim B. Hoxha për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij atdhetar dhe intelektual, ndonëse pranë punës së rëndë fizike që u detyrua të bënte për ta siguruar ekzistencën, gjente kohë për t'u kyçur edhe në aktivitete tjera të shumta që organizonin bashkatdhetarët tanë në Shtutgart dhe Gjermani,siç ishin: demonstratat, protestat, takimet e ndryshme me intelektualë dhe punëtorë shkencorë, gjermanë, etj., me qëllim që të japë kontributin e tij rreth internacionalizimit të çështjes së Kosovës, në njërën anë, ndërsa në anën tjetër angazhohet me mish e me shpirt për ruajtjen, kultivimin dhe prezentimin e kulturës shqiptare në këtë mjedis gjerman. Krrbeti është plagë e rëndë, por, në veçanti për krijuesit është ”kafshatë që nuk kapërdihet” dot, ngase ata e përjetojnë edhe më rëndë se të tjerët për shkak se motivet për punë krijuese që ofron rrethi kurbetçar në krahasim me motivet që ofron vendlindja janë imazhe që nuk e kënaqin dhe nuk e frymëzojnë krijuesin sa duhet, prandaj kjo e vështirëson mjaft punën dhe produktivitetin e artistëve që krijojnë në mërgim.

Piktori Banush Hoxha në vendlindje ka lënë mbi 300 vepra artistike të vizatuara në pëlhurë, por, mjerisht, thotë i lënduar thellë në shpirt, të gjitha i janë djegur dhe e tërë bibloteka përsonale nga dora e kriminelëve serbë, me rastin e kalljes së shtëpisë së tij vitin e kaluar, të cilat kishin një vlerë të madhe artistike dhe materiale, e cila vështirë se mund të kompenzohet më. Sa ishte në Kosovë mbajti ekspozita të thukta përsonale si dhe mori pjesë në shumë ekspozita kolektive edhe jashtë saj, ndërsa që kur erdhi në Gjermani punoi 25 vepra, kurse ekspozitën e parë e ka hapur në Makal City Theater të Shtutgartit, e cila ishte e hapur gjatë gjithë dhjetorit të vitit 1995. Në vitin 1996 ka ekspozuar në qytetin Sindelfingen, në hotelin Rezidenca së bashku me dizajneren Hanife Mullaavda, e cila ka zgjatur 15 ditë, duke ekspozuar sërish në Makal City THeatër të Shtutgartit, ndërsa në qershor të vitit 1997 ka ekspozuar bashkë me artistët figurativë të Kosovës në kuadër të manifestimit ”java e kulturës kosovare”që u mbajt në Trefpunkt në qendër të Shtutgartit, manifestim që u organizua nga Shoqata e kulturës gjermane.

 

EKSPOZITAT

 

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, B.Hoxha, në vitin 1998 do të hapë edhe një ekspozitë të përbashkët me dizajneren që gjithashtu jeton dhe vepron në Gjermani, Hanife Mullaavdën në lokalet e shoqatës së AF dhe Teatri “A. Moisiu”, siç merr pjesë edhe në ekspozitën njëditore të kulturës së popujve që jetojnë në Gjermani në vendin “Trefpunkt-Shtutgart”, e cila organizohet çdo vit, ku prezentoi kulturën dhe artin shqiptar. Poashtu në këtë vit në lokalet e shoqatës A.F.dhe T. ”A.Moisiu” Sëtutgart, Feuerbach, bëri hapjen e ekspozitës kolektive dhe më vonë në të njëjtat lokale bëri hapjen e ekspozitës personale me piktura të punuara në pëlhurë dhe letër, siç ka marrç pjesë në ekspozita tjera kolektive jo vetëm në Shtutgart, por edhe në qendra tjera në Gjermani. “Nëse me ekspozitat e mia ia kam arritur sado pak që kulturën e popullit tim ta afirmoj tek populli gjerman, jam shumë i lumtur, thotë piktori B.Hoxha dhe shton: ekspozitën time të parë e kanë vizituar 4.500 veta, kështu së paku flasin nënshkrimet në librin e vizitorëve dhe ajo që më ka habitur më së tepërmi është se nga ai numër vetëm 30 kanë qenë shqiptarë, të tjerët gjermanë!

Piktori akademik Banush Hoxha, qysh se erdhi në mërgim, e dha kontributin e tij personal së bashku me intelektualë tjerë në themelimin e Shoqatës shqiptare të Arteve Figurativë dhe Teatër ”Aleksandwr Moisiu” me seli në Feuerbach të Shtutgartit, në fillim të vitit 1998 në lokalet e së cilës gjendet galleria e përhershme, si dhe salla për shfaqje teatetrale dhe manifestime tjera kulturore që ka një vlerë të madhe dhe të shumëfishtë për kulturën shqiptare dhe afirmimin e saj në këtë mjedis gjerman. Pastaj, së bashku me z. Sylë Kelmendi, pedagog, e dhanë kontributin dhe ndihemesën e tyre për rihapjen e shkollës shqipe në Shtutgart gjatë vitit 1997, e cila ishte mbyllur që nga viti 1993, duke kryer edhe punë tjera me rëndësi dhe peshë atdhetare.

Duke biseduar me piktorin B.Hoxha lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me politikën shqiptare, Kosovën e pas luftës dhe ardhëmërinë e saj, ai shton:

“Uniteti kombtar është gjëja më e kërkuar në këto çaste që po kalon kombi ynë. Pa bashkimin e faktorit politik shqiptar,sidomos atij të të Kosovës, nuk mund të sendertohet e ardhmja e saj demokratike dhe as zhvillimi i saj i gjithanshëm, për t’i realizuar këto dhe shumë detyra tjera që e presin shoqërinë tonë, më duket se para intelektualëve shqiptarë në mërgim, në këto çaste si imperative i dorës së parë, shtrohet nevoja që të kthehen të gjithë në Kosovë për ta ndihmuar zhvillimin dhe të ardhmën e saj pas gjithë atyre shkatrrimeve që bënë barbarët dhe kriminelët serbë, të cilët shkatërruan çdo gjë shqiptare përfshirë edhe veprat artistike dhe thesarin e madh kulturor të shqiptarëve, i krijuar me vite nga intelektualët tanë.Situata e tanishme kërkon nga ne mobilizim të plotë dhe të gjithanshëm, kjo është patriotike për çdo shqiptar, pa marrë parasysh se ku gjendet.

Në fund piktori akademik z.B.Hoxha pranë sukseseve në punën e tij të ardhshme, i uruam edhe rrugë të mbarë për  Kosovë,  i cili, siç na kumtoi lajmin, ka vendosur që mbrenda dy javëve të ardhshme të kthehet definitivisht në Kosovë, në vendlindjen e tij Kroikovë.

 

Letrat e lexuesve

 

I nderuar zoti Ajet (Nuraj), zoti Paul Tedeschini, lidhur me artikullin tim me titull "Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar", që ju e keni botuar në organin tuaj shumë të respektuar "Tribuna Shqiptare", më 29 mars 2010, ju paska dërguar reagimin e mëposhtëm: "Ky asht nji shkrim që i fryn zjarrit në Ballkan". Me këtë rast, i nderuar zoti Ajet, ju lutëm t'i përcillni zotit Tedeschini ngushëllimet e mia për botëkuptimin e tij tolstojan, sipas të cilit, "kur dikush të godit në njërën faqe, ti duhet t'i kthesh faqen tjetër". Unë, ashtu si edhe gjithë shqiptarët në mbarë trojet e tyre etnike, asnjëherë nuk i kam fryrë zjarrit në Ballkan. Në të vërtetë, zjarrit në Ballkan, kundër kombit shqiptar, me qëllim shfarosjen e tij, i kanë fryrë dhe vazhdojnë t'i fryjnë vetëm shovinistët serbogrekomëdhenj dhe ortodoksia e tyre, nën përkrahjen dhe nxitjen e fuqishme të shovinizmit rusomadh, i cili urrejtjen më të egër, pikërisht ndaj kombit tonë, e manifestoi në mënyrën më shembullore gjatë dhe pas bombardimit të Serbisë nga forcat e NATO-s, deri në shpalljen dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Që zotit Tedeschini t'i kthjellohet truri, le të marrë mundimin dhe të lexojë në internet "Dosjen e zezë të Greqisë" dhe të njihet me bëmat e shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke kundër kombit shqiptar. Sipas zotit Tedeschini, u dashka që shqiptarët të rrinë kryeulur para shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, të cilët, me politikën e tyre zyrtare, siç argumentohet me fakte në dy veprat shkencore të prof.dr. Beqir Metës, nuk kanë hequr dhe nuk heqin dorë nga epshet e tyre për pushtimin e Shqipërisë së Jugut, tanimë në një formë "të butë", paçka se Greqia sot është shndërruar në një lavire lypsare që bredh dyerve të Evropës dhe të Amerikës për të kërkuar lëmoshë. Kur unë, në artikullin tim-analizë ia kam thënë të katër të vërtetat në sy shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke për qëndrimin që mbajnë ndaj kombit shqiptar, kjo, sipas zotit Tedeschini, u dashka kuptuar sikur i frykam zjarrit në Ballkan. Mendoj ze zoti Tedeschini, nëse është shqiptar, duhet të çlirohet nga psikologjia prej skllavi e atyre njerëzve, të cilët, edhe kur padroni i poshtëron, ata duhet të shtrojnë kurrizin se mos prishen marrëdhëniet me të. Sipas zotit Tedeschini, mbrojtja e dinjitetit kombëtar para një shteti karnaval, si puna e Greqisë, na qenka acarim i situatës në Ballkan. Reagimi i zotit Tedeschini më bën të dyshoj se ai duhet të notojë në të tjera ujëra, jo shqiptare, prandaj edhe duhet kuptuar roli i pahijshëm që është i detyruar të luajë për atë që i paguan koromanen.

Ju lutem, i nderuar zoti Ajet, ta përcillni në fund të shkrimit tim këtë kundërreagim.

Me shumë respekt ndaj jush dhe gazetës suaj.

Prof.dr. Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

31 mars 2010

 

I dashur zotni Kadri,

Shumë faleminderit për botimin e "Enciklopedisë"... në "Zemër Shqiptare". Kjo është merita jote e drejtpërdrejtë. Të lutëm t'i përcjellësh falënderimet e mia zotnisë Gëzim Marku. Siç e lexove edhe vetë, në analizën time s'kishte asgjë kundër Kadaresë, si personalitet i shquar i letërsisë shqiptare. Ndërsa kur vjen puna për probleme politike, siç e di shumë mirë edhe ti, ai ka gabuar rëndë jo rrallëherë. Besoj se të kujtohet se me sa egërsi e sulmoi ai Kosovën për ngjarjet e 17-18 marsit 2004, në vend që të sulmonte UNMIK-un. Dhe unë asokohe, krahas zotit Baleta, reagova me atë analizën që ti e ke lexuar; "Kadarea - gjeneral i letrave, por kapter në politikë".

Përqafime.

Eshrefi

--------

P.S.

Dëgjo, zotni Kadri, se ç'bën vaki: "Enciklopedinë"... ia kam nisur për botim zotit Nuri Dragoi që para tri ditësh, sipas kërkesës së tij, por deri më sot, 22 janar, nuk e ka botuar, se unë i pata thënë: "të mos ia ndryshosh titullin absolutisht dhe të mos ndërhysh për të shkurtuar apo hequr gjësend, madje as edhe një fjalë të vetme". Dje më dërgonte një e-mail, ku më thoshte: "Do ta botoj sipas kushtit tënd, por po pata probleme do ta tërheq". Medet, ore zotni Kadri, se ç'vete andej nga nahija e Tiranës! Greku u ka futur njerëzve frikën në palcë!

 

Uirme?

 

Qazim Namani

qazimnamani@hotmail.com

 

I nderuari baca kadri, përmes internetit tani e kuptova se dje e keni pasur ditëlindjen.

Ju dëshiroj shëndet dhe jetë të gjatë.

Urime për shumë mot dhe suksese në jetë.

24.1.2010

Qazimi

 

I nderuari dhe i dashuri kolegu Kadri, prej këtej do të fillojmë t'i nisim shkrimet tona tek zotëri Marku.

Të fala dhe të gjitha të mirat.

Skënder Buçpapaj

 22.1.2010

Komente

Kadri Mani: „Pleqnarja Fatime Gjata“

Njerëzit e mëdhenj flasin për vpera të mëdha

Ismet M. Hasani

Të lumtë dora dhe të lumtë pena prof. Kadri Mani.

Shkrimi i juaj mbi Pleqnaren Fatime Gjata më bëri të kuptoj se edhe gratë, në momentet e caktuara, luajnë rolin e pleqnarit të mençur, dhe biejnë gjykim e vendime të drejta, dhe më bindi në thënien se "Puna më e vështirë për njeriun është ta ndajë të mirën nga e keqëja."

Sa u përket njerëzve që nuk i përmendin verpat e mëdha të njerëzve të mirë, për momentin më ra ndërmend kjo thënie:

"Jetojmë në një botë ku ka shumë, shumë njerëz të marrë, ndërkaq njerëzit e mençur nuk po ia dalin që t'i përmirësojnë ata!"

JU prof. Kadri, përmes gruas burrërore - Fatime Gjatës, na i rikujtuat edhe shumë e shumë gra burrërore shqaitpare, por na rikujtuat edhe plakun e urtë prof. Anton Çettën, i cili ka hy në historinë shqiptare mbi pajtimin e gjaqeve.

Dhe lidhur me poezinë e juaj për Fatime Gjatën, këtij komenti edhe po ia vëj pikë me këtë mendim:

"Poezia është një art që nuk të sjell kapital jete, por të sjell kapital shpirtëror."

 

Suedi, 4 dhjetor 2008

 

Ismet M. Hasani

ekspertih@hotmail.com

 

Mirenjohje z. Kadri Mani

Kozeta Zylo

Të lumtë pena z. Mani!

 

Mesazhet tejet patriotike, shprehin një mirënjohje të thellë për veprimtarinë e shquar të Kombit, Anton Çeta dhe gratë si Fatime Gjata!

Është fisnikëri t'i kujtosh dhe për këtë të jemi mirënjohës!

Komplimenti im për plisin e bardhë në kokë, ne në Jug i themi qylaf!

 

Me shumë respekt dhe mirënjohje,

Kozeta Zylo

 

Kadri Mani: Monografi autobiografike

Jetë të gjatë!

Gjon Neçaj

Kadri Mani ka qenë dhe mbetet shtylla e patriotizmit shqiptar dhe penë e fuqishme ndaj padrejtësive të kaluara dhe të sotme.

I urojmë jetë të gjatë sa të dojë zemra juaj për të mirën e shqiptarisë.

 Ju përshendet Gjon Neçaj, Bajram Curri-tropojë. 

 

Kadri Mani: Letër e hapur socialist-stalinistit Bislim Elshani

Faleminderit o trim Kadri Mani

 Arben Presheva

Të lumtë o trim i rrallë Kadri Mani.

Ju pa ngurruar po jau zbuloni ftyrën e vertetë dhe rrenat e pafund të disa mjeranëve, të cilët nuk dinë gjë tjetër vetëm i thurin vetes dhe ndonjë shoku të vet lavde...

Vazhdoni, edhe njeherë ju lumtë.

Preshevari

 

Rrnoftë Kosova demokratike!

I lumtë Bacalokut që i thotë gjerat troç e pa doreza! Dhe i lumtë Kadri Manit që është trim në fushë të dijes dhe atdhedashurisë shqiptare me konotacione demokratike e jo enveriste-staliniste, merkanteliste e terroriste! Poqë se i duket i vrazhdë ky konstatim, e porosisim shkun Bislim ta lexojë artikullin e Xhafer Lecit te Zemra Shqiptare, i dekoruar me rreth 100 komente dhe afër 200 yje!

Rrofte Kosova! 

Pak ma ngadalë me shpifje ore Bislim Elshani, kundër Kadri Manit…

 Bacaloku

 

Bislim Elshani është i mishëruar me ideologjinë marksiste-leniniste dhe stalinisto-enveriste, i kuq fund e krye, me urrejtje ndaj të gjithë atyre që s`mendojnë si ai, dhe çfarë është edhe më keq se ai shërbehet me shpifje dhe etiketime nga më të ndryshmet ndaj atyre që i urren si z. Kadri Manin, që ja plas në fytyrë atij dhe gjithë shokëve të tij LPK-istë që s`kanë lënë gjë pa bë e pa shkruar e thënë kundër kuadrove ushtarake, në veçanti dje personaliteteve të LDK-së, si Aganit dhe Rugovës... Shih shkrimet në Zërin e Kosovës, organ i LPK-së ku ai për një kohë ka qenë edhe udhëheqës e përgjegjës…

Ukshin Hotin ai e idealizon, sepse janë përputhur qëndrimet e tyre socil-komuniste, dhe asnjëherë s'e tregon se Ukshin Hoti ka qenë komunist dhe ka pasur pozita në kohën e regjimit Titist në Kosovë, që është krejt normale, por s`është normale pse të tjerët i akuzon me shpifje, si Rugovën dhe bënë krahsime dhe e fajson atë pa te drejtë se është përgjegjës për fatin e Ukshin Hotit.

Fati i Ukshin Hotit s`është varur nga Rugova që s`ka pasur ndikim e as ekzekutiv, këtë e ka pas regjimi kriminel i Serbisë që kanë vuajtur shumë shqiptarë dhe Kosova në përgjithësi.

Bislim Elshani me shokët e tij, ndëshkon, përmes shkrimeve dhe listave të hartuara në Zërin e Kosovës shumë kuadro e njerëz të LDK-së dhe ato ushtarake, ku pas atentatit me propogandën e tyre në stilin e Partisë Punës së Shqipërisë që e kanë në shpirt e në zemër, permes propogandes, më vonë dhe i kanë likuiduar edhe fizikisht, këtë e di shuë mirë Bislim Elshani me shokët e tij të idealit enveristo-komunist…

Dihet se Ukshin Hotin e ka likudua pushteti Serb i Serbisë, të cilin dhe e ka burgosur disa herë, pse ofendon të tjerët të gjallë e të vdekur për këtë Bislim Elshani me shok?

S`po hym në jetën private të Ukshin Hotit, dhe pasojat që ai ia ka sjellur vetes dhe familjes në Prishtinë e Krushë, këtë e di mirë Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ali Laçi, dhe shumë të tjerë në ndërmjetsimin për të mos ardhur te ndonjë tragjedi në fshatin Krushë, si pasojë e veprimeve të Ukshin Hotit. Ky është një realitet i hidhur, sa për fatin e Ukshinit, familjes dhe rrethit, që është për keqardhje.

Një këshillë për Bislim Elshanin, thirrni mendjes, mos krijoni përçarje me gënjeshtra e shpifje, se edhe ashtu Kosova shumë shtrenjtë e ka paguar veprimin e juaj të LPK-së dhe po e paguan ende sot e kësaj dite…

Vetëm disa pyetje për Bislim Elshanin: Kush i qiti në kurthë Rexhep Malen e Fahri Fazliun?

Kush dhe pse e vranë Ilir Konoshecin vetë i dyti me mjekun që e shoqëronte në Shqipëri?

Kush e vrau Ahmet Krasniqin në Tiranë?

Një ditë shoku Bislim do të dalin të gjitha në dritë, se gjithnjë krimi s`mbulohet me deklarata të juajat e të shokëve tu të LPK-së, që ka ngelur dhe të transformuar në PDK.

Kadriun nuk e doni, e urreni sepse jua ka thënë e jua thotë të vërtetat në sy, ty e shokëve tu si dje edhe sot. 

I dashur zotni Zijadin, ju falenderojmë për prtijen dhe shoqërimin tonë të djeshëm: ti je fenomen i papërsëritshëm! Inteligjent, i shkathtë, i gjendshëm, i zhdëvjelltë- atlet!

Shëndet.

Kadriu

 

Koleg, a e njeh hajvanin me emrin Kalosh Çeliu?- si ka mundësi pa e njohur kurrë, më ka quajtur-idiot!!

Shëndet

Kadriu

2010/2/7

 

z. Kadri! E njoh si figurë Kaloshin, por nuk kam muhabet, sepse nuk i përket kategorisë sime që t’i flas. Më shumë më ngjan si njeri i eger ai që vetëm shanë e çirret poshtë e lartë që t’i kujtojë botës se është edhe një Kërçovar tjetër përveç Alisë së Zajazit. Unë kam alergji nga kërçovarët sepse shumica e tyre kanë qenë bashkëpuntorë të UDB-së dhe shef kanë pasur një BEXHET BEXHETIN, që Ali Ahmeti kujdeset shumë për të dhe familjen e tij.

I nderuar zotni Kadri,

Ju urojmë nga zemra familjarisht gëzuar pavarësinë e Kosovës, ditën e shumëpritur për mbarë kombin shqiptar.

Eshrefi

--------

Duke ju falenderuar për urimin, ju lutemi që t'i pranoni urimet tona më të përzemërta

për këtë ditë, për kontributet tuaja të larta.

Mbase nuk përputhet koha jonë me të Ameriës?- por me kohën tonë shqiptare, mos harroni ta hapni ekranin e vogël në orën 11, kur fillon solemniteti në Kuvendin e Kosovës, më kanë ftuar!

Shëndet.

Kadriu

 

I nderua zotni Kadri,

Shumë faleminderit pë informacionin. Ceremoninë do ta ndjek, pavarësisht se këtu në Santa Barbara ora do të jetë 02 pas mesnate. Më bëhet shumë qejfi që ju kanë ftuar. E meritoni plotësisht, se keni dhënë kontribut të shquar për këtë ditë të shenjtë.

Eshrefi

--------

 

Tungjatjeta bacë Kadri

 

M’u bë qefi që të gjeta në Kosovë, veprim shumë i qëlluar për ju si djalë i ri para pleqnije.

U gëzova për memorjen e juaj të kthjelltë që s’keni harruar, por unë kam harru për atë artikullin e atij herifit që s’po më kujtohet. Të lutëm ma kujto pak kush ishte dhe cili artikull?

M’u bë qefi që je i djathtë, sepsë shumë të majtë që i kam njohur me kohë, të tillë kanë mbetur si qimja e gomarit që s’ndryshon.

-Unë i dhjathtë kam lindur, sepse sigurisht prindëri e mi në ,,krah të djathtë kanë fjetur"!

Më ke pytur për djemt: Flamuri ka përfunduar univërzitetin në Gjenevë, tani vijon magjistraturen në St. Gallen për ekonomi.

Ky i dyti si shaljan që është u harlis pakëz e lëshoi vitin e fundit në shk. e mesme ekonomike në Luzern dhe kinse punonte pak, por më ka dhënë fjalën së do të vazhdon sivjet.

I treti 14 vjeç vijon vitin e dytë, ka vendosë me studjua fizikë-astronomi.

Unë po përpiqem ta bashkoj të djathtën, në mënyrë që t’i evitojmë rreziqet që po na përcjellin happashapi edhe sot fatëkeqësisht edhe në këtë rast të kësaj shanse të madhe që kemi në korrigjimin e historisë.

 

Shëndet familjes juaj

 

Skenderi (Shala)

----------

 

Zotni Ali, tungjatjeta!

Të falemnderit për minimesazhin, por ti tregomë më gjerësisht:

I cilës lagje je, çka e ke Drejtorin e Shkollës në Keqkollë, a je martuar, çka punon...

Me Ilmi Ukën jemi takuar rastësisht në Prishtinë, ai më njofti i pari dhe pastaj kam

shkuar në Shkollën e Prapashticës.

Shëndet.

Kadriu

 ------

 

Bisedë?

 

I nderuari Zotni Kadri Osmani, tungjatjeta!

Të falemnderit për përgjegjen, si dhe pyetjet që m’i kishe bërë

Unë jam Ali Jusufi nga Nisheci, me vendbanim të përhershëm në Prishtinë,

Rruga “Rame Govori” 36, në Lagjen Kodra e Trimave.

Ilmi Ukën unë e njoh shumë mirë, por nuk jam takuar me të ndoshta mbi 25 vjet, e ndoshta edhe me shumë. Gjendja në të cilën jetonim dhe vepronim, e ka bërë të

veten. Ju e dini, i nderuari Mësuesi im i dashur dhe i kurrë i paharruari për jetë, të adhuroj dhe të dua me gjithë zemër për krejt atë çka ke bërë për kombin dhe njerëzimin, e sidomos për veprimtarinë e juaj Kombëtare që keni bërë tërë jetën dhe kurrë, kurrë s’keni pushuar për kombin, por i keni dhënë të gjitha të mirat, duke filluar në shkollë e në lagje qytet, komunë e kudo që keni vepruar dhe jetuar, si në Kosovë, Shqipëri, por edhe në mërdatë, që unë shumë, shumë ju çmoj dhe vlerësoj. Poashtu jeni burgosur shumë herë, por ju prapë keni qëndruar dhe kush s’ka muajt me ju thye kurrë. 

Për Drejtorin e Shkollës në Keqekollë unë as që e di kush është Drejtor dhe s’kam ide, por ndoshta e njoh me dijt se kush ësht ë me emër.

I nderuari Mesuaesi i im i dashur: Unë jam i martuar qysh në vitin 1980 në Prishtinë, kam 4 vajza dhe                                             

një djalë: 1.Merita, Majlinda, Adelina që të trijat jetojnë në Gjermani, kurse këtu në shtëpi kam bashkëshorten e vajzen Mimoza dhe djalin Mërgimin, që të dy shkojnë në shkollë në klasën e shtatë, në shkollën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë. Këta dy kanë lind në Gjermani, por unë menjëherë pas lufte në vitin 2002 jam kthyer me mendim dhe vullnet që të kthehem ne vendin tim në Kosovën e dashur dhe të jap kontributin tim,

por ajo kishte qenë vetëm një ëndërr i nderuari Mesuesi im, i dashur Kadri Osmani që unë për Ju kam qenë në shkollë në Keqekollë katër vjet më keni dhënë mësim e që unë, sipas jush, kam qenë nxenesi ma i zgjuar në Keqekollë.

Qysh atëherë m’u kanë botuar disa shkrime te mija, por ndoshta keni harruar, por kjo s’eshtë me rëndësi, me rëndësi                                                             

është që ju jeni shëndosh e mirë me familje dhe ju shpëtuat të gjithë atyre Dallgëve të mëdha që i perjetuat.

Unë ju përshendes përzemërsisht sëbashku me Familjen time. rrnofshi 200 vjet ju me familen tuaj dhe shoqërinë tuaj. Ju jeni i pavdekshëm për mue për sa të ekzistojë kjo botë.

 

Me respekt dhe dashuri, Ali Jusufi,

02.03.2010 Prishtine

------------------------

 

Baci Kadri, të përshëndes përzëmersisht; si jeni me shëndet dhe me Familje?

Atë ditë që kemi ndejt bashkë kurrë për jetë s’do ta harroj,  jam kënaq me ju Baca Kadri, por edhe me Familjen e juaj që e njofta, por edhe shtëpinë jauj që e mësova; tani s’ka problem, do të ndëgjohemi ma shpesh dhe do te bashkëpunojmë; rrnofshi për jetë të jetës ju dhe Familja e juaj.

Baca Kadri, po jau dërgoj të dhënat për Baben tim:

EMIN ISUFI; ka lindur më 10.10.1901 në Nishevc, por tani ja kanë hjekë një shkronjë është NISHEC, e ju e dini si e perdorni. Data e vdekjes: 19.06.1979

 Ju përshëndes përzemërsisht Ju Baca Kadri dhe Familjen tuaj; unë Ali Jusufi me familjen time.

Ju due shumë, ju punoftë shëndti. Me shumë respekt dhe jetë të lumtur.

Me të mira dhe vetëm të mira në jetë.

 

 

Fotaq Andrea: Ismail Kadare, Vlerë Kombëtare e ndërkombëtare

 

Duke nderuar Ismail Kadaren e nederon Kombin shqiptar

 

Asllan Dibrani

 

Zoti Kadri Mani të përshendes për shkrimet e pasqyruara për të madhin Ismail Kadaren ,një figurë e kombit per letërsinë shqiptare ,nje njeri që i tejkaloj kufijt e Shqipërisë,tejkaloj edhe kufijt e hapsirës së trojeve shqiptare , pranda ne deshëm a s'deshëm z.Ismail Kadare më nuk mund të quhet vetëm shkrimtar i madh për popullin shqiptar kur ai ësht nje shkrimtar botror i përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës ,një njeri që gëzon një reputacion në nivel botror,nga kjo mund të krenohëmi qe letërsia shqiptare si pasaport të qarkullimit tek lexuesit e huj ka ISMAIL KADAREN,një figurë ma e ndritura nga të gjitha kohrat.Zoti kadri ti ishe gjithë monë një njeri i palodhdhëm edhe pran sfidave te nryshme ndër kohë , ti ishe nje njeri vetmohues per çështjen e kombit ,per çlirimin e vendit nga okupatori, ishe nje ish i burgosur politik qe as qelitë e Serbisë nuk të përkulën për çështje të idealit ,ishe nje njeri i rezistencës ne ngjarjet e viteve 1981 qe oto ngjarje ishin si udhërrefim i prishjes së ish Jugosllavisë artificiale, edhe atëherë ishe zëdhënë i kerkesave të drejta të popullit shqiptar ,edhe pas burgut të priten sfida të reja ku pate një rol ne interesin e Baskimit Kombëtar në organizimin e Bashkësisë Shqiptare për Zvicër per tu bashkuar shqiptarët rreth një flamuri,rreth një gjuhe, rreth një kulture, e shoh se ti je duke u ballafaquar me sfida të reja sipas shkrimeve tua ,e shoh nje vrull shpërthyes tek ti me realitetin tonë shqiptarë pë gjendjen politike ,ekonomike dhe kulturore, brengosem se si shqiuptaret nga njehere bin ne lajthoitje ne vetveten ne tavolina te partive të veta, ne tavolina te Parlamentit ,te Kuvendit apo qoft edhe në oda te debateve miqësore.Në fronte organizimi ishim te sukseshëm edhe në atë frontal por shqiptarë kemi qenë te dobet ne tavolina pran faktorit nderkombëtar!? Neve kur ishim në atë kohë të vepriomit ishte veshtirë të veprojshe sepse çdo kund na priste ekzekutimi,burgu arrestimi dhuna etj nga regjimi ish serbosllav !

Më kujtohen çastet kur na vinin familjet tona nëper burgjet te na vizitonin , me kujtohet se edhe një mollë e kemi ndrë në 4-5 vetave shokve tanë të idealit. Ishim një grusht i pa thyeshëm,një pako cigare u ndante 22 vetave edhe se nuk e kamë pirë duhanin kurrë e kamë pirë at cigare për nder të familjes dhe idealit që kishim. I nderuari Z .Kadri besoj se edhe këtë sfidë jo të lakmueshmë te pozicionit kombëtar tani për tani do t'i kalojmë .

Juve ju uroj shendet dhe punë të mbarë aty ku e këkon koha dhe momenti qe ti dilni në ndihmë edhe ma tutje gjendjes aktuale ne politikë kulturë etj.

 

Me rrespekt nga ish i burgosuri politik Asllan Dibrani Shtutgard -Gjermani

Qoftëlargët dhe madhështia e Ismail Kadaresë

  Alfred Papuçiu

Fotaq Andrea dhe një numër studjuesish të tjerë bashkëkohorë, i përkasin brezit të ri të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e Kombit tonë. Një nga përfaqësuesit më të denjë është edhe Ismail Kadareja. Sadoqë ndonjë "qoftelarg", akademik me titull, apo "shqiptaruc" që, duke shkruar me katran kundër Kadaresë, mundohet të errësojë figurën e tij madhështore, përsëri ai i bën dëm vetes dhe forumit të një treve shqiptare, diku në një vend fqinj. Në një kohë kur ne duhet të ngrejmë lart dhe kemi arsye, figurat e Kombit tonë si Ismail Kadare, kandidat i çmimit Nobel që e meriton, "zërat e korbave" bien në vesh të shurdhët. Prandaj, edhe lexuesit e "Zemresshqiptare" me penën e tyre, të japin mendimin e vërtetë, pa mllef për analistin e shquar të historisë se lartë dhe bashkëkohore të Shqipërisë dhe të Kosovës, të Madhit tonë Kadare. A e dini se Ismail Kadare njihet kudo dhe veprat e tij i gjen në Bibliotekat më me zë në botë dhe në libraritë me prestigj në Nju Jork, Los Anxheles, Florida, Kebek, Montreal, Buenos Aires, Rio de Zhaneiro, Paris, Vjenë, Gjenevë, Zyrih, Berlin, Kajro, Athinë, Romë e kudo në botë. Ai është tepër modest si njeri, por nga më të medhenjtë e shekullit për veprën e tij në shumë gjini që është vlerësuar me çmimet më prestigjioze ndërkombëtare, por edhe që do të përmendet brezpasbrezi. Prandaj, e përseris, çdonjërit nga ne i takon si shqiptar, ta mbroje figuren e tij.

Respekte dhe Z. Kadri Mani që ka përmbledhur shkrimet e Fotaq Andresë.

 

Alfred Papuciu

Faleminderit profesor Mani për këtë material të plotë

 

Kozeta Zylo

I nderuar profesor Mani,

Të lumtë për çfarë keni përgatitur për Kadarenë. E vlerësoj shumë penën e Fotaq Andreas, veçanërisht këtë përgatitje të nivelit të lartë që i ka dhënë publikut dhe lexuesit.

Unë do ta hedh në të gjitha forumet shqiptare, duke falenderuar përzemersisht mikun dhe punëtorin e palodhur të shiqptarizmes, z.Gezim Marku!

 

Me shumë mirënjohje,

 

Kozeta Zylo, NY

Sa fola me djalin tuaj dhe i tregova se baca Kadri gëzon një rrespekt shumë të madh të të gjithë nacionalistët e patriotët e mirëfillët dhe të elita e vetëdiesuar për kohën sot.

 

-Por në anën tjetër edhe krenar që shajnë mbeturinat e kohravë të errta, të cilët me sharjet e tyrë vetëm së ngrisin cilsitë dhe vlerat e patriotve të mirfilltë.

 

Unë besoj, edhe shumë tjerë pajtohemi, me kritikat tuaja të drejta që i bëni, madje unë jam edhe më i ashpër për të këqinjtë që po na dëmtojnë për çdo ditë (edhe nënën me jau kajt me duket pak), se lëremë me i kritikua!

 

Baca Kadri, tani a i ke në rregull artikullin tim me fotografi?

 

 

Shëndet S.(kënder) Sh.(ala)

 

Falenderim? për Kadri Manin

 

Reshat Kripa

kripareshat@yahoo.com

 

 

 Ju falemnderit për vleresimet e bëra për shkrimin tim "Thirrja e ndërgjegjes", njekohësisht edhe për vërejtjet gjuhësore. Kam qenë dy herë në Kosovë. Herën e parë ditën e pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe të dytën me një grup ish të perndjekurish politikë, me në krye deputetin e parlamentit shqiptar Bujar Leskaj, një mik i njohur i Kosovës. Jam larguar me përshtypjet më të larta. Në vizitën e parë, duke parë entusiazmin e madh të një populli që pas kaq kohe shijonte lirinë, m'u duk vetja sikur jetoja në Vlorën e 1912-s. Në atë vizitë u njoha dhe me një mik të mirë, të nderuarin shkrimtarin dhe poetin Ibrahim Kadriu që na mirëpriti në shtëpinë e tij. Kam ndërmend me disa miq që në të ardhmen të bëj edhe një vizitë tjetër. Atëherë patjetër do të takohemi. Në rast se ju do keni rastin të vini në Tiranë, do të më gjeni me anën e telefonit në numrin 0692687582.

                                                                                                                                                            Përshëndetje

 

Letrës T`Uaj?

 

Faik Islamaj

faikislamaj@yahoo.com

 

I Rrespektuar Z.Kadri,

 Ju falenderoj për letrën.Me këtë rast, me duhet  T`Ju them sinqerisht se jam i lumtur që një vëlla m’u shtua.

  Adresa ime është:Faik Islami Rr."Abdyl Frasheri", Pallati 2, Shkalla 1, Apartametni Nr.2 Tiranë. Mezi pres që Zoti, të na mundesojë të takohemi!

  Juaji Faiku

 

NGA PEZIA SHQIPTARE

 

Reshat Kripa

 

UNË DHE KANARINA

E Hënë, 15-03-2010, 09:50pm (GMT)

 

Në dritare të qelisë, kanarina kish qëndruar,

Këngë e saja melodioze, ëmbëlsi e mjaltëzuar,

Unë rrinja i mahnitur, këngën duke e dëgjuar,

Zemra ime njomëzake, u brengos e copëtuar..

           

Pse ky zog, ky zogth i bukur, nga kafazi kish  shpëtuar,

Të qetësonte shpirtrat tona, gjithë plagë të mbuluar,

Gjithë plagë të mbuluar, trup e shpirt të sakatuar,

Ndarë nga bota e madhe, në hapsanën e mallkuar.

 

M’u kujtua jeta ime, si e zogut sapo lindur,

Ëndërroja për lirinë, dita ditës duke pritur,

Që të ndriste, oh një ditë, që të zbardhte një mëngjes,

Të mos ecnim më mbi ferra, të jetonim plot me  shpresë.    

 

Porse shpresa ishte shuar, ferrat e kishin rrethuar,

Ëndrrat tona djaloshare, mjegulla i kish mbuluar,

Mua një djalosh i njomë, romantik, ëndërrimtar,

Më përplasi pa mëshirë, seç më futi gjallë në varr.

 

E vështroja kanarinën, po vazhdonte këngën bukur,

Nuk e di sepse dhe unë, ndjeva veten më të lumtur,

Dy, tri thërrime në dorë, po ia zgjas me dashuri,

Ajo fluturoi atje, cicëroi  ciu…..ci.

 

Mbylla dorën, mora zogzën dhe i putha bisht e ballë.

Përkëdhel puplat e saja, për çudi ndjeva një mall,

Një mall të madh për lirinë, për atë që më  mungonte,

Për atë që dridhte zemrën, lot nga sytë më lëshonte.

                       

Ik o zog, zogëz e bukur, fluturo në qiell e lirë,

Qëndro larg nga kjo skëterrë, fluturo në botë të mirë,

Lerma mua errësirën, lermi prangat edhe lotin,

Qëndro larg nga botë e keqe, që mohoi edhe Zotin.

 

Kanarina fluturoi lart në qiell duke kënduar,

Unë në qelinë time po qëndroja i menduar,

Për çudi një ndjenjë tjetër, zemrën kishte gllabëruar,

Jam i lirë, thash me vete, prangat s’më kanë robëruar.

 

 

NGA POEZIA BOTËRORE

 

Ivan Goran Kivaçiq

 

HUMNERA

 

I

Gjaku është drita ime dhe terriim.

            Fatbardhën natë mua ma kanë gropuar

Nga gavrat e syve – me t’lumtin shikim;

            Prej pikash dite djeg flakë e tërbuar

Bebzën e plyrur në tru, sikur plagë;

Sytë e mi janë fikur mbi timën shuplakë.

 

Sigurisht, po, zogjtë ende janë pehatë

Në to, e qiell u praptua lehtë;

Dhe ndjeva kah, fytyra e përgjaktë,

            N’errësirën e bebzave m’është tretë;

Përmbi shuplakë sytë me rreze gëzojnë

E lotët e mi, jo, nuk mund të rigojnë.

 

Vetëm mes gishtash pakt janë përpi’

            T’ngrohta e t’thukta, që i gjen gjaksori

Edhe më me mund zgavrash, që janë zgërdhi –

            Që thikën n’qafë t’ma rrasë pa zori;

E mua ahareja e këtij gjaku m’kaploi,

Dhe ndjeva kah pika si loti kulloi.

 

Drita e fundit, para natës n’mnerim

            Ishte e thikës vetëtimë që shndrit,

Dhe klithma, e bardhë edhe tash në verbim,

            Dhe e bardhë, e bardhë lëkura e gjaksorit;

Se t’gjithë deri n’shokë ata ishin zbuluar

Dhe ashtu zhveshur sytë na i kanë gropuar.

 

O dritë e dhembshme, jo kurrë aq fuqishëm

            Dhe aq ashpër s’ke ndriçuar n’agim

Në shigjetë, në flakë, edhe sikur t’ishem

Duke qarë me lot zjarri, që ndez zgavrat shqim;

E npër atë ferr vizllimat kanë përclluar,

Klithmat e t’mjeruarve të tjerë kanë sokëllitur.

 

Zjarr i tërbuar nuk di se sa ka zgjatur,

            Kur gunga mneri zgavrash nisën pëe t’u rritur.

Si toptha të fortë, mezi në këmbë jam mbajtur.

            Sytë lizgorë atëherë ndjeva për pëllëmbë m’ishin ngjitur.

Dhe thashë: “Nënë e dashur, tash i verbër jam,

Për të të vajtuar, vallë, unë ty tash si kam?...”

 

Dhe e kënddritura, si qindra këmborë

            Nga kambanaret e bardha, në mendje

Të çartur vetëtinë: nga Sioni  ndriçon,

            Drita magjepse, drita që dritën bie!

Dru i ndritshëm! Lum! O e ndrishmja zogëz!

O hënë! Dritë! Si qumësht i nënlokës!

 

Por edhe këtë dhembje t’merrshme tash s’e pritja

            Gjaksori më tha: “Ndrydhi, hej, ata sy!”

Gati i çmendur në gjunjë para tij kam rënë,

            Kur shtangu shuplakën me jargë më ka ngjy’;

Dhe tjetër gjë nuk ndjeva as dëgjova:

N’humnerë, si në varr, atëherë unë sharrova.

 

ZËRI DITOR, 10 korrik 1999, Mërgata

 

Lidhur me ekspozitën e zotit Sadri Hadërgjonaj që e hap në Junik më 27.9.2009, me titull “Portrete të bardha të vendlindjes”-Kosovës, këto pamje janë shkëputur nga katalogu i ekspozitës.

 

 

Ilustrimi paraqet nënën duke e mësuar bijën e vet të tëhollojë petët!
Ilustrimi paraqet nënën duke e mësuar bijën e vet të tëhollojë petët!
“Shqipëria etnike- për fëmijë”

 

UDHËZIM I PËRGJITHSHËM PËR PRINDËR

 

Jini të qëndrueshëm e të parashikueshëm para fëmijëve tuaj!

 

Fëmija vepron m së miri kur e di se çfarë e pret. Prindrit duhet t’ia bëjnë të qartë fëmijës se clat sjellje pëlqehen e clat jo. Sjelljet e fëmijës, qofshin ato të mira ose jo, duhet të trajtohen njësoj nga të dy prindërit. Sjellja juaj ndaj fëmijës nuk bën të ndryshojë nga dita në ditë dhe të varet nga disponimi juaj. Më mirë është që qëndrimi juaj të bazohet në sjelljet e fëmijës.

 

Si edhe sa mnd të ndikojnë te fëmija këshillat e dhëna?

 

Prindërit duhet të kenë kontakte me sy me fëmijën e tyre, para se të nisin të japin udhëzime. Duhet pasur shumë kujdes se ku jepen udhëzimet, sepse nëse kjo bëhet nga larg, shumë shpesh nuk ka sukses. Fëmija duhet të shpëblehet sa herë që i zbaton këshillat e dhëna.

 

Rregullat duet të jenë të qarta dhe specifike

 

Prindërit duhet t’i shmangën mundësisë së krijimit të rregullave që nuk mund të zbatohen. Ndëshkimi për thyerjen e rregullave dhet të theksohet dhe të bëhet i qartë që në fillim. Kur rregullat thyhen, fëmijës duhet t’i tërhiqet vërejtja, ose t’i bëhet me dije.

 

Humori është shëndet 

 

TRI PULAT

 

-Janë tri pula: e barddha, e kuqja dhe e zeza, cila syresh e bën vezën  përpara?

-E bardha...e kuqja... nuk e di?

-Jo po të gjitha pulat i bëjnë vezët përmbrapa!

 

PULA E BARDHË E PULA E ZEZË

 

-A pula e bardhë apo e zeza janë më të zojat?

-!?

-E zeza është më e zoja, sepse duke qenë e zezë, ajo di ta bëjë vezën e bardhë, kurse e bardha nuk di ta bëjë vezën e zezë!

 

Në orën e gjuhës

 

Mësuesi e pyet nxënësin:

-çka kemi pas orën e fndit?

-njejësin e shumësin e emrave.

-a i ke mësuar?

-po! E di gramatikën!

-pantallonat janë njëjës apo shumës?

-pantalonat... pantallonat... lart janë njëjës e poshtë janë shumës!

 

MËSUESJA SHPJEGON PËREMRAT

/Arbeni po flente!/                                                                            

 

-Arben, po flen, ë!?

-Jo!

-Çka thashë?

-Kush, unë.

-Më fal që të dyshova  (ndërkaq Arbeni tha përgjumëshëm dy përemra, një puyetës e një dëftor: kush/unë!!

 

Jam në hall e në siklet: njerëzit nuk po më lënë të jetoj, e mjekët nuk po më lënë të vdes!

 

Agim Gashi

 

Dallgë deti e dallgë shpirti

 

Dallgët deti sonte i ka ngritë

I ka ngritë dhe shpirti im,

Ah si shkon kjo jetë mizore

Asnjë ditë nuk kam qetësim.

 

Ushtojnë dallgët fryn murlani

Ndali pak o deti im,

Ta shiqoj mos po ndalen

Edhe dallgët në shpirtin tim.

 

Dallgë, dallgë ngriten lart

Ngriten e gjasojnë n´Tcunam

Pse çuditem me dallëgë deti

Kur tanë një jetë Tcunam e kam.

 

Sonte gjumi më ka ikë

Shiqoj orën e nuk e shoh,

E shoh Yllin e mëngjezit

Me dallgë shpirti prapë lufton.

 

Dallga e detit si Tcunami

Ma e lehtë më duket mu´,

Se sa dallga e shpirtit tim

Që m´ka djegë e m´ka përvlu.

 

Pse moj dallgë nuk rri e qetë

Por shkund detin e shpirtin tim,

Peshë e ngritë ujin e njelmtë

Dallgë, dallgë, dallgëdim-vallëzim.

 

II

 

Rri pranë detit i vetmuar

Pulëbardhat më bëjnë shoqëri,

Mendja m´shkon në Detin Jon

Ku lag brigjet në Arbëri.

 

Ju pulëbardha që flutroni

T´gjitha detnat tu i kalu,

Kur t´kaloni mbi ujra t´Arbërit

Ndaluni pak pak për me pushu.

 

Ndaluni në brigje shqipëtare

Dallgëve atje me u tregu

Edhe atëherë kur s´jeni t´qeta

Ju nderoj edhe ju du.

 

Sepse jeni dallgët e mia

Andaj ju lus për pak qetësi,

Valë të buta e të qeta

Don sot nëna Shqipëri

 

Kur t´qetsohen dallgët shqiptare

Do t´qetsohen dhe dallgët e mia,

Tjetër pamje do t´marrim sëbashku

Rrnoftë Kosova e rrnoftë Shqipëria!

 

Nga Borkumi n´Deti t´Veriut

Ndaluni edhe në Sazan

Ishulli -ishullin përshëndet

Vëlla më ke e vëlla të kam.

 

Borkum, 03.03.2010

 

Nebih BUNJAKU

nebih_bunjaku@hotmail.com

 

I FSHEHUR PAS MJEKRËS

 

 Nëpër tym e nëpër çaxhë

një monstrum nga bota tjetër

i zi si futa një Karaxhë

bërë tebdil drakulla i vjetër

 

dobiç bushtre zemërzi

shpalli veten president

n’orgji krimesh ogurzi

me top rrah në parlament

 

dhunoi gra e theri fëmijë

çfarë nuk bëri ky xhelat

vrau e dogji qindra mijë

shkretoi shtete ky lugat

 

skutë më skutë mi gjirizi

fshehur pas mjekrës së vet

çerdhe side dhe sifilizi

krimin në ballë identitet

 

shpirtin ndryshk zemrën çaxhë

lozë pas loze psikopat

i rrafshon krimet me rraxhë

mal e fushë shpat më shpat

 

duarlidhur në gjyq të Hagës

dritën e diellit e mallkon

thellësia e plagës së shpirtit

drejtësinë natën e trishton

 

 Ismet Hasani

ekspertih@hotmail.com

 

"HISTORINË E MËSOJMË PËR TË DITUR ÇKA TË BËJMË E ÇKA TË NDALOJMË!"?

 

Në shenj të 12 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 123 vjetorit të Shkollës Shqipe dhe Ditës së Mësuesit, ju përshëndes me dy poezi: (1) "Drenicës Krenare" ( kushtuar kryetrimit dhe kryekomandantit të UÇK-së- Adem Jasharit) dhe (2) "Mësuesi" (kushtuar mësuesit Shaban Jashari):

 

(1) DRENICA KRENARE

        /Adem Jasharit/

 

Nga lart po ndihet një zë i mirë

”Vëlla me vëlla Besën me e lidhë!”

O na jemë –  gjak shqiptari

po i këndoj trimit – Adem Jashari.

 

Bashkë me Plakun- babën Shaban

me vëllain  Hamzën  - si Shqipe n’Mal.

- Këta janë trima të mbarë Kosovës

me Tahir Mehën – o Zog’ i Shqiponjës.

 

Edhe shumë trima ka pasë Drenica

Shaban Polluzha, Mehmet Gradica!

Po e përmend edhe një tjetër

Ahmet Delinë, at trim të vjetër!

 

- I lum Prekazi e lumja Drenica

Nuk harrohet jo, Azem Galica…!

- Baca Azem pati shumë shokë

kurr s’ju nda ajo dada Shotë.

Kaloi koha e kaloi moti…

Më vonë si Shota - Xhevë Lladrovci.

 

Nëper Drenicë pat trima gjithkah

ata luftuan si shqipet me krah

iu ndihmoi Zoti u ndihmoi drejtësia

u zhdukë përgjithmonë e pabesia.

 

Oj Drenicë! – O Besa e Burrit!

E ke zemren më të fort se t’gurit

Shumë ke dhënë ti për Kosovën

T’Bekoi Zoti – ta shtriu Dorën!

 

Mos duro më – mos u brengos

E fitove  të drejtën me thënë - Mos!

Thuaj Mos atij  qyqarit

Se boll ia mbajti anën tradhtarit!

 

Mbaju Burrëreshë - mbaju Krenare

Mos e humb traditen Kombëtare!

Në Histori e ke  t’Parin vend

Në krejt Botë je tuj u përmendë!

 Hässleholm – Suedi, mars 2005

 

(2)    M Ë S U E S I

    /kushtuar mësuesit të Drenicës Shaban Jasharit/

 

Shaban Jashari u lind në Drenicë,

Kreu Medresën në Mitrovicë,

Që t’i afrohet diturisë më ngat,

Shkrim-lexim mësoi si autodidakt.

 

 Pas Medresës së Mitrovicës,

Shërbeu si mësues i Drenicës,

Ishte ndër mësuesit e parë,

që t'i mësoi fëmijët shqiptarë.

 

E kishte Urdhërin prej atij Regjimit,

Më këso fjalë t’ia filloi mësimit:

”Që tua mësoi nxënësve fjalët:

   t’parët e popullit i kemi sllavët!”

 

Po n’realitet mësuesi Shaban,

Ç’i thotë Regjimi nuk e ban,

Mësuesi Shaban i përmbahej fjalës

Që e mësojë mirë prej Hoxhë-Bajram Rezallës.

 

Mësuesi Shaban prej Prekazi,

Jua mësoi nxënësve e çdo shqiptari:

”Ç’tha Naimi, Mjeda e Migjeni

t’Parët e popullit - Ilirët i kemi!”

 

I mësonte nxënësit për pikë e presë,

”-Me t’pabesit nuk ka besë!

   e gjuajnë gurin e fshehin dorën!"

Me këso fjalë e vazhdonte orën.

 

Mësuesi Shaban, u urtë - fjalëpak,

Për me i vu punës kapak:

”Të pabesët kanë traditën:

të vrajnë natën e të vajtojnë ditën!”

 

Ju fliste nxënësve për trimërinë,

Për  Ramën, Murselin e Ahmet Delinë,

Për trimin e urtë Emin Latin,

Për Hafëz Arifin e Hysë Feratin.

 

  Mësues Shhabani duke mbajtur mësim,

Ju fliste nxënësve me të madhin guxim,

Për shqiptarët që e ruajtën strehën,

Si babë Nebihin me Tahir Mehën.

 

Ju fliste nxënësve për historinë,

jua nxiste ndjenjën për ATHDEDASHURINË.

...

 

 Hässlehlom-Suedi,  05 mars 2005