E marte, 16.04.2024, 05:56 AM (GMT+1)

Editorial

Gani Qarri: Përkujtimi i luftës së Koshares dhe gjendja në Kosovë!

E shtune, 10.04.2010, 10:00 PM


Përkujtimi i luftës së Koshares dhe gjendja në Kosovë!

 

Nga Gani Qarri

 

Edhe pse kanë kaluar 11 vite që nga Lufta e Koshares ajo për të gjithë shqiptarët mbetet ngjarja më madhështore dhe më e suksesëshme luftarake gjat gjithë kohës sa zgjati lufta për lirinë e Dardanisë, të cilën shqiptarët e kujtojnë me pietetin e krenaris më të lart,dhe besoj me shumë arsye.

Për herë të parë,pas afro 80 vitesh vuajtje dhe pushtimi i cili kishte arrit kulminacionin e përpjekjeve të pushtuesit serb për përzënjen dhe zhbërjen e Popullit Shqiptar nga Dardania antike ,Shqiptarët nën udhëheqjen e Arkitektëve të luftërave fitimtare ,Agim Ramadani dhe Sali Qeku me shumë bashkluftëtar të tjerë dhe me ndihmën edhe të Mëmës Shqipëri,arritën ta zhbëjnë kët kufi,që pak kush në atë kohë mund ta besonte. Ata përdhosën edhe mitin e forcës së ushtrisë pushtuese,të cilën e thyen dhe e mundën turpshëm,duke ia kthyer Popullit për herë të parë pas kaq kohë robërie,Besimin në fitoren e lirisë së shumë pritur dhe të ëndrruar ,gjatë.Shqiptarët përjetuan për afro një shekull gjithë të kqijat e mundshme të një robërie, robërisë sllave,duke mos u pajtur dhe luftuar gjithmonë dhe në q`do rrethanë me të gjitha forcat dhe mundësit.Shqiptarët edhe pse të ndarë ,ata nuk ishin pajtuar kurr, as edhe një herë me pushtimin,ngase pushtimi nuk erdhi nga dëshira jonë por si rezultat i një ndarje të padrejt që nga vendimi i bashkësisë ndërkombëtare në Konferencën e Londrës në vitin 1912.ku edhe « zyrtarisht »me bekimin e kësaj bashkësie ,pa dashjen tonë, u bë ndarja.

Suksesi sublim i kësaj lufte ,jo vetëm që krijoi Besimin e pa tundur te Populli Shqiptar se edhe ne tashmë kishim Strateg të luftërave fituese por i ngriti edhe udhëheqësit e saj Agim Ramadanin dhe Sali Qekun,në heronjë të vërtet dhe të përjetshëm bashk me shumë bashkluftëtar të cilët edhe pse ranë për lirinë e kombit tonë dhe bashkimin e tij,kujtimi për veprën e tyre madhore dhe Heroizmin e tyre personal deri në vetflijim,do ti mbaj përgjithmonë gjallë në Piedestalin e kujtimeve heroike nëpër të gjitha kohët te Populli shqiptar.

Në kët ditë,në vendluftimin e këtyre heronjëve ku ata bashk me mbi njëqind bashkluftëtar edhe ranë heroikisht për lirinë e Kosovës,e që vetëm ajo fushbetej numëron 114 varre,të pa rregulluara kurr,që nga pas lufta,Presidenti mbajti edhe një fjalim,ku nuk harroi ti përmend jo vetëm meritat e tyre me të cilat ata edhe e kanë dëshmuar veten,për të cilat ne përjetë do ti kujtojmë,por përmendi edhe mirnjohjet dhe dekoratat e qfar jo tjetër , të ndara me merit për ta,por duke harruar që të thotë edhe një fjalë të vetme për gjendjen e mjerueshme të varrezave të Heronjëve të Koshares dhe bashkluftëtarve të rën aty,dhe fjalimi i tij « patriotik » do të përfundoj pa asnjë premtim të vetëm,qoft ai edhe i vogël e sado modest, për rregullimin e atyre varrezave edhe pas më shumë se 11 vjetësh të kaluara.

Athua si mundi,dhe si nuki i erdhi keq edhe para familjarve,por edhe si nuk u turpërua para varreve të këtyre heronjëve dhe dëshmorve të kombit,edhe pse tashmë mbi 11 vite ata pushojnë në amshimë të rën në altarin e lirisë, për kët vend dhe këta njerz që sot jetojnë të lirë,dhe mund të shkojnë lirisht edhe aty ku dikur nuk guxonte kush të shkonte para se ta çlironte Agim Ramadani me shokë,duke mos nxjerr as edhe njër fjalë të vetme për mbetjen e atyre varrezave në atë gjendje aq të mjerë ? kur dihet mirë nga të gjithë se në qfar kushte të mira jeton ai me ministra dhe familja e ti, të lirë dhe të pasur, për qfar edhe luftuan këta të rën, por që sot nuk kan as varr si duhet.

Madje Presidenti na shtini vërtet edhe në « gjynah » kur na e përkujtoi se,kjo festë përkon edhe me “Ditën e Kushtetutës”.kur dihet se Kushtetuta ësht gjithqka për një Shtetë por që te ne në Kosovën e « pavarur » ku tanimë haptas po flitet se 30 % të vendit tonë,mjerisht edhe dy vjet pas bërjes Shtet,

e sundojnë strukturat paralele serbe,e që për fat të keq,Kushtetuta e Kosovës,atje nuk gjen zbatim fare.

Kjo Kushtetutë jo vetëm që nuk mund të zbatohet aty ku sundojnë strukturat paralele serbe por ajo nuk përmbush as shumë shpresa të heronjve dhe dëshmorve të rën anë e mbanë Kosovës.

Një gjë të tillë më së miri e dëshmoi sot edhe gjendja e mjer e 114 varreve,pa asnjë përkujdesje shtetërore edhe pas 11 vitesh të kaluara,të pa rregulluara asnjëher,por as pa ndonjë premtim për rregullimin e tyre në një të ardhme të afërt në Koshare.

Me kët Kushtetutë si të vdekurit ashtu edhe të gjallët,por vetëm Shqiptarët,si nga pikpamja njerzore,shtetërore dhe deri te ajo kombëtare ,mbeten edhe më tej më të diskriminuarit,të zhveshur pothuaj se nga q`do gjë Kombëtare, gjë që nuk mund të thuhet edhe për pakicat në Kosovë,duke mos harruar edhe „supermacin“ e trajtimit të komunitetit serb e deri te veprimet e lira të shërbimeve të agjencive të spiunazhit të tyre,edhe pse nuk ësht e vetmja,ajo ësht dhe mbetet më armiqsorja dhe më e rrezikshmja,për Kosovën dhe Popullin e saj.

Edhe pse Kosovës edhe sot e kësaj dite i zihet fryma nga veprimtaritë e shumë agjencive « inteligjente » të spiunazhit,nga dhjetra vende të huaja, edhe nga ato me qëndrime shumë armiqësore siç ësht BIA Serbe,nuk vërehet ndonjë kundërveprim i vendosur nga Shteti ynë në bazë të kësaj Kushtetute e as për kontrollimin e teritorit të Kosovës siq e kërkon Kushtetuta.

Aq më keq në Kosovë mjerisht nuk mund të funksionoj ajo që normal do duhej të funksiononte e para,ajo që quhet Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI),e cila edhe pas më shumë se një viti,edhe pse po ashtu, para më shumë se një vit,ishte lajmëru me shumë bujë formimi i këtij agjensioni,ai edhe sot e kësaj dite ësht jofunksionale përkundër asaj se ka kaluar kaq shumë kohë dhe me siguri kanë konkurruar shumë kandidatë të cilën kanë dëshir dhe aftësi për të qenë pjesë e këtij agjencioni,ai vazhdon edhe më tej të mos jetë aktiv,dhe jo vetëm që kjo Agjension ende nuk ësht në funksion por ende edhe sot e kësaj dite nuk është lajmëruar kompletimi i stafit të tij punues.

Athua i pengon udhëheqësit e Kosovës fakti i mjer dhe trishtues,që tanimë shkruhet dhe flitet haptas se nuk ësht vetëm 17 për qind,siq thuhej deri më tani por më shumë se 30 përqind e territorit të Kosovës që vazhdon të kontrollohen nga shërbimi sekret serb, BIA.

Para këtyr fakteve ,shqiptarët nuk kan sesi të mos shqetsohen, deri në trishtim,të cilëve jo vetëm që ju imponohet por ju bëhet edhe e domosdoshme pyetja se ; ku na mbeti Agjencioni ynë Intelegjent si agjencion i vetëm i Kosovës, i cili do duhej ta bënte ruajtjen e sigurisë në vend?! Pse edhe sot e kësaj dite,ky agjension nuk kompletohet e as nuk ësht vën në funksion?

Shtetit tonë,përkundër asaj që ju ofrua edhe kjo mundësi,edhe pas më shumë se një viti të kaluar, nuk arrinë ,që ta kompletojë dhe vejë në funksion,Agjensionin tonë të Inteligjencës,i cili na duhet shumë më shumë se dhjetra agjenci të huaja spiunazhi,që veprojnë të lira e të pa kontrolluara dhe pa asnjë pengesë në Kosovë.

Madje kur kohët e fundit,po bëhet gjithnjë e më aktuale, edhe kërkesa e serbisë,për ndarjen e Kosovës,agjensionet e së cilës veq e kanë përgadit ndarjen de-fackto,me strukturat e tyre patralele,duke sunduar një pjes të madhe të Kosovës,derisa Agjensioni Inteligjent i Kosovës,të paktën nuk thuhet se ësht vën fare në funksion ,për mbrojtjen e sigurisë së Shtetit të Kosovës.

Athua qfar do ti thuhet nesër këti Populli , heronjëve dhe dëshmorve të Kosovës,që dhanë q`do gjë për kët vend,në përkujtimet e përvjetorve të tyre të ardhshëm ?!

 

Heronjëve të Koshares

 

Për ju shumë, duhet zgjedhur fjalët

Shkrimet,Shprehjet edhe Poezitë

Ngase ju sikur i kishit madhore veprat

Të veqanta ,i kishit edhe trimëritë

 

Ju që arritët ta zhbënit kufirin

Të vën për afro 80 vite nga Europa

Ju Heronjë të fitores së bashkimit

Luftën tuaj heroike,e pranoi edhe Bota

 

Për afro 80 vite Kombi nën robëri priti

Zhdukjen e ndarjes,mes popullit Shqiptar

Derisa arkitetktët e fitores u përgaditën

Për lufta heroike dhe çlirim kombëtar

 

Me luftën që bët dhe heroizmin e treguar

Pas përpjekjeve nën robërinë disa shekullore

Ndër breza do mbeteni,për jet të pa harruar

Duke i kthyer këti Populli, Besimin në fitore

 

Me luftën tuaj madhështore për Atdhe dhe liri

Dhe me zhbërjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar

Ju bindët edhe skeptikët më të mdhenjë në histori

Se s`durojm më, kufi mes truallit komëtar

 

Në vendluftimin e rënjes suaj triumfuese

Edhe sot me 9 Prill,të kësaj ngjarje Historike

Presidenti n`vend se të s`kuqej para familjarve,

Pran varreve të zhveshura,mban fjalime Patriotike

 

Derisa ai me ministra dhe familjen e tij

Bëjn jetë princërish sikur në prralla dikur

Në vendbetejën e 114 dëshmorve të Koshares

Për kujtimin e luftëtarve,sësht vën as një „gurë“

 

Pse mungon PËRKUJDESJA që ata e meritojnë

Aty ngriten ca flamuj në kujtim për luftëtarët

Por varreve tä Heronjëve mbuluar me barë

Në Koshare edhe sot, iu mungojnë Lapidarët ?!

 

Qfar i mbetën borgj ata,këti populli të shumë vuajtur

Për afro 80 vite mes për mes,të ndar edhe me kufi

Ata të cilët pas afro 80 vitesh me luftën e tyre heroike

Për herë të parë,Zhbën kufirin, duke u futur në Hitori

 

Në luftën e madhe frontale dhe heroike të Koshares

Për zhbërjen kufirit të atëhershëm Shqiptaro-Shqiptar

Në fushbetejë bashk me Arkitektët e kësaj lufte

Agim Ramadanin dhe Sali Qekun,u flijuan edhe 114 luftëtar

 



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora