E enjte, 28.03.2024, 05:45 PM (GMT)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Demokracia dhe provincializmi i shoqerise shqiptare

E shtune, 10.04.2010, 08:59 PM


Demokracia dhe provincializmi i shoqerise shqiptare

 

Nuk jam dokord me ate qe thua, por do te jepja jeten qe ti te mund t'a thuash. (François Marie Arouet- Voltaire 1694 - 1778)

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Do te jete sepse populli shqiptar ka jetuar gjithmone ne diktature, do te jete sepse eshte ne kulturen e gjithe popujve ballkanik qe te shohin armiq gjithandej, do te jete sepse ndoshta armiqet ekzistojne me te vertete, do te jete nuk e di se per çfare, por eshte se ne ambjentet shqiptare nuk ekziston liria e te shprehurit. Per ç'do shprehje qe mund te thuash apo shkruash do te ndeshesh me pakenaqesine i dikujt, dikush do te ndihet i ofenduar, dikush do te te quaj armik. Mjafton qe te thuash apo te shkruash diçka qe do te cenoje interesat, mendimet apo simpatite e te tjereve, qofshin ato politike, shoqerore apo fetare dhe mund te gjindesh i skeduar ne arkivat e te pakenaqurve si tradhetar i kombit, si armik per t'u eliminuar. Bile shpesh here mund te "bombardohesh" edhe me kercenime personale. Nga pamundesia per te argumentuar objeksionet e tyre kalojne ne akuza klasike, akzohesh si i shitur, grek apo serb. Akuza qe ndoshta jane edhe te logjikshme per vete historine e popullit tone, nuk eshte e kuptueshme pse nuk perdoren te gjithe pushtuesit , pershembull ne asnje rast nuk akuzohesh si turk, edhe se nga te gjithe pushtuesit qe kane shkelur token arbenore, ai turk ka rezoltuar me i demshmi.

 

Nuk dua te hyje ne çeshtje historike dhe te analizoj se cili pushtues ka qene me i mire se tjetri, gjithmone nese ekzistojne pushtuesit e mire. Ajo qe me shqeteson si shqiptar dhe si njeri, eshte mungesa e demokracise ne opinionin publik shqiptar. Ne Shqiperi, fatekeqesisht nuk ekzistojne mediat e lira e te pamvarura, media e fundit qe e humbi kete virtyt eshte televizioni ALSAT, ju bashkangjit edhe ai politikes per t'u bere mjet e luftes per pushtet. Eshte tragjike por e kuptueshme, njeanshmeria e mediave eshte nje fenomen qe pak a shume ekziston edhe ne vendet e tjera demokratike. Nuk eshte e kuptueshme, mungesa e demokracise brenda shoqerise shqiptare. Nje intelektual nuk eshte i lire te shprehe mendimin e tije mbi nje çeshtje te rendesishme kombetare pa u akuzuar si grek apo serb. Eshte gjithmone dikush qe kerkon t'u imponoje te tjereve mendimin e tije, dhe te gjithe ata qe e mendojne ndryshe nga ai, konsiderohen tradhtare te kombit.

 

Ne te gjitha vendet europiane ekzistojne mediat e njeanshme ku jo gjithmone kryejne detyren e tyre me ndershmeri te plote, qe eshte informimi i opinionit publik. Natyrisht, jo ne te gjitha vendet mediat jane te njeanshme ne te njejten menyre. Ajo qe nuk ndodh ne vendet e tjera europiane eshte mungesa e demokracise brenda shoqerise. Kjo mungese demokracie eshte tipike ballkanike qe nxjerre ne pah provincializmin e Ballkanit. Patriotizmi, qe shpesh here eshte rruga me e shkurter e injorances, ne vendet europiane pothuajse nuk ekziston fare, ne rastin me te keq mund te shprehet ne nje ndeshje futbolli. Ndersa ne vendet tona jemi rober te paragjykimeve, dhe nuk do te jete ne gjendje asgje qe t'a shkoqe nga traditat ballkanike, as antarsimi ne NATO dhe as antarsimi ne BE. Greqia ka 30 vjet qe eshte antare e BE-se dhe nuk humbe rastin te shprehe inferioritetin e saje provincal. Ne asnje vend te Europes, bile as ne vitin 1943 nuk eshte pare qe ushtare te nje shteti, ne nje parade zyrtare, te dalin me sllogane kunder nje populli tjeter. Ajo qe ndodhi ne Athine nuk eshte gje tjeter vetem prova konkrete e inferioritetit grek ndaj gjithe popuje te tjere europian perfshire edhe popullin shqiptar. Shqiptaret duhet te prokupohen ate dite kur greket mos te shprehin patriotizmin(ksenofobine) e tyre kundrejtt shqiptareve, ate dite do te thote se nuk na konsiderojne më, ç'do ofeze eshte shprehje e frikes se tyre dhe duhet merret si nje vlersim. Greqia eshte i vetmi vend europian qe drejtuesit politik flasin te njejten gjuhe(politike), e mendojne ne te njejten menyre me popullin qe u jep voten. Por ky eshte nje problem tjeter dhe eshte folur teper shume.

 

Ne shoqerite ku mungon demokracia apo ku ajo eshte e brishte, zakonisht akuzohet politika si faktor kryesor ne mos zhvillimin e demokracise. Ne Shqiperi kemi nje paradoks te vertete, eshte politika qe behet viktime e mungeses se demokracise. Per ç'do vendim qe politikanet marrin apo nuk marrin akuzohen nga opinioni publik si tradhtar, grek, serb, te shitur. Gjate qeverisjes se Partise Socialiste te ish kryeministrit Fatos Nano edhe se u arriten disa objektiva te rendeishme politike per kohen si, stabilizimi i gjendjes pas krizes se vitit 1997, fillimi i reformave dhe hapat e pare ne ndertimin e infrastruktures se vendit, nuk munguan asnjehere akuzat ndaj kryeministrit te kohes duke e konsideruar si grek, kjo ndodhte vetem per shkak te besimit te tije ortodoks. Nuk ndodhi e njejta gje me kryeministrin aktual zotin Sali Berisha, edhe se ishte promovuesi kryesore i negocimit te kufirit detar me Greqine, duke i dhuruar vendit fqinje disa km territor detar. Po te kishte qene zoti Nano kryeministri i qeverise aktuale dhe te ishte njollusur me rivendosjen e kufirit detar me Greqine, do t'a kishin "varur" ne shesh. Sidoqofte akuzave si tradhtar i kombit nuk u ka shpetuar as kryeministri Berisha, jo ne rastin e kufirit me Greqine(per faktin se eshte i besimit musliman), por ne shume raste te tjera. Mjafton te kujtojme antarsimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike, ku politikani Berisha u akuzua si tradhtar. Siç e shikojme, politikanet nuk jane tradhtar te kombit por tradhtar te simpative te shqiptareve.

 

Eshte me te vertete paradoksale por, te lexosh opinionet e shqiptareve si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, dalim ne konkluzionin se shqiptaret qeverisen nga tradhtar te kombit. Lista eshte e gjate dhe ne rritje; F. Nano, S. Berisha, E. Rama, H. Thaçi, Rr. Haradinaj, A. Ahmeti, M. Thaçi etj etj. Te gjithe konsiderohen tradhtar, mjafton qe te marrin nje vendim apo te bejne nje deklarate, dhe mbi koken e tyre si shpata e Damokleut rendon akuza e rende e tradhtise. Kjo ndodh per mediokritetin e shoqerise shqiptare dhe si pasoje e regjimit komunist qe ka gedhendur ne kulturen tone idene se, te gjithe ata qe mendojne dhe veprojne ne te kundert me idete tona duhen konsideruar si tradhtar. Mendoj se ka ardhur koha qe te ndahemi nje here e pergjithmone nga e kaluara jone, dhe te jemi te vetedishem se politikanet shqiptar nuk jane tradhtar, as serb dhe as grek, thjeshte jane te korruptuar, as me pak e as me shume se vete shoqeria shqiptare. Pamvarsisht nga te gjitha keto, shqiptaret jane populli qe beson me shume tek klasa politike. Gjate fushatave elektorale sheshet jane te mbushura plot me militant te gazellyer, ndersa perqindja e pjesemarrjes ne votime eshte nder me te lartat ne Europe.

 

Ne zhvillimin e nje kombi rolin kryesor e luan politika, eshte ajo qe drejton shtetin dhe eshte pergjegjese per zhvillimin ekonomik e social te vendit. Nje qeveri qe ka politika te mira ekonomike kontribon ne uljen e papunsise, ne uljen e taksave, ne mbeshtetjen financiare te biznesit, ne rritjen e pensioneve per te moshuarit, ne rritjen e rrogave etj. Por jane disa gjera qe nuk varen nga politika, disa probleme qe nuk mund te zgjidhen me ane te nje dekreti qeveritar dhe as nepermjet miratimit te nje ligji. As mediokriteti dhe as provincializmi i nje shoqerie nuk mund te kurohen me ane te nje dekreti, politika ka si detyre te qeverise vendin por nuk eshte ne gjendje te emancipoje nje popull. Politika shqiptare, edhe se me vonese por do te arrije qe te liberalizoje vizat, do te arrije qe te integroje vendin ne Bashkimin Europian, por nuk do te jete ne gjendje te pastroje shoqerine shqiptare nga paragjykime tipike provinciale. Te lirohemi nga ky provincializem nuk do te thote qe mos te jemi patriot apo mos te duam vendin tone, do te thote se patriotizmi nuk duhet shenderruar ne obsesion. Patriotizmi duhet te jete nje virtyt, jo nje diktat.

 

Europa ku duam te shkojme eshte nje Perandori, qe te ndihemi te barabarte me te gjithe popujt e Perandorise, duhet qe mos te mbetemi nje province e saje.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora