E shtune, 27.02.2021, 07:07 AM (GMT)

Kulturë

Novela e forumisteve te forumit shqiptar XI

E marte, 31.01.2006, 12:10 AM


Exodus

...Mgjthse Denku e kish planifikuar fluturimin per ne Shqiperi ne nje menyre te rastesishme, ashtu si muhabet tak-faku, lajmet per ardhjen e Denkut se bashku me Anen ne Shqiperi nuk kishin vonuar dhe nuk i kishin shpetuar aspak veshit te mprehte te shtypit shqiptar dhe pritja morri permasa madheshtore...

Pas disa momentesh te paharrueshme muzikore, te dhuruara nga repertori i pasur i debutuar mjeshterisht prej Pleqve te Krujes, mberritja ne aeroportin e Rinasit e Denkut dhe Anes, do te nderohej edhe nga prania e Bujar Qamilit dhe -orkestres se tij. Bujari nje mik i vjeter i Denkut dhe nje adhurues i Anes, sapo kish hyre ne sallen e pritjes te Rinasit (salle kjo qe tashme per nga konstruksioni arkitektural dhe lluksi, fale si gjithnje reformave, si rrjedhoje e bashkepunimit bilateral dhe paqesor te pozites me opoziten, ja kalonte dhe aeroporteve me te medha neper bote qe prej atij Kennedy ne NY dhe as qe mund te behej krahasimi me aeroportin e madh nderkombetar te Gjermanise). Bujari i veshur me nje veshje popullore te Shkodres, teksa ndiqej kemba-kembes nga grupi orkestral ne patrulle njeshe ashtu si gestapot e dikurshem me parakalim ne paradat e luftes, shkoi ne drejtim te Denkut dhe Anes dhe pasi takohet me Denkun e perqafon duke i'u drejtuar ne dialektin shkodran:
- Po ka ke hum o burr i dheut?! Pash zotin je ba per me t'kerku me kandil n'erresir. A je si je or mik?!
Denku i'a kthen:
- Bujaro m'bohet qejfi tek te shof serish se m'kish marr malli qafsha loken.
Pas disa momentesh pershendetese me Denkun, Bujari i drejtohet Anes me nje shikim tejet magjepses dhe i thote:
- Ju duhet te jeni Znj Ana Nicole Smith ne mos gaboj?!
- Po, i pergjigjet ajo me entuziazem.
Bujari, pasi perkulet ne gjunj e zgjat doren e tij per te takuar ate te Anes dhe Ana ne shenje respekti zgjat doren e saj njekohesisht. Bujari ashtu i emocionuar ne pranine e saj, i e puth lehte doren e lemuar te Anes, duke e pare ate drejt e ne sy. Ana pak me tutje ia kthen:
- Me pelqen jashte mase muzika juaj, jeni me te vertete i talentuar.
Bujari tek degjonte keto fjale i'u mbushen syt me lot (dhe i krekosur nga komplimentat)ia kthen:
- Falemners mi cuc, falemners! (ne menyre te perseritshme) Edhe un ju adhuroj jashte mase per filmat ne te cilat keni marr pjese dhe talentin e rrall qe kam pa na i here ne jeten time, pash zotin nalt mi qiell.
Ana e ndjere ngushte nga fjalet e thena prej Bujarit, i hedh nje veshtrim te shoqeruar nga nje buzeqeshje e shpejte dhe Bujari nga ana tjeter i drejtohet ne te njejten menyre. Dita po thyej dalengadale...

Bilbili i kenges popullore shqiptare, i mirenjohur ne mbare globin kish bere pergatitje te posacme per te nderuar mikun e tij Denku, si dhe padyshim kish marre masa te hiqej me te madh, perpara syve te Anes, me talentin e tij te padiskutueshem, permes kengeve te tij te mirenjohura neper bote si "Ma jep doren vashe" dhe"Taksirat qe m'paska nxan mu" etj...

Ne aeroport sapo kishin mberritur dhe disa miqte e vjeter te Denkut, si Sylvester Stalone dhe Richard Gere, te cilet se bashku me Tonin Tershanen, qe ish kthyer nga Zvicra po i drejtoheshin salles se madhe ku ndodhej Denku se bashku me Anen. Denku, tashme i ulur bashke me Anen ne nje prej tryezave te nderit nuk i shpetoi nga syte prania e Sylvester dhe Richit dhe menjehere ngrihet ne kembe dhe ulerrin me sa kish fuqi:
- O Sylvestro, o Richi, o Tono po hajdeni mer bandilla, ejani zini nje karrike ketu e t'ja plasim no i lopate muhabet, e te gudulisim veshet me jehonen e paperseritshme te kengeve te Bujarit i cili me tha se ka erdhur posacerisht nga Gjermania sapo mori vesh qe do t'vija ne Shqiperi.
Silvestri bashke me Richin dhe Tonin i afrohen tryezes tek e cila Ana dukej qarte se ishte e magjepsur ne nje menyre te pa imagjinueshme nga embelsia e zerit kumbues te Bujarit, i cili edhe pse bente sikur nuk e shikonte, mundohej te rrokulliste vjedhurazi no i shikim te shpejte, drejt saj.
Pasi shtrengojne duart dhe pershendeten me njeri-tjetrin, Denku ne shenje miqesie e hedh doren mbi qafen e Silvestrit dhe per nje moment pasi ja kish mberthyer qafen me krahun e tij te fuqishem e plot muskuj, dhe pasi e ben grusht doren tjeter i'a ferkon çaçken e kokes Silvestrit sikur ky i findit te ishte femije. Silvestri i sikletosur perpiqet ti shmanget ketij momenti paksa delikat fizikisht dhe mundohet ti humbase mendjen Denkut per t'i shpetuar mberthimit, te tij, ndonese tashme Denku, ndihej i ekzaltuar nga pritja e ngrohte e bashkombasve te tij. Silvestri i ndjere keq i drejtohet Denkut:
- Aman o burre i dheut po nuk i ke lene keto muhabete ti, sa here me shikon, here me shtrin pertoke, e here me ze per faqesh, e here per hundesh, e sot po m'keput zverkun e qafes.
Denku kunderpergjigjet...E pasaj cdo te thuash me kete ti...se je i forte?! Jo mer Deni (pergjigjet Silvestri me fjale perkedheluese) mos me keqkupto, nuk ta kisha aty muhabetin, pastaj ti e njef Silvestrin ne pellembe te gishtave (dhe keshtu vazhdon Silvestri, te cilit i ish krijuar pershtypja se Denku ish ofenduar nga fjalet e tij.) Me pas Denku duke pare gjendjen ne te cilen ishte katandisur Silvestri ja plas nje te qeshure te madhe...
- Hahahahahahahah po shaka po boja mer Silvestro, se m'dhive gazit...kisha qef te te nxefja pak...mo u sill si no i femije se nuk te ka lezet e jo per no i gjo. Zeri i Denkut vazhdonte te kumbonte, i pasuar nga efekti i ekos se salles se madhe te aeroportit, teksa i drejtohej Silvestrit.

Me pas Denku shtrengon doren ne shenje miqesie me Richard Girin, duke iu drejtuar me disa fjale:
- O Richi po si ke qene mer daj, si te kane ec punet, anej ka shpia mire, femijet, gruja, t'gjith mir?!
- Mire o Deno mir, gjithcka mire, hejvallah zotit, deri me tash nuk na ka mungu asigjo, vecse ai Bashkim Alibali ma ka prish ca qefin se i kerkova nje dite te me nderonte me zerin e tij magjik ne ditlindjen e gruas po as qe e rrujti fare...pale por kur e mora ne tel, nuk doli te bisedonte vete por m'nxorri ne telefon ate sekretaren e cila m'thote se Z. Bashkim nuk esht ketu, ndodhet ne turneun e tij per ne Paris, Vjene dhe me pas ne Londer e deri ne Sydney. E mgjth une ja degjova zerin Bashkimit ai ishte atje ne zyre, - vazhdonte Richi, ja kur te mos e kem cupen, ndersa Bashkimi e mesonte sekretaren te thoshte, se nuk kam kohe te merrem me tipa si ai, kam pune akoma me te rendesishme.
- Me nje fjale o Denko jam ndere paksa i fyer, vazhdoi Richi.
Denku me pas ne shenje komforti i drejtohet me disa fjale:
- Hajt mer Richi mo u merzit mer plak?! Pse bo kshu ti si no i dhje'res, ti e di fort mire qe Bashkimii eshte nje prej kengetareve me te paguar ne bote dhe s'do mend qe mund te jete i zene neper Turne.
- Pastaj Bashkimi, eshte dhe zemergjere mer plak, vazhdoi Denku - kushedi te kan dale veshet nga qendra, no i tip c'rregjistrim daullesh, e ke parasysh, se kshu i ndodhi dhe nje mikut tim, i cili shkoi menjehere tek doktori. Pastaj ndoshta ke alucinuar mer plak. A te mbahet mend kur m'the se kishe pare Jani Rizen aty perpara ca muajsh, kur Jani i ka hyre dherit me zhytje qe prej vitit 1, a te mbahet mend?!
Richi me pas ia kthen:
- Ti m'duket se po tall zarzavatet o Denko,
Me tutje Denku i pergjigjet:
- Si te nxe goja ato fjale mer Richi ?! Nuk po m'besohet ca po m'degjojne keta dy vesh!
Richi i zene ngushte vazhdon...
- Ndoshta cka mendoj per Bashkimin e kam gabim, ndoshta ke te drejte.
- Hajt se po i dergoj une nja 4 a 5 fjale Bashkimit neser...ndoshta ka qene i zene mo u bo si no i damaluk, - i drejtohet edhe njehere Denku.
Richi si nje foshnje e brishte dhe naive, me fytyren e tij gati te ngjrosur ne ngjyre shege nga emocionet e pa kontrolluara perballe bisedes me Dnkun, i thote atij..
- E di mer Deni e di qe esht shume i zene por t'pakten te dale personalisht ne telefon e mos me nxjerri sekretaret se sikur tregon si mungese respekti.
Denku i drejtohet serish.
- Degjo ketu i thote Denku: Bashkimi esht nje rob persmari, eshte flori fare mer grup, pastaj ti e njef mire ate, mo i thuj ato fjale pa kuptim, mgjth pasi te kem mberritur ne Tirane do i dergoj nje MP nga Forumi Shqiptar qe Bashkimi te vije po ktu ne Tirane dhe te jape nje Koncert per nderin tone.
- He si thua?! si ma ke qejfin?!
Richi, ende nen presionin emocionant te mendimit zvarrites sipas menyres qe ia kish punuar Bashkimii, ndersa i dridheshin fjalet nga goja, me ne fund tha:
- Rrofsh e Deno, je i madh, i nolt fare!
Denku i'a kthen:
- Ene heres tjeter e mo m'boj mo kto soj muhabetesh vari pelixhen e Bejlulit, po bohu burr se nuk t'ka lezet, se je katandis si no i femije gabelesh.
Richi kthen tutje koken nga Bujari ndersa ai kendonte dhe u zhyt ne mendime te thella.

Po mir ca ju ka sjelle ne Shqiperi mer trimat e Zeqos?! - i drejtohet Denku te dy miqve.
Silvestri kercen e thote:
- Kemi erdhur ne Shqiperi, pasi producenti i filmit me te cilin jemi duke punuar i duhet me pa nje pa dy, prania e Koco Devoles ne nje nga rolet kryesore. Kocoja ne filllim pranoi por me pas na e drodhi dhe jemi ketu apostafat te flasim qe t'ja mbushim mendjen Kocos.
- Si mer kshu na qenka muhabeti hë, ja kthen Denku!? Mir atehere do flas une me Kocon dhe e leme te takohemi neser tek Parku Rinia, tek ai Kompleksi Taiwan.
- Rrofsh o Deno ja kthejne ata te dy njezeri, sikur sapo ju ish rikthyer drita e syve, pas nje periudhe te gjate te verbuar.

Pas pak Tonin Tershana ngrihet ne kembe dhe fillon te duartrokase me sa kish fuqi ndersa Bujari po kendonte kengen e tij te preferuar "Sa e amel asht dashnia". Duartrokitjet e Toninit pasohen nga Silvestri dhe Richi, te cilet tashme kishin vendosur ta shoqeronin Tonin ne valle... Silvestri dhe Richi e kishin per here te pare keshtu qe Toni vendosi te kryesonte vallen... Pak me tutje, ne drejtim te tyre u leshuan nje tufe me arixhinj. Silvestri dhe Richi ishin aq te dehur, saqe nuk ju bente asgje pershtypje, e mgjthse i hidhnin kembet pa ritmin e muzikes, sa posht e perpjete, e sa majtas-djathtas, nuk ishte aspak e veshtire te dalloje se ata ja kishin dorezuar trurin, rakise dhe tekiles.
Muzgu i mbremjes sapo kishte rene. Denku hodhi syte drejt korridorit prej nga niseshin pasagjeret dhe goglat e syrit, ashtu te raskapitura dhe te zgurdulluara nga efekti i alkolit i japin shembellimin e nje miku te njohur. Pasi nxjerr nje shami nga xhepi dhe e kalon perreth syve, ai arrin te shembelleje qartesisht, fytyren e mikut te tij te femijerise, te madhin Ceke. Denku se bashku me Ceken, i cili, (ky i fundit) ashtu i veshur me nje kostum, qe ja kalonte edhe Harrison Fordit per nga madheshtia, perpjekin syte me njeri-tjetrin. Denku ngrihet menjehere ne kembe dhe leshohet si furtune nga tavolina ne drejtim te Cekes, edhe pse kembet i rreshqisnin sa para-mbrapa nga alkoli i tepert. Pasi i afrohen njeri-tjerit, shtrengojne duart dhe pas nje perqafimi vellazeror Denku e fton Ceken ne tryezen e tij, tashme plot miq. Ne fillim Cekja ngurroi duke u justifikuar se kishte per te shkuar ne Californi ku ishte thirrur nga nje producent te merrte pjese ne nje film thriller, ne te cilin ishin pjesmarres edhe Halli Berri, Xhulia Roberts si dhe Tom Kruz. E mgjth Denku u perpoq t'ja mbushe mendjen Cekes te rrinte vecse per nje gote me Whisky asgje me teper. Cekja i zene ngushte, me ne fund u dorezua dhe pranoi t'i bashkohej tryezes se Denkut tashme te mbushur plot me miq...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora