E premte, 19.04.2024, 11:47 PM (GMT+1)

Speciale

Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës

E enjte, 08.04.2010, 09:59 PM


MESAZHI I “MEMORIES” SE GJON  MUZAKES

 

Ne kujtim te  poetit  Dhori Qiriazi, mikut  dhe shokut tim te shkolles, perkthyesit te  “Memories” se Muzakes, qe ndrroi jete pak kohe me pare, I cili, duke ma dhuruar kete liber me autograf, me dha shkas te beja kete kumtese

 

Nga ARISTOTEL MICI

 

            Gjon Muzaka,i biri I despotit te principates se Muzakajve, Gjin Muzaka, ne vitin 1510 ka lene me gjalljen e vete nje gjenealogji te fisit te tij princeror. Vepra eshte e llojit te vecante dhe e shkruar ne Itali ne kushtet e emigracionit. Kur Gjon Muzaka shkroi kete “Memorie” ishte koha qe po flitej per organizimin  e  nje kryqezate antiturke. Autori I saj ka pasur per qellim kryesor t`u tregonte bijeve te tij kufijte e pricipates, qe , po te ktheheshin rishtas ne trojet e tyre pas ikjes se turqeve, te dinin se ku I kushin trevat e krahinat, te cilat u perkisnin si trashegim. “Memoria” e Gjon Muzakes u zbulua per here te pare nga historiani gjerman Karl Hopfi ne bibloteken Brankaciane te Napolit ne vitin 1863. Mbas 10 vjetesh ai e botoi te plote ne vitin 1873 ne librin “Kronikat Greko-Romane”[Chroniques Greco-Romane, Berlin 1873]

            Kjo biografi fisnore e Gjon Muzakes ka nje vlere te jashtezakonshme per te ndricuar sa me mire kohen e lavdishme te Skenderbeut. Deshmite historike te kesaj biografije jane realiste dhe te besueshme. Se pari se autori I  kesaj  gjenealogjije  fisnore  ka qene    bashkekohes  I Skenderbeut.

Tok me te atin, Gjin Muzaken e me vone, pas vdekjes se te atit, ai ka drejtuar principaten e Muzakajve deri sa iku ne mergim pas vitit 1479.  Se dyti ai ishte ne rrethin  fare e fisnor  e miqesor te Skenderbeut.Andronika  Kastrioti, e shoqja e Skenderbeut, ishte kushurira e pare e tij, nenen e saj, Maria Muzaken,  ai e ka motren e babait. Se treti ,Gjon Muzaka per vete  natyren   e   shkrimit  te tij  nuk  eshte idalizues e as panegjerist.

           

                        Zbulimi I kesaj memorie qe dokumenton gjenalogjine e fisit te Muzakajve, po qe hedh drite edhe mbi disa princpata e krahina te Shqiperise te kohes para pushtimit turk por edhe gjate invazionit turk, terhoqi vemendjen e studjusve te kohes.

            Pas Karl Hopfit kete liber do ta analizoje dijetari J.G.Hahni ne librin e tij “Udhetim ne viset e Drinit e te Vardarit”. Ky dokument shkrimor ka vlere te vecante per gjykimin realist te kohes heroike te kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu.

            Dukekomentuar veprart, qe  trajtojne   ate epoke te madherishme, Fan Noli I radhit ato keshtu:”Burimet letrare kryesore te historise se Skenderbeut jane dy biografite e tij te gjata prej Antivarasit dhe prej Barletit. Keto plotesohen nga dy biografite  te shkurtera   prej Dhimiter Frangut e Gjon Muzhaqit” [F. Noli vepra 4 - f 597]

            Dhe kur flet  konkretisht per  vepren e Gjon Muzakes, Fan Noli arsyeton se “......biografia e tij ka me teper vlere se te tjerat, te cilat jane shkruar prej panegjeristesh”Fan Noli -vepra 4 -faqia 599-viti 1989 Tirane].

            Tani kete  “Memorie”te  Gjon Muzakes e kemi te perkthyer nga italishtja ne shqip prej  Dhori Qiriazit, i cili deri vone qe I njohur  kryesisht si poet lirik.Po me perkthimin  e  “Memories” se  Gjon Muzakes,   per surprizen e historianeve, ai u shfaqe edhe si nje  studjues skrupulos e analist kembengules I nje vepre historike.Pervec perkthimit korrekt e me nje gjuhe te pershtatur aq mire  pas  origjinalit, Dhori Qiriazi ka meriten  edhe per komentet e sqarimet e domosdoshme per ndricimin  e ceshtjeve historike  ne momente te ndryshme.Me   gjykim realist  dhe me kompetence, me aq sa lejojne  kufijte e nje  parathenieje,Dhori Qiriazi  analizon  dhe interpretimet  e nxituara  te Hopfit  dhe Hahnit lidhur me  Memorien e Gjon Muzakes, sidomos kur ata  ne menyre te pabazuar  kane identifikuar mbiemrat fisnor me etnine. Autori I parathenies  fton linguistet  qe ta studjojne  kete veper  edhe per anen gjuhesore,sidomos per toponomastiken  dhe dukurite fonetike te tingujve te shqipes.

            Eshte e natyrshme qe informacioni kryesor qe merr lexuesi nga  kjo veper  eshte ai qe ka te beje me  me kufijte e principates  se  Muzakajve, te cilat fillonin  nga  Myzeqeja e Kanina e mbaronin ne  Kosture, Oher e  Prespe.Po pretendimet  per  pronesite  e familjes e te fisit te tij  Gjon Muzaka I sheh pertej  kufijeve te  principates se  vete. Ai gjykon ashtu  duke u mbeshtetur  edhe ne prikat  e lidhjeve midis krushqive per rastet  kur trashegimtaret ishin  vrare a po zhdukur gjate lufterave ose nga shuarja  e vazhdimesise se ndonje trungu fisnor. Keshtu eshte rasti  kur  ai  do te fute brenda pronave te veta edhe  Gjirokastren  e keshtjellen e saj. “ Zonje Kirana, gjyshja ime qe e bija  e  Zot  Gjon  Zenevisit , Zot I Gjirokastres  dhe I vendit te lartpermendur...keshtu qe na takon  neve kjo toke....te cilen  Zonja  Kirana , gjyshja ime , e pati prike.(Memoria-f.38 ).

          Po ne kete menyre arsyeton  Gjon Muzaka edhe per  zonat e Ohrit dhe  Kaninen e Vloren:

            “Dhe per me teper  ka nje vend  tjeter qe  I thone  qyteti I Ohrit...ky vend ishte I Zot  Gropes qe pati per grua  Zonjen Kirana,te bijen e dyte  te  Zot Andrea Muzakes dhe me qe nuk la trashegimtare, na takon neve.........Dhe ta dini ,bijte e mi, sic kam thene edhe me siper ,qe mbreti  Balsha ka pasur  per grua   Zonjen Komite Muzaka, te bijen e vogel te   Zot Andrea Muzakes, Despotit,nga te cilet u lind nje vajze, Rexhina, dhe kjo qe e martuar me Markon, mbretin e Serbise, se ciles  Gjon Muzaka, vellai I te permendures  Komita, ia dha prike  te permendures Rexhine  Vloren dhe  Kaninen..Mirepo  me vone kjo vdes  pa lene  trashegimtar,....bile nuk la trashegimtar  as e ema, Komita, me mbret  Balshen . Dhe tani, me qe s`ka  asnje  trashegimtar  prej tyre ,shteti I  permendur  I kthehet  dhuruesit, keshtu  qe ju takon juve dhe ne kete menyre kalon  sipas se drejtes ne domenet e shtepise se  Muzakajve. - ( f.39).

            Duke shkruar per trungun gjenealogjik te familjes  se tij  princerore e despotale, Gjon Muzaka,  ne te njejten kohe  perpiqet te jape edhe  gjendjen  historike  te Arberise  se atehereshme si edhe tatepjeten e Perandorise  Bizantine. Me aq sa e lejonte kujtesa  dhe ne  rrethanat e  mergimit,  ai kerkon te informoje  ne radhe te pare  trashegimtaret si dhe gjithe lexuesit  per shfaqjet e sulmeve te para turke e deri te  betejat e medha te me voneshme, qe tronditen Perandorine  Bizantine,  e cila po dobesohej edhe si pasoje e ambicjeve karrieriste per pushtet ne eliten perandorake.  “Dhe ta dini se si  filloi shkaterrimi I  Perandorise  se  Kostandinopolit qe qe edhe I yni,  per shkak   se qe nje  mosmarreveshje midis  Paleologut  (Johan Paleologu  V -1347-54 ) dhe  Katakuzenit   ( 1341-55 ), gje qe  e shtyu  Paleologun t`i kerkonte ndihme  Muratit,mbretit te turqve- ( f.19). (Behet  fjale per vitin  1354,pra kur ne fron  ish Orhani dhe jo  Murati)   ......

            Nder kohe  ballkanasit, duke  pare  sulmet  e parreshtura  e te gjitheanshme te ushtrise turke, ben perpjekje te perbashketa, per te perballuar rrezikun real, qe po u kanosej .Keshtu ne vitin  1389 ne Kosove   u be     nje  perplasje e madhe  nderluftuese, nje beteje e pergjakshme  midis  aleateve ballkanas  dhe  ushtrise turke, qe quhet ne histori  Lufta e Kosoves.  “ Lazari, Despoti I Serbise dhe mbreti  Marko I Bullgarise, dhe Theodhor  Muzaka I familjes sone, dhe zoter te tjere te Shqiperise, u bashkuan  dhe shkuan ne beteje,  ku te  krishteret humben dhe aty u vra I   lartpermenduri     

Theodhor  (Muzaka), qe kishte me vete nje ushtri te madhe shqiptaresh......Ketu do te fillonin  luftra te vazhduesme  me turqit ne  Shqiperi.

            Zot Andrea  Muzakes, tim gjyshi, iu versul me  me nje vrull te tille  Bajaziti dhe I mori nje pjese te  Devollit dhe te Myzeqese, te cilat ia mori prape..(jane  ngjarje te vitit   1394- shenimi yne).... Edhe  Zot   Gjini,  im at dhe gjyshi juaj,e zoteroi shtetin ateror qe permendem,pse edhe kur e humbi  Myzeqene,e mori prape (...........................) Zoterit e rinj te Shqiperise u vrane te gjithe ne lufte..Mbeten gjalle  keta zoter : Zot  Aranit  Komneni,Zot Gojko Balsha, Zoterit Nikolle e Pal Dukagjini, Zot Gjin  Muzaka, im at,  Zot Andrea  Topia, Zot Pjeter   Spani ( f.19 )

            Ne faqen  28 te  “ Memories “  autori tregon  per  zanafillen  e gjenealogjise se tij. I pari I  fisit  del Andrea  Mollosaku. Nga ai u lind  Theodhor  Muzaka  Kishetesi  (nenkupto -Keshetesi,ose  Gershetesi, sepse mbante floket  gershet). Nga ky zot u lind Andrea Muzaka I dyte [qe mundi bullgaret tek Mali I Peristerit dhe qe perandori I Bizantit I dha titullin e despotit si dhe stemen me fushen e kuqe dhe me shqiponjen dy krenare ne mes. Pastaj nga ky I lartpermenduri Andrea Muzaka I dyte, Despot, u linden tre bij dhe dy bija. Djemt   ishin   Gjini  , Theodhori dhe I treti   Stoja.  Nga dy bijat, e para e kishte emrin Komita dhe e dyta Kirana. Bija e tij  e pare pati per burre mbret Balshen, I cili mbante ne zoterim Shkodren, Tivarin, Kotorin, Shebenikun...... vajza tjeter Kirana pati per burre zotin Gropa, zoti I Ohrit deri ne Diber.

            Zot Gjinit te lartpermendur do t`i lindin pese bij. I pari e pati emrin Andrea [Andrea Muzaka I trete-shenimi yne]. Ky Zot  Andrea I trete pati dy bije dhe dy bija. I pari e mori emrin Zot Gjini I dyte dhe I dyti Zot   Theodhor  Muzaka. Bija e pare e kishte emrin Maria dhe dyta Zonja Helena. Ky I quajturi Zot Gjini I dyte pati per grua  Zonjen Kirana, e cila ishte mbese e Zot Pal  Sevastokratit dhe prej te lartpermendurit Zot Gjin kam lindur  une  Gjoni.I lartpermenduri Zot Theodhori I dyte.....u vra ne lufte me  Sulltanin ( ne  Luften e Kosoves ) dhe nuk la trashegimtar............Dhe  Zonja  Maria , moter e tim ati,pati per burre Zot  Arianit Komnenin  qe ishte   Zot I  Cermenikes,  I Mokres dhe I Shpatit deri ne lumin  Devoll, qe e ndan vendin e tij me te tonin. E  dyta  (moter) Zonja Helena, qe thame, qe matuar me Zot  Filipin qe kishte nje zoterim te madh ne Raguze. Nga Zonja  Maria dhe  Zot  Arianit Komneni linden  tete bija. E  para u quajt  Zonja Andronika.......bija e pare  pati per burre   Zot   Skenderbe   Kastriotin

     Nga kjo  Zonja  Andronika dhe Zot Skenderbeu u lind  Zot Gjon  Kastrioti (f. -31 ).

Pjese interesante e  “ Memories”qe terheq vemendjen e lexuesve dhe sidomos  te historianeve , eshte  ajo  kur  Gjon Muzaka trajton figuren e Gjergj Kastriotit,Skenderbeut.Ai  e ngre lart ate si nje personalitet  te shquar ,udheheqes  dhe komandant   te talentuar.  “Ky zoteri I permendur ishte praktik ne lufte dhe I  guximshem dhe u be komandant  dhe te gjithe I bindeshin.....Zot  Skenderbeu qe I mencur dhe trim I priur te bente mire dhe qe nje zot I madh nder te gjithe pararendesit e tij “...........ne kohen e Muratit te  dyte erdhi Skenderbeu, i biri I  Zotit Gjon Kastriotit.......ky ishte dhene peng prej te atit tek    i   permenduri  Murat   me dy vellezerit e tij, te gjithe te vegjel.  Dy vdiqen. Ai  qe quhej  Gjergj Kastrioti, kur u be turk  (domethene kur mori fene  muslimane) qe therritur  Skenderbe qe do te thote ne gjuhen turke  Aleksander dhe bej  do te thote  zoterues. Ky,  duke u rritur, arriti te marre pozite dhe ishte I zgjuar dhe trim. Si  I vdq I ati, u arratis nga  Sulltani , sic thuhet ishte derguar me  Pashane  e  Rumelise kunder hungarezeve.Ne kete fushate  Pashai qe thyer e ushtria turke ishte  shkaterruar  (3 nentor  1443 )  dhe I permenduri  Skenderbe u arratis me te tjeret dhe,nga qe desh fati,takoi te ishte me  Qatipin  e  Pashait .Skenderbeu e kapi  dhe shtrengoi t`i bente nje  urdher ne emer te Sulltanit per qeveritarin e Krujes qe t`ia dorezonte  vendin atij.Pastaj e vrau kete kancelar qe gjithcka te mbetej e  fshehte.  Atehere Skenderbeu vuri ne udhe  shqipetaret e tjere  qe ishin me  ate, arriti ne  Shqiperi dhe  hyri ne Kruje, i dha qeveritarit urdherin dhe qeveritari  ia dorezoi  ( qytetin  ) atij.  Te gjithe  Zoterit e  Shqiperise u gezuan shume  per ngjarjen  dhe  Skenderbeu qe kthyer  me nje here I krishter” ( f-20 )

            “Pastaj  thirri ne nje kuvend Zoterit e njohur te  Shqiperise ne lezhe.Kujt I shkoi personalisht ( ta grishte) e ke e thirri me ana te  derguarish,keshtu  qe I quajturi  Skenderbe qe bere udheheqesi I tyre ne Shqiperi.......... ( po aty ). Keshtu,sic del nga   “Memoria “ e  Gjon Muzakes po edhe sic dihe nga te gjitha burimet e tjera historike , Skenderbeu me 2 Mars 1444 thirri Kuvendin e Lezhes,ku u krijua  bashkesia e  princave  shqiptare me emrin  “Lidhja e Lezhes”.Skenderbeu u zgjodh kryetar I kesaj  Lidhje dhe kapiten I pergjithshem I ushtrise [Capitaneus generalis].

            “Dhe ky I permenduri Skenderbe mori per grua te bijen e zot Arianit Komneni dhe ky zot dergoi si dorezane Zot Gjinin, tim ate, pse ky I permendur  Arianit ishte kunati I tim eti dhe kishte per grua Maria Muzaka, te motren e tim eti, sic thashe permes te cilit qe perfunduar martesa. ( Skender beu u martua me Androniken  ne vitin  1450 - shenimi yne )        Dhe mori zonjen Andronika Komnennjaten per grua, e cila ishte kusherira ime dhe perdori me pas mbiemrin Skenderbega  nga I shoqi.......dhe se fundi ky I lartepemendutri zoteri u shkaktoi shume kerdira turqeve dhe pati shume fitore [f 21].

            Pastaj pasi kalon shpejt harkun kohor te betejave trimorere te Skenderbeut kunder turqeve, autori I Memories arrin ne periudhen e fundit te jetes se heroit dhe shkruan per te: “Zoti Skenderbe duke pare se po I merrej fryma nga armiqte dhe me pak shpresa, u semur nga ethet  ne  Lezhe dhe vdiq ne vitin 1466 [Ne te vertete data e vdekjes se heroit eshte 17 Janar 1468 ] ne moshen 63 vjec. Mund ta merrni me mend se c’pjese e vendit kishte humbur me nje kapiten te tille......[f 21].

            Po sic e thame me siper Gjon Muzaka krahas fjaleve shume te  mira e lavderuese per  kryetrimin e kohes, kur kujton disa veprime te Skenderbeut ,qe kishim per qellim zmadhimin e principates se tij ne dem te te tjereve,  ai  mban   qendrim kritik  e mosaprovues.  

            Sic duket Skenderbeu po e kuptonte se per te perballuar sulmet gjithnje edhe me te egra te sulltaneve, vendit I duhej nje dore me e forte drejtuse. Ne te vertete ai ishte kapiten I pergjithshem I ushtrise dhe ne te njejten kohe kryetari I Lidhjes se princave  shqipetare. Ishte keshtu I pari midis te barabarteve. Po kjo nuk ishte e mjaftushme. Duhej nje dore me e fuqishme, gati mbreterore, per te komanduar mbi anarkine feudale ose mos bindjen e mvarteseve. Ne ndihme te kesaj ideje, Fan  Noli citon Fallmerajerin, ne studimin e tij kur shkruan: “Skenderbeu tani ndofta e kishte kuptuar se pa  nje bashkim kombetar te Shqiperise se shperndare, lufta kunder turqeve nuk mund te vazhdonte me sukses [Fan Noli  v.4 f.289-Tirane 1989 ].

            Memoria e Gjon Muzakes ka nje informacion real e te besueshem edhe per familjen e Gjon Kastrioti. “Zoti Gjon Kastrioti,i ati I Skenderbeut,zoteronte krahinen me emrin Mati.Po me pas  Zot Skenderbeu   u be jo vetem   Zot I  Matit, por u be edhe  Zot I   Krujes, i  Dibres, I  Brinjes,domethene, I Randesit, I Tomonishtes, i  Misise dhe I krahines  se Jonims deri ne det “ ( f.48).  Ai na jep qarte edhe mbiemrin e familjes  se Voisaves,  gruas se GjonKastriotit, nenes se  Skenderbeut . Ai eshte I pari qe jep mbiemrin e saj. “ Dhe per me teper ta dini qe Zoti Gjon Kastrioti , I ati I Zot Skenderbeut, pati per grua zonjen Voisava Tribalda, me te cilen beri  kater djem dhe pese vajza.”-( f.44    ).  Dhe pastaj tregon me radhe sipas moshes emrat e tyre.

            Nje burim tjeter informacioni gjejme tek Memoria edhe per flamurin kombetar te Shqiperise, per flamurin tone me fushen e kuqe dhe shqiponien e zeze dy krenare. Sic e kemi thene edhe me pare ne nje artikull tjeter Memoria e Gjon Muzakes deshmon  lashtesine e ketij flamuri qe nga viti 1372, kur perandori I Bizantit ia dhuron  kete steme Andrea Muzakes se   Dyte , Despotit. Gjat  shekujve ky flamur  eshte  bere pjese e ndergjegjes kombetare per te gjithe shqipetaret ,si per ata  qe jane brenda kufijeve politik te  Republikes se Shqiperise dhe per ata qe jane  jashte  Atdheut .      

            Ne kete kumtese duam te ndricojme  sadopak edhe mesazhin etik dhe nivelin kulturor te asaj kohe ne shoqerine shqiptare,ashtu sic del dhe nenkuptohet  me ane te kesaj   “Memorie”. Le te nisim me  nje  detaje te faqes  40 te  saj, kur autori flet per gruan e tij dhe tregon se  se ajo vjen nga  shtepia e  Dukagjineve. Pastaj vazhdon prape  per  Dukagjinet... “Thuhej .... se  origjina e tyre vinte nga “Trojanet”-Jane a po s`jane  Dukagjinasit me prejardhje trojane per  synimin  tone ka pak rendesi. Ne na terheq vemendjen ne kete rast vetem fakti qe permendet fjala “Trojanet”. Pra, te pakten  neper oborret e  princave tane flitej  e shkruhej per Trojen dhe trojanet. Atehere pra,kur flitej e  shkruhej  per trojanet e Trojes se larget ne kohe pse te mos diskutohej edhe pet Athinen, per Sparten e spartanet, per Romen e Romaket, ashtu sic shkruan  Gjon Muzaka vet per flamurin e Jul Qezarit dhe te Oktavjan Augostit ne faqen 53 dhe 54 ,detaje keto qe flasin per nivelin kulturor te shoqerise elitare shqipetare ne kohen e Skenderbeut.

            Ne “Memorien” e Gjon Muzakes te terheq vemendjen edhe mendimi I perparuar etik I autorit, qe tregon    nje njeri te qyteteruar, te mencur e largepames: “Ate qe mund ta beni me paqe  mos e beni me lufte” ,”Ate qe mund ta qortosh fshehur mos e ndeshko publikisht” .Kurse per fushen e jetes politike  ai shkruan: ”Njeriu qe me ane te forces eshte bere  tirane, eshte me mire te kthehet ne nje skllav te se drejtes.” Mbi te gjitha keshillat morale te  Gjon Muzakes shquajne  porosite e tij per diturine dhe arsimimin e femijeve: “Prindi qe  e le  birin e tij te mesuar, por te varfer, thuajse I ka lene gjithcka, por ai qe  e le te pamesuar edhe te pasur , thuajse  nuk I ka  lene asgje”. Me kete fjale Gjon Muzaka  ndez qiriun e pare te iluminiszmit  ne Shiperi qysh ne fillim te erresire se sudimit turk.

            Dhe keshtu me mesazhin etik dhe   nivelin kulturor te elites shoqerore shqipetare ne Mesjete, qe shprehet  ne  “Memoria” te Gjon Muzakes, mbyllim kumtesen tone per kete veper historike te kohes se  Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora