E enjte, 25.04.2024, 11:39 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Myftiu Tërnava dhe Hatem El -Kadi kanë nënshkruan marrëveshjen e Haxhit

E enjte, 08.04.2010, 08:37 PM


Në Mekë të Arabisë Saudite, në ambientet e Ministrisë së Haxhit të Mbretërisë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe zëvendësministri i Haxhit, Hatem el Kadi- në emër të Arabisë Saudite,në fillim të kësaj jave kanë nënshkruar marrëveshjen e Haxhit, për vitin 2010, me të cilin rregullohet shkuarje e haxhinjve kosovarë për të kryer Haxhin.

Në takimin e organizuar enkas për këtë Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi autoritetet e Arabisë Saudite për lehtësimet e proceduarve administrative për haxhinjt e Kosovës, e të cilat ofrojnë kushte më të mira, për akomodim, kryerjen e haxhit si dhe kujdes më cilësor shëndetësor për haxhinjët.

Myftiu shprehu gatishmërinë e plotë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy institucioneve, ndërsa zv.ministri El - Kadi, u shpreh me fjalë miradije për organizatorët e haxhit kosovarë - Bashkësinë Islame të Kosovës, si organizatore me traditë dhe i vetmi institucion zyrtare në Kosovës. Zv. Ministri shprehu fjalë miradije posaçërisht për haxhinjtë e Kosovës, të cilët janë gjithnjë të mirëseardhur në vendin e dy faltoreve të shenjta.

Gjatë ditëve në vijim, delegacioni kosovar në përbërje të të cilit përpos myftiu Mr. Naim Tërnava, janë edhe Kryeimami Sabri Bajgora, Drejtori i sektorit për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, dhe Besim Mehmeti nga kabineti i myftiut, do të ketë takime të tjera me institucionet relevante të organizmit të haxhit, për lehtësimin e procedurave të nevojshme për haxhinjtë tanë, në Mekë, Xheda dhe Medinë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora