E premte, 19.04.2024, 03:44 AM (GMT+1)

Speciale

Milazim Kadriu: Krimet në Llap ishin të porositura

E enjte, 08.04.2010, 09:20 PM


“PËRKORË” KËRKON PADI PËR SERBINË

 

KRIMET NË LLAP ISHIN TË POROSITURA

 

Nga Milazim KADRIU

 

Edhe në  komunën e Podujevës si në tërë Kosovën pranvera  përtërinë  dhimbjet  dhe rikujton  krimet dhe tmerret  që bëri  ushtria e policia  serbe deh paramilitarët ndaj familjeve shqiptare. Sidomos krimet e bëra  ndaj popullatës civile, duke filluar nga  vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, djegiet e shtëpive deri te dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

 

Me fillimin e  bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe, ushtria dhe polica serbe  të udhëhequr nga i ashtu quajturi “Shtabi  krizës”.Ky shtab  ishte  formuar nga pushteti i instaluar serb në komunën e Podujevës. Ata  në mëngjesin e 25 marsit 1999 filluan  masakrat  më të  rënda ndaj popullatës shqiptare. Këto krime kishin filluar nga pjesa veriore e komunës së Podujevës duke vra dhe masakruar familje shqiptare, duke djeg e shkatërruar shtëpitë, për të futë frikë  dhe panik te banorët e Llapit. Ata kishin për qëllim dëbimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre, për të bërë  spastrimin etnik. Donin që banorët e këtushëm ti dëbojnë sa më larg Podujevës, gjegjësisht Kosovës,e për të mos u kthyer më në vatrat e tyre.  I gjithë ky gjenocid  kishe vazhduar deri në dëbimin e banorit të fundit  nga shtëpitë e tyre.

 

Rrëfimet  e Latif Mehmetit

 

Siç pohon Latif Mehmeti,kryetar i Shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës  “Përkorë” në Podujevë më  25 mars 1999, ushtar, polic dhe paramilitar  serb të maskuar në një furgon  vranë shumë njerëz nëpër rrugët e qytetit. Ata lanë vetëm një korridor ët lirë që popullata sa më parë të largohej nga shtëpitë e veta.  Pas dëbimit të popullatës nga shtëpitë e tyre ata  u vendosen nëpër male.  Ushtria dhe polica serbe filluan djegien  dhe shkatërrimin e shtëpive shqiptare dhe plaçkitjen e pasurisë së tyre.

 

Më pas ata sipas  taktikës tjetër strategjike të Serbisë  kishin  largimin e popullatës nga ato vende ku ishin vendosur nëpër malet e Llapit. Dhe kështu ata i grumbulluan civilët shqiptarë (gra pleq e fëmijë) në tri kampe. Këtë e bënë me qëllim që në  momente të caktuara  ti ketë  në duart e veta, për ti vra dhe masakruar kur tu tekej. Këto kampe ushtria dhe polica serbe i kishte ngritur    fshatrat Metehi, Shajkoc dhe Barilvë. Aty ishin vendosur nën kontrollin e tyre  rreth 100 mijë banorë shqiptarë. Ata jetuan nën ankthin e likuidimit,dhunimit dhe në mungesë të gjërave elementare për jetesë.       

 

Sipas shumë analistëve,por edhe deklaratave të vetë ushtarakëve dhe policëve serb që i mbikëqyrshin këto kampe  qëllimi ka qenë që nëse NATO hynë e Kosovë me këmbësori këta njerëz të  këtyre kampeve të përdorën si mburojë e ushtrisë dhe policisë serbe. Fatmirësisht kjo nuk u realizua deh me të përfunduar lufta popullata filloj të kthehet në shtëpitë e tyre. Shumica shtëpitë i kishin të djegura. Mungonin familjarët dhe ata  filluan ti kërkojnë. Dëmet materiale në këto anë ishin shumë të mëdha. Çdo e treta shtëpi ishte e djegur, ato që nuk ishin të djegura ishin të plaçkitura,u mungonte çdo gjë. Por mbi të gjitha ishte interesimi për njerëzit që mungonin të gjenden sa më parë. Në komunën e Podujevës sipas shënimeve të SHPZHVL “Përkorë”  gjatë luftës së fundit  u vranë dhe u zhduken  622 qytetarë, prej tyre edhe 43 edhe tani konsiderohen të zhdukur. Nga  622 të vrarët, 52 ishin nxënës, 112 ishin të gjinisë femërore. Ndërsa sipas moshës së tyre ata ishin: fëmijë  deri në moshën 14 vjeçe  48, të rijë prej moshës 14-27 vjeçe 122,prej moshën 27-65 vjeç 325 dhe mbi moshën 65 vjeçar 84 të vrarë. Ndërsa për 43 ende nuk dihet për fatin e tyre pasi janë të zhdukur.

 

Sipas strukturës  së familjare e të vrarëve. 36 familja i kanë të vrarë nga dy familjar, 9 familje nga 3 familjar, 3 familje nga 5 familjar, 2 familje nga 6 familjar,1 familje i ka 7 familjar dhe1 familje i ka 8 familjar.

 

Urdhëratë nga “Shtabi i krizës”

 

  gjitha  këto vrasje, masakrime, dhunime, djegëse , shkatërrime në rajonin e Llapit janë bërë me urdhrin e të ashtu quajturit “Shtabi i krizës” që udhëhiqej nga njerëzit e pushtetit ët instaluar serb. Në përbërje të shtabit ishin:Kryetari i komunës, i cili ka qenë komandat shtabi, Komandanti i ushtrisë Serbe për komunën e Podujevës, Kryeshefi ekzekutiv në komunën e Podujevës, Shefi i stacionit policor në Podujevë, Komandanti i stacionit policor ne Podujevë, Komandanti i mbrojtjes territoriale në Podujevë, Komandanti i mbrojtjes civile në Podujevë, Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Podujevë,

 

Drejtori i OP Komunalja në Podujevë dhe  Drejtori i NSH Gërmia  në Podujevë.

 

  gjitha  këto vrasje, masakrime, dhunime, djegëse , shkatërrime në rajonin e Llapit janë bërë me urdhrin e të ashtu quajturit “Shtabi i krizës” që udhëhiqej nga njerëzit e pushtetit ët instaluar serb. Në përbërje të shtabit ishin e gjithë udhëheqja e instaluar serbe në krye me  kryetarin e  komunës, i cili ka qenë komandat shtabi. Po ashtu ky shtab kishte formuar një shtab tjetër për mbledhjen e kufoma dhe humbjen e gjurmëve. Po nga ky shtab është dhënë urdhri për plaçkitjen e të gjithë pasurisë së shqiptarëve si bagëtitë, mobilet, automjetet,mjetet bujqësore dhe të gjitha të mirat materiale.

Mehmeti thot se këto të dhëna janë fakte bazë me të cilat mund të ngritët aktakuzë kundër Serbisë pasi që për këto ka mjaft fakte ,dëshmi dhe argumente.

 

Satisfaksioni për krimet

 

Sipas Mehmetit  edhe pas 11 vjetësh të përfundimit të luftës ende  asnjë padi nuk është ushtruar ndaj Serbisë. Ndërsa SHPZHVL”Përkorë” ka siguruar  nga familjaret e të vrave  deklarata dhe rrëfime mbi krimet dhe vrasjet ndaj familjarëve të tyre.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Arben Llalla: Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë Jahë Sadrija: Perkujtojmë 11-vjetorin e Martirëve të Korenicës për festën e Pashkëve Xhemaledin Salihu: Kërkesat, shpresat dhe zhgënjimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës Halil Gashi: Lybeniqi fshat i 83 martirëve, aty ku ndodhi masakra që tronditi botën Ukshin Zajmi: Në 100 vjetorin e Kongresit të Dytë të Manastirit Gani Qarri: Tri ndrrime Pushtuesish, me tri jetra, i pagoi Familja jonë! Milazim Kadriu: Ata ishin Themeltarët e Shtetësisë së Kosovës Sabile Keçmezi-Basha: Formimi dhe veprimtaria e Organizatës ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin Amë” Lush Palokaj: Hienat e tërbuara të karpateve Neki Lulaj: Masakra e Lybeniqit krim i pafalshëm dhe i pa pajtueshëm me kriminelët Ilmi Veliu: Moisi Golemi nuk e tradhëtoi Skënderbeun Eshref Ymeri: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar Pajazit Krasniqi: 106 Martirët e Rudinës Sabile Keçmezi-Basha: Propaganda e dezinformimi, metoda të organizuar... Milazim Kadriu: Përkujtohen të ekzekutuarit e familjeve Duriqi, Bogujevci ... Ilmi Veliu: Dokumente që flasin në dobi të shqiptarëve Fritz Radovani: Ja, vrasësit e atdhetarit Luigj Gurakuqi..! Beqir Cikaqi: Rrëfim i pa përfunduar, i njerit nga ata! Krist Gjinaj: Toka shqiptare është autoktone Etleva Lala, Musa Ahmeti: Shqipëria etnike që në 1600-ën, zbulohen 11 dokumente në Vatikan

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora