E enjte, 28.03.2024, 04:54 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Shporta e Historisë

E merkure, 07.04.2010, 08:58 PM


Shporta e Historisë

 

Nga Gjon KEKA

 

T'i mbash gjallë ende ëndërrat dhe iluzionet është njësoj si të mundohesh të ngjitesh malit të akullt por pa asnjë ndihmes për t'u ngjitur,gjithashtu të mundohesh të bësh pjesë të rutinës së politikës dhe diplomacisë synimin për të futur edhe një herë zjarrin brenda shtëpisë është një nga rrugët më të mbrapshta dhe satanike që mund të zgjedh një shtet apo popull.

 

Politika dhe diplomcia e shtetit serb është duke luajtur me zjarrin tepër rrezikshëm ,ajo ende nuk ka gjetur paqen brenda vetvetes së saj ,ajo ende po e riaktualizon dilemën e madhe dhe mjaftë të koklavitur të tërë lëmshit të gadishullit Ballkanik.

 

Këto përpjekje të politikës dhe diplomacisë serbe sa janë të dështuara aq edhe kontraproduktive ,të dështuara sepse ajo ende mendon në të kaluarën dhe dëshiron ta ngjallë nacionalizmin e egër serb dhe ta rikthej të kaluraën në tryezën e gadishullit,janë kontraproduktive sepse me këto lëvizje ajo po humb kohë në rrugën e denazifikimit ,fqinjësisë së mirë pastaj në hapjen ndaj proceseve pozitive ,në futjen e demokracisë në kapliraët e institucioneve të saj dhe në ecjen drejtë rrugës së saj të integrimit europian.

 

Mentaliteti i sëmur i elitës politike serbe se gjoja beteja iluzive e Kosovës e vitit 1389 qenka thelbi i luftës së saj diplomatike që sërish ta këthej ëndrrën e vjetër është absurditeti më i madhë i kohës moderne respektivisht shekullit XXI.Ajo në vend se të dekanonizoj këto iluzione të rrejshme dhe të denazifikoj tërë trupinë e saj politik dhe historik nga këto poezi mesjetare ,pastaj ëndërrat vetlavdëruese të mbështetura në kronika të shpikura si dhe të nxjerrë nga shportat e historisë fatëkeqësit e saj.

 

Por si duket ajo ende jeton si e uritur për ëndërra të mëdha që nuk kanë asnjë efekt në politikën dhe diplomaciën modern si dhe në lëvizjet e reaj që janë bërë gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimshekullit XXI.Serbia si duket ende është e uritur dhe e etur për të mbajtur nën tensione dhe në bllokad ecjen e tërë ballkanit në rrugën e tij të procesit të demokratizimit dhe të integrimit .Prandja me këto lëvizje të saj të politikës dhe diplomacisë karshi Kosovës tregon edhe një herë se ajo është problemi dhe pengesa më e madhe e rajonit .E frustruar nga humbja serbia me politikën dhe diplomacinë e saj mundohet kotë të realizoj ëndërrat e saj,mirëpo një gjë e tillë është e pamundur ,sepse pikërisht këto çështje tanim janë të mbyllura dhe i ka kapur historia në krahët e saj.Dhe krejt në fund është shumë e rëndësishme që shtetit serb të punoj shumë me vetveten ,të filloj menjeherë terapinë dhe mjekimin e vetvetes dhe trupit të saj politike shtetrëor ashtu që të mund të lirohet një herë e përgjithmonë nga ëndërrat dhe iluzionet e saj errësuese dhe të filloj rrugën e proceseve pozitive brenda ballkanit dhe atë të procesit të integrimit.Ndërsa politika dhe diplomacia e shtetit të mbykqyrur të Kosovës duhet të zgjohet nga gjumi të jetë më aktive dhe më bindëse ndaj faktorit ndërkombëtare se është duke i shërbyer Kosovës në prezantimin e saj sa më të denjë në botën demokratike.Gjithashtu ajo duhet të fokusohet në çështjen e njohjes nga vendet që hezitojn dhe ato që janë kundër ,diplomacia e Kosovës duhet të vrapoj para se diplomacia serbe e strucit t'i krijoj bindjen e gabuar dhe të verbër për mosnjohje në këto vende.Duhet ditur se çështja e njohjes diplomatike është një faktor i rëndësishm për shtetin e mbykqyr të Kosovës dhe të ardhmen e saj ,pastaj të antërarësimit të saj në organizatën e kombeve të bashkuara , organizmat tjera ndërkombëtare dhe bashkimin europian ,prandaj duhet aktivizuar të gjitha potencialet dhe rrugët e diplomacisë për të arritur në pozicionin e hyrjes brenda shtëpisë së popujve sovran dhe të bashkuara ,e jo të mbetet në përgjumje e zvarritje me dekada procesi i njohjes së shtetësisë së Kosovës nga bota.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora