Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Pse ndodhe tradhetia ne cifte

| E merkure, 07.04.2010, 08:57 PM |


Pse ndodhe tradhetia ne cifte

 

Nga Faik Krasniqi

 

Pabesnikerine ne nje marredhenie bashkeshortore disa e lidhin me aventure,kurse disa e lidhin me ndjenja. Te tjeret e gjejne tek ajo ose ai ndoshta edhe "dashurine e tyre te madhe",qe tek bashkeshorti apo bashkeshtortja nuk e gjejne nje dashuri te tille.

Tradhetia ne cifte ndodhe edhe nga moskujdesja nga partnerit ose partneres me te cilen jeton.

Sidoqofte, tradhetia seksuale sjelle disa ndjenja te fuqishme njerezore edhe positive ne njeren ane,por edhe negative ne anen tjeter,sic jane psh;kenaqesia me partnerin e ri,kujdesi qe tregon partneri i ri ose partnerja etj, por shkakton edhe tek nje pjese vuajtje, xhelozi, deshperim. Shkenca e shehe kete nga nje kendveshtrim me te permbajtur: shtysa qe dergon ne one-night-stand (marredhenie e shkurter seksuale jashte martesore) apo ne kerkim te nje partneri tjeter eshte e trasheguar nga paraardhesit tane te kohes se gurit.

 

Flitet gjithmone se tradhetia ne cifte ndodhe shkaku i ndjenjave . Nuk eshte vetem burri ai qe tradheton por edhe gruaja. Grate ngjajne te jene te gatshme te dalin pa bashkeshortine e tyre kur u vijne ditet e mbarsjes. Tek ky perfundim kane mbrritur studiuesit e Universitetit te Vjenese, duke bere nje hulumtim neper diskoteka dhe klube te ndryshme. Gjate kohes se revolucionit te vezes, grate nxirrnin jashte me teper pjese te trupit te tyre. Dhe atyre u bene pershtypje burra qenuk u ngjajne atij qe kane perdite.

Grate perdorin nje taktik sipas te ciles ato e mbajne bashkeshortin e tyre, por njekohesisht edhe vazhdojne te kerkojne per nje tjeter,por nje gje te tille e bejne edhe meshkujt. Keshtu , sipas psikologjise revolucionare - grate e ndjekin nje strategji te dyfisht mbi te cilin jane te (pa)vetedijshme.

Sipas nje hetimi te kryer viteve te fundit cdo i shtati femije i lindur nje cifti te martuar, ka lindur nga lidhja jashtemartesore .Sipas nje hulumtimi nga nje Universitet amerikan,del se 73% nga njeri prej bashkeshorteve ka tradhetuar bashkeshorten/in njehere me shume here ne jete.

Lidhjet dashurore jane sot me te paqendrueshme se kurre ndonjehere.Per ta bere bashkeshorten apo partneren te lumtur ne bashkeshortesi,nuk mjaftojne vetem blerja e gjerave te shtrenjta si psh;stoli ari,veture te shtrenjte etj,por per ta bere te lumtur ndikojne edhe faktor te tjere,kujdesja ndaj saj,marredheniet e shpeshta seksuale etj etj.Por, puna e lodhshme dhe mungesa e kujdesjes per bashkeshorten/in dhe marredheniet jo te shpeshta seksuale si dhe dallimi i moshes mbi 10-15 vite e me shume po ndikojne ne 99% te rasteve qe ndonjeri nga partneret te tradhetoje. Zakonisht kur krijohen cifte, krijohen edhe femije.

Burrat apo grate e ndare e me femije kane nje shans me te vogel per te gjetur nje bashkeshort te ri. Njerezit perpiqen tu shmangen marrjes se nje bashkeshorti/bashkeshorte me femije qe rrjedhin gjenetikisht nga dikush tjeter. Keshtu qe te ndaret dhe me femije kane kerkesa me te vogla kur jane ne kerkim te nje bashkeshorti tjeter.

Eshte kryer nje studim permes nje rubrike njohjeje ne gazete nga i cili doli se: njoftimit ku shkruhej se personi qe kerkonte te njihej me dike kishte dy femije te moshave nje dhe tre vjec, iu pergjigjeshin me pak njerez se atij ku shkruhej qe personi qe kerkonte te njihej me dike nuk kishte femije. Gjithekush ka me teper deshire te kujdeset pr femijet e vete - pra gjenet e veta.

 

Pra si perfundim,tradhetia ne cifte sipas shume hulumtimeve qe jane bere ndodhe shkaku i ndjenjave,moskujdesit ndaj partneres/it dhe dallimit te madhe ne moshe .