E enjte, 25.04.2024, 02:14 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Dërmaku: Duhani i rrezikshëm për jetën e njeriut

E marte, 06.04.2010, 09:59 PM


DUHANI  I  RREZISHËM  PËR  JETËN  E   NJERIUT

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Si pasojë e pirjes se duhanit, në botë mbrenda një viti vdesin 2 milionë e gjysmë njerëz. Nëse personi mbrenda një dite pi nga 40 cigare, mbrenda 20- vjetëve në organizmin e tij shtresohen deri në 6 kilogramë katran. Personat që konsumojnë një kohë të gjatë duhan duhet trajtuar si të sëmuar klinik, sepse tymi i duhanit, sbashku me pluhërat tjera ( industrial ) hyjnë në mënyrë agresive në organizmin tonë gjatë frymëmarrjes.

         Pirja e duhanit është një dëmtues individual dhe ndotës i mjedisit. Para 400 vjetëve njihet se të pirit e duhanit është një dukuri tipike e shekullit të njëzet, e cila përcillet me pasoja të rënda shëndetësore dhe shoqërore. Pirja e duhanit sot në Kosovë është pandemia më e madhe në historinë e njerëzimit. Sipas shënimeve të viteve të fundit tregojnë se numri i duhanxhinjëve të viteve të moshuara në Kosovë po shënon rënje, e në anën tjetër po shtohet me të madhe numëri i të rinjëve që pinë duhanin. Qka është edhe më tragjike se po shtohet edhe numri i femrave që pinë duhanin. SIq po shihet pasë luftës në Kosovë, kur dihet se gjendja ekonomike ne të cilën po kalon Kosova është e vështirë, në vend se të zvoglohet numri i pirësve të duhanit ai tek ne po rritet. Kërkohet nga institucionet përkatëse të Kosovës që të shpejtojnë në edukimin shëndetësor ( dhe luftimin e kësaj dukurije të rrezikshme) sidomos ne ato vende ( qytetet e Kosovës) ku përqindjen më të madhe të popullsisë e përbëjnë rinia. Ne këtë grup vendesh rradhitet edhe Kosova. Rinin e së cilës ( shkollore, studentore, qytetare dhe fshatare) duhet informuar ne mënyrë të drejtë dhe të shpejtë për dëmët që sjell konsumimi i duhanit në shëndetin e tyre, e në veqanti mbrojtjen e ambientit ne mënyrë kolektive në përgjithësi. Aksionet e tilla të shpejta duhet filluar sa më parë dhe ky aksion duhet të përkrahet edhe nga jo duhanxhijtë, shkollat, univerziteti, shtypi, mediat e shkruara dhe ato elektronike. Kërkohet ti informojmë fëmijët dhe pirësit e duhanit se duhani posedon mekanizma që nuk e kursejnë as personin që nuk pi duhan, por i cili jeton dhe vepron në nji ambient me duhanxhinjtë. Personat që konsumojnë një kohë të gjatë duhan duhet trajtuar si të sëmurë klinik, sepse tymi i duhanit  së bashku me pluhërat tjera (industrial ) hyjnë në mënyrë agresive në organizmin tonë gjatë frymëmarrjes. Tymi i duhanit është thënë ( dhe konstatuar nga ekspertët) se nuk posedon asnjë materie të dobishme për organizmin e njeriut, por përkundrazi ai përmban mbi 300 lloje të helmeve kimike, prej të cilave 8-prej tyre japin qeliza kancerogjene në organizmin e njeriut! Pirja e një pakoje cigare shtreson në mushkëri afro 1 gram katran. Personi i cili gjatë 20 vjetëve ka pirë për një ditë 40 cigare, në organizmin e tij do të shtresohen mbi 6 kg – katran ( ! ), prej të cilit 7,75% vendoset në mushkëri, kurse pjesa tjetër në pjesë tjera të trupit; enë të gjakut, arterie në palcë të eshtrave, etj. Si pasojë e pirjes së duhanit na paraqiten edhe shumë sëmundje tjera; kanceri i mushkërive, bronhiti kronik , kanceri i buzëve, ..,i laringut, i lukthit, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, humbja e imunitetit, humbja e aftësisë regjeneruese, humbja e ngjyrës natyrore të dhëmbëve, humbja e oreksit etj. Shumë ekspertë amerikan ( që janë marrë vite te tëra me këto analiza laboratorike) kanë konstatur se pirja e duhanit paraqet rrezik të madh për nënat shtatëzëna dhe ato që i kanë fëmijët në gji.

Tek nënat që pinë duhan fetusi në vend që të marrë sasi të mjaftueshme të oksigjenit ,ai merrë një sasi të konsiderueshme të monoksidit të karbonit dhe dioksidit të karbonit dhe 18 % të nikotinës. Mbrenda një viti në botë për shkakë të përdorimit të duhanit, si pasojë e sëmundjeve të ndryshme vdesin 2,5 milionë njerëz, ndersa mbrenda një dite bëhën mbi 35 amputime të këmbëve. Gratë që pinë duhan lindin 6 herë më shumë fëmijë të vdekur se sa ato që nuk pinë duhan sipas, (Organizatës Botërore të Shëndetësisë ). Mbi 4-herë i lindin fëmijët para kohe(ato që pinë duhan) se sa ato që nuk pinë duhan. Prandaj lirishtë mund të themi se duhani është faktori kryesor i sterilitetit (shterpësisë ) primar tek disa gra. OBSH-së në vitin 1989, duhanin e ka llogaritur në grupin e drogave që japin varshmëri tek organizmi. Prandaj konstatojmë se masat e shëndetësisë në luftë kundër pirjes së duhanit kanë ndikim shumë të vogël në krahasim me masat   sh t e t ë r o r e   l i gj o r e. Duke i parë rreziqet dhe pasojat që shkakton pirja e duhanit , masa themelore për luftimin e kësaj dukurije –epidemie, në Kosovë janë: organizimi, planifikimi , luftimi dhe orientimi vullnetar mjeksor profesional pedagogjik, e humanitar  duke themeluar shoqata dhe krijuar fonde për të zhvilluar një luftë të suksesëshme kundër pirjes së duhanit. Kërkohet që në Kosovë urgjentishtë të aplikohen edukimi shëndetësor  që nga qerdhet e fëmijëve , shkolla, spitale, vende publike, objektet fetare e deri tek univerziteti. Kërkohet që sam ë parë të ndërpritet pirja e duahanit nepër salla të mbyllura , në vende pune, në familje, në autobusë, lokale nate, restorane, në institucione shëndetsore, ente, shkolla, në ahengje, tubime etj. Kërkohet nga mjetet e informimit, shtypi,radio, televizioni ta luftojnë këtë “epidemi“ të rrezikshme e cila me hapa të shpejtë po zhvillohet në Kosovën e pasluftës. Organizimi i seminarevedhe tribunave, ndalimi i shitjes së duhanit në rrugë, ndalimi i reklamimit të duhanit, ndalimi i bleres së duhanit nga të rinjët nën moshën 18-vjeqare ( siq veprohet në shtetet e Perendimit). Marrja e këtyre masave me siguri se do tia ndalte hovin konsumimit të duhanit dhe sëmundjeve të cilat i sjell ai. U bëjë ftesë edhe kolegëve të mijë gazetarë.., që me të gjitha forcat e tyre ta luftojnë këtë “epidemi“, duke shkruar për dëmët dhe pasojat e tij tek njeriu, sepse ne duke e luftuar duhanin ruajmë dhe shendetin e njeriut dhe ambientin ku jetojmë. Prat i qasemi seriozishtë të gjithë së bashku kësaj “lufte“ dhe me siguri se nuk do të mungojnë as sukëseset ne këtë drejtim.

 

Punuar me 4-04.2010

Weingarten-Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora