E shtune, 20.04.2024, 12:30 PM (GMT+1)

Editorial

Hashim Thaci: “Pavaresia, menjehere pas 10 dhjetorit”

E marte, 06.11.2007, 11:03 AM


Hashim Thaci, ish-shefi i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, nuk shikon asnje kompromis me Beogradin per statusin e Kosoves dhe njofton nje deklarim te njeanshem te pavaresise

Hashim Thaci
"Edhe sikur te negocionim 100 vjet, nuk do te arrinim nje kompromis me Serbine”. Hashim Thaci, nje nga perfaqesuesit kosovare ne bisedimet per te ardhmen e vendit te tyre, perseriti dje qellimin e Kosoves per te shpallur pavaresine e saj menjehere pas 10 dhjetorit, date kufi per arritjen e nje kompromisi mes serbeve dhe shqiptareve te Kosoves. "Deri me 10 dhjetor, ne do te respektojme kalendarin nderkombetar dhe menjehere pas kesaj Kosova do te marre vendimet e nevojshme per te percaktuar nje date per shpalljen e pavaresise", thote Thaci per gazeten austriake "Die Presse". Thaci, ish-komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, mund te behet kryeminister pas zgjedhjeve te 17 nentorit ne Kosove, ku ai drejton partine kryesore te opozites, Partine Demokratike te Kosoves. Gjate intervistes, Thaci i ben gjithashtu thirrje komunitetit nderkombetar te mbeshtese pavaresine e Kosoves. "Ne presim nga komuniteti nderkombetar te na njohe, ndersa SHBA-ja dhe vendet me te rendesishme evropiane duhet ta bejne kete menjehere".

DIE PRESSE: Negociatat mbi te ardhmen e Kosoves duhet te perfundojne me 10 dhjetor. A mundet qe te gjendet nje kompromis deri atehere?

Hashim Thaci: Ketu nuk behet fjale vetem per 10 dhjetorin. Edhe nese ne do te negocionim per 100 vjet te tjere, ne nuk mund te arrinim asnje kompromis me serbet mbi ceshtjen e statusit. Beogradi akoma pret qe Kosova te vazhdoje te mbetet nje pjese e Serbise. Qendrimi yne eshte i pandryshueshem: Eshte e drejta dhe vullneti yne, qe Kosova te behet e pavarur.

Cfare do te ndodhe pas 10 dhjetorit? A do te deklaroje pavaresine Kosova?

Deri me 10 dhjetor, ne do te respektojme axhenden nderkombetare. Menjehere pas kesaj Kosova do te marre vendimet e nevojshme. Ne do te percaktojme nje date per deklarimin e pavaresise dhe njekohesisht ne do te presim, qe bashkesia nderkombetare te na njohe. Ne presim nje njohje te shpejte nga ana e shteteve me te rendesishme - mes te cilave SHBA dhe vendet me te rendesishme evropiane.

Por nga Rusia nuk do te vije asnje njohje...

Deri tani, Rusia ka penguar qe te njihet nje Kosove e pavarur. Pas 10 dhjetorit kjo nuk do te jete me e mundur. Bota demokratike nuk mund te mbetet akoma peng i Rusise.

Edhe ne BE ka disa vende, te cilet jane shume skeptike ndaj nje pavaresie te Kosoves; Qipro, Greqia dhe, me sa duket, Spanja. Cfare do te ndodhe nese BE-ja nuk do te vendose te njohe njezeri Kosoven?

Une kam zhvilluar shume bisedime me perfaqesues te vendeve evropiane. Nisur nga kjo, jam i sigurt, se do te kete nje njohje te gjere nga ana e shteteve evropiane. Natyrisht qe jo te gjitha shtetet e BE-se do te na njohin menjehere. Por ato te cilat nuk do ta bejne, sigurisht me kalimin e kohes do te nderrojne qendrim. Dhe ne rastin e Qipros, ne jemi te gatshem, te presim, derisa ata te jene gati, qe te pranojne shtetin e Kosoves.

Une jam gjithashtu i sigurt qe menjehere pas deklarates sone te shpalljes se pavaresise do te pasoje nje njohje nga ana e vendeve ne rajonin tone: Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqiperia. Une gjithashtu mendoj se edhe blloku demokratik ne Serbi do te na njohe. Ne Serbia ka forca demokratike me orientim evropian dhe une mendoj qe edhe ato do te ecin ne kete rruge.

Nese Kosova pas 10 dhjetorit do te deklaroje ne menyre te njeanshme pavaresine: Cfare do te mbetet atehere prej paketes se zgjidhjeve te ndermjetesit te OKB-se, Marti Ahtisari?

Une akoma jam i mendimit, qe plani “Ahtisari” eshte zgjidhja me e mire per Kosoven. Kosova ka nevoje per nje pavaresi, e cila te mbeshtetet nga nderkombetaret. Ne akoma me tej kemi nevoje per nje prani te NATO-s dhe bashkesise nderkombetare.

Pjese te marreveshjeve-Ahtisari, te cilat percaktojne misionin e ardhshem nderkombetar, gjithashtu do te pranohen nga Kosova. Por cfare do te ndodhe me percaktimin per mbrojtjen e minoritetit serb?

Ne do ta pranojme edhe kete. Dokumenti “Ahtisari” eshte zgjidhja me e mire per pakicat ne Kosove. Nga bashkesia nderkombetare nuk mund te vije asnje propozim me i mire mbi kete ceshtje.

Ne kohet e fundit jane hedhur ne qarkullim nje varg modelesh te reja zgjidhjeje per te ardhmen e Kosoves: si nje model Hong Kongu, ose nje model Qiproje, kjo do te thote qe Kosova nuk do te marre menjehere pavaresine?

Te gjitha keto ide te reja, te cilat mbeshteten mbi modele te vjetra, jane vetem nje tendence, per te shtyre serish me tej nje zgjidhje. Ato jane propozime te deshtuara. Kosova eshte nje rast specifik. Askush nuk mund dhe nuk duhet te propozoje modele te deshtuara si nje model i Qipros. Ky eshte nje model per nje konflikt te ngrire.

Per ne nuk do te kete as nje model i ish-republikave sovjetike te GUS. Modeli gjerman-gjerman nga 1972 (Marreveshja themelore nepermjet se ciles RFGJ njihet de facto RDGJ-ne) nuk do te kete per ne. Modeli i Qipros natyrisht qe jo. Gjithashtu nuk do te kete bisedime pa fund si ne rastin e Palestines.

Ne Kosove, kohet e fundit, jane shfaqur njerez te maskuar te "Ushtrise Kombetare Shqiptare". Edhe ne Serbi eshte formuar nje "Garde e Car Llazarit". A keni frike per luftime te reja?

Ne Kosove lufta ka mbaruar njehere e pergjithmone. Ne Kosove ne te ardhmen do te kete paqe dhe stabilitet. Une i kuptoj shqetesimet e popullit tone, por njerezit mbeshtesin rrugen tone te negociatave.

A keni frike nga kunderveprimet e pales serbe, si p.sh., nje konflikt te hapur perreth Mitrovices?

Qe prej qershorit 1999 (hyrjes se NATO) prania e uniformave serbe ne Kosove ka marre fund njehere e pergjithmone.

Botuar ne numrin e djeshem te “Die Presse”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora