Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Novela e forumisteve te forumit shqiptar X

| E shtune, 04.02.2006, 12:08 AM |


Kuntakinta

...Me padurim prisja te ulej jet-i i Denkut ne Rinas. Kisha marre me vete edhe Pleqt e Krujes te debutonin "live" ne shenje mire se ardhjeje per Denkun e bukuroshen e tij, Anen. Diku ne fund te karpetit te gjate e te kuq shoh dy hije elegante te cilat po afroheshin ne drejtimin tim. Ne ate cast ju bera me shenje Pleqeve te Krujes t'ja nisnin kenges. Mirepo te moshuarit e raskapitur ne mungese te syzeve nuk e vune re shenjen time dhe vazhdonin akoma te luanin shah. Me nevrikosi fakti qe pleqte nuk po reagonin ndaj shenjave te mia dhe vendosa t'ja fus fishkellimes. Ne ate moment Pleqte u cuan si t'i kishte pickuar miza, dhe u rreshtuan per t'ja nisur ahengut. Filluan te kendonin “Cka m’than shocet mrame”. E dija qe kjo kenge do e prekte Denkun. Edhe pse ishim akoma larg njeri-tjetrit munda te shikoja lotet qe filluan t’i rridhnin mbi faqe. Ishte I mallengjyer. Tek u afrua me perqafoj fort dhe me nje ze te cilin ja dridhte ngasherima, me tha “Po pse mi goc, pse?! Gjithmone me ben te qaj ti mua! Me kishte marre malli shume”. Vasheza bukuroshe po rrinte e hutuar dhe dukej qarte qe ndihej e paperfillur. “Denk, po kete a do ma prezantosh apo do e lesh aty si hu gardhi” – ja prita. “Ou, me fal Doro! Kjo eshte Ana” – ja priti Denku. “Mire, mire degjoje deri ne fund kengen dhe hajde se po te presim tek ZUKU” – i thashe une. Mora Anen me te cilen filluam te benim muhabet kepucesh dhe Denkun e lame te shijonte kengen. Teksa Francesk (Radi) na hapi deren e zukut per te hyre brenda, ktheva koken te shoh se ku kishte mbetur Denku. Kur c’te shoh: Denku kishte filluar te puthte e perqafonte nje nga nje Pleqte e Krujes dhe po ju fuste secilit ne xhep nga £200.000. “Blini nga nje kafe o yje te muzikes! E meritoni!” - ju tha...