E premte, 19.04.2024, 02:37 AM (GMT+1)

Speciale

Gani Qarri: Tri ndrrime Pushtuesish, me tri jetra, i pagoi Familja jonë!

E shtune, 03.04.2010, 03:59 PM


Tri ndrrime Pushtuesish, me tri jetra, i pagoi Familja jonë!

 

Nga Gani QARRI

 

Unë do përpiqem që në pika të shkurtëra ta pasqyroj pak historikun e familjes sonë, edhe pse nuk do më takonte mua që të flasë vetë për vete dhe Familjen tonë dikur e cila tash ka ndryshuar kaq shumë,sado i pa anshëm që mund të jem.

Familja jonë përveq në Fshatin Qarr ,në pjesën e rajonit të Hasit në Shqipëri,kishte tokë edhe në Demjanë Fsaht ky poashtu në rajonin e Hasit,në Kosovë.

Pra edhe vetë Hasi ësht i ndarë mes për mes,që nga koha e vënjes së kufirit të Shqipërisë londineze.Stërgjyshi ynë Ahmet Qarri,kishte udhëhequr një Familje të madhe dhe bujare me traditë të veqant mikpritëse,ku siq tregojnë të gjithë ata që e kanë dëgjuar por edhe përjetuar,aq ka qenë Familje bukdhënëse sa që Sofra e Qarrit nuk ësht ngritur ditë as natë,ka qen gjithmonë e shtruar për të gjithë mysafirët ,kalimtarët e rastit e deri te pritja dhe ushqimi i një Batalioni me ushtar të mobilizuar Shqiptar nga pushteti i atëhershëm turk.

Siq tregojnë shpesh herë, pas ati rasti edhe Oficieri i ushtrisë së atëhershme turke,i paska dhën një Shpatë Ahmet Qarrit,si shenjë mirnjohje duke e shpallë si « Pasha » Nderi, por që Ahmet Qarri nuk kishte pranuar kurrë as ta ndërroj Emrin e ti Shqiptar e as ta zëvendësoi Kostumin Kombëtar,duke mbetur si Familje me tradita gjithmonë Kombëtare,dhe sofër bukdhënse edhe për shumë Patriot Kombëtar deri te Bajram Curri me ushtarët në kohën ti.

Familja jonë e atëhershme ishte edhe një far si institucioni humanitar,ku jo vetëm se tregojnë se si kjo Familje ka rritur edhe jetima deri edhe i ka martuar sipas traditës nga vinin. Një rast të tillë e kam përjetuar edhe vetë,në vitin 1992 derisa po shkoja nga Puka,për Kukës,duke pritur që të vinte ndonjë mjet udhëtimi e që në atë kohë,shumë pak kishte, unë me djalin e Bacës Hazir,Skënderin nga Fshati Qarr në Has të Shqipërisë,po prisnim në një « klub » restoran,ku kusheriri im që ishte me mua më pyeti,a do një dopio o Qarr Kosovet ?!

Dhe papritmas me të dëgjuar këto fjalë,u ngrit një plak nga një tavolinë tjetër dhe erdhi pranë nesh,duke na oferu pije të cilat nuk guxoje ti kundërshtoje.

Pastaj për qudin time ai doli nga « klubi » dhe kishte gjetur një makinë,që atë kohë ishin shumë të rralla sidomos në Kukës Pukë Krum etj.dhe na dërgoi deri në Krumë e që pas insistimit tim më në fund pasi arritëm në Krumë të Hasit më tregoi kët Histori ;

Unë isha i ri dhe kisha mbetur jetim,që në moshën 7 vjeqare,dhe askush nuk kishte as mundësi e as shpres që të më « birësoj » askush, përsëriti Plaku. Nga njerzit kishim ndëgjuar se ësht një Familje në Has që mbanë edhe Fëmijë Jetimë.Ndaj edhe e kishin dërguar ate kur ishte fëmijë në Familjen tonë të atëhershme ku e kishin mbajt dhe rritë dhe pastaj edhe martu me një nuse nga vendlindja e ti dhe ndërtu një shtëpi të vogël në të cilën ishte kthyer për të jetu dhe kriju Familje me nusen e ti.

Plaku me lotë në sy,më tha:unë kam jetuar mbi 15 vite në Familjen Qarri,ajo ka qenë Zot e Kishë dhe gjithqka për mu,dhe që ta dish ti,unë jam Katolik,më tha,por kurr për gjat gjithë atyre 15 viteve, nuk ma përmendi kush fenë,sa që mendoja se kanë harruar fare, se jam i besimit tjetër,por kur erdhi momenti të më gjenin nuse ma gjetën në Mirditë,me të cilën sot kam fëmijë edhe Familje. Sa mirë e ndjeja veten…..

Thën realisht,as unë vetë pas një ndarje kaq të gjatë, afro 80 vjeqare të familjes sonë me kufijë shtetëror,dhe nga perspektiva momentale që e kisha parasysh,sado që më vinte shumë mirë,nuk e kisha idenë dhe e gjithë kjo më dukej si ëndërr e mirë dhe e dëshirueshme,fantastike dhe shumë humanitare,derisa Plaku më tregonte me lot në sy.

 

Por,për më shumë ,tia lëm këte më mirë atyre që dijnë më tepër për një spjegim të paanshëm dhe më të hollsishëm.

……………………………………………………………………………………………….

Ahmet Qarri kishte ndërtuar edhe një Kullë në fshatin Demjan,kullë Guri, dykatshe me frangji dhe « Trapazan » i cili i kishte dritaret në pjesën e sipërme në formë harkore.

Por pas pushtimit të tokave tona dhe vënjes së kufirit mes për mes tokave Shqiptare e edhe mes për mes rajonit të Hasit, si shumë familjeve Shqiptare edhe pasardhësve të Ahmet Qarrit pothuajse nuk ju nda gazepi as një herë,gjatë gjithë jetës.

Që nga pushtuesit turq e deri te ardhja e atyre sllavë,ne si Shqiptarë kurr su kursyem nga padrejtësit shtypja dhe terrori deri në vrasje.

Kështu ndodhi edhe me Familjen tonë si me paraardhësit e afërt që nga Adem Qarri moçëm e deri te Adem Qarri i ri,me të cilin për kohën sa ishte gjallë,kishim fatin edhe të bashkjetojmë. Përzënja e Turqisë me luftë,nga trojet ton e cila edhe pse ishte në prag të falimentimit jo vetëm si Perandori por edhe si Shtet,ajo nuk harronte që të tregtonte me trojet Shqiptare, sidomos ato që i dëshironte mali zi, siq ishin ; Tivari ,Ulqini, Hoti,Gruda,Plava e Gusia dhe shumë pjesë tjera të cilat me gjithë kundërvënien e forcave më tepër Vullnetare Shqiptare,nga të gjitha trojet tona,më vonë prap ranë nën pushtimin serbo-malazez.

Por në ato luftëra si edhe shumë të tjerë pjesmarrës ishte edhe Xhaxhai i Gjyshit tim

Adem Halil Qarri e që më vonë do i bashkohej dhe herë pas here do ndrroheshin me Gjyshin Sylën,që edhe pse ishte shumë i ri dhe djalë « hasreti » në atë kohë,nuk e pengonte por me dëshirë dhe Vullnet kishte shkuar në luftë,për mbrojtjen e trojeve Shqiptare.

 

Adem Halil Qarri, ushtar i mbrojtjes së Atdheut edhe në luftën e Lumës

 

Në vitet e 12-ta pas rënies së Kosovës nën pushtimin serb,por që lufta për mbrojtjen e Shqipërisë vazhdonte nën udhëheqjen e trimit Isuf Elezi ,Adem Halil Qarri më pas do ju bashkohej luftëtarve të mbrojtjes së Atdheut edhe në luftën e Lumës,dhe që nga ajo kohë dhe deri me ardhjen e Austrisë kishte jetuar më tepër në Mirditë,pa mundur të kthehej në Vendlindjen e ti ,deri me ardhjen e Austrohungarisë në Kosovë.

Dhe vetëm pas ardhjes së Austrohungarisë në trojet tona,ai ishte kthyer dhe donte të jetonte ditët e pleqërisë në vendlindjen e ti.

Mjerisht hafijet shqiptare që se kishin lën të kthehej më në Kosovë,gjatë kohës sa ishte pushtuesi serb aty,edhe nën pushtimin Austriak,duke e parë Ademin edhe si të shtyrë në moshë,dhe si i pa djalë që ishte,vetëm me një Nip,pra djalin e vëllaut të ti- gjyshin tonë Sylën,ja kishin mërzit jetën deri në atë masë, sa që nga provokime të pa reshtura ishte kthyer në tragjedi.

« Kmeti » i fshatit i vën nga pushtuesi derisa ishte serbia aty, ia kishte nxirë jetën ku një ditë kishte shkuar deri aty sa që të dërgonte të vëllanë me disa sejmen,që tia grabiste një pjesë të Pasurisë së patundshme të cilën Familja jonë shtrejtë e kishte paguar.

«Kmeti » i nxitur nga « fama e fuqisë» prej pushtetari serb dhe i trimëruar edhe nga dashakqijtë,me nxitjet se Ademi ishte plakur dhe Syla ishte djalë hasreti,dhe duhej vrarë Sylën që të shuhej tërsisht edhe Familja jonë,ku « Kmeti » do ti kishte duart e lira që ta përvetësonte tër pasurinë e familjes sonë,të trashëguar djal pas djali.

Ademi duke parë rrezikun dhe hetuar hilen,Vëllaut të « Kmetit » me sejmen ,nuk e kishte lejuar gjyshin si djalë hasreti që ishte,të dilte ai edhe pse thonë se ata e thërrisnin eja ,nëse je burrë eja,por ai ishte ngjitur vetë ngadalë në Kullën tonë me frangji dhe pasi iu kishte bër thirrje edhe një herë që të largoheshin,ata ja kishin kthyer pushkën duke gjuajtur në Shtëpin tonë,me mendimin se Ademi si plak me një këmb në dhe,dhe tjetrën mbi dhe, dhe gjyshi Sylë si djalë hasreti, ishin të pa fuqishëm për kundërvënje.

Por Plaku i rryer me manxerrkën e ti,të cilën e kishte blerë qysh kur kishte filluar mbrojtja e tokave tona nga pushtuesit sllavë,duke i shitur afro 10 hektar tokë pune,

me të hollat e të cilës kishte blerë pakë pasuri pranë Shtëpisë »dhe një Pushkë për vetëmbrojtje në luftërat për Atdhe,si dhe për sigurinë familjare.

Si shenjëtar i mirë që ishte,pasi kishte shtier një herë në erë,me thirrjen që ta lenin të qetë në Pasurinë dhe Shtëpinë e ti,por ata kishin filluar së qeshuri dhe i ishin përgjigjur edhe me një breshëri shkrepjesh drejt Kullës sonë,Ademi edhe pse i mplakur,me një të shtën nga frengjia e Kullës,kishte plagosur për vdekje vëllaun e « Kmetit ».

Pastaj as nuk kishte ikur nga shtëpia por kishte pritur derisa kishin ardhur xhandarët Austriak për ta marrë,të cilët e kishin dërguar në Burgun e fshatit Zhur afër kufirit Shqiptaro – Shqiptar.

Aty kishte kaluar kohën sa kishin qenë Austriakët,por me ardhjen e serbisë, ai skishte patur më forcë të ikte.

Ndaj, ushtarin e Atdheut që ishte përpjekur për mbrojtjen e trojeve Shqiptare,që nga Hoti e Gruda,Plavë e Gusi ,e deri në luftën për mbrojtjen Lumës nga pushtuesi sllavë,ate e kishin mbytur ushtria serbe,duke e zhdukur për gjithmonë.

Madje edhe sot flitet se kjo ndodhi edhe me intervenimet e Kmetit tek forcat e pushtuesit.Kështu që Familja jonë,mjerisht kurr nuk mundi as Varr ti bëj,në mungesë të Trupit të ti i cili kishte patur fatin e keq që të shkoi i zhuritur në atë jetë,pa lën as një Djalë e as Varr.

 

Sali Syl Qarri,Ushtar në vitin 1947 në ushtrin pushtuese,i cili pas disa muajsh ishte kthyer i mbytur në Familje nga ushtria sllave.

 

Atë kohë Salihu ishte pak mbi të njëzetat dhe vëllau më i madhi nga 4 vëllezërit sa ishin.Pas ardhjes së pushtuesit të njejtë por tanimë me një petk tjetër,ate komunist

pas luftës së dytë botërore,Familja jonë nga 4 djem sa kishte Gjyshi ynë ,nuk kishte asnjë të antarësuar në partinë komuniste jugossllave, dhe edhe kundërshtimi prerë

për mospranimin e futjes në parti, të ndarë tani më edhe me kufijë Shtetëror nga ish Familja jonë e madhe Qarri, të Hasit në Shqipëri,dhe « mëkatet » e më hershme të Adem Halil Qarrit dhe edhe të Gjyshit për pjesmarrjen e tyre si ushtar të mbrojtjes së Atdheut nga i njejti pushtues i cili prap sundonte tek ne,pas marrjes së q`do gjëje që kishte patur Familja jonë,i kishin marrë gjyshit edhe dy djem,në mënyrë të menjëhershme,ushtar ,për shërbim të detyrueshëm në ushtrinë sllave.

Salihun si më i madhi që kishte qenë,ai ishte edhe shumë i ndjeshëm,deri në paprekshmëri në Krenarinë Kombëtare, ndaj ti që nga ditët e para kishin filluar maltretimet psiqike dhe fizike ,duke e shkatërruar tërsisht edhe fizikisht me shumë plagë e lëndime,trupin e ti,si Lis Mali, deri në vdekje.

Në të njejtën kohë shërbimin e detyrueshëm,ushtrisë pushtuese,i bënte edhe i ndjeri Babai im si vëlla i dytë nga mosha që ishte,e që ishte detyruar hiq më pak se tri vjet

detyrim shërbimi ushtarak, pothuajse në gjithë hapsirën ish jugosllave,që nga Mali i Zi, Kufiri Hungarez e deri në Trieshtën e atëhershme,ku e kishin dërguar për të mbrojtë Trieshtën nga Italianët, pa asnjë ditë të vetme pushim apo vizitë Familjes në Kosovë për gjat tri vjetëve,dhe aq më keq,pa marrë as një lajmë të vetëm nga Familja deri në përfundimin e shërbimit në ushtrinë pushtuese dhe kthimin pas më shumë se tri vjet,në Kosovë.

Gjatë atyre tri vjetë shërbimi,ai gjithmonë kishte menduar se edhe vëllai i ti më i madhë ishte ushtarë,pa e ditur kurrë se vëllai Salihu,pas ishte mobilizuar në ushtrin pushtuese, vetëm pas pak muajsh ishte kthyer i vdekur në Familje,me urdhër të prerë që askujt të mos i thuhej e as tregohej asgjë për rastin e ti.

Kështu që Babai im ndjes past,kur ishte kthyer pas tri vitesh ushtrie, në Shtëpi,pa pritur ishte tronditur ,që në vendë të gëzimit,por që ky ende nuk e ditnte rastin,kishte menduar ti buzëqeshte Familjes,por kur kishte parë të gjithë duke e pritur me lotë në sy,dhe në vend të përshëndetjes me mirëseardhje,të gjithë ishin zhgrehur në vajë me zë,një vajë që edhe toka nën këmb të lotoj,ngase tanimë të gjithë e përjetonin edhe më rënd duke kuptuar se nga dy djem,vetëm njëri po kthehej i gjallë,kurse Salihu përfundimisht skishte më kthim nga amshimi i përjetshëm i mbytur në ushtrinë e pushtuesit sllav.

Bajram,i kishte thën Nëna e ti,bëhu i fortë se Salihun na e kanë mbyt shkijet……

Babain tim,të dy këmbët e kishin lëshuar,duke dëgjuar pas tri vjetësh,kët lajm të kobshëm, për pak qaste kishte humbur edhe vetëdijen nga lajmi i i hidhur dhe i papritur,dhe pikllimi i thellë e i papërshkruar.

 

Adem Smajl Qarri, « Ademi i ri »- u vra po nga ushtria serbe por tanimë nga kjo e Milosheviqit

 

Edhe në luftën e fundit,kur po shpresonim se çlirimi i vendit po afrohej,edhe pse shifej se bisha e tërbuar serbe,para vdekjes së sajë në Kosovë,përpiqej që me goditjet e saj të fundit të vriste dhe digjte q`do gjë të gjallë,ne nuk arritëm që të kalojmë pa humbje të dhembshme,nga të cilat shumë familje,për fat të keq edhe sot e kësaj dite,ende edhe pas kaq shumë vitesh,nuk dijnë asgjë për fatin e bijve të tyre.

Edhe Familja jonë e pati një fat të tillë të dhemshëm si shumë familje Shqiptare në Kosovë me të cilat ndajm dhembjen e përbashkët.

Tanimë Viktima e tretë e pushtuesit,nga familja jonë ishte Adem Qarri i ri,të cilit Xhaxhai im Smajl Qarri ia pati përtrir Emrin e Adem Qarrit të moçëm.

Xhaxhai edhe ai që herët u detyrua të marrë rrugën e mërgimit për të mbajtur Familjen,ngase ne nuk kishim të drejtë as në punësim,dhe ai punoi për afro

18 vite në Shtutgart të Gjermanisë,dhe pas kaq vitesh duke u kthyer me Makinë

Në Atdhe,afër Zagrebit kishte patur një Fatkeqësi në të cilën ishte lënduar bukur rënd.

Edhe ai pas pakë kohe nga ato lëndime ishte sëmur dhe shtruar në Spitalin gjerman të Shtutgartit por pas një Kohe mjekët i kishin treguar se mund të shtyhej përkohësisht por jo edhe të shërohej.

Kështu që i lodhur nga sëmundja dhe i stërngarkuar nga mërzia,larg Atdheut kishte vendosur të kthehej për të vdekur pranë Familjes në Shtëpi.

Jo vetëm Xhaxhai që vdiq dhe i la fëmijtë e vegjël jetima,por mu në moshën që Djali i ti i madhë ishte bër për të mbajt Familjen,edhe ate e kishin kapur ushtarët e pushtuesit

Të cilët se lëshuan më kurrë të gjallë,dhe pas disa vitesh pritje e shprese,më në fund kishte arritë lajmi i hidhur se ishin gjetur vetëm eshtrat e ti, në njërën nga varrezat masive. Edhe jeta e ti e mjerë përfundoi me një fund tragjik duke iu kthyer Familjes vetëm një grusht eshtrash të teruara ,mbështjell në najlon të zi, të cilat mjerisht po të mos ishte arkivoli ,nuk kishje as qfar të varrosje.

Edhe Adem Qarri i ri,u vra nga duart e pushtuesit sllavë e që Familja dyshon se mundë të ketë dorë edhe ndonjë shërbëtor shqipfolës në vrasjen e ti, në moshën më të mirë,duke lën tri vajza të vogla,tanimë të rritura,të cilat,vetëm përmes Fotografisë së ti të varur në mur,e dijnë se kishin dikur një Baba,por që mu në momentin kur ai ju duhej më së shumti, dora e pushtuesit gjakatar ,e vrau në mënyrën më mizore.

Dhe për fund, në vend të përfundimit,urojmë që as pushtime e as vdekje të tilla,

të mos përsëriten më kurrë.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora