E premte, 29.03.2024, 10:12 AM (GMT)

Kulturë

Rizah Sheqiri në mbrëmjen letrare të PEN-it suedez

E shtune, 03.04.2010, 10:05 AM


Poeti ynë Rizah Sheqiri përveç sukseseve të tij në fushën e botimeve ai vazhdon të jetë edhe shumë i pranishëm gjithandej në manifestime të ndryshme letrare e poetike. Dhe kështu ai në mënyrë të denjë prezenton vlerat e tij krijuese poetiko-letrare, por i bënë nder edhe gjuhës dhe kulturës kombëtare të cilës i takon.

Këtë e dëshmon edhe prezentimi i tij, para një auditori të zgjedhur letrar, në mbrëmjen letrare të PEN-it suedez që u mbajt ditë më parë në kryeqytetin e Suedisë në Stockholm. Në këtë mbrëmje letrare poeti ynë Rizah Sheqiri ishte njëri  nga tre poetët që ishin të ftuar për prezentim në këtë mbrëmje letrare të organizuar nga PEN-i suedez.  Kjo ishte mbrëmja e parë për këtë vit, kurse mbrëmja e tretë letrare e një cikli të mbrëmjeve letrare-poetike të suksesshme që PEN- i ka filluar të organizoj që nga viti i kaluar. Koncepti i këtyre mbrëmjeve letraro- poetike është të bëje gërshetimin e paraqitjes së vlerave letrare, kryesisht poetike, duke prezentuar tre ose katër poet për çdo mbrëmje. Zakonisht dy poet zuedez dhe dy poet në ekzil, që përveç në suedisht shkruajnë dhe botojnë edhe në ndonjë gjuhë tjetër.  Në mbrëmjen që u mbajt më 28 mars të këtij viti u prezentuan dy poet të njohur suedez; Magnus William-Olsson (poet, kritik letraer dhe përkthyes), Marie Lundquist (poete, përkthyese dhe shkrimtare) si dhe
dhe poeti e shkrimtari ynë Rizah Sheqiri. Ai poezitë e veta në këtë mbrëmje i lexoi në gjuhën shqipe mirëpo  poezitë e tij u deklamuan  edhe në gjuhën suedeze.

Ndërsa, Kurdo Baksi, publicist, shkrimtar e botues  foli për librin e tij të ri "Min vän Stieg Larsson" – “Miku im Stig Larson” një libër që ka zgjuar shumë debate në opinionin suedez. Mbrëmjen përveç poezive të gjedhura, e begatuan edhe tingujt e muzikës të cilat i interpretoi Hassan Moghaddam (muzicient nga Irani) bashkë me grupin e tij. Diskutimet për letërsinë, vera dhe ushqimet e lloj-llojshme nga kuzhina vegetariane ishin një përmbyllje e shkëlqyeshmee kësaj mbrëmje letrare-poetike. /bea/



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora