E enjte, 25.04.2024, 09:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Urim Gjata: Mallkimi i Nenes

E shtune, 03.04.2010, 12:52 PM


Urim Gjata

 

 Mallkimi i Nenes

 

                Ndoshta nje dite pendimi eshte vone

                Por kush e mendoj ate dite

                Dita eshte e gjate por nje fund e ka

                Dhe fundi tregon burrerine.

 

                Te gjithe nje rrace shqiptare jemi

                Nje rrace e paster krenare

                Qe trima ka nxjerre dhe koken se ulem

                Trima qe u matem me male

 

                Me male te larta me male shkembore

                Ku vec zanat krenare jetonin

                Ne epos te larget ne epos te lashte

                Me qumeshtin e zanave jetonim.

 

                Me qumeshtin e zanave me shpaten ne dore

                Me zemren e madhe shqiptare

                Jetuam jetuam ne malet kreshnike

                Mes majave krenare hodhem valle

 

                Mes valles krenarise jetuam se bashku

                Nuk pyetem per dasem,lufte,a vdekje

                Te gjitha se bashku ishin mes nesh

                Per lirine gjithmone kishim etje.

 

                Asnje nuk pushtuam asgje s/shkaterruam

                Te tjeret ne qafe na rane

                Mes zanave mes maleve kreshnike jetuam

                Por kurre nuk e shitem vatane.

 

                Zilia eshte gjeja me e poshter ne bote

                Kete ne kurre nuk e patem

                Te tjeret u sulen me thika e shpata

                Me gjak ne e mbrojtem ket vater.

 

                Por thiken e hidhur nga pas na e futen

                Ashtu duke hedhur ne valle

                Dhe helmi i gjarperit ne trup na u fut

                Mes maleve tona krenare.

 

                Dhe trimat i previ ne bese tradhetia

                Ashtu me shpaten ne dore

                Askush se besoj se helmi i gjarperit

                Kaq shpejt mes nesh do veproje.

 

                Askush nuk besoj se shpejt tradhetia

                E blere me aspra floriri

                Rrufjane Tradhetare spiune te ndyre

                Kerkonin te shuhej kandili.

 

                Kandili i drites i shpreses i jetes

                Ku shqipja shikonte pak drite

                Ku trimat lufonin me gjak dhe me jete

                Ne jet  do ta mbronim kete dite.

 

                Kandilin qe trimat e mbajten te ndezur

                Me jeten dhe gjakun e tyre

                Zdo shuhet zdo shuhet zdo shuhet jo kurre

                Se shqipja e ka nje flamur.

 

                Se Shqiperia Kosova ime

                Ne shekuj me gjak e mbrojten lirine

                Kohe te reja avazi i vjeter

                Kush te doje ta provoje tradhetine

 

                Se shqipja me tradheti nuk duron

                Qofshin keta ata qe jane

                Servile spiune batakcinj te ndyre

                Ne litar vendin e kane.

 

                Se per pese apra e shiten vatane

                Keta keta qene te pa bese

                Por vatan tjeter kurre zgjeten dot

                Megjithe se priten me shprese.

 

                Si qen te zgjebosur rrugeve pa shprese

                Ne kazanet e plerave lekura ju ra

                JU.qe u betuat sdo kete shqiperi

                Mbetet si qen rrugesh si raja.

 

                Mallkimi i nenes i vendit ku u rrite

                Eshte i veshtire por ti lehte e shite.

 

     Urimgj@yahoo.gr

               

 



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora