E premte, 19.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Eric Clapton, rrëfimi i një miti

E diele, 04.11.2007, 11:58 AM


Tregim "lakuriq" për drogën dhe alkoolin, "shtrigat" që i prishën jetën

Në një libër të fundit, 62-vjeçari flet pa komplekse për një jetë mes talentit, dashurisë dhe dhimbjes

Eric Clapton
Ditën kur djali i tij i vogël ra nga kati i 53-të i një gradaçele, Eric Clapton e pa vdekjen tragjike të të birit me ftohtësinë e një inspektori policie. "Po ecja përgjatë ‘Park Avenue‘ dhe mundohesha të bindja veten se gjithçka ishte në rregull, sikur të ishte e mundur që një gjë e tillë të mos kishte ndodhur kurrë", shkruan këngëtari i njohur në librin e tij të sapo publikuar në SHBA, që titullohet "Clapton. The Autobiography". "Kur mbërrita përballë gradaçelës, pashë një grumbull të madh njerëzish, policësh dhe një ambulancë. U tërhoqa pas, sepse nuk kisha guxim të shihja atë tmerr. Pasi isha qetësuar paksa, vendosa të bëja përpara dhe me një zë të ngrirë u përgjigjesha pyetjeve të policëve".

Clapton e përshkruan me shumë detaje momentin më të trishtuar të jetës së tij. Titulli i librit, i publikuar nga "Broadway Publishing", mund të ishte "Seks dhe drogë", ose "Alkool dhe heroinë", sepse këto janë temat që, përveç vdekjes së djalit, përmenden më tepër brenda tij. Por kantautori anglez ka zgjedhur thjesht mbiemrin e tij, si titull të këtyre 328 faqeve.

Idhull i botës rok, muzikanti 62-vjeçar flet pa asnjë ndrojtje. Jeta e tij është një rrëfim melankolik, ku muzika, marrëdhëniet profesionale dhe ato personale janë bërë copë-copë nga "lidhja" e sëmurë me drogën dhe alkoolin. Një lidhje e shuar njëzet vjet më parë, kur Clapton kuptoi se nuk do të mund të kishte një jetë të lehtë. Toni i autobiografisë është i matur, si ai i një njeriu që tashmë është maturuar dhe e sheh të kaluarën e tij në një këndvështrim tjetër. Është një prozë e cila ndërthuret edhe me karrierën e tij të gjatë rok. Duket sikur çdo vështirësi e tij është pasqyruar në secilën faqe të librit. Në librin "Clapton. The Autobiography" nuk flitet për njerëz të tjerë. Mbizotëron vetëm zëri i butë i një njeriu që kur ishte 14 vjeç mori për herë të parë në dorë kitarën pa e ditur se një ditë do të bëhej një mit. Ishte viti 1959 dhe Eric jetonte në Riplay, në Surrey me gjyshërit dhe nuk mund ta imagjinonte se një ditë ndërsa ecte në rrugët e Londrës do të shihte një dedikim të shkruar "Clapton is God" (Clapton është Zoti). Nuk mund të ëndërronte se muzika e tij do ta bënte po aq të njohur sa "Beatles", e nuk mund ta dinte që në të ardhmen e tij, mes një dedikimi dhe një të dehure, do të takohej me femrat më të bukura në botë e do të kalonte me to aventura të paharrueshme njëra pas tjetrës, mes dashurisë dhe tradhtisë. Këtë e di mirë Lory Del Santo, që u çmend pas Eric-ut. Kohë më pas ata do të humbnin edhe një fëmijë. U njohën në vitin 1985 kur muzikanti ishte në një turne në Itali. Eric i rrëfeu asaj se nuk kishte qenë kurrë me një femër italiane. "Kishim planifikuar shumë koncerte në Milano dhe në një mbrëmje ai u shfaq nën shoqërinë e një gruaje. Ishte nga Verona dhe quhej Lory Del Santo", rrëfen autori që e përshkruan me tri fjalë personalitetin e saj: "E fuqishme, e çlirët dhe joshëse". E më tej vazhdon: "Mes nesh lindi një dashuri e paimagjinueshme, njësoj si ajo e dy personave që takohen për herë të parë me njëri-tjetrin". Por për Clapton është një tjetër aspekt tërheqës në personalitetin e Lory-t": "Ishte shumë lozonjare dhe kishte humor, një cilësi që në lidhjen time me Pattie-n nuk ekzistonte më". Bëhet fjalë për Pattie Boyd, ish-bashkëshorten e George Harrison, që ai ia "rrëmbeu" nga krahët kitaristit të "Beatles". Ishte viti 1970 kur Clapton u njoh krejt rastësisht me Pattie-n në Londër. Pas pak kohësh u takova në një festë me George dhe i tregova të vërtetën. "Kam rënë në dashuri me gruan tuaj" dhe pas bisedës që bëmë më pas kuptova se ata ishin në prag të ndarjes. E kuptova që ishte shumë i vrarë, i lexohej në sy, por preferova të mos ta prekja më atë temë dhe u mundova ta kaloja me të qeshur. Mendoj se ai e dinte prej kohësh pavarësisht se kishte preferuar të heshtte".

Mënyra si Eric e rijeton këtë episod, nuk përputhet me kujtimin që ka Pattie Boyd. Muajin e kaluar ajo publikoi një libër kujtimesh që titullohet "Wonderful tonight", kënga e shkruar nga Clapton. Pattie tregon se kur Eric i tregoi Georges që kishte rënë në dashuri me të, ai e kishte detyruar Eric-un të largohej menjëherë nga festa. Clapton e ka interpretuar ndryshe këtë sjellje, duke thënë se e kaloi me të qeshur gjendjen për shkak se ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës. Për 20 vjet Harrison-in e shoqëroi ndjenja e hakmarrjes dhe momenti i shumëpritur u shfaq në vitin 1991. Ish-pjesëtari i "Beatles" ishte në një turne në Japoni dhe në suitën e tij në "Sun Plaza Hotel" pati një "histori seksi" treditore me Lory Del Santo. Lory ishte ende e nevrikosur dhe dëshironte të hakmerrej për mënyrën se si e kishte trajtuar atë pas vdekjes së djalit. "Nuk ishte vetëm një histori seksi. Harrison ishte shumë i ëmbël, i kujdesshëm dhe i dashur", ka thënë së fundmi Lory Del Samto në një intervistë në një televizion amerikan.

"Ai dëshironte të hakmerrej ndaj Eric, unë gjithashtu, sepse të dy ishim shumë të inatosur me të. Më pas gjërat ndryshuan dhe ato tri ditë u bënë shumë të veçanta". Lidhjen e tij me Lory-n ai e tregon në një kapitull të titulluar "Relapse" ("Rrëzimi"). Vendimin për të jetuar së bashku në Milano e mori pak kohë pasi u njoh me Lory-n. Nuk kaloi shumë kohë dhe tentuan të bënin një fëmijë, një dëshirë që Eric dhe Pattie nuk mundën ta realizonin. "‘Fytyra e bukur‘ e lidhjes sonë u shkatërrua, pasi u transferuam në Romë", tregon këngëtari, duke përshkruar ditën kur në apartamentin e saj zbuloi një album me fotografi që në moment ia "zhdukën" imazhin e gruas së tij. "Ishte plot me fotografi ku kishte dalë ajo përkrah burrave të famshëm si: kampionë futbolli, aktorë, politikanë, muzikantë. Vura re që në çdo fotografi ajo ishte false, me një buzëqeshje që i kishte ngrirë në buzë e që nuk ishte e saja. Në atë moment më ra qielli mbi kokë dhe kuptova se gjithçka kishte qenë një gënjeshtër e radhës".

Pas kësaj ngjarjeje, kantautori shkroi këngën "Tearing us apart". "Nuk mund të duroja më kështu, zemra më digjej, e dashuroja si i çmendur, por gjithçka ishte e kotë". Në atë kohë Lory ishte shtatzënë dhe Clapton këmbëngulte që ajo ta abortonte fëmijën, e meqë ajo nuk pranoi ai shkoi në Hurtwood, në një fshat anglez, në shtëpinë e tij dhe të Pattie-t. Ajo jetonte me një të dashur të ri dhe nuk e lejoi të qëndronte aty. "Në atë moment çdo gjë kishte marrë fund. Nuk më bëhej vonë për të dashurën time shtatzënë. Kisha humbur bashkëshorten time, doja të vdisja".

U mundua të vetëvritej, duke pirë një grusht të madh me valium, por nuk ia arriti qëllimit. U përpoq t‘i jepte fund lidhjes me Pattie-n, por nuk mundi sërish. Ndërkohë vendosi të afrohej me Lory-n, e cila ishte në fund të shtatzënisë. Conor, djali, lindi më 21 gusht të vitit 1986 dhe kjo ishte një ngjarje që i ndryshoi jetën. "E kuptova që kishte ardhur çasti të rritesha e t‘i lija mënjanë aventurat".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora