E premte, 29.03.2024, 01:13 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Dalan Luzaj

E shtune, 03.04.2010, 12:39 PM


Te nderuar kolege,

 

Sot me erdhi gazeta "Dielli" dhe lexova te botuara dy poezi te z.Dalan Luzaj, gjej rastin ta falenderoj gazeten "Dielli" per kete sherbim te mire qe i kane bere poetit Luzaj.  Te dyja poezite si "Nenat e Kosoves" dhe poezia e titulluar "Kasollja e Internimit" me dhane  dritherima ne shpirt.  Ne poezine "Kasollja e Internimit", eshte dhene me forcen e fuqishme te penes dhe te fjales artistike, kalvari i vuajtjeve mizore te familjes se tere Luzaj dhe ne kete rast poeti nga Vlora, z.Luzaj pershkruan me dhimbje gjer ne palce tmerret dhe vuajtjet qe pa me syte e tij nga Diktatura e eger.

 

Poezia "Kasollja e Inernimit" duhet te perkthehet ne te gjitha gjuhet e botes, jo vetem per vlerat e saj artistike, por dhe per notat e gjalla realiste, qe jep persekucionin ne pergjithesi qe iu be familjeve te medha Nacionaliste, dhe pikerisht ne rastin konkret kete fat e pati dhe vete z.Dalan Luzaj, (sot Kryetar i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane), i cili u persekutua dhe u internua per te vetmen arsye se ishte i biri i profesorit dhe filozofit te shquar Isuf Luzaj.  Isuf Luzaj eshte nje nga protagonistet kryesore te Marreveshjes se Mukjes e cila kishte per qellim "Bashkimin e Trojeve Etnike", njekohesisht ai eshte dekoruar nga Presidenti Regan me titullin e larte "Mesues i Popullit" ne Amerike..., ndersa Shteti hesht, ne heshtim...Shqiperia hesht per ta rivleresuar figuren madhore te Kombit Isuf Luzaj dhe shume patrioteve te shquar te Kombit tone.  Te nderuar kolege, le t'i bejme sherbimin me minimal poezise se tij, "Kasollja e Internimit", duke e perkthyer ne shume gjuhe dhe le te hidhet ne te gjitha mediat, ndoshta ndonje shtetar qe ka fuqi ne dore dhe qe nuk i eshte perzier shpirti, do te ndalet dhe do te beje me minimalen, duke e vendosur kete poezi teper te dhimbshme dhe me nje fuqi te rralle artistike, ne tekstet shkollore!  Le te shpresojme, nderkohe jam e sigurte qe lexuesit dhe dashamiresit e poezise se tij nuk do te heshtin...

 

Me mirenjohje te thelle per vemendjen tuaj dhe urimet me te mira zotit Luzaj,

 

Kozeta Zylo, New York

 

 

Nga Dalan Luzaj

 

Marr nga Gazeta “Dielli”

 

KASOLLJA E INTERNIMIT

 

Kasolles shiu ja zhveshi baltën, mureve përreth,

Paralele purtekat, si brinjët tona, pentagram,

Druri që lidhte purtekat në mes,

Si një solfezh ngulur, në shpirt ende e kam…

 

Paralele hynin të shpejtat vetëtima,

Larg ishin gjëmimet, qaseshin ngadalë,

Pentagramit, pikat e shiut, notat më të vështira,

Kompozohej melodrama e ferrit fatal…!

 

Ujë brinjëve të çara, ujë dhe nga lart,

Fëmijët në mes, ne përreth,

Një duf errësire dilte jashtë,

Të hollat vetëtima i shkelnim baltës në mes....

 

Më zgjodhi faji, tjetër gjë do të zgjidhja,

Internimi ngeli kyçur, pa spjegim,

Një qind  ferre shpirtit do t’ja hidhja,

Në se gjeja fajin, që zgjodhi fatin tim.

 

Kur gjëmon, edhe sot ndjej frikë,

Mos vërshon uji, brinjëve, në kasolle,

Ndal o mesnatë?!  Jam në Amerikë!

O ëndërr përvëlonjëse dhe këtu ma solle?

 

Herë shkoj në Sherishte*, herë vjen në Oak Park,

Zbërthyer brinjët, kalbur, duke tretur,

U kërrus nën vuajtje, shkrihet pak nga pak.

Internimi dhe kasollja, bashkë për të vdekur.

 

Qytetar në shpirt, detin kam në gen,

Ky vend, m'i mjekoi plagët që më dhe,

Plagosur malli im, vjen dhe të gjen,

Mbret në Amerikë, rob në Mëmëdhe…!

 

*Sherishte: Vendi ku u internova me gjithë familjen time

 

*Oak Park:  Vendi ku jetoj tani në Chicago

 

Chicago, Janar, 2010

 

 

NËNAT E KOSOVËS

 

O nëna të shtrenjta ngelet pa moshë,

Pa strehë, pa prag, pa vatër, pa zjarre,

Shpinës mbani male, duart ngelur bosh,

Vrarë e therur, të vdekurit pa varre.

 

Ku t’i coni lulet, lotët ku t’i derdhni?

Qerthullonin sofrën, erdh ju vrau shkjau,

E rëndë plaga juaj, shërim ku do gjeni?

Pikëllim i dhimbjes zemrën ja u çau.

 

Prisni përlotur, shkurtin shtatëmbëdhjetë,

S'vijnë më ata, do vijë shpirti i tyre.

Ju zgjasni duart, ata bëjnë përpjetë,

Ditën bëhen diej, natën bëhen yje.

 

Dridhur nga gëzimi, përlotur nga malli

Gjithë gjaku juaj erdh u bë Liri,

Prej Boletinit te Adem Jashari,

Kur shkrep në Kosovë, ndrin në Çamëri.

 

Gjëmon Atdheu në cdo përvjetor,

Përballë janë të gjithë, Loke i vështroni?

Nisur krah për krah janë për në Vlorë,

Ku festohet gjaku, shkoni t’i takoni.

 

Prisni si Lirinë, pyesni dhe në shtrat,

I thërrisni Zotit të ndjejnë dhe ata,

Monument lirie, më i madhi fat,

Sa i bukur shorti, aq i rëndë ju ra.

 

Ju vijnë për çdo natë, larg edhe pranë,

Cdo njera pyet vehten, qyqe ku jam unë?

Nis e ndanë nata, kthejnë atje ku janë,

Oh, varri bosh dhëmbkërka më shumë!

 

Të solli fati loke, ferrit të kalosh,
Thellë ku  bashkohen vdekja dhe Liria!

Jo nderi, turpi lyp lëmoshë,

O nënat e Kosovës NDERI DHE LIRIA!

 

Prisni ju të vijnë, me flamur në dorë,

Burri, nipi, mbesa, apo edhe djali,

Shpërndarë janë Atdheut, bashkë janë në Vlorë,

Shtizës i ngre qiellit, Ismail Qemali!

 

Chicago, 2010



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora