E enjte, 25.04.2024, 06:26 PM (GMT+1)

Speciale

Milazim Kadriu: Ata ishin Themeltarët e Shtetësisë së Kosovës

E shtune, 03.04.2010, 03:58 PM


29 vite nga demonstratat e vitit 1981

 

ATA ISHIN THEMELTARËT E SHTETËSISË SË KOSOVËS

 

Nga Milazim KADRIU

 

Pas protestave dhe demonstratave të 11 marsit 1981 që nisën në Mensën e studentëve në Prishtinë,vazhduan edhe më 1 prill 1981. Mirëpo tash ato u zgjeruan dhe më 1 prill 1981 demonstratat morën karakterin popullor .Ato vazhduan më pas  edhe  më 2 e 3 prill pothuajse në të gjitha qendrat e Kosovës. Kjo shihej qartë se kësaj radhe rinia dhe gjithë populli i Kosovës ishte i vendosur dhe këmbëngulës në realizimin e kërkesave për jetë më të mirë dhe për avancimin e Kosovës në Republikë. Kështu kërkohej që të barazohej me popujt tjerë të ish Jugosllavisë. Mirëpo edhe  pushteti okupues i ish Jugosllavisë u angazhua  për  ta shuar me dhunë duke mos kursyer edhe jetën e demonstruesve. Për shuarjen e  demonstratave u angazhuan forca të shumta policore e ushtarake nga ët gjitha viset e ish  Jugosllavisë.

Intervenimet e tyre ishin shumë të egra dhe barbare  ku tregonin dëshirën e tyre për at larguar popullin shqiptarë nga kërkesat eter ët drejta. Ata vërsuleshin mbi demonstrues dhe masën e gjerë popullore me egërsinë më të madhe,madje edhe duke vrarë shqiptarët .Ishte i madh numri i atyre të rinjve që u rrahën në mënyrë barbare por pati edhe të vrarë  për të cilët nuk jepte askush llogari. Përkundrazi urdhërdhënësit  lavdëroheshin dhe avancoheshin në pozita edhe më të larta të ati pushteti që asnjëherë nuk e deshën dhe nuk e pranuan me dëshirë shumica e shqiptarëve të Kosovës. Kërkesat e demonstruesve ishin : “Duam Kushte”, “Unitet”, “Kosova Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Na i lironi shokët”.

 

Të rënët në demonstratat e vitit 1981

 

Gjatë këtyre ditëve në Kosovë ndonëse protestohej me duar thatë,u vranë  9 veta dhe në praktikë u vërtetua karakteri gjakatar i regjimit të ish Jugosllavisë ndaj shqiptarëve.

 

Të rënët në demonstratat e vitit 1981ishin : Asllan Shahin Pireva,lindi më 1 tetor të vitit 1961 në Prishtinë. Ishte maturant i shkollës së mesme dhe njëri ndër organizatorët e nxënësve demonstrues të shkollës së tij dhe të shkollave të tjera të qytetit për demonstratat e 1 e 2 prillit 1981në Prishtinë. Me flamurin kombëtar në duar u vra më  2 prillit në qendër të Prishtinës. Naser Beqir Hajrizi, lindi më 7 korrik të vitit 1961, në Prishtinë. Ishte maturant i shkollës së mesme dhe shok i Asllanit . Naseri dhe Asllani krah përkrah demonstronin në Prishtinë më 2 prill 1981,dhe gjakatari serb e goditi edhe atë kur po donte të marr flamurin kombëtar nga dora e Asllanit. Xhelal Abdyl Maliqi,lindi më 1 nëntor 1957 në një familje zejtare, që më herët kishin ardhur nga fshati Kastrat (ish Obrançë) e Besianës në Prishtinë. Mori pjesë aktivisht në demonstratat e  marsit dhe prillit. Xhelali u plagos rëndë në kraharor dhe vdiq rrugës për në spital. 

 Sherif Bislim Frangu,lindi më 1 janar 1962, në Sllatinë të Ultë të Vitisë. Ishte maturant i shkollës së mesme të hotelerisë në Ferizaj. Ra më  3 prill 1981  nga  plumbat e pushtuesit që e goditën në gjoks. Salih Ajet Zeka nga Cecelia e Vushtrrisë i lindur më 1910 . Ndonëse i shtyrë ën moshë ishte në ballë ët demonstratës ku ra më 3 prill 1981. Ruzhdi Abit Hyseni  u lind në fshatin Kollë të Vushtrrisë, më 1954,ra në krye të demonstratës më 3 prill në Vushtrri. Sinan Sokol Bajrami,u lind më fshatin Dedi të Mitrovicës më 1963. Më 3 prill,ishte ndër pesë demonstruesit e hudhër në lumin Sitnica prej nga nuk arriti të dal në anët tjetër ët lumit. Salih Abazi, lindi më 11 nëntor, 1953 në Bukosh të Vushtrrisë. Më 2 Prill ishte njëri ndër ata që organizuan dhe udhëhoqën  punëtorët e Obiliqit, të cilët arritën këmbë në Prishtinë për t’u bërë krah i studentëve dhe i gjithë popullit  në demonstratat masive. Gjatë demonstrimit në Prishtinë, u plagos rëndë.,dhe ën përleshej e sipër tek spitali ku shokët donin ta qonin për kurim të plagëve ,në përleshje e sipër me kriminelët serb ata shkrepën mbi te edhe tre plumba që ishin vdekjeprurës për të. Riza Matoshi,lindi më 9 korrik të vitit 1955 në Ferizaj. Më 3 prill 1981 u ka pri punëtorëve ferizajas në demonstratën masive. Në atë demonstratë  nga ana e policisë vrastare serbe, u godit për vdekje.

 

Nga të rënët në demonstratat e prillit ishin 4 nxënës shkollash të mesme, 1 student, 3 punëtorë dhe 1  pensionist. Nga kjo shihet se nuk ishin vetëm një grup i të rinjve siç thoshin politikanët  e atëhershëm, por në demonstrata merrnin pjesë e gjithë popullata shqiptare e Kosovës,përjashtuar disa bashkëpunëtor të okupatorit që fatmirësisht numri tyre gjithnjë e më shumë zvogëlohej.

Demonstruesit e vitit 1981 ishin të vendosur dhe të rinjtë kishin guximin dhe trimërinë që nuk mundte ti frikësonte pushteti i atëhershëm i ish Jugosllavisë edhe pse përdorte të gjitha mundësit për këtë. Një shembull të tillë të trimërisë dhe guximit e treguan edhe një grup i të rinjve shqiptarë, të cilët u barrikaduan  në rrugën Besianë-Prishtinë,përkatësisht në fshatin Besi duke mos lejuar të hyjnë forcat serbe në Prishtinë. Pasi ata panë se policia serbe po përdor armë kundër protestuesve,ua rrëmbyen armët policisë serbe dhe vendosën tu kundërvihen. Kjo i shtyri ata nga fakti se forcat serbe kishin plagosur dhjetëra shqiptarë që demonstronin. Në këtë grup të demonstruesve  kishte nxënës,arsimtarë dhe punëtor,shumica të rinj por edhe të mitur.  

Më vonë këta demonstrues nga regjimi i atëhershëm okupator u dënuan me shumë vite burg.

Me pushkët e rrëmbyera në ditët e prillit të vitit 1981, Sami Leci, Nexhmi Llumnica (tani dëshmori kombit) dhe disa të tjerë 17 vjet më vonë do të inkuadrohen në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku do të luftojnë ballë për ballë kundër forcave pushtuese serbe.

Këto demonstrata dhe lëvizjet e mëvonshme atdhetare treguan qartë fillimin e ndarjes definitive ët forcave liridashëse  nga krijesa artificiale e quajtur Jugosllavi. Këto ngjarje ishin të parat që i lëkundën themelet e ish Jugosllavisë. Në demonstratat e vitit 1981 nuk kërkohej asgjë më shuam se liri e barazi me të tjerët. Njëherësh kjo ishte një vazhdimësi e procesit të gjatë historik për çlirimin popullit shqiptar ët Kosovës nga okupatori gati shekullor. Të gjitha këto përpjekje të  popullit u kurorëzuan me luftën e fundit të UÇK-së në të cilën ranë shumë dëshmor të kombit,për lirinë që sot e gëzojmë. Pas luftës së lavdishme të UÇK-së dhe ndihmës së miqve tanë për dëbimin e okupatorit nga vendi ynë, Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli Pavarësinë,që ishte synim dhe ideal i  të gjithë të rënëve për liri.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora