E enjte, 28.03.2024, 11:35 AM (GMT)

Kulturë

Luan Cipi: Irfan Bregu

E enjte, 01.04.2010, 07:17 PM


IRFAN BREGU

 

VLERËSIM PËR TRI LIBRA

 

Nga Luan Cipi

 

Doli nga shtypi libri me poezi i  poetit Irfan Bregu “Liria erdhi vonë” TRI LIBRA PËR KOSOVËN- poemë. E lexova disa herë dhe më pëlqeu. Me Irfanin takohemi shpesh. Ai vjen në takimet tona tipike vlonjate: Me kokën lart, i veshur dhe krehur bukur. Kur vjen me vonesë ne i ruajmë kariken dhe e vendosim në qoshe. E ç’mund të bëjmë më shumë?

Ja vlerësimi im për tri librat:

 

Kush po vjen kaq kapardisur,

Krehur bukur, kollarisur?

Është shkrimtar, është poet

Ndaj e mban kokën përpjetë.

 

Po, më shumë na rri ngrefosur

Për sukseset  e pasosur

Vepër që të drithëron

Kjo: “LIRIA ERDHI VONË”.

 

Për Kosovën  tri statuja

Poezi të Irfan Bregut.

Flakë baruti UÇKëja,

Gjëmim topi, zjarr dyfeku.

 

Janë tri libra për Kosovën

Për qindra trima të vrarë

Për Drenicën, për Gjakovën.

Për heroin Adem Jashar.

 

Shpalosur si një flamur

Që përhap lezet dhe nur,

Renditet në vend të parë

Histori për legjendarë.

 

Meriton lavd e nderime

Skalite Kosovën trime.

Në çdo varg e poezi

Ke shfaqur dhe mend e mi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora