E enjte, 28.03.2024, 11:55 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Te Tyrbja e Sulltan Magarit

E enjte, 01.04.2010, 08:57 PM


Demir Krasniqi :

 

            TE TYRBJA E SULLTAN MAGARIT

-           Satirike –

 

Te Tyrbja e Sulltan Magarit ,

Rreth e rrotull për rreth varrit ,

Sillen bija e bijë  t’  shqiptarit ,

Si kuajt n’ lamë  rreth mullarit !

 

Për çdo vjet për natë t’ Shën Gjergjit ,

Shkojnë me i bë  sehire dreqit ,

Sillen për rreth varrit – fytyra u ndizet flakë

Dhe kërkojnë prej varrit nga një trohë nafakë !

 

Turma njerëzish sillen rreth varrit t’ Sulltan Magarit ,

Kërkojnë  t’ ia gjejnë s’ pakut nga një kime t’  ‘arit !

Seç ia puthin dheun, seç ia puthin varrin

Dhe nga një grusht dhe me veti ia marrin !

 

Me ujin e Tyrbes seç i lajnë fytyrat ,

Që t’i  lajnë mëkatet , t’i  shpërlajnë të ndyrat !

Ca nuse të reja seç ia puthin gurin –

Aman Zot,  m’ shpëto  se kam tradhtua burrin !

 

Ca vajza të reja rrugaçe e rraspihe  -

Përbirohen n’ pejzi dhe nëpër tespihe ,

Bëjnë dua te varri për t’ia heqë sehiret ,

Se ato për nuse nuk po i duan të rinjtë !

 

Ja Sulltan Magari – kam problem të rëndë ,

Burri në kurbet – unë s’mund po mbes shtatzënë !

T’ përkulëm Sulltan , madhërisë tënde hak –

Më ndihmo ta qes një fëmijë në lulak !



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora