E enjte, 28.03.2024, 11:31 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Ujë tue shterrë... na, tue u mbytë..!''

E enjte, 01.04.2010, 08:58 PM


Nga Fritz RADOVANI:

 

“UJË  TUE  SHTERRË…  NA,  TUE  U  MBYTË..!”

 

            Këte thanje popullore përherë të parë ma pat thanë Prof. Kolë Ashta, në vitin 1991 në shtëpinë e Tij, në rrugën Marvekej në Shkoder. Ishte ajo kohë kur, presidenti Ramiz Alia “predikonte” idenë e tij se, “Shqipnia nuk është as Lindje, as Përëndim..”. Besoj, se, edhe sot i qendron atij mendimi…Fatkeqësia nuk asht tek myku i trunit të njenit prej presidentave komunist që ka pasë e vazhdon me pasë edhe sot “fotokopjet e tij” Shqipnia Evropjane, por, ajo që asht me u vajtue sot, qendron në faktin se, kur, Shtrausi i Gjermanisë Përendimore na lutej “eni në sofren tuej evropjane, se aty asht vendi i juej..!”, vagabondët komunist vraponin me u mëshef në “birucat e plumbave” të hapuna në Murin e Berlinit, nga predhat që gjuhej Rinia, dhe vritej në kerkim të Lirisë atje dhe në Shqipni! Kur, Evropa, po punonte me realizue profetsinë e At Anton Harapit se: “Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme. Do të vijë dita e me Paqë e Drejtësi do të fitohët”. (Para gjyqit në vitin 1946).

Dhe, kur, “duertë e lidhuna një bese, mbi tavolinën e Papës Gjon Pali II, me shembë të gjitha muret dhe perdet e hekurta të Evropës, pa gjakderdhje”.., atëherë, në Presidencën shqiptare, mendjet djallëzore organizonin vrasje në piramida të kufinit e, tue mos u knaqë me aq, organizuen dhe vrasjet me snajper mbi Arben Brocin me shokë, mu para komitetit të PPSh, qendren e gjaksorve të terrorit komunist në Shkoder, me 2 Prill 1991.

            Bota punonte për Liri dhe Demokraci, ndërsa, Shqipnia komuniste vazhdonte “me veshë Nanat në zi..!”. Po, mbushën plot 20 vjet dhe, ende, edhe pse “ujë përditë shkon tue shterrë”, na vazhdojmë me “u zhytë”… Evropa na “kapë për veshi” dhe na ulë në tavolinat e NATO – s, ndërsa, ishpresidenti Mojsiu, “ka frikë se ushtria greke po del jashta kontrolli…!!” Mo, Zot! Ma, keq!.. “Po, kur, nuk janë ndigjue “virrmat” e thirrjet kundër shqiptarve në rrugët e Beogradit e t’ Athinës..? Vetëm në dy etapa historike! Kur Ahmet Zogu flente në hotelin “Bristol” në vitin 1924 dhe, me 1 Korrik 1946, kur Enver Hoxha, nga “shoku” Tito asht dekorue “Hero i popujve të Jugosllavisë…” pra, si i pari dhe, si i dyti, “kur i dhuruen tokat tona shqiptare shtetit shovenist jugosllav…nuk ndiheshin virrma”, për me sigurue sundimin në kolltukët e tyne me mjetet ma të flliquna e diktatoriale. Qeveria greke nuk asht e knaqun ende me Trojet tona shekullore, të cilat i sundon padrejtësisht tash mase 100 vjet por, kërkon nga “Evropa” me pi edhe “gjak shqiptarësh”…Asht e pangopun me djersën dhe frutin e punës së qindra e mijra shqiptarve, që shfrytzon tash 20 vjet tue i konsiderue si “skllav”, ndonse, fatzezët në kerkim të pares kanë braktisë familje e shtëpija me mujtë me sigurue “dishka” e, pikërisht, ate “dishka” që qeveria shqiptare as nuk mendon as, nuk ka mendue asnjëherë me ua sigurue tash 65 vjet…”socializëm” “skllavëve” të saj...

Këto ditë lexoj në internet prej artikujve që shkruejnë mjaft gazetarë për këto zhvillime makabre në Athinë, një prej të cilve e mora nga Prof. S. Repishti, ku, gazetaria zj. Kozeta Zylo, shpreh edhe dhimbjen e vet për vllaznit shqiptar …por, fatkeqësisht, asht “një za” i vetëm, që më kujtoj thanjen popullore “ujë tue shterrë…” e zani i gazetares më ngjasoi me “zanin” e atyne qindra e mijra shqiptarve të shkretë që janë “tue u zhytë”…, pa asnjë shpresë nga Atdheu i vet …sëpse, qeveritarët tonë janë shumë të “sigurt” se, askush “nuk ia pi gjakun e tyne” të qelbun nga paret e flliqta që mbushin xhepat çdo minut në kurrizin e germuçuem të Popullit Martir Shqiptar.

Po, Presidenti Topi…?! Me siguri asht tue u konsultue me fantazmen Alia, që vazhdon “prostitucionin” e filluem me Kosovën në Bujan…kur, ishin partizan të Miladinit…bashkë me Nexhmijen…

            E, deri kur, do të vazhdohet kështu, me siguri, më pyet ndokush…?

            Përgjgjen e ka dhanë në vitin 1999 i Nderuemi President V. Havel i Çekisë para pallatit kryeministrisë kur vizitoi Tiranën, në kohën e Luftës së Forcave të NATO – s, për çlirimin e Kosovës martire ku, tha: “Njerëzit ma të damshëm për Demokracinë, janë komunistët e konvertuem në demokrat..!”

            A nuk asht e provueme kjo thanje në kurrizin e Popullit Shqiptar, dhe në të gjitha Trojet ku, flitet shqip..?! Ja, pra, me fakte se shka sjellë heshtja, “heshtje” që sjellë “harresën” e, “harresa” sjellë ripërsëritjen e historisë

            Kush nuk pranon mësimet e historisë asht drejtue me kambët e veta nga vetvrasja kombëtare… “akt trathtije”, për të cilin punojnë tash 65 vjet pa pushue të gjithë komunistët e të gjitha ngjyrave, në të gjitha Trojet Shqiptare!

            Nesër, dikush…do të shfletojë Kanunin e Lekë Dukagjinit… dhe, do të na shpjegojë “ne” shqiptarve se, ju, nuk njihni as ligjet e zakonet tueja të shkrueme:

            “Neni 133, Kush vret vedin, shkon gjak-hupës.

*938. Po vrau kush vedin, gjaku shkon hupës…”

(Marrë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, fq. 179, 1989, New York.)

Kanuni I Skenderbeut: Art. XVIII, Vetvrasa:

“3011. Kush vret vetën me dashje e padashje, shkon gjakhupës ‘Gjakun e tij e lanë dreqi’ thotë goja e popullit” (fq. 191. Botue 1993).

 

Vëllazën Shqiptarë!

As këto ligjë mos i leni mbasdore, mbasi me këto jemi tue u vetqeverisë!

Dyertë e Evropës janë të hapuna…po, hapnisytë e gojen e mbyllun”!

 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora