E enjte, 25.04.2024, 08:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Të nderon Fterra dhe Shqipëria

E enjte, 01.04.2010, 09:16 PM


Agim Gashi

 

TË NDERON FTERRA

DHE SHQIPËRIA

(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)

 

Jetove dhe jeton në dy mileniume

të tretin do ta gdhish fitimtar.

Emrin ta dha Fterra jote fatlume,

djaloshi mjek ta shkroi me epitaf të rrallë.

 

Shkroi në gur epitafin e përjetshëm.

ta gdhendi te shkëmbi i madh në ballë.

Epitaf që e lexon dhe qielli i pashtershëm

dhe e ndrit dielli sa të jetë bota gjallë.

 

Do të jetojë në shumë milieniume

emri i dashur që ta stolisi Fterra,

në malin e Arbërisë së bekueme

si s’ka qenë stolisur në kohë të tjera.

 

Me emrin tënd ti atdheut i dhurove

“Tinguj malesh” ku ndrit rrezja e yllit.

E stolise me “Krahët e erës” malore

dhe Arbërisë i hape “Dritaret e prillit“

 

Ti u rrite me “Katër plagë të Shqipërisë”.

“Nënëmadhe Fterra” të edukoi shqiptarinë,

prandaj i këndove asaj bukurinë e freskisë

dhe me poemë ia përjetësove pavdekësinë.

 

Kështu ndodh me njeriun jetëgjatë në vite.

Ti çdo ditë gdhin, i dashur mik zemërartë,

duke të shoqëruar “E fshehta tronditëse”

me shqetësimin e “Klithmave të mishit të bardhë“

 

Në mes të milenumeve ku jeton gazmor,

ndodhin çudira e mbi çudira vërtetë.

Por ti e stolis atdheun me “Ujësinor”

duke vënë çdo gur në vendin e vet.

 

Dhe “Era e kësaj kohe” ledhaton Dardaninë,

pa e rrokur “Lakmia“ për troje të huaja,

siç po i rrokë përtej Jonit njerëzinë

dhe ardhacakët mesjetar për kreshtat tona.

 

Ty të pengoi “Damkosja e engjëjve“

por erdhe një ditë nga Fterra bujare,

kur kryeqytetin arbëror të shqiptarëve,

e kishte kapluar “Marrëzia e madhe”.

 

“Vajza e kyçur“ të përkëdheli ballin

dhe shprehe troç mendimin tënd të shtruar:

Detrat çdo pëllëmbë të tokës sonë do lagin

dhe do rriten bijtë te “Matura e paharruar”

 

Profesor i dashur, miku im i mirë

arti yt na tregon se Shqipëria duhet bërë,

si komb i vetëm dhe si fis i lashtë Ilir,

ku të jemi të lirë dhe të lumtur të tërë.

 

E ti je lajmëtar i milienumit të tretë

që do të vinte me poezi në këto troje.

Ka nevojë Fterra dhe Arbëria vetë,

për këngën tënde me zë shqiponje.

II

 

Fterra e bukur, moj Fterrë shqiptare,

Sa shumë ke vuajtur ti ndër shekuj,

por sot më dukesh nuse ballëkrenare,

sot po më dukesh më e buzëqeshur.

 

Dhe sot ti po më thua edhe mua,

me fjalë të bukura e zemër të dlirë,

Or ti burrë nga Kosova që e duam

Fterra jonë të ka një mik të mirë.

 

Krenarinë në qiell e kishe pasur,

Por nuk ishe kaq e lumturuar,

sepse sot namin ta ka përhapur,

emri i një biri që të ka nderuar

 

Ai ka emër e mbiemër me vlerë,

ka mendje e zemër që të lartëson.

Namin shqipes u bë për ty Fterrë,

Vullnet Mato emrin ia thonë.

 

Me zemër të bardhë e shpirtin prush

dhe sot i lumtur si askush,

këto vargje miqësisht ia dhuroj

e nga larg vëllazërisht e përqafoj

 

Emri në shkëmb më ka dhënë gëzim.

Vullnet Mato, i shtrenjti miku im

që më je gojëmbël e zemërbujar,

O bir i shqipes, shkrimtar atdhetar.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora