E shtune, 20.04.2024, 03:21 AM (GMT+1)

Speciale

Lush Palokaj: Hienat e tërbuara të karpateve

E enjte, 01.04.2010, 09:59 PM


HIENAT E TERBUARA TE KARPATEVE

 

Nga Lush Palokaj

 

Bandat e fisit të eger sllav u gjasonin hijenave dhe qenëve të tërbuar dhe kishin zënë çdo  skutë të Prishtinës. Ishin ato ditët kur tablloja e masakrave,vrasjeve, burgjeve, rrafjeve, dhunimeve, gjasonte më keq se në një ilustrim konkret i përfytyrimit dantesk për botën e ferrit, ishte një botë ku nuk përfillej as mëshira as ndjenja minimale humaniste, ku dinjiteti njërezor ishte shendërruar në një hiç, ku poshtërsia bënte ligjin, të mbeteshe i pafajshëm ishte përpjekje e kotë. Ishin këto cilësi të ndeshura kur shqiptarët e Kosovës kërkonin të drejtat e tyre në mënyrën paqësore në tokën e tyre të kolonizuar nga sllavet e karpateve. Të bindur në fitore ishin sulur si bisha të egra me fytyra njeriu, e neve shqiptarve të pa armatosur t’na zhdukin nga faqja e dheut.

Ky është një rrefim i atyre ngjarjeve pak para sulmit të NATO-s, i ngjajshëm me filmat horror ku atë të pafajshmin e shpeton fati.

Në banesën në katin e katërt mbi restorantin “ Dora”, aty te “qafa” ku banonim, për ti ikur më të keqes rrinim brenda. Shifnim sqena të tmerrshme ndaj atyre që gjindeshin jashtë. Në mesin tonë por edhe të atyre qe banonin pranë, në të njejtin kat, nuk ndjehej frikë por një mllefosje, mallkonin pse s’kemi armë  për t’u hakmarr. E vetmja shpresë e jona  ishte bashkësia ndërkombëtare, Amerika dhe Anglia të vendosura për sulm, Holbruk ishte tërhequr nga bisedimet dhe ja kishim hapur sytë televizorit se ç’po ndodhë me ne. Kishin filluar edhe grindjet në mes të anëtareve të LDK-es kishin thënë se kanë një depo armësh  i kërkonin ato, po ajo doli gënjeshtër. Mëshirën nuk mund ta gjenim të ata që s’kanë mëshirë, t’i kerkosh të drejtat  pa e përdorur dhunën  nuk është mëkat;  malltrtimi, fyerjet ishin prezente ndaj  çdo shqiptari - ishim në mëshiren e fatit.

Në një mëngjes bukur heret dëgjova disa klithma që ta këpusnin shpirtin kur përmes dritares pash dy djelmoqa të moshës jo madhore që kishin dalur për të blerë bukë. Të shtrirë për tokë, sillnin policet saç mundnin jo vetem trupit por edhe kokës më kondak pushke. Në një rast të tillë të mbetesh shikues ishte dobësi. Ishte frikë e ndonjë masakre masovike dhe mu për atë shkak telefoni pa ndërprerë cingërronte. Gazetarë  të Amerikës dhe shteteve të ndryshme të Evropës thirrnin duke ju frikësuar një gjëje të tillë. Ishin ata Fred Abrahams[H.R.W.], Karl Aksel nga Suedia, thirrni gazetarë nga Gjermania, Zvicrra, Austria,Holanda, Japonia…ku bashkëshortën time që punonte SH.H.B “Nëna Tereze” e njifnin dhe më parë e kishin shoqëruar disa herë gjatë shpërndarjës së ndihmave në teren për t‘u njoftuar me gjendjën e popullatës se zhvendosur. Njerëzit kishin filluar ta lëshojnë Prishtinën. Radha e pa ndërprerë ishte drejtuar drejt stacionit hekurudhor ku treni i deportonte për Maqedoni dhe në të dy anët e rrugës qëndronin  bandat serbe duke i ndalur dhe plaqkitur karvanin që ngjante një marshi vdekjeje. Në anën tjetër shifeshin shitoret e thyera dhe paramilitarët haptasi i mbushnin makinat me artikujt më të vlefshëm. U çfaq një urrejtje e ligjshme ndaj qëndrimit mendjelehtë mesjetarë të sllavëve të karpateve.. Kishin harruar sllavët se ky nuk është viti 1945  i atyre vrasjeve dhe masakrave qe e trishtojnë çdo mendje që ka shpirt njeriu dhe se ky“është parim katastrofal i politikës se pakokë dhe të verbër që logjikisht gjithmonë përfundon me disfatën dhe shpartallimin e atyre që therin, ndajnë dhe sundojnë“.

Lëviznin makina ushtarake të llojeve të ndryshme, në mesin e tyre pamë një kamion të mbështjellur më një çadër anash e pjesa e siperme e pa mbuluar,  pamë 4-5 ushtare serb të vrarë sigurisht nga dora e UçK-ës nga ana e Podujeves. Ishin këta shpirti, gjaku revolucionar i kombit- më mirë i fikur se sa i koritur- siç me dukej mua që kisha mbetur vetëm shikues ndaj asaj dhune të patolerueshme. Dëgjuam se kishin filluar  t’i nxirrnin me dhunë nga banesat por se kishim radhën. BBC lajmroi se i kishin dhënë verejtjen e fundit kasapit të ballkanit. I padëgjueshëm, filluan të silleshin më ashpër dhe mbretëronte një qetësi vdekjeje ngase rrugët ishin zbrazur. Jashtë dilnin vetëm serbet dhe disa jevgë bashkëpunëtor të tyre,  të tillë që s’ju interesonte se kush do të sundoj, bastardë pa atribute njerëzore.

Lëvizja e makinave ushtarake dhe policore me një shpejtësi më të madhe, hallakatja e policisë dhe ushtrisë serbe sinjalizonte se diç kishte ndryshuar në politikën ndërkombëtare - Solana kishte dhënë urdherin për sulm - ndonëse ishte natë, sikur minjët që ikin prej bukle, u zhduken makinat e tyre duke hyrë në bodrumet e ndërtesave. Sytë i kishim drejtuar drejt qiellit por si duket në fillim u sulmuan depot ushtarake. Të nesermën

Kolona drejt stacionit të trenit ishte shumë e dendur, i kishin dëbuar me dhunë nga shtëpitë dhe banesat. Telefoni cingërronte pa ndërprerë, ishte ai Arnea, prift svicerran i merakosur për fatin tonë. Marion, një austriane dhe Aleks, gazetarë nga Zvicrra  këshillonin që ta lëshojmë banesën duke ju frikësuar ndonjë masakre. Eksplodime shumë të fuqishme dëgjoheshin andej kah Ajvalia ku ishte sulmuar një depo ushtarake, u errësua Prishtina nga tymi i barotit të municionit. Dy ditë më vonë u sulmua stacioni policor jo më larg se 400 metra prej ndërtesës tonë. I ngjante një sketerre, por një shpresë se dikush interesohet  për ne, për këtë popull të lënë në mëshirën e fatit, dikush kishte mëshire humanitet, dhembje.

Më 2 prill 1999, nga ndërtesa e parë na lajmëruan  se as kepucët si kanë lënë t’i mbathin gjatë dëbimit atëhere banorët e dy ndertesave tjera na detyruan të dalim jashtë dhe ju bashkngjitëm radhës për në stacion të trenit dhe duke e lëne banesen e zbrazet dhe për një kohë pa u përgjegjur në telefon, atëhere dyshimi se të gjithë jemi të vdekur. Pas gjysëm ore arritem dhe hymë në vagonat e përparm, i stërmbushur u nis për Fushë Kosovë dhe u ndal. Vagonat në të cilet gjendeshim nuk ishin për njerëz por për mallë ose kafshë, përmes vrimave të dërrasave shifeshin fytyra të ngjyrosura banditësh dhe shumë prej tyre hynë në vagonat e fundit duke plaqkitur. Për fat treni nuk vonoi shumë, u nis dhe nuk u ndal deri në kufi të Maqedonise-Bllace stacioni i tij i fundit. Kur zbritëm nuk dinim se a te gëzoheshim a te brengoseshim. Shumë ankoheshin se i kishin rrafur dhe plaqkitur çdo gje të vlefshme. Si ka shpëtuar vagoni i jonë  nuk e kam të qartë- fati. Blaca zonë ndërkufitare, golgota shqiptare-det njerezish nën qiellin e hapur, qindra e mijëra shqiptarë të dëbuar nga trojet e tyre, ishte ajo një lendinë e mbushur e stermbushur me njerëz, njëqind e më shumë përsona kishin ngritur duart për një bukë në të njejtin çast por  megjithëatë parajsë në krahasim me atë se çka ndodhte në Kosove. Pas disa orësh O. Capanamur na nxori nga kampi i Bllacës dhe na vendosi në një shtepi, villë shume komode“Musli Company” pronar të së ciles janë dy vëllëzer Ismet dhe Islam Musliu dhe pranë saj kanë një ndërtesë më të gjatë, furrë buke fort moderne shumë afer kufirit. Bujaria dhe zemërgjersia e tyre i kishin vendosur edhe katër familje tjera dhe kanë shpërndarë bukë falas me muaj. Menjëhere bashkëshortja u angazhua për të shpërndarë bukë.Tri telekamera, njëra gjermane [ZDF], tjetra amerikane[CNN], dhe një tjeter ishte ne xhirim të drejtpërdrejt në Blace dhe pos sqenave tjera e kanë paraqitur edhe bashkëshorten time duke shpërndare buk. Dy gazetarë  njeri zvicerran e tjetri gjerman duke e percjellur atë emision e kanë  njohur bashkëshortën time dhe nga gëzimi që jemi gjallë  kanë lajmruar të gjithë të tjeret.

Pas një kohe vëllazerit Ismeti dhe Islami e lëshuan një dhomë bukur të gjerë për shërbime të SH.H.B.”Nëna Tereze” zyrtarizimi i se cilë u bë nga SH.H.B. e Strugës me përfaqësuesin Jashar Pollozhani dhe bashkëpunëtorët e tij, në një ndërtesë mu në qëndër të Shkupit. Ishte mëngjes dhe ditën e parë të punës janë lajmëruar donatorët dhe pas dy ditesh zyra e shoqatës ka qënë e mbushur me më shumë se 30 donatorë dhe gazetarë, të gjithë ata që kishin thirë në telefonin e Prishtinës nga shtetet e ndryshme të Evropës, ata te cilet ishin te brengosur jo vetem për ne por për fatin e të gjithe shqiptarëve dhe ky është nje shkrim falenderimi per ta.

 

Bronx,New York

01-04-2010



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora